VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSEUDOBLEPSICikël poetik nga ALI M. LAJÇI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PSEUDOBLEPSI
Cikël poetik nga ALI M. LAJÇI

E Enjte, 09.25.2014, 02:56pm (GMT+1)





PSEUDOBLEPSI

Ah Kosovë, sa thuhen e derdhen fjalë për ty
Të derdheshin djersë mundi, krejt të tjera
Dhe ndryshe,  do të ishin  gojëzat në të thurur
Të xhamadanit tënd  vija-vija ... në këtë stinë,
"...skam  më fjalë të lirë" as kohë të lirë s' kemi
Të derdhen fjalë shpatit torolingë në lumë
E të themi si kujtohem e dimë sa emra kemi
Tokë sa pëllëmbë, gjurmë kali, sa gjuhë e zemër
Edhe poetëve do të u lutesha si miku miqve
Të mos harxhojnë letër nëse nuk
Kanë për të thënë diç më të re për krekosjen, dy fytyrat  e kohës  zemër katranin-ë
Vesin e dhelprës dinake  rrahagjoksinë  shtymëlëpirjet se Ai njeri i tha të gjitha
"Njeriu për njeriun është ujk!" mos të kripësen
Sytë e të tjerëve pluhur të bërë nga balta e tharë
Diellit alegorik i kësaj  të  fundmes stinë,  
Miq varret  janë mysa dheu shenja të perëndimit
Të lindjes se ajo mund të ndodh vetëm njëherë
Mos gaboni  miq  se varret mund të helmohen
Prej lirimit të gazrave dhe më keq shprehur
Hidheni  zemërngushtësinë nuk u duhet
Janë meditime të vrazhda likenesh zverdhur  



FORMA MASHTRIMI


Edhe sa herë
na duhet mashtrimi  
I sati është ky
 
Ujin e Saragosës
Ata e  patën pirë

Dhe mësuar fjalët
"Hasta la vista !"

Emblemën e
Çe Gevares "
Mbajtën delmeria
Nëpër jaka setrash
 
PPSH.- në  
Kemi pëshpëritur
Si në kllapi vdekje  
 
Tash në Damask
Hamë e pimë  ....      

Dhe  thithim tymin
E zjarrit që djeg

Prej kokave thara.
Lavdinë përtyp djalli




MALLKIM I SHPENDIT

Mallkimi i shpendit
Nëma e grave.

Bëhen rrolle
Nëpër këmbë kapur.

Si të largohen
Të tilla janë.

Epidemia urrejtje
O e harresës.

Petro Marko njohu
Asim e Xhemajl

Në Spanjë mësuan
Të thoshin
"Hasta la vista"

Origjina e fjalës
thotë nuk i njoh.
Kush ishin ata
Kush janë këta!...


E    H Ë N Ë
E pashë me sy
Kutin e dyfishtë.

Me njërin
Matë për veti

Me tjetrin
Matë për mua

Sa ironike
Kur me thotë:

-Sot është e martë
Për ditën e hënë

Narracioni  ironik
Shpaloset ngadalë

Si i vunë kafshës
Syzet gjam gjelbër

Që t' i duket talla
Tërfojë  e  njomë!

M E D I T I M

Gjyshi,babi,unë
Robër të dyfishtë
Të Zotit dhe robit të tij

Unë si edhe ata
Prej të njëjtës stuhi
U rrahëm në ballë e shpinë

Pak pushim dhembjesh
Harresë e madhe rrahjes

Unë tretur në meditime
Ai gishtin drejtuar
Kah fizikumi im
Atyre u pëshpëritë:

Shikoni atë njeri atje
E bisedojnë tevona
Për vetën e tyre

Ata  nga vrima e miut
Shikonin lumin e kuq
Prej gjakut të Kosovës

Ai i vrimës miut
Duart plotë pushtet

Me kundërmimin e keq

Ata bënë jetë
Bota e marrë
Atë e përshëndet.



D J E R S I T J E
Djersë balli në bula
Për t' ardhmen e bardhë

Djersë veshësh e qafe
N' sfide të ironisë

Djersë e tërë trupit
Kur në emër të drejtës

Lulëzon pema e turpit.




