E Shtunë, 04.27.2024, 02:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MBI POEZINË E REXHEP SHAHUT
Nga DIK DACI

E Hënë, 01.12.2015, 10:00am (GMT+1)



Rexhep Shahu është autor i shumë veprave, publicist e me një jetë aktive në lëmin e artit. Ai di të falenderojë artistikisht e të ushqejë respekt tek lexuesi për figurat-shtet të kombit shqiptar, tek poezia "Bulevardi i mbretit".

Tek "Vetja ime e cmendur më thtë", këtu autori nuk është më autor, është ëndërr, realitet, përtejmoral, me një gjuhë të bukur deri në ndershmëri. Rexhep Shahu e don atdheun, por ndryshe nga ata që i marrin erzin. Urren britmat e tyre, mburrjet si mbretëresha të virtytit e nderit, se poetët kanë planetin e tyre pa ligësi! Ai është poeti "vizionar" që kërkon të rinovojë poezinë me besueshmërinë më të madhe tek ndjesitë e tij. Kjo poezi prish cdo lidhje logjike me tradicionalen, pothuajse është kundërvënie e të gjitha formave(kategorive) të kohës, hapësirës e efektit. Pra, cdo gjëje që ka efekt psikologjik mbi njeriun Rexhep Shahu i mvesh ndjenjën dhe e shndërron përnjëherë në një pezi të vërtetë. "Qyteti i lutjeve" është shtëpia, qyteti, fshati, familja, kombi, shteti e gjithë bota e zhvilluar. Është fëmijëria, urrejtje-dashuria, vetmia, degradimi social, dashuria etj . Tek ky vëllim gjejmë poetin rebel, atë depërtues, një model i ri poeti që deri dikui kundërvihet poetit të zakonshëm. Ky poet nëpërkëmb institucionet, sistemet, vlerat e moralin e shoqërisë së kalbur që këmbët e cojnë përpara, por me kokën nga e shkuara. Poezia e tij gjen rrugdalje e prespektiva të reja poetike, e ardhmja shihet në përmbysjen e së djeshmes.

Ai përmes figurave-koncept që ka ndërtuar në poezinë e tij shpreh fuqishëm inatin për të padrejtën, msmirnjohjen, pseuatdhetarizmin, dashiurinë për femrën, fenë e Zotin. Rindërton konceptet estetike të së bukurës dhe së mirës përmes modeleve-vlera. Por, ajo që të bie në sy tek gjithë ky vëllim poetik është lakonizmi që shpreh përmes heshtjes e rënkimit gjithë botën imazh të kësaj poezie. Ka një "gjuhë të zhveshur" , e kjo lakuriqësi vjen si rezultat i të thelluarit në të vërtetën, pamëshirshmërinë në betejën për një realitet NDRYSHE, më të mirë..

Krijimtaria e tij ka realitetin në thelb, është kritike, patriotike, demaskuese me synimin për të përsosur moralisht njeriun. Poezia e Shuahut po ngre në lartësitë e mëdha artistike problemt akute, sfidat që kemi përpara. Ai përmes kësaj poezie vë gishtin në plagë, dëfton anët patlogjikeduke "˜denoncuar" cdo rast! Ka një dialektikë që mban gjallë kërshërinë e lexuesit cka ia shton akoma më shumëvlerat shkencore kësaj poezie.

DIK DACI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË, DASHURIA IME E PARËLexim i 38 veprave letrare dhe shkencore të Prof. Dr. Sabile Keçmezi - BashaNga RRUSTEM GECI, Dortmund (01.11.2015)
FËMIJËRIA NËPËR VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI (01.11.2015)
POETJA DHE OQEANIPoezi nga NOVRUZ SHEHU (01.10.2015)
ZGJEDHJAPoezi nga QAZIM SHEHU (01.10.2015)
VESAPoezi nga JUAN RAMON JIMENEZPërktheu: FASLLI HALITI (01.10.2015)
A DO TA PËRBALLONIM JETËN VETËM ME AJËR, UJË E DRITËVILHELME VRANARI HAXHIRAJ, fragmenti II nga romani 'Loja e mëkatit' (01.07.2015)
TOMSONI DHE KUÇEDRAPoezi nga FAN NOLI (6 janar 1882 - 13 mars 1968) (01.07.2015)
POEZI E FRYMËZIMIT TË PANDALSHËM, NË DRITËN DHE TISIN E GËZIMIT TË PAFAJSHËM DHE TRISHTIMIT TË BUKURNë prag të 70 vjetorit të poetit të shquar Ndoc (Anton) PaplekajPërgatiti: LULZIM LOGU (01.06.2015)
NJË PORTË E MBYLLUR NGA BRENDAADEM ZAPLLUZHA - shtatë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (01.06.2015)
IA DORËZOVE ERRËSIRËSFragment nga romani “Loja e mëkatit”Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ     (01.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]