VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 02:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII
E Mërkurë, 01.13.2010, 04:15pm (GMT+1)

Pjesa VII e romanit

 

ME ALBERTINËN DREJT ZHGJËNDËRRËS

 

 

U përngut të kthehej në shtëpi përgjatë rrugëve të errëta e pa njerëz dhe, pak minuta më vonë, pasi u zhvesh në studio si njëzet e katër orë më parë, hyri në dhomën e gjumit duke u përpjekur të bënte sa më pak zhurmë.

 

Ndiu frymëmarrjen e qetë dhe të rregullt të Albertinës dhe pa tek përftoheshin mbi jastëkun e butë konturet e kokës së saj. Ishte përfshirë nga një ndjesi e beftë e kthjelltësisë, madje të sigurisë. Dhe bëri njet ta tregonte shpejt, ndoshta fill nesër, historinë e natës së shkuar, por në një mënyrë të tillë që përvojat e jetuara të ngjasonin si një ëndërr...pastaj, kur ajo të vetëdijësohej për tërë kotësinë e aventurave të saj, do t'i rrëfente asaj se, në të vërtetë, rrëfimet e tij ishin një realitet i mirëfilltë. Realitet? Pyeti ai veten...dhe në atë çast vuri kokën e tij pranë Albertinës, në jastëkun e SAJ, një gjë e errët, e papërcaktuar në hapësirë, si linjat në hije të një fytyre njerëzore. Pati vetëm një çast të vogël turbullimi, pastaj e kuptoi menjëherë se çfarë ishte ajo gjëja, zgjati dorën drejt jastëkut dhe mori maskën e vogël të cilën e kishte sjellë natën e shkuar dhe që duhej të kishte rënë pa e vënë re në mëngjes tek po e vinte prapë në vend kostumin. Ndoshta e kishte gjetur kamerierja ose vetë Albertina. Kështu nuk mundi as të dyshonte se Albertina pas asaj gjetjeje nuk mund të mos ushqente dyshime dhe të përfytyronte ndoshta gjëra më të rënda se ato që vërtetë kishin ndodhur. Gjithsesi mënyra si i nxiteshin mendimet, ideja e vënies së maskës së zezë pranë vetes mbi jastëk, pothuaj për të simbolizuar fytyrën e burrit të shndërruar në enigmatik, ajo mënyrë tallëse e pothuaj përqeshëse me të cilën duketse manifesoheshin njëkohësisht një ndëshkim i lehtë dhe qëllimi për të falur, e bënë të mendonte vendosmërisht Fridolinin se ajo, duke kujtuar ndoshta edhe ëndërrën e asaj vetë, çfarëdo gjëje që mund të ketë pasë ndodhur, ndoshta është e prirur të mos e marrë fare seriozisht. Por Fridolini, rrufeshëm, në tejskajin e forcave, la të rrëshqiste në tokë maskën e vogël, shpërtheu, për befasinë e tij të plotë, në dënesje të dëshpëruara, pastaj ra në cep të shtratit dhe filloi të qajë pa u ndier duke e zhytur kokën në jastëkët.

 

Pas pak sekondash ndjeu një dorë tek ia lëmonte butësisht flokët. E çoi kokën dhe nga thellësia e shpirtit të tij shpërtheu: "Do të të tregoj gjithçka."

 

Albertina bëri fillimisht një shenjë mospranimi me dorën, të cilën ai e kishte marrë në duart e tij. Fridolini e pa gruan e tij me një shprehje njëkohësisht pyetëse dhe lutëse, pastaj ajo miratoi me kokë dhe ai filloi të tregojë.

