E Shtunë, 04.27.2024, 06:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ILIR DEDA - KOSOVA E KA BËRË KOMPROMISIN ME PLANIN E AHTISARIT

E Hënë, 03.11.2013, 03:02pm (GMT+1)




Prishtinë, 11 mars - Procesi i dialogut Kosovë Serbi, ka ngecur për shkak të dallimeve që po shfaqin palët sa i përket çështjes së kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe në Veri, vlerësoi për Radio Kosovën analisti, Ilir Deda. Ai tha se BE-së, dhe zonjës Ashton, duhet t'i bëhet e qartë se Kosova, sa i përket aranzhimit të brendshëm, ka bërë kompromis me bashkësinë ndërkombëtare në vitin 2007 me Planin e Ahtisaarit dhe thjesht, më nuk ka hapësirë për kurrfarë kompromisi tjetër.

I gjithë aktiviteti diplomatik i baroneshës Cathrine Ashton, bashkë me palët në bisedimet Prishtinë Beograd, duhet të shihet në rrafshin e normalizimit të marrëdhënieve të dy shteteve si dhe të integrimit të veriut në rendin kushtetues, juridik të Republikës së Kosovës. Analisti Ilir Deda, vë në dukje dallimet dhe këmbënguljen e të dy palëve në qëndrimet e veta sa i përket çështjes së themelimit të asociacionit të komunave serbe, ku duket se ka stagnuar procesi.

Natyrisht se baronesha Ashton, do të vijë me modelin e saj edhe para udhëheqësve në Beograd edhe para udhëheqësve në Prishtinë, ku ajo do ta propozojë kompromisin e të dy qëndrimeve. Deda, potencoi se duhet t'i bëhet e qartë se Kosova sa i përket aranzhimit të brendshëm, ka bërë kompromis me bashkësinë ndërkombëtare në vitin 2007 me planin e Ahtisaarit dhe thjeshtë, më nuk ka hapësirë për çfarëdo kompromisi tjetër.

Sipas Dedës, me kompromis shtesë sa i përket asociacionit të komunave serbe, rrezikohet krijimi i pushtetit të tretë në Kosovë dhe funksionaliteti i shtetit. Në këto momente, Deda e sheh procesin në krizë. Ai shtoi se, pa marrë parasysh krizën momentale, duhet të shihet në rrafsh më të gjerë se çka do të thotë normalizimi ndërmjet shteteve dhe çka do të thotë që dy shtete, do të fitojnë për zhvillim të tyre të brendshëm dhe karshi integrimeve në Bashkimin Evropian.

Sa i përket afatit kohor për përfundimin e bisedimeve, që parashihet të ndodh në muajin prill, Deda, tha se, a do të jetë muaji prill apo qershor kur do të përfundojnë këto bisedime, është më pak e rëndësishme. Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që asnjë marrëveshje të mos prodhojë jo funksionalitet, destabilitet dhe që asnjë marrëveshje të mos mund të ketë dy kuptimësi në interpretim. D.m.th, ato duhet të jenë të qarta, duhet të jenë të shkruara, që e gjithë popullata në Kosovë dhe e gjithë popullata në Serbi, të sheh se çka është marrë vesh në këtë proces, thotë Deda.

Ai ka shtuar se, transparenca lidhur me marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë Serbi, është shumë e rëndësishme për procesin në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI (03.11.2013)
NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN (03.11.2013)
KONSULTIMET E BEOGRADIT NË BRUKSEL (03.11.2013)
PANARITI - FINANCIMI I AMBASADAVE MUND TË KETË VETËM ZGJIDHJE NDËRINSTITUCIONALE (03.11.2013)
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI? (03.11.2013)
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS (03.11.2013)
ALBUMI JETËSOR I AZEM HAJDARIT (Fotogaleri me rastin e 50 vjetorit të lindjes) (03.11.2013)
ARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË KAVAJËS (03.11.2013)
FUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI (03.10.2013)
Koha Ditore - AMINSTI PËR KRIMINELËT E VERIUT (03.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]