VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ZËMËRIMI I YLLIT
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Djelë, 10.19.2014, 07:14am (GMT+1)


U zgjova përpara se ylli i fundit të binte në gjumë. Të dy zgjuar vështronim njëri-tjetrin. Ai nga lart, unë nga poshtë, duke e lodhur edhe më shumë qafën që kishte fjetur keq në një shtrat pa jastëk. Po e vështroja aq shumë, sa qafa më ngriu në drejtim të tij, ndërsa nisa të meditoj: "Ja edhe pakë dhe ai do të bjerë në gjumë. Do të ndal së ndriçuari, do të shuhet. Do të fshihet nga ylli verbues i ditës që do të ndriçoj për mua. Nga ylli që do të sjellë zgjimin e madh për miliarda qënie si unë dhe ndryshe. Do të verë në lëvizje jetën për të bërë një hap tjetër të madh drejt yjeve. Drejt atyre që akoma nuk janë njohur, nuk janë zuluar, por na shikojnë si pikë shkëlqimtare nga largësi të pamatshme. Edhe drejt atyre që nuk na shikojnë fare, sepse ne këtu kemi sy më të mëdhenj. Shikojmë edhe më tej, në hapsira që shkojnë shumë larg. Në distanca të pallogaritshme..."

Ndërsa ylli përpëlitej të shuhej si qiri në erë, i pandezur mirë, mu duk sikur dërgoi një sinjal interesant në gjuhën e tyre. Në thelb kuptova pak a shumë këtë mesazh: "Nuk do të fle, do të ndjek veprimet e tua dhe kam dëshirë të flas me ty..."

Në çast mu kujtua titulli i një filmi që kisha parë në moshën e rinisë së hershme: "Dhe yjet rrinë e vështrojnë." Nuk e di pse mu ngulit ideja se yjet nuk flenë me të vërtetë. Na përgjojnë ne kur vrojtojmë të zbulojmë të fshehtat e tyre. Ndërsa po mendoja rreth kësaj ideje, shiritin ma këputi një sinjal i dytë, të cilin e përktheva pak a shumë në këtë mënyrë: "Mos u mburr! Edhe ti je thjeshtë një yll, si të gjithë të tjerët".

Nisa të mendoj për këtë gjë, sepse e kuptova se ai yll, që po shuhej ngadalë, më identifikonte me rruzullin e Tokës. Si banor i saj, nuk më dukej shumë e goditur logjika e asaj fraze, sepse Toka, sipas mendimit tim, nuk është një yll i thjeshtë që mund të barazohet me yjet e tjerë.Toka është një planet shumë i zhvilluar që ka mundur të verë nën kontroll disa yje dhe në të ardhmen mund të zbuloj edhe të tjerë për t'i shfrytëzuar në interes të zhvillimit të mëtejshëm në Tokë.

Pa e përfunduar mirë arsyetimin tim e rihodha vështrimin mbi yllin që ishte zbehur e zvogëluar akoma më shumë. Nuk e di pse m'u duk sikur ma kish blerë mendimin dhe rrëzoi mbi mua një kritikë ironike që më mbrriti me këtë përmbajtje: "Mos u hiq si mbret i yjeve, sepse nuk je!".

Kjo fjali, më krijoi përshtypjan e një "sulmi" ndaj Tokës dhe më nervozoi pak. Megjithatë e ruajta qetësinë sepse ai yll po jepte shpirt dhe çdo gjallesë përpara vdekjes flet përçart. Po mundohesha të gjeja një argument bindës për të zhvlerësuar kritikën ironike. Agimi që po zgjonte gjithëçka përpara meje, nuk po më ndihmonte të formuloja diçka të merituar si përgjigje për yllin, përpara se të shuhej nga ndezja e një ylli tjetër, që i jepte dritë e zjarr Universit dhe që pas pak, do të shkëlqente për mua. Shterpësinë mendore, ma mbushën vargjet e një poeti të njohur, që i kisha regjistruar nga numri i fundit i revistës letrare të kryeqytetit:

"Ylli rri zgjuar/ deri në të aguar/ dita kur të vijë, s'do nga dritë e tij".

I kënaqur nga gjetja ktheva kokën përsëri nga ylli, por ai nuk dukej më. Megjithatë, mua m'u bë sikur foli. Ndërtova në mendjen time atë që veshët e kapën vetëm si sinjal. Fraza e lëshuar në drejtimin tim mori këtë përmbajtje: "Kjo që the, nuk është as më pak e as më shumë, përveç një mendjemadhësi në dritë të Diellit".

