PUNËTORËT E PTK TENTOJNË TË HYJNË NË OBORRIN E KUVENDIT
E Enjte, 03.31.2011, 12:16pm (GMT+1)
Prishtinë, 31 mars 2011 ( 12.40) Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të PTK-së, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, kanë thyer derën e Kuvendit të Kosovës dhe janë duke tentuar që të hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa policia është duke i ndaluar, por protestuesit nuk po zmbrapsen. Bashkë me protestuesit gjenden edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë dal t'i përkrahin. Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së. Gjatë tentimit për të hyrë në oborrin e Kuvendit po brohorasin "hajna-hajna". Ata po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbes pa punë pasi të privatizohet PTK./Kosovapress/
(http://www.rtv21.tv)
www.voal-online.ch
|