E Shtunë, 04.27.2024, 05:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
A DO T'I LEJOHET NESËR KRYEMINISTRIT THAÇI T'I DREJTOHET KUVENDIT

E Hënë, 03.11.2013, 04:04pm (GMT+1)




Prishtinë, 11 mars - Emri i ish ministrit Bedri Hamza dhe i ish-guvernatorit Gani Gërguri, të enjten pritet të shkaktojnë fërkime midis positës e opozitës në Kuvend. Siç dihet Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të braktisë seancën, duke konsideruar se emri i Hamzës për guvernator është politik. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në votim. E, kryeparlamentari Krasniqi thotë se problemi qëndron të kualiteteti që po sillet në Kuvend e jo te politika.

"Nuk është problemi tek emrat se nga cila parti vinë, por të kualiteti i tyre", tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi të hënën po ashtu se vizitat e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, apo cilitdo vend tjetër nuk duhet të shihen si presion ndaj institucioneve ve të Kosovës, por sipas tij, duhet të trajtohen si vizitë në shërbim të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

"Është çështje tjetër se drejtuesit e Kosovës si i shohin dhe kuptojnë vizitat si ndihme apo presion", tha Krasniqi.

Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë s e opozitës në Kuvend.

Gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës do t`i mbajë dy seanca plenare. Të enjten, më 14 mars, një ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe emërimi i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Përderisa pozita konsideron se kandidimi i Bedri Hamzës për këtë post është në pajtueshmëri me ligjin, opozita thekson se kandidati është plotësisht politik. LDK paralajmëron se përsëri do ta lëshojë seancën në kohën kur votohet për guvernator të BQK-së.

Zgjedhje e Guvernatorit të BQK-së, pritet të jetë temë e nxehtë diskutimi në mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj jave në Kuvend. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, pas Kryesisë së Kuvendit, paralajmëroi përsëri braktisjen e seancën në kohën kur do të votohet për Guvernator të BQK-së.

"Ne e kundërshtojmë fuqishëm zgjedhjen e tij dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancë. Edhe njëherë po e them se BQK-ja po shndërrohet në bankë partiake të PDK-së", tha Beqiri.

Mirëpo, edhe pse AAK-ja mendon se zgjedhja e Bedri Hamzës është tërësisht politike, shefi i Grupit Parlamentar të kij subjekti, Ardian Gjini, tha se deputetët e AAK-së do të qëndrojnë në sallë, duke mos qartësuar nëse do të votojnë për ose kundër zgjedhjes së Bedri Hamzës.

"Nëse nuk na pëlqen një individ i cili zgjidhet në atë post ne nuk e lëshojmë seancën. Ne mund të votojmë kundër por jo ta braktisim sallën e Kuvendit.
Loja mes pushtetit dhe opozitës mundet me zgjat me dekada", tha Gjini.

E, për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sigurimi i numrave për të pasur vota të mjaftueshme të deputetëve nuk paraqet problem.

"Unë nuk i kam shumë problem numrat, por nuk jam vetëm ithtar i numrave që të kem në kuorum. Mirëpo, jam ithtar i asaj që të angazhohemi së bashku, pozitë dhe opozitë, sepse veni ynë është duke e kaluar një periudhë tepër të ndjeshme", tha Grabovci.

Nesër do të vazhdojë seanca e ndërprerë të premten. Sipas Adem Grabovcit, nesër përsëri do të bëhet kërkesë që t`i mundësohet kryeministrit Hashim Thaçi, të raportojë për takimin e tij të fundit në Bruksel. Një gjë të tillë, PDK dhe vetë kryeministri e kishin kërkuar të premten, por kërkesa nuk u miratua nga deputetët.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ILIR DEDA - KOSOVA E KA BËRË KOMPROMISIN ME PLANIN E AHTISARIT (03.11.2013)
MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI (03.11.2013)
NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN (03.11.2013)
KONSULTIMET E BEOGRADIT NË BRUKSEL (03.11.2013)
PANARITI - FINANCIMI I AMBASADAVE MUND TË KETË VETËM ZGJIDHJE NDËRINSTITUCIONALE (03.11.2013)
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI? (03.11.2013)
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS (03.11.2013)
ALBUMI JETËSOR I AZEM HAJDARIT (Fotogaleri me rastin e 50 vjetorit të lindjes) (03.11.2013)
ARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË KAVAJËS (03.11.2013)
FUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI (03.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]