AS MISH AS PESHK

Dikujt i këndon pula
Gjeli i bënë ve
Në stil kameleoni
Si mundet jeton

Gjithë botës
I fal buzëqeshje
Mashtruese miku

Kërkoj fundin
E se gjej dot
Të kësaj filozofie
"As mish as peshk"
 
Është mbushur bota
Me rrena
Behet shitblerja e tyre.
 


P R I Z R E N I

Besa e burrit  si ishte
Pesha e gurit si është

Aty ku u tha  u dha
Gjelbëron  n' kala

Të fjalës e besës
Frymëmarrje e shpresës

Me syrin kah dielli
Stinën në fund prilli

N' fërfëllimë qershori
Hingëllimë hamshori

Rikthehet nga atëherë
Çfarë në këtë pranverë

Humbët Zoti atë
shpendkeqe
Që këndon ndër leqe!



SHUMËZIMI  PËR 6

"Në Rugovë, pak Rugovë
atje s' flitet më në katër stinë"
                     ( M.Kërveshi.)
 

Ëndërr e trishtë
E Rugovës lashtë
Do të ishte
Sotmja e saj

Karvani i malësorëve
Rrugës gjarpërore
Me Bistricën si loti

Zhdjergkej në Pejë
Blinte vaj guri
Drithin e kripën
Dhe pak duhan kaçak

Thyente shikimin
N'tjegulla të shtëpive
Të Qytetit Bardhë

Shikimit u dashuruan
Në njëri tjetrin
E rrjedhën  e Bistricës
Deri ku derdhet në Drin!


HETIMET E BISHËS

Kaçaku
Në kufi
As në pyll
Duhan
Nuk tymoste

Duhani
Me emrin e tij
Kishte rregulla
Si lëvizin planetët

Si bëjnë dritë
yjet këtu
në Qiell Kosove

bisha hetonte
kaçakun e malit
në erë të duhanit




PLOTË GOJËN  KOSOVË                 

Si vjen keq prej saj
Është për t'i  ardhur keq,
Emrin n' gojë  t' ia mbaj
Zemrës e ka të heq.

Vesh i saj  jemi ne
Ajo nuk  dëgjon ,
Njerëzit e vet ka nyje-
Përpara as pas s' shkon.

Mëri e kam urtinë
Të plakur pa dhëmbë në gojë
-" Dy shalqinj në një dorë,
M' gjej njeriun që i qoj ?

M U N D E T
I thash  një çast mërzitur
ruama intimen time

Më shumë  dua kureshtjen
se ç' te dua ty kështu

Kureshtjen dua sepse
Kështu e mërzitshme m' je  

E dua kureshtjen t' shoh
si do të dukesh si do jesh

Gjithçka shkon diçka vjen
mundet pa dhe me neve

LATIMI I TERRIT

Duke e vjedhur vetën
       Terri e laton rrugën
për lindjen e Diellit

Në dritë Hëne
     rreshkja e  b a s t i t

Për ta parë lindjen i pari
     Shikimin nuk ja ndau  
Asaj maje të malit

Bastin e humbi ai   
   që shikonte kah lindja.


  SAGË E VERDHË

Tis ishte ai lis degë
                  çarë i lashtë
Sa Antanti e Atlantida
                     përrallore
Hyjnesha alegorike
                   e vërtetës-
Dikea, mbi një luan
                 mbështetur
Ligjëronte në gjuhen
                          e vet
që  donte për të treguar
                    jetësimin:
-"drejtësia duhej
  ndihmuar nga forca!!!"
 Leokoonti thoshte:
                -"Kam  frikë
nga danajtë edhe
      kur sjellin dhurata !"


BREDHJE

Duke e kërkuar në  librin
e metaforave,
përrallen për ujkun dhe
qengjin,
E gjeta perëndimin
e saj moshuar
Dhe fjalën e shkencës
 për materien.

Pas kërcënimit qengji
shpëtoi,
Ujku e preku me
bishtin e vet
Ecën bashkë në
rrugë metamorfoze  
si përralla e vjetër me të renë.

