E Shtunë, 05.18.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Nesër Kosova shënon dhjetëvjetorin e "Eksodit 99"
E Martë, 04.14.2009, 08:06am (GMT+1)

Voal-online Sipas RTK-së nesër fillojnë manifestimet për shënimin e 10 vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1999. E veçanta e ditës përkujtimore "Eksodi 99", do të jetë përurimi i "Kullës së Eksodit" në Kukës, që do të mbetet gjurmë e së kaluarës dhe shenjë falënderimi gjithë Shqipërisë, për mikpritjen e ngrohtë në ditët më të vështira të historisë sonë. Organizatorët e "Eksodit", thanë se ky manifestim bëhet me qëllim që të mos harrohet e kaluara.

Në dhjetë vjetorin e "Eksodit 99", manifestimi përkujtimor fillon më 15 prill, me nisjen e 99 pjesëmarrësve nga Mitrovica drejt Xërxës. Ndërkaq, më 16 prill, pritet të bashkëngjiten qytetarët të shumtë nga mbarë Kosova për të marshuar drejt Kukësit.
Kryetari i Organizatës Joqeveritare "Eksodi 99", Mehmet Tahiri, tha se e veçanta e këtij manifestimi në këtë 10 vjetor jubilar, është edhe zbulimi i Kullës, i cili do të mbahet në Kukës të Shqipërisë.

Motoja e këtij manifestimi është që të mos harrohet e kaluara, tha Tahiri, duke shtuar se duhet të falënderojmë për zemërgjerësinë dhe mikpritjen që na kanë bërë qytetarët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Gjatë dy ditëve të manifestimit "Eksodi 99" do të bëhet edhe vendosja e kurorave në varrezat e Jasharajve në Prekaz, marshimi i qytetarëve në këmbë përgjatë qyteteve të Pejës e Gjakovës, ku arritja në Xërxë do të shënohet më një program kulturo-artistik. Më pas do të bëhet marshimi i qytetarëve nga Xërxa në Prizren, duke vazhduar drejt kufirit për të arritur në Kukës.
Në këtë manifestim, me rastin e përurimit të "Kullës së Eksodit 99", pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria.
Nga organet kompetente të Shqipërisë, për pjesëmarrësit në këtë manifestim, është siguruar leja e kalimit kufitar pa dokumente udhëtimi.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA heq kufizimet për udhëtimet dhe tranferimin e parave në Kubë (04.14.2009)
Turqia nuk ka ndërmend ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it (04.13.2009)
Papa Benedikti XVI uron Pashkët Katolike në 63 gjuhë të botës, midis tyre dhe shqip, ndërsa Italia është në zi (04.12.2009)
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë kthimi i Xhorxh W Bush në jetën aktive publike (04.12.2009)
U bënë 10 Vjet nga rënia heroike e strategut ushtarak Agim Ramadani (04.11.2009)
Unioni i Komoreve njeh pavarësinë e Kosovës (04.11.2009)
Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇKsë (04.10.2009)
Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë! (04.10.2009)
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (04.10.2009)
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]