E kuptova, se ylli, ishte përgatitur për një duel të vërtetë. Po më sulmonte me kujdes, madje lëshonte shkëndija edhe për të më vënë në lojë. Ndërkaq, fillova të mendoj seriozisht, pse e bënte këtë. Ndoshta kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes ngaqë fikej i fundit, pra nuk barazohej me sivëllezërit e tij që e rrethonin. Për këtë kërkonte të vlerësohej më shumë nga Toka, të vihej në planet e studimit të saj. Mund të kishte dhe të drejtë, por me sa di unë, ai edhe lind i fundit, pra lind afër mëngjesit dhe e ka jetën ndriçuese shumë të shkurtër. Pra edhe mendjen do ta ketë të tillë, të shkurtër.

Pa e përfunduar akoma arsyetimin tim, ktheva edhe njëherë kokën në atë drejtim edhe pse e dija që ai, nuk dukej më. Në çast e kuptova se më shikonte më mirë se më parë dhe po hetonte reagimet e mia ndaj sinjaleve që më dërgonte. Arsyetimi im ia kishte skuqur veshët, ndaj më ktheu një përgjigje të zbehtë: "Mendja dhe drita më mjaftojnë për vete. Nuk i bie kujt në qafë e nuk shfrytëzoj askënd për interesat e mia". E kuptova se po më qëllonte me larghedhje. Me sa dukej e digjte hapi i madh që ka bërë Toka në studimin e yjeve. Nuk i sheh me sy të mirë udhëtimet kozmike për të zbuluar e shfrytëzuar gjithëçka që do të jetë me interes për zhvillimin e mëtejshëm të planetit tonë, i cili ka bërë hapa vigane edhe në këtë fushë. Si dritëshkurtër që është, nuk e fsheh dotë xhelozinë e verbër për arritjet e tjetrit.

Ndërkaq, më mbrriti një tjetër sinjal që kodifikonte emërtimin aventurier. Me fjalë të tjera më thoshte se iniciativa toksore për të studiuar yjet është aventurë. Buzëqesha me errësirën që i kishte mbjellë Xhelozia në sy dhe nuk e lejonte të shikonte mirë dritën, që Toka zbulonte në yje të tjerë. Mëkat për një yll që të jet qorr, mendova, por ai e kapi në ajër mendimin tim dhe mendoi të hakmerrej në një mënyrë foshnjarake duke më kërcënuar me një fjali të shkurtër:

"Errësira do të bjerë mbi ty!".

Vrava mendjen të kuptoja ku e kishte fjalën, por nuk i dhash dot shpjegim përmbajtjes së kodit të fundit, që çuditërisht, më kishte mbrritur në vesh më i qartë se të tjerët. E vetmja gjë që përfytyrova ishte verbimi i yllit nga teleskopi, fluturimet kozmike, interneti, etj., sepse të gjithë sojin e tyre e kishin burgosur ne një ekran të vogël ku bëhej seleksionimi i vlerava. Disa zgjidheshin për turizëm, të tjerë për të bërë dashuri, disa për t'u mbrojtur nga aventurierët, ndërsa të tjerët fshiheshin nga ekrani ,sepse nuk kishin vlera që mund ti shërbenin Tokës. Si duket Ylli i Mëngjesit e fuste veten në grupin e fundit.

Nga i gjithë arsyetimi im, Yllit i bënë përshtypje të veçantë fjalët "qorr" dhe "aventurier". Sipas tij një yll nuk mund të jetë qorr sepse shikon nga lartë. Kjo nofkë më shkoka më shumë mua, domethënë Tokës, sepse nuk e lë hunda të shikoj. Ndërsa për fjalën tjetër "aventurier", Ylli u shpreh se e kisha "vjedhur" nga mesazhi i tij që më dërgoi pak më parë. Ai pretendon se të gjithë aventurierët janë brënda Tokës dhe se vetë ajo është "kryeaventurieria".

Dalënadalë e kuptova se Ylli nga pozicioni mbrojtës, po kalonte në sulm. Madje po më sulmonte me armët e mia. Mendova të ndërroj taktikë. Të përdorja dinakërinë për ta ndjellë të binte në kurthet e mia. Ta zija mat në një kurth të bukur, të mëndafshtë, si rrjeta e merimangës që mashtron fluturën mendje e krahlehtë. I thash se mund të kishte të drejtë. Vështrimi nga lartë, siguronte një pamje më të mirë dhe ai mund të dallonte gjëra që unë nuk mund ti shikoja. Vetëm iu luta për një gjë: Mos të bëhej xheloz për fluturimet e mia, sepse nuk i kam hyrë askujt në pjesë.

