E Shtunë, 04.27.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POETJA DHE OQEANI
Poezi nga NOVRUZ SHEHU

E Shtunë, 01.10.2015, 09:27pm (GMT+1)



Poetja shkoi tek Adami i shnderruar
ne perandorine e ujerave,
ne dallget e stermedha te krrusura
mbi faqet e shkruara te Zhyl Vernit,

Serenatat e Korces i bene shoqeri
poetes, ne krifat e balenave,
ne yjet qe imitojne yjet e oqeanit qiellor,
me brishtesine e vajzave qe enderrojne
prishjen e virgjerise
me princat e ererave.

Poetja fjeti aty me Adamin, perandorin e ujerave
dhe lindi tere vargjet e munguara
ne nete pa hene e dite pa diell
e vajza me dashuri te munguar,
e kriminele te penduar duke rrahur koken
me tere brigjet...

Poetja i dha henes floket saj
per ta verdheruar edhe me teper
ne bukurine miliona vjecare
ndersa rreshqet nudo bri Adamit
si gjithe nimfat qe kerkojne Dashurine
ne endrra

Une e pashe poeten tek pllenonte boten
ndersa miliona arkivole mbartnin supet e njerzeve
drejt dhimbjes dhe vajtojcave te dala
nga baladat e Homerit...

I fola, por nuk u pergjigj,
oqeani e kish mbeshtjelle te teren
si cben nje peme vigane me nje flutur,
e askush se dinte se atje tek Adami i stermadh i ujerave,
Poetja kish thirruar nimfat
dhe u fliste per dashurine e munguar

Poetja ish xhveshur e tera
dhe Adami mbylli syte me mjegullen e rene mbi tere oqeanin
me emrin e tij te ruajtur ne Kodin e Zotit te Universit,

Adami leshoi miliarda britma dhe ua ngarkoi dallgeve
te niseshin ne cdo ane te rruzullit
e te luanin violinen e Paganinit me harqet
e rrezeve qe leshonte Dielli i xhelozuar

Poetja u be nimfe, u be kenge, u be Adam e oqean
dhe mandej doli duke fshire syte nga nje enderr
krejt habitshme sa gjetja e tragjedive te Eskilit
nen nje krevat bashkeshortesh
ku seicili enderronte krevat tjeter ne qiej...

Poetja ndjeu se oqeani u lodh, u derrmua ne heshterine e tij,
pra Adami nuk duhej te shkonte drejt vetvrasjes
e te mbyllej kapaku
i botes se madhe te Njeriut

Poetja shtrydhi gjirin
dhe e ushqeu me qumeshtin e yjeve
sic ben Zanat me Mujin ne legjendat tona...
NOVRUZ SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJAPoezi nga QAZIM SHEHU (01.10.2015)
VESAPoezi nga JUAN RAMON JIMENEZPërktheu: FASLLI HALITI (01.10.2015)
A DO TA PËRBALLONIM JETËN VETËM ME AJËR, UJË E DRITËVILHELME VRANARI HAXHIRAJ, fragmenti II nga romani 'Loja e mëkatit' (01.07.2015)
TOMSONI DHE KUÇEDRAPoezi nga FAN NOLI (6 janar 1882 - 13 mars 1968) (01.07.2015)
POEZI E FRYMËZIMIT TË PANDALSHËM, NË DRITËN DHE TISIN E GËZIMIT TË PAFAJSHËM DHE TRISHTIMIT TË BUKURNë prag të 70 vjetorit të poetit të shquar Ndoc (Anton) PaplekajPërgatiti: LULZIM LOGU (01.06.2015)
NJË PORTË E MBYLLUR NGA BRENDAADEM ZAPLLUZHA - shtatë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (01.06.2015)
IA DORËZOVE ERRËSIRËSFragment nga romani “Loja e mëkatit”Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ     (01.05.2015)
MODA 'LAKURIQ'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (01.04.2015)
KRISTOFORIDHI MBI SHQIPËRINË, GJUHËN DHE PËRKTHIMET E SHKRIMEVE TË SHENJTANga MEMLI KRASNIQI (01.04.2015)
ARIXHESHKATri poezi nga QAZIM SHEHU (01.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]