E Mërkurë, 05.15.2024, 10:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN NDAJ GAZETARIT ASTRIT GASHI
Gazetari është ankuar për kërcënim nga një zyrtar shtetëror, i cili ndërkaq mohon të ketë bërë një gjë të tillë


E Enjte, 04.09.2015, 07:59pm (GMT+1)



Në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve reagoi ndaj siç tha, njoftimeve për kërcënimin e gazetarit dhe publicistit Astrit Gashi, nga Drejtori i Njësisë së zbulimit financiar, Dardan Nuhiu. Sipas zotit Gashi, arsyeja e kercenimit ishte publikimi në "Gazeta Blic" të një dokumenti për transaksionet financiare të kandidatit për postin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Asociacioni dënoi nëpërmjet një komunikate kërcënimin duke bërë thirrje për "përgjegjësi më të lartë nga secili zyrtar" i Kosovës.

"Kërcënime të tilla si ky që ka bërë Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu kanë qëllim direkt ngufatjen e lirisë së shprehjes dhe pengimin e kryerjes së punës nga mediet dhe gazetarët në Kosovë. Andaj, AGK-ja, kërkon nga organet kompetente që të nisin procedurat ligjore e