MOSHA E STINËVE

Me rrjedhën e stinëve
Moshohen njerëz ngjyra

Bëjnë Kostume të reja
Ngjyrë peme Manekinet



Edhe kësaj ngjyre njerëzit
Do t'i thonë-Ngjyrë Peme

Të mbjellat u poqën
Hambarët u mbushen Vjeshtë

Punë është të qëllohet
Kohë e të mbjellave


 BASHKUDHËTR       
   ZARATUSTRE

Në skajin e amplitudës
Rrjedhë monologu i përgjumur

Kameleonin e njoh
Si monedhën e kuqe

E di si bije e zgjohet
Merr frymë e përtypet ec

Avulli Retë Busulla
Ç' është gazi inert e di    

Por, ç' është njeri?!...

ALIBI I HERAKLITIT

Ishte larg bregu
Disa mila detare
Ku gjendej piktori

Sikur të ishte aty
Te barka e lundërtari
Do bënte një peizazh
Deti dhe Dallgësh

Recitonte fragmente
Në shenjë ngushëllimi
T' Lundertarit të rryer
Me natyrën e egër

Kur syri humb vlerën
E dëshmitarit të mirë
Gënjeshtra fiton krahët

Me formulën e ujit
U tha fjala e fundit:



-Uji i Detit s'është
Si për peshqit si për njerëzit
Dyzimi i të njëjtës
Shpëtim dhe vdekje.
 

KALKULIMI I KOHËS

Është mjaftë një ditë
të mësohen Shtatë ditët e javës
 
Edhe dy janë t' mjaftueshme
për të dalur  Vetëharrimit

Tri ditë për të bërë ndarjen
e grurit nga egjra

Edhe një ditë për të shikuar
vetveten nga tepja në thembër

Por, jo në atë pasqyrë

sikur t'  N a r c i s i t   të  Zi

 
KALI  I DJALLIT

Nëpër stinën time kalëroi djalli i zi
ftesën më la në derë për shoqërim
nuk e desha ftesën atë e mori era
kalëroi gjithë kohen e një moti rrotull

Nuk la as një cep Ballkani pëllëmbë
për pëllëmbë pa e biruar shikimit tij
shigjetar edhe fëmijët u mësuan si  
krrokatin të zitë e shpellave të gurit

Nëpër stinën time kalëroi djalli i zi
 kalëroi gjithë kohen e një moti rrotull

F O R M U L Ë   E   RE

U desh të lind të hënën
Të pagëzohet të martën
Të mërkurën ta regjistrojnë
Në Librin amzë të lindurve

Duhet të kalojnë
Edhe tri ditë tjera të javës
Ndoshta edhe tridhjetë
E kaq mund të nenë pak si edhe treqind e sa herë kaq
Që të shihet në dritën e diellit
Perëndimi i ditës së larme.

Të larmet nuk janë të lëvdueshme
Si rrobat për të cilat thonë
Ato i veshin  njerëzit jo serioz
Në kohën joserioze
Duke dëgjuar muzikë "tallava"

UNË JAM XHAM

Unë jam xham
Ti je thyes

Unë një gurrë
Ai një i etur

Unë një puhi
Ajo furtunë

Unë një ata shumë
Buka s' bëhet
T' mos qenë brumë.

ALI M. LAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
30 POEZI TË RRUSTEM GECIT - TË ZGJEDHURA NGA LIBRAT 'KANUNI POETIK' DHE 'HEROIKA' (09.25.2014)
CËRRIKU I KIN DUSHITTregim nga ALEKO LIKAJ (09.24.2014)
PO UNË JAM ÇAM, MËSUES!Tregim nga NAMIK SELMANI (09.24.2014)
POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINIPërktheu: FASLLI HALITI (09.23.2014)
TAKIM ME NJË TË VDEKUR*Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.23.2014)
Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana AJRGJAKU I TOKËS SIMEEsé nga RRUSTEM GECI (09.23.2014)
DY POETË, DY POEZIPërkthime nga FASLI HALITI (09.22.2014)
Figura shkrimtarësh të njohur REXHEP HOXHA, KLASIKU I LETËRSISËNga RRUSTEM GECI (09.22.2014)
TOKË E MOHUARTregim nga ALEKO LIKAJ (09.20.2014)
SUNDIMTARJA E KUQENga QERIM SKËNDERAJ (09.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]