E Shtunë, 04.27.2024, 06:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Shqipëri - Konferencë për vizitën e Papës
IMZOT RROK MIRDITA - NËPËR TOKËN E KORRUPSIONIT DHE TË PADREJTËSISË, NËPËR DETIN E TRAZUAR TË SHFRYTËZIMIT E TË MASHTRIMIT, KISHA I THOTË JO KËSAJ RRUGE'

E Martë, 09.16.2014, 07:02am (GMT+1)



Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë zhvilloi në Muzeun Historik Kombëtar një konferencë shkencore me titull "Kisha Katolike dhe Shqiptarët presin Atin e Shenjtë". Një seri veprimtarish po zhvillohen në Shqipëri pak ditë para se Tiranën ta vizitojë papa Francesku, një vizitë që po pritet me mjaft interesim nga qytetarët dhe besimtarët e shumtë."‹"‹

Konferenca solli një histori të plotë të kishës katolike shqiptare në shekuj, katolikët shqiptarë në kohën e Venedikut, në shekujt 15 e 16, qysh nga lidhjet e gjuhës shqipe me latinishten, si provë e krishterimit ndër shqiptarët. Studiuesit sollën dëshmi të shumta të persekutimit të klerit katolik, marrëdhëniet e Vatikanit me shtetin shqiptar deri në pushtimin fashist 1939.

Arkipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, ishte midis folësve kryesorë të konferencës, dhe trajtoi rilindjen e kishës katolike pas rënies së komunizmit. Ai tha se kisha e vërtetë është ajo që u rri pranë njerëzve të varfër. Imzot Rrok Miridta, tha se midis korrupsionit dhe jetës së ndershme njerëzit duhet të zgjedhin të dytën, me besim dhe siguri.

"Nëpër tokën e korrupsionit dhe të padrejtësisë, nëpër detin e trazuar të shfrytëzimit e të mashtrimit, kisha i thotë jo kësaj rruge dhe është e gatshme t'i shoqërojë shqiptarët në udhën më të gjatë e më të vështirë por të sigurtë drejt të mirës të arritur me ndershmëri. Ati i Shenjtë vjen për të na dhënë zemër në këtë udhë
" - tha imzot Rrok Mirdita.

Ndërsa Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, foli mbi rëndësinë e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, për të ardhmen e vendit, duke marrë forcë nga historia shqiptare. "Duke zgjedhur Shqipërinë si stacionin e parë europian Ati i Shenjtë pohon se një vend nuk është i rëndësishëm nëse ndodhet në qendër ose në periferi, por bëhet i tillë kur di të tregojë se ka çfarë ndan me qytetërimin që e rrethon. Kjo vizitë, përveçse është një përgjigje e dashur e tij ndaj ftesës që i bëri kryeministri Rama, bëhet në shenjën e dialogut ndërfetar, të tolerancës dhe të bashkëjetesës, pa prekur diversitetin dhe respektin për tjetrin" - tha ministrja Kumbaro.

Shkencëtarët pasqyruan edhe ndikimin e të krishterëve në letërsinë dhe artet shqipe, duke veçuar midis tyre figura të mëdha të letërsisë si at Gjergj Fishta, at Ndre Mjeda etj., të cilët krijuan vepra të njohura kombëtare, qysh nga alfabeti dhe deri tek poema kombëtare. Studiuesit po ashtu kujtuan edhe Papa Gjon Palin e dytë dhe folën për një doktrinë sociale të tij, së bashku me ndikimin e madh që pati në botë gjatë drejtimit të Vatikanit.

Papa Francesku vjen të dielën në Shqipëri për një vizitë disaorëshe, ndërkohë vazhdojnë përgatitjet për një mikpritje sa më të mirë të tij, nga aeroporti dhe sheshi Nënë Tereza, ku ai do të udhëheqë meshën, dhe deri tek kopshti i fëmijëve me paaftësi, që ai do të vizitojë në një fshat të Krujës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI (09.15.2014)
ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së (09.15.2014)
ROBERT CAROLAN, GJYQTARI AMERIKAN I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, JEP DORËHEQJEN - NUK U PAJTUA ME ENVER HASANIN PËR VENDIMIN NDAJ ISA MUSTAFËS (09.15.2014)
STUDENTËT BLLOKOJNË HYRJEN E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (09.15.2014)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS HESH NDAJ KRITIKAVE PËR SHTREMBËRIM DHE KEQTRAJTIM TË GJUHËS SHQIPEProfesorët reagojnë, kërkojnë Ligj për mbrojtjen e shqipes (09.15.2014)
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE (09.15.2014)
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]