 

Kur Fridolini e mbaroi tregimin e tij, dita vërshonte gri përmes perdeve. Albertina nuk e kishte ndërprerë as një herë të vetme me ndonjë pyetje kureshtare apo padurimi. E ndjente se ajo nuk donte dhe as nuk mundte të mbante fshehur asgjë. Ajo rrinte e qetë me krahët prapa shpinës dhe vazhdonte të heshtte gjatë, kur Fridolini kishte tashmë një grimë herë që kishte mbaruar tregimin e tij. Më në fund ishte e shtrirë përbri tij ai u përkul mbi atë dhe duke e ngulur në sytë e tij fytyrën e saj të palëvizshme me sy të kthjellët në të cilët tani dukej se pasqyrohej rrjedha e ditës, pyeti dyshueshëm e plot shpresë: "Çfarë duhet të bëjmë, Albertina?"

 

Ajo buzëqeshi, dhe pas një ngurimi të vogël, iu përgjigj: "Ta falënderojmë fatin, besoj, se kemi dalë të padëmtuar nga të gjitha aventurat tona...nga ato të vërteta dhe nga ato të ëndërruara."

 

"Je vërtetë e sigurtë?" e pyeti Fridolini.

 

"Aq e sigurtë sa të ma ndiejë zemra se realiteti i një nate, e madje edhe realiteti i një jete të tërë njerëzore nuk kanë fare kuptim, në të njëjtën kohë, edhe në të vërtetën e tyre më të thellë."

 

"Dhe asnjë ëndërr," tha ai me një frymëmarrje tashmë të lehtësuar, "nuk është krejtësisht ëndërr."

 

Albertina e mori kokën e burrit midis duarve dhe e tërhoqi tek vetja ngrohtësisht. "Por tani jemi zgjuar...", tha ajo, "për një kohë të gjatë."

 

Për gjithmonë, donte të shtonte Fridolini, por ende para se ta shqiptonte ato fjalë, ajo ia vuri një gisht mbi buzët dhe murmuriti si vetmevete: "Nuk mund të merret peng e ardhmja."

Mbetën ashtu në heshtje, edhe duke u kotur përgjumësh, pranë njëri-tjetrit, pa parë ëndërra gjersa, si çdo mëngjes, në orën shtatë iu trokitën në derë, dhe, me zhurmat e përditshme të rrugës, me një rreze fitimtare drite të depërtuar nëpër perdet dhe një qeshjeje të kthjellët të fëmijës nga dhoma ngjitur, filloi dita e re.

 

FUND

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një nga librat më të bukur të poezisë shqipeNga Qazim D. Shehu (01.11.2010)
PËRGJËRATË: UDHËS PËR TEK NËNAKushtuar Gjylë Buçpapajt (1918-2007)Nga Skënder BuçpapajUa kushtoj këtë poemë veç nënës time, të gjithë nënave dhe bijve që kanë përjetuar çka kemi përjetuar ne të dy (12.31.2009)
KAM ZGJEDHUR VUAJTJEN TIME, KAM JETUAR ËMBËLSITË E MIA, EDHE PSE RINIA SI ËNDËRRAT MË ËSHTË TRETURPoezi nga OSKAR UAJLLD (Oscar Wilde, 1854-1900) (12.25.2009)
KA VALLË NJË KRUA ZEMRA JOTE E VOGËL, KU LULE TË DRUAJTURA LËSHOJNË GONXHE?Poezi nga EMILY DICKINSON (1830-1886) (12.16.2009)
POEZIA ZVICERANEPërkthime nga ANTON PAPLEKA (12.05.2009)
NDALO,PRA,MOS VALLËZO ME NGUTJE,KOHA ËSHTË E PAKËT, MUZIKA NUK ZGJAT SHUMË Poezi nga JORGE LUIS BORGES (11.20.2009)
FJALA ËSHTË ANA TJETËR E HESHTJES, ZJARRI ËSHTË ANA TJETËR E AKULLITPoezi nga PABLO NERUDA (11.10.2009)
VACLAV HAVEL: LETRA OLLGËS DËRGUAR NGA BURGU (10.31.2009)
SHPRESË, JE JETA TI DHE NUK JE ASGJËJAPoezi nga CESARE PAVESE& (10.11.2009)
NJË QIELL I BAKËRT TUAF I MEKUR KU HËNA SHFAQET PËR TË LINDUR DHE VDEKURPoezi nga Paul Verlaine (1844-1896) (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]