VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILEProzë poetike nga RAIMONDA MOISIU

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILE

Prozë poetike nga RAIMONDA MOISIU


E Shtunë, 07.31.2010, 10:01am (GMT+1)

Pulëbardhat fluturonin të menduara mbi detin e trazuar nga dallgët.

Ajo ishte ulur në një stol poshtë një bukovileje të dëndur dhe me lule që prushëronin si të kuq buzësh.

Ndjente flladin e freskët t'i ledhatonte krahët e zbuluar dhe sinfoninë shushuritëse të gjetheve mbi kokë. Pas gjithë asaj lumturie që pati ndjerë natën e kaluar me ATË, sot ndjehej e pushtuar nga melankolia. Sa dëgjoi zhurmën e një makine, hoqi sytë nga libri, duke shpresuar të shihte makinën e blertë përsëri.

Por jo!

E ndoqi me sy makinën derisa u zhduk në thellësi të rrugës. Kishte humbur e tëra. Iu kthye përsëri librit. Lexoi titullin kushedi për të satën herë, Shekspirin, mjeshtrin e lotëve të hidhërimit dhe lotëve të haresë. "Ëndrra e një nate vere".

Iu kujtua filmi "Shekspiri in love!" Një buzëqeshje sekrete u shfaq në buzë. Kishte aq romancë në atë dashuri të madhe, më shumë se sa zjarret e ciganëve që ndizen e shuhen brenda një nate....më shumë se yjet që bëjnë orgji tërë natën nëpër qiell dhe largohen të lodhur në mëngjes për t'u strukur e për të fjetur dikund, të dërrmuar nga orgjia .

Ndarja është pjesë e dashurisë, është bashkëjetesa e së vërtetës me sinqeritetin. AJO e ndjente me instinkt thuajse këtë të vërtetë të jetës. Dinte edhe atë, që kur dy njerës dashurohen, qoftë edhe me një shikim të parë dhe të shpejtë, mund të lindë një dashuri e madhe, si shpërthimi i papritur i blerimit në një shkretëtirë.

Shfletonte librin. Mundohej të lexonte mes rreshtave fjalët. Mes fjalëve, ngrinte kokën si një manjolë e trëmbur dhe e bukur, për të parë se mos vinte makina e blertë sërish.

Dhe , sërish sytë mbi libër. Në libër gërma, fjali, njohje, sy të kryqëzuar, shtrëngim duarsh, puthje, përqafime, dridhje, këngë, lule, flutur, lot, buzëqeshje, ndarje, të qeshura, muzike, sinfoni dhe...vështrim i shpejtë nga rruga e molos...se mos vinte ajo makina e blertë sërish....Kërkonte nëpër to, ndoshta atë c'ka I kishte munguar, sonetën e Bethovenit në ëndrrën e ftohtë të netëve të dimrit me ëndrrën e nxehtë të një nate vere.

Përsëri ndjeu ledhatimin e flladit në lëkurë, që ngjasonte me flladin e freskët të gishtave të ATIJ, natën e kaluar. Morinca në cdo ledhatim! Shkundi shpatullat! Ëndërronte e mrekullohej. Kurrë nuk ishte ndjerë aq mirë sa mbrëmë. Do të donte që koha të ndalte në vënd përgjithmonë.

Treti vështrimin tutje në horizont, aty ku bënte dashuri deti me bardhanën e reve të qiellit. Dëgjonte serenatën guakëse të pulëbardhave. Nata e kaluar ishte e aq e magjishme si kurrë ndonjëherë.

-PO, ishim të DY I tha vetes. Po sikur të ishim përsëri në lumturinë e shtratit, në bardhanën e carcafëve , sonetën e pëshpërimave dhe në parajsën e ofshamave, si natën e kaluar.....

******

"Herët asaj dite, e shtrirë në rërën e nxehtë buzë Jonit, ajo vuri rë një makinë të blertë të kalonte aty pranë. Teksa vëzhgonte makinën, sytë e saj u ndeshën me të ATIJ! Sepse ajo fytyrë I ngjasonte me dikë. U cua rrëmbimthi ta thërrsite me emër, por ai I dha makinës më shpejt. U shtri përsëri. Më pas ndjeu zhurmën karakteristike zhytëse të hapave në rërë. Ngriti sytë. AI po vinte drejt saj me një tufë bukovilesh në dorë, duke I buzëqeshur. Ishte AI....

....AJO ia nguli sytë ATIJ! Por brenda saj ishte dicka ndryshe që gjallonte. AI, me buzën në gaz, përkuli kokën dhe buzët e tij mbuluan të sajat.

-Të adhuroj,- I tha AI.

Nuk mundi të thoshte një fjalë.Vetëm I buzëqeshi e tundi kokën..... "

******

Por sot ajo ndjehej e vetmuar. Kujtonte gjithcka me një melankoli të trishtë, dashurinë dhe ndarjen. Puthjet e përqafimet, lotët e lamtumirës.. Nuk mundej t'I jepej askërkujt ashtu si i ishte dhënë ATIJ. Ajo ishte mësuar tashmë me idenë e të qënit e vetmuar! Biles edhe natën e kaluar që ajo e flaku tej atë vetmi. Oh, sa do të dëshironte ta flakte përsëri sot.... AJO e dinte që dashuria është më e fortë, e kërkon më shumë, kur nuk e ke pranë atë që dashuron, biles edhe kur vetë zgjedhim për të mos qënë më së bashku, Atë që ke rënë në dashuri, Atë që vetëm brenda një nate të vetme lind një dashuri e madhe...

-Do të përpiqem ta harroj... I tha vetes. Ndjeu lotët t'i rridhnin nëpër faqe..

Dhe shtoi po me zë: Nuk mundem! Kurrë!

Kishte prekur lumturinë, dashurinë e vërtetë, natën e kaluar....

Apo kishte qënë e tëra një ëndërr?

Ëndërr në një natë vere buzë ujrave të Jonit... Nën shushurimën dehesë të bukovileve mbuluar me të kuq buzësh....

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Korrik, 2010

RAIMONDA MOISIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZHAPIUTregim humoristik nga NAUM PRIFTI (07.16.2010)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (07.02.2010)
ZOGJTË PREJ LETRETregim nga PIRRO LOLI (06.27.2010)
VIZITA E JAKOMONITTregim nga NAUM PRIFTI (06.23.2010)
HAKËRRIM - KOHA E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVEPoezi nga ALI ASLLANI (1882-1966) (06.21.2010)
DHE ÇDO VIT KA NJË ÇAST TË SHKUTËR TRULLOSËS KUR NE NDALIM FRYMËN NË MES TË UDHËS SË GJATË PËR NË SHTËPIPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan EDWARD HIRSCH (05.28.2010)
DIPLOMA UNIVERSITARETregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.27.2010)
KULLA E PËRGOJUARTregim nga FARUK MYRTAJ (05.25.2010)
AVE MARIAProzë nga BILAL XHAFERRI (05.24.2010)
HINGËLLIMA E KALITTregim nga RAIMONDA MOISIU (05.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]