BUXHETI MIRATOHET PA VOTAT E OPOZITËS
E Enjte, 03.31.2011, 12:07pm (GMT+1)
Kuvendi i Kosovës
31.03.2011
Radio Evropa e Lirë
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2011.
Buxheti është miratuar pa votat e opozitës, që e ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.
Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së, nga opozita u cilësua si jo ligjore dhe jo kushtetuese.
Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen prej 66 për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.
Dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime.
Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|