E Hënë, 05.06.2024, 06:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - STATUSI I GJUHËS SHQIPE ËSHTË I PAPËRCAKTUAR QARTË NË KUSHTETUTËN E VENDIT

E Premte, 09.06.2013, 05:43pm (GMT+1)


Përdorimi i gjuhës shqipe, jo vetëm nuk ka arritur nivelin e gjuhës zyrtare në Maqedoni, por ajo nuk zbatohet as sipas normave të përcaktuara me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike, duke komentuar debatet e fundit pas aktualizimin të këtij problemi të debatueshëm me vite të tëra.

Në fakt, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e BDI-së në pushtet, Suzana Saliu, ishte e para, e cila kërkoi që t'i mundësohet udhëheqja e seancave plenare të Kuvendit në gjuhën shqipe.

Ajo tha se tani kur në Kuvend po diskutohet për ndryshimet në rregulloren e punës së Kuvendit, me qëllim evitimin e incidenteve sikur ai i dhjetorit të vitit të kaluar, është momenti që të shtrohet për zgjidhje edhe çështja e gjuhës shqipe.

"Është biseduar, por nuk është çështja se një person është problem për këtë, por në përgjithësi nuk ka vullnet politik nga elitat politike maqedonase për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë udhëheqjes së seancave plenare. Mendoj se ka bazë kushtetuese, ka bazë ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në udhëheqjen e seancave plenare, por nevojitet vetëm një pikë vullnet politik i elitave politike maqedonase", deklaroi Saliu.

Ajo, që nga marrja e këtij posti, para dy vjetësh, asnjëherë nuk ka drejtuar seancat e Kuvendit në gjuhën shqipe, pasi nuk i mundësohet me rregulloren mbi punën e Kuvendit, edhe pse gjuha shqipe përdoret nga deputetët gjatë fjalimeve të tyre, nga kryetarët e Komisioneve parlamentare, por edhe nga ministrat shqiptarë gjatë komunikimit në Kuvend, si dhe në takime tjera, përveçse në mbledhjet e Qeverisë.

Pos kufizimeve në Kuvend, përdorimi i gjuhës shqipe ka hasur në pengesa edhe në tabelat informative nëpër rrugë, ku inspektorate të ndryshme kanë kërkuar largimin e tabelave të tilla.

Dervish Halimi, profesor universitar dhe njohës i çështjeve juridike, por edhe përkthyes gjyqësor, thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosdefinimit të qartë të përdorimit të gjuhës shqipe dhe fajin për këtë, sipas tij, e kanë edhe subjektet politike shqiptare.

"Partitë politike, për nevoja ditore, e interpretojnë ligjin si diçka e arritur, por kjo nuk mjafton, pse duhet të ketë pazarllëqe, se mund të flasë deputeti, ministri, kryetari e kështu me radhë. Vlerësoj se çdo qytetar i këtij vendi që i përket popullatës mbi 20 për qind, gjegjësisht shqiptare, ka të drejtë ligjore që të përdorë gjuhën shqipe", vlerëson Halimi, duke shtuar se ligji nuk zbatohet edhe me të gjitha mangësitë që ka.

Ai thotë se është absurde që shqiptarët të marrin dokumente personale në gjuhën shqipe, por jo edhe dokumente tjera, si certifikatat e lindjes, e kështu me radhë.

"Momentalisht, në zyrën time jam duke përkthyer një certifikatë të lindjes nga gjuha shqipe në maqedonase. Mua më vjen keq se pala është e detyruar ta përkthejë këtë dokument ashtu siç e përkthen nga gjuha angleze apo cilado gjuhë tjetër e botës. Pra, me këtë rast gjuha shqipe bie në nivelin e gjuhës së huaj derisa organi nuk e pranon dokumentin si të tillë", shprehet Halimi.

Sikurse Halimi, edhe ekspertë të tjerë të çështjeve juridike thonë se forma me të cilën tani është rregulluar çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, lë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Që kjo të mos ndodhë, ata thonë se nevojitet ndërhyrje në Kushtetutë që qartë të përcaktohet se në Maqedoni, përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA DHE THAÇI - NË NËNTOR MBLEDHIM NË PRIZREN 2 QEVERITË TONA, BASHKIMI I SHQIPTARËVE NËN QIELLIN E BASHKIMIT EVROPIANTHAÇI - ROLI I METËS PËR LIRINË E KOSOVËS I ÇMUESHËM, I JEMI MIRËNJOHËS (09.06.2013)
Josipoviç - Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – SerbiIVO JOSIPOVIÇ - FALËNDEROJMË SHUMË SHQIPTARË TË KOSOVËS QË KONTRIBUAN E KONTRIBUOJNË PËR PAVARËSINË DHE ZHVILLIMIN E KROACISË (09.06.2013)
PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ E FILLON VIZITËN NË KOSOVË (09.06.2013)
NJË DEKADË NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS - PRISHTINA PËRKUJTON BIJËN SHQIPTARE, NËNËN E NJERËZIMIT (09.06.2013)
SHQIPËRI - KANCERI, DIABETI DHE SËMUNDJET E ZEMRËS NË FOKUSIN E NJË STUDIMI TË BANKËS BOTËRORE (09.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI - ZGJEDHJET ISHIN DEMOKRATIKE, E DEKRETOJ SHPEJT QEVERINË E RE (09.06.2013)
U ZHVILLUA MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË BERISHA (09.06.2013)
GJENDJA SHËNDETËSORE E KOMPOZITORIT SHPËTIM SARAÇI DREJT SHËRIMIT TË PLOTË (09.05.2013)
SERBËT E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT PARAQESIN LISTËN E PËRBASHKËT 'SERBIA' (09.05.2013)
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR (09.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]