Mbasi thash këto, më mbrriti një e qeshur interesante që nuk ishte as natyrale, por as ironike. Më shumë i ngjante të qeshurës sarkastike që shpreh mosaprovimin e asaj që dëgjon. Me fjalë të tjera, po më thoshte, se lutja ime, ishte krejt e pavënd dhe e vërteta, ishte pikërisht e kundërta e saj. Domethënë, ai nuk ishte xheloz për fluturimet dhe Toka u kishte hyrë në pjesë të tjerëve. Kjo e dyta më habiti vërtetë. Toka ka shfrytëzuar vetëm pasuritë e saj, pa marrë asnjë borxh ndër të tjerë.

Tashmë Ylli ishte bërë jashzakonisht i vëmendshëm ndaj çdo arsyetimi që bëja dhe përgjigjen ma kthente menjëherë. Edhe këtë herë, më dërgoi një përgjigje të shkurtër dhe të vendosur: "Toka i ka shumë borxh natyrës!". Ngaqë ishte një përgjigje e papritur për mua, arsyetova pak i nxituar duke theksuar se edhe në ka hyrë borxh, tek natyra e saj ka hyrë!

Por Ylli, që tashmë nuk i shpëtonte asgjë nga ato që thosha, i bëri një interpretim interesant asaj që unë i kisha dhënë pak rendësi. Ai argumentoi, se natyrat që rrethojnë yjet veç e veç, pra edhe Tokën, të marra së bashku, përbëjnë natyrën universale dhe kanë ndikimin e tyre tek njëra tjetra. Të mos harrojmë se dielli është i përbashkët. Ai u jep të gjithëve dritë dhe nxehtësi. Pra të gjithë duhet të mendojmë për të, për jetëgjatësinë e tij, sepse çdo gjë që lind edhe do të vdes.

Ky është një ligj i përgjithshëm. Nëqoftëse ti e ndjell të ngrohë gjithnjë e më shumë bahçen tënde me vepra të mbrapshta, i bënë keq jo vetëm vetes tënde, por edhe vetë diellit. Të gjitha veprat industriale e prishin natyrën dhe çrregullojnë sistemin. Të marrim për shembull asfaltin. Ai thith më shumë nxehtësi nga dielli sesa toka, çliron më shumë se sa duhet duke ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e temperaturës dhe të klimës në përgjithësi. Po sa shembuj të tillë ka aty. Ti, ke pak të drejtë, kur thua se nga lartë pamja e të gjitha këtyre është më mirë, por kjo nuk do të thotë se ti vetë nuk i sheh. Është ajo tjetra që të thashë pak më parë, "nuk të lë hunda ti shohësh!". Ule pak hundën dhe do të dallosh qartë akullnajat që po shkrijnë, zjarret që djegin pyje me sipërfaqe pa fund, liqenet që thahen e lumenjtë që shterojnë, furtunat që përfshijnë pa mëshirë ç'gjejnë përpara, stinët që po ndryshojnë e po bëhen gjithnjë e më të padallueshme nga
njëra tjetra, vrimën e ozonit që po bëhet gjithmonë e më e madhe, tërmetet që po të trondisin nga themelet, e shumë e shumë të tjera, që ti vetë i ndjen në shpinën tënde çdo ditë e më shumë.

Më vjen shumë keq, por duhet të theksoj edhe një frazë të fundit: Unë e shoh edhe fundin e shkëlqimit tend si një meteor, bukuria e të cilit matet me sekonda...

Pasi e deshifrova me vështirësi kodin e fundit që mora nga Ylli i Mëngjesit, vetëm sa munda të pëshpëris: Një yll bënë autopsinë e sëmundjeve të Tokës. Kush do të merret me shërimin e saj?...

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II) Skënder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo SpassesPërgatiti: PETRO S. LUARASI (10.19.2014)
KRIPA NË UDHËT E TOKËSLexim i veprave të shkrimtarit Shefik ShkodraNga RRUSTEM GECI (10.18.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TË HISTORISË (I)Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarë'' dhe e vërteta historikeNga SKËNDER LUARASI (10.17.2014)
ATDHEUTPoezi nga GJERGJ FISHTA (10.16.2014)
ÇELSATTregim nga QAZIM D. SHEHU (10.15.2014)
CIKËL POETIK NGA FASLLI HALITI  (10.15.2014)
NUK MË SHEH ME SYRIN E MIKUT, NA DUHEJ ARDHJA E TIJ dhe SOTTri poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.14.2014)
REFLEKSIONE NGA LEXIMI I VEPRËS STUDIMORE: ‘’DODONA NDODHET NË DËSHNICË TË PËRMETIT’’Nga TOMORR ÇAUSHI (10.14.2014)
REFLEKSIONI NË MES TË VJETRËS DHE TË RESË DHE PESHA E METAFORËS POETIKE...!(Duke komentuar poezinë "M ë n gj e s o re - 15" LEXIM DASHURIE" të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)Impresion nga HASAN SELIM (10.14.2014)
NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]