E Hënë, 04.29.2024, 06:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Brukseli: Situata në Greqi është shumë e rëndë
E Premte, 12.11.2009, 07:43am (GMT+1)

 

Voal-online Situata e borxhit  në Greqi është "shumë e rëndë". E ka pohuar ministërja e Çështjeve Evropiana suedezja Cecilia Malmstrom, president e radhës e BE. ''Është një situatë e vështirë, që kërkon kohë, trimëri politike dhe reforma," ka thënë ministërja suedeze, duke nënvizuar se grekët "dinë se çfarë duhet të bëjnë, por ndodhen në vështirësi".

''Ne jemi një familje që kërkojmë të mbështetim njëri tjetrin," ka theksuar Malmstrom, duke konfirmuar se kriza nuk është zyrtarisht në rendin e ditës të punëve të Këshillit të BE-së që u hap dje pasdite, por liderët evropianë do të flasin jozyrtarisht.

 

"E ardhmja e Greqisë i intereson gjithë Evropës dhe do të diskutohet në takimin e ardhshëm të kryetarëve të Shteteve," ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shpjeguar se "˜kjo' që i ndodh një shteti anëtar të BE iu përketë të gjithë të tjerëve, sepse tani kemi një monedhë unike."

 


Borxhi i Greqisë ka arritur në 300 miliardë euro, çfarë është niveli më i lartë i borxhit në historinë moderne të këtij vendi, deklaroi këto ditë ministri i financave të Greqisë para parlamentit.

Kryeministri i Greqisë, George Papndreou, ka tërhequr vërejtjen se kriza financiare në këtë vend e rrezikon sovranitetin kombëtar dhe se Greqia duhet "ta çrrënjosë borxhin", ose "borxhi do ta eliminojë vendin".

Kjo deklaratë e kryeministrit u bë pas komenteve shqetësuese nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

 

 

Po shtohen lajmet e këqija për ekonominë greke: borxhet publike kanë arritur rekorde, papunësia ka mbërritur nivelin prej 18 përqind, ndërkohë që firmat e tregtisë me aksione e kanë ulur atë nga shkalla "A-" në "BBB+".

 

Kështu janë duke u rritur çmimet e marrjes së borxheve të reja në një moment kur Greqia ka nevojë të domosdoshme për kredi. Në Athinë janë shtuar raportet e mediave të afërta me qeverinë që pretentojnë se spekulantët e huaj duan gjoja të bëjnë presion ndaj ekonomikë greke.

 

Vassilis Vlastarakis, analist i firmës së brokerëve Beta Securities është i të njëjtit mendim. Por shtrohet pyetja nëse qeveria greke i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe si është e mundur që lejon një gjë të tillë."Fatkeqësisht ne nuk i kemi rregulluar financat tona. Asnjë qeveri deri tani nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e borxheve. Kuota jonë e borxheve është mbi 120 përqind e prodhimit bruto, dhe situata është shumë e rrezikshme. Vetëm në janar shteti duhet të gjejë rreth 30 miliardë euro të tjera..."  

 

Kryeministri socialist George Papandreou, e ka marrë këtë post para dy muajsh dhe premton hapa më vendimtar në shlyrjen e borxheve. Ai ka një punë shumë të rëndë, sepse duket të përballet me korrupsionin dhe borxhet më të larta të historisë së vendit, të lëna nga qeveria e kaluar konservatore. Por edhe socialistët në të kalurën e kanë trajtuar shtetin se burim financash për qëllime partiake. Postet udhëheqëse jepen sipas përkatësisë partiake dhe në baza nepotizmi. Si pasojë, Greqia ka më shumë se një milion nëpunës të shtetit. Numrin e saktë nuk e di madje as qeveria.

 

Prandaj nuk të befason fakti që shteti vetëm gjatë këtij viti u detyrua të marrë borxhe në vlerë prej 64 miliardë euro. Më 2010 janë planifikuar borxhe të reja në vlerë prej 55 miliardë. "Greqia duhet t'i shkurtojë në mënyrë drastike shpenzimet. Kjo edhe ka filluar të bëhet, sepse në buxhet parashikohen shpenzime rreth katër miliardë euro më të ulta për vitin e ardhshëm. Zhvillimet të ngjashme priten edhe në tregun grek, sepse analistët vlerësojnë se edhe ndaj tij do të shtohet presioni. Qeveria duhet të paktën të jap një sinjal të fuqishëm me kursimin tek nëpunësit. Me këtë vendim mund të kursehen edhe shumë para."

 

Në anën tjetër një vendim i tillë mund të shkaktojë kryengritje të popullit. Në Athinë edhe ashtu ka shpesh greva dhe demonstrata. Të fundit kanë filluar në dhjetor. Kanë filluar të protestojnë edhe sindakatat majtiste, gjoja kundër politikës neoliberale të BE-së. Ndërkohë që Vassilis Vlastarakis pohon se mbrojtja më e mirë është anëtarësia në zonën e euros. "Vetë mendimet për këtë çështje janë të mundimshme : çfarë do të ndodhte sikur të mos kishim euron? Shkalla e inflacionit do të ngrihej edhe më shumë, deficiti i tregtisë do të rritej. Pasojat do të ishin shumë të rënda për ekonominë tonë. Prandaj mendoj se duhet të jemi të lumtur që jemi nën mburojën evrpiane."

 

Është pak e besueshme që borxhet greke të rrezikojnë stabilitetin e euros, sepse prodhimi i saj bruto është vetëm 2 përqind i zonës së eruos. Megjithatë, BE-ja ka vendosur që mëkatarët si Greqia t`i shikojë me një vëmendje më të madhe. Një gjë është e qartë: ndihma financiare duket se më nuk do të ketë.

(http://www.ansa.it) (http://www.evropaelire.org) (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U përkujtua Nëna Terezë në 30 vjetorin e nderimit të saj me çmimin Nobel (12.10.2009)
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI GYL RIKONFIRMOJNË VULLNETIN PËR FUQIZIMIN E MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE (12.10.2009)
OBAMA PRANOI ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE (12.10.2009)
OBAMA MORI ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE (12.10.2009)
NGA LUFTA NË PAQE - OBAMA DO TA PRANOJË ÇMIMIN NOBEL (12.10.2009)
NESËR OBAMA MERR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES (12.09.2009)
PRESIDENTI GYL NESËR NË TIRANË (12.09.2009)
HYSENI: ASGJË NUK E ANULON PAVARËSINË E KOSOVËSNga Melazim Koci, Hagë (12.09.2009)
The Washington Post - Shkenca politike e KopenhagësNga Sarah PALIN  (12.09.2009)
Gjenerali amerikan mbështet strategjinë e presidentit Obama për Afganistanin (12.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]