E Premte, 04.26.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës, PDK-LDK NË BASHKËQEVERISJE
Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa janë marrë vesh në parim për koalicionin qeverisës

E Enjte, 11.20.2014, 07:38am (GMT+1)




Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar në parim që të formojnë institucionet e reja, gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.   

Marrëveshja është arritur në një takim me presidenten e Kosovës, ku mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

"Në takimin e zhvilluar në zyrën e presidentes, me nismën e dy udhëheqësve, zoti Thaçi dhe zoti Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftimin e presidentes Jahjaga.

Të dy udhëheqësit, thuhet në njoftim, theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Kosovës, përmbushin detyrimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit.

Tash për tash nuk është e qartë se si do të ndahet pushteti ndërmjet tyre, por Lidhja Demokratike e Kosovës thekson në një komunikatë se "sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t'i takojë posti i kryeministrit të vendit, derisa ministritë do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e tyre do të do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese".

Marrëveshja e së mërkurës, i dha fund bllokadës së gjatë politike që e vuri Kosovën në krizën më të thellë institucionale që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.


Dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të tetë qershorit, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën arritën një marrëveshje për krijimin e institucioneve me synimin për të lënë Partinë Demokratike në opozitë. Më pas këtij koalicioni ju bashkua lëvizja Vetëvendosje. Sipas asaj marrëveshje Lidhjes Demokratike duhej t'i takonte posti i kryetarit të Parlamentit, ndërsa Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ai i kryeministrit.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se posti i kryetarit të Parlamentit i takon Partisë Demokratike që doli e para në zgjedhje.

Ditë më parë, partitë e koalicionit pas zgjedhor thanë se do të heqin dorë nga pretendimi për këtë post dhe realisht, kjo shënoi edhe fundin e tij.

Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike merren vesh për koalicion qeverisës. Ato së bashku qeverisën vendin nga viti 2007 deri në vitin 2010 kur vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VJOSA OSMANI E QUAN FUND TË LDK-së KOALICIONIN ME PDK-në (11.19.2014)
DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ - QEVERISJA ME PDK-në: VETËVRASJE KOLEKTIVE PËR LDK-në (11.19.2014)
MUSTAFA DHE THAÇI ARRIJNË MARRËVESHJE NË PRANI TË JAHJAGËS DHE JACOBSONIT (11.19.2014)
VETËVENDOSJE - NE JEMI PËR VLAN-in, SEPSE E DIMË SE ÇFARË I NDODH VENDIT KUR UDHËHEQ PDK-ja (11.19.2014)
FËMIJËT NË SHQIPËRI NDESHEN ME ABUZIMIN, DHUNËN, TRAFIKIMIN, VARFËRINË DHE DISKRIMINIMIN NGA SHOQËRIA (11.19.2014)
MAQEDONI - DËNOHET ISH MINISRI I BRENDSHËM BOSHKOVSKI (11.19.2014)
DITA E ALFABETIT SHQIP - DITË PUSHIMI PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI (11.19.2014)
PRISHTINË - SOT VENDOSET KUSH DO TË JETË NË QEVERI DHE KUSH NË OPOZITË (11.19.2014)
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI (11.19.2014)
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]