E Martë, 05.07.2024, 04:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA DHE THAÇI - NË NËNTOR MBLEDHIM NË PRIZREN 2 QEVERITË TONA, BASHKIMI I SHQIPTARËVE NËN QIELLIN E BASHKIMIT EVROPIAN
THAÇI - ROLI I METËS PËR LIRINË E KOSOVËS I ÇMUESHËM, I JEMI MIRËNJOHËS

E Premte, 09.06.2013, 04:39pm (GMT+1)



TIRANË - Intensifikim i bashkëpunimit mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu deklaruan në konferencën e përbashkët, kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas takimit prej 1 ore që zhvilluan në selinë e PS.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se sot u vendosën piketat e këtij bashkëpunimi që do të kulmojë me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

"Vendosëm piketat e një bashkëpunimi më të intensifikuar. Kemi bindjen që vetëm nëpërmjet këtij intensifikimi ne mund të krijojmë më shumë mundësi për të gjithë shqiptarët.

"Marrëveshja me palën serbe,- tha Rama,- mbylli një epokë dhe hapi një të re, që të gjithë të krijojmë kushte që në këtë hapësirë të re të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve të rajonit", u shpreh ai.

Sipas Ramës, bashkëpunimi do të mbetet rruga e përbashkët drejt rrugës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar.

Ai nënvizoi më tej se, "Unë dhe një pjesë e ministrave do të zhvillojmë një vizitë në Prishtinë sapo të formalizojmë qeverinë. Do zhvillojmë një takim dypalësh të përbashkët që do ta kthejmë në një institucion për t'i dhënë shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh", shtoi ai.

I të njëjtit mendim ishte edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu besimin e tij dhe të qeverisë që drejton për vizionin që Rama ka për integrimin europian.

"Sot takohem me mikun dhe kryeministrin e ardhshëm. Bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer dhe do vazhdojë të thellohet. Me lejoni t'ju urojmë për fitoren tuaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të vlerësuara edhe nga ndërkombëtarët. Kosova ka besim tek vizioni juaj për Shqipërinë Europiane dhe për Kosovën Europiane", tha Thaçi.

Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e të dy qeverive, Thaçi theksoi se, "Mbledhja e dy qeverive tona do zhvillohet në nëntor, në Prizren. Do punojmë bashkërisht dhe për Shqipërinë Europiane dhe për Kosovën Europiane", shtoi ai.

THAÇI: ROLI I METËS PËR LIRINË E KOSOVËS I ÇMUESHËM, I JEMI MIRËNJOHËS

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot një takim në Tiranë edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri i Kosovës vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin me zotin Meta, duke i shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij në përpjekjet për lirinë e Kosovës. Thaçi e cilësoi kreun e LSI-së si bashkëluftëtar të betejave për çlirimin e Kosovës.

"I jam shumë mirënjohës zotit Meta për angazhimin e tij personal, të pakursyer e të jashtëzakonshëm në mbështetje të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Roli i zotit Meta për lirinë e Kosovës është i çmueshëm dhe respektohet prej qytetarëve të Kosovës"- deklaroi Thaçi.

Duke e uruar kreun e LSI-së për detyrën e re në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri i Kosovës tha: "çmoj shumë kontributin, rolin dhe angazhimin e kryetarit Meta, ish-kryeministrit Meta për rolin ekuilibrues në Shqipëri , për rolin dhe maturinë e jashtëzakonshme që ka treguar dhe LSI në të gjitha angazhimet dinamike të skenës politike në Shqipëri, për të kaluar tranzicionin demokratik me sukses të plotë."

"Presim një bashkëpunim shumë të ngushtë, vëllazëror, miqësor, institucional. Shqipëria europiane është mesazh edhe për Kosovën, që do të afrohet më shpejt drejt NATO-s dhe BE-së".-përfundoi Thaçi.

