E Premte, 04.26.2024, 02:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINË - POLEMIKA TË NESËRMEN E PROTESTËS SË MADHE

E Djelë, 01.25.2015, 04:18pm (GMT+1)


Udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas protestave të shtunës në Prishtinë.

Organizatorët, që në këtë rast ishin shoqata "Thirrjet e Nënave" dhe Lëvizja Vetëvendosje, por që kanë marrë edhe mbështetjen e pjesës tjetër të opozitës, i kanë dhënë kryeministrit Isa Mustafa një afat deri të hënën në orën 16:00, që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, si dhe i kanë kërkuar qeverisë të nxjerrë Ligjin për Trepçën, me të cilin ky kombinat do të shpallej ndërmarrje e veçantë publike.

Kryeministri Isa Mustafa ka qenë sot mjaftë aktiv me shkrime në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke replikuar me opozitën në secilën kërkesë që kishin parashtruar përmes protestave.

"Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu",
ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Një ditë më parë, Mustafa kishte thënë se Jabllanoviq nuk është problemi më i madh në Kosovë, duke rikujtuar se për fyerjet që ua kishte drejtuar nënave gjakovare, për çka edhe po i kërkohet shkarkimi i tij, Jabllanoviq tashmë ka kërkuar edhe falje publike.

Mustafa ka thënë se disa parti opozitare që tani po e kundërshtojnë Listën Serbe, në mandatin e kaluar bënin gara që numri i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës të mbetej shumë më i madh.

Këtu ai ka apostrofuar sidomos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re, ndonëse kjo e fundit nuk ka arritur që në këtë mandat të sigurojë ndonjë vend në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa kishte një përgjigje edhe për Trepçën. Ai ka shkruar se opozita e sotme ishte ajo që donte ta çonte këtë kombinat në likuidim përderisa qeveria po e shpëtonte Trepçën.

"Ata, të cilëve iu mbet merak për ta dërguar Trepçën në likuidim, për t'i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimi dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve", ka thënë Mustafa.

Ai i ka vlerësuar të pakuptimta thirrjet Trepça është e jona, përderisa Trepça është në territorin e Kosovës.

Në anën tjetër, subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje e cila edhe po qëndron në ballë të protestave, i ka përsëritur Mustafës dhe qeverisë së tij se nga e dita e marte do të ballafaqohen me protesta të reja.

"Ne i kemi dhënë ultimatum Isa Mustafës që deri të hënën në ora 16:00 ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike", thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

Sa i përket rrjedhës së protestës e cila në fund eskaloi në dhunë nga një grup protestuesish, Vetëvendosje thotë se ato zhvillime nuk ishin pjesë e skenarit.

"Një grup i vogël njerëzish në protestë, nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Poashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh",
thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Një reagim pas protestave kishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

"Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetur pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit", ka thënë Haradinaj.

Ai i ka kthyer një përgjigje edhe kryeministrit Mustafa në lidhje me ministrin Jabllanoviq, duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës të reflektojë sa më shpejt, pasi pakënaqësitë e qytetarëve po rriten.

Edhe kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se një grup i vogël që bëri veprime të dhunshme nuk e minimizon protestën.

"Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t'i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tentojë që nëpërmjet mediave qeveritare, të minimizojë apo t'i ikën shkaqeve të protestës duke tentuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi",
është shprehur Limaj.

Për protestën e të shtunës në Prishtinë pati reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Përmes një komunikate Jahjaga ka thënë se e konsideron protestën si një të drejtë demokratike të qytetarëve, për të shprehur kërkesat e tyre.

Por, ajo ka dënuar ashpër, siç ka thënë, "aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës".

Sidoqoftë, mbetet të shihet të hënën, kur edhe është ditë pune, se a do të ndikojë apo jo ky presion i opozitës mbi kryeministrin Mustafa që ai të ndërmarrë diçka në raport me ministrin Jabllanoviq.

Ndërkaq sa i përket Trepçës, mbase kjo çështje do të kërkojë një kohë shumë më të gjatë për zgjidhje.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDIA GJERMANE - JA SI E ZBULUAN HETUESIT TANË GRUPIN KOKAINA DHE LABORATORIN (01.25.2015)
Facebook, MUSTAFA - MOS U FRIKËSONI NGA FJALËT E SERBISË, POR NGA ATA QË MANIPULOJNË EMOCIONET E QYTETARËVE (01.25.2015)
VETËVENDOSJE - NJË GRUP I VOGËL PROTESTUESISH KA BËRË VEPRIME ME TË CILAT NE NUK PAJTOHEMI (01.25.2015)
PSE SERBIA NUK HEQ DORË NGA TERMI 'METOHIJA' I KISHËS ORTODOKSE (01.25.2015)
RAMA PËRURON SHTËPINË E GJETHEVE Premton: Do hapim dosjet sipas modelit gjerman, do zbuloj tunelet e nëndheshme në Tiranë (01.24.2015)
HARADINAJ FALËNDERON PROTESTUESIT - PAKËNAQËSIA PO RRITET, QEVERIA KA MBETUR PAKICË (01.24.2015)
PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS KUNDËR PROTESTUESVE (01.24.2015)
PROTESTUESIT NË PRISHTINË - 'ULTIMATUM' 48 ORË QEVERISËFotoreportazh nga Radio Evropa e Lirë (01.24.2015)
Zëri i Amerikës - PROTESTË NË PRISHTINË Mijëra janë mbledhur në qendër të Prishtinës duke kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça (01.24.2015)
LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]