Nga ana e tij, lideri i LSI-së Meta shprehu gatishmërinë e LSI-së për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet një bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

"Besojmë shumë në kapacitetin e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj. Besojmë shumë në energjitë pozitive të shqiptarëve në të dy vendet dhe gjithë rajonin. Besojmë se me këto vizione evropiane dhe përgjegjësi të fituara edhe falë përvojave do të arrijmë të ecim më shpejt drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve drejt një stadi të ri të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, Kosovës me BE, konsolidimit të mëtejshëm të pozicioni ndërkombëtar të Kosovës, por edhe duke çuar përpara të drejtat e shqiptarëve kudo ku janë."- theksoi Meta.

Më tej lideri i LSI-së përfitoi nga rasti për të uruar dhe falënderuar të gjtihë anëtarët, simpatizantët dhe themeluesit e LSI-së për ditën e themelimit të partisë.

"6 shtatori është dita e themelimit të LSI-së. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe themeluesit e LSI për këtë ditë të shënuar dhe tu uroj atyre suksese."- deklaroi Meta.

HASHIM THAÇI TAKON BERISHËN: KOSOVA TË FALENDERON PËR MBËSHTETJEN

Kryeministri në detyrë Sali Berisha, priti sot në një takim kortezie me rastin e përfundimit të mandatit të tij qeverisës, homologun e tij kosovar Hashim Thaci. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha deklaroi se ka përgëzuar kryeministrin Thaci për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, teksa vlerësoi përgjegjshmërinë e treguar nga ky i fundit për një cështje madhore për shqiptarët.

"E përgëzova përzemërsisht për marrëveshjen, apo procesin e Brukselit me të cilin, po hapin një kapitull të ri në drejtim besoj të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor , të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe shqiptarëve dhe serbëve. Thaci ka dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe vendosmëri të madhe që procesi të konkretizohet me sukses. Për shqiptarët marrëveshja e Brukselit e një rëndësie të madhe", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë, vlerësoi se perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe e Kosovës është më e avancuar se asnjëherë,

"Zhvillimet e vendeve tona janë të një trendi pozitiv. Perspektiva Evropiane e Shqipërisë dhe Kosovës është më e avancuar se asnjëherë. Aty shqiptarët do bëhen më të lirë më të mëkëmbur dhe më të sigurtë" theksoi Berisha teksa nuk anashkaloi të theksojë se vizita e homologut të tij vjen në momentin që largimit të tij nga pushteti, "në këtë detyrë unë jam sa të bëjë betimin kryeministri i ri".

Nga ana e tij, Thaçi theksoi faktin se ishte në Tiranë në një vizitë miqësore për të falenderuar mikun e tij Sali Berisha, për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë mandatit të tij 8 vjeçar në qeveri.

"Kryeministri Sali Berisha ka bërë një punë të madhe për njohjet e Kosovës. Një falenderim i veçantë i shkon kryeministrit Berisha për ndërtimin e Rrugës së Kombit", u shpreh Thaçi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Josipoviç - Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – SerbiIVO JOSIPOVIÇ - FALËNDEROJMË SHUMË SHQIPTARË TË KOSOVËS QË KONTRIBUAN E KONTRIBUOJNË PËR PAVARËSINË DHE ZHVILLIMIN E KROACISË (09.06.2013)
PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ E FILLON VIZITËN NË KOSOVË (09.06.2013)
NJË DEKADË NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS - PRISHTINA PËRKUJTON BIJËN SHQIPTARE, NËNËN E NJERËZIMIT (09.06.2013)
SHQIPËRI - KANCERI, DIABETI DHE SËMUNDJET E ZEMRËS NË FOKUSIN E NJË STUDIMI TË BANKËS BOTËRORE (09.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI - ZGJEDHJET ISHIN DEMOKRATIKE, E DEKRETOJ SHPEJT QEVERINË E RE (09.06.2013)
U ZHVILLUA MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË BERISHA (09.06.2013)
GJENDJA SHËNDETËSORE E KOMPOZITORIT SHPËTIM SARAÇI DREJT SHËRIMIT TË PLOTË (09.05.2013)
SERBËT E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT PARAQESIN LISTËN E PËRBASHKËT 'SERBIA' (09.05.2013)
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR (09.05.2013)
SOT PËR HERË TË FUNDIT DREJTON NJË MBLEDHJE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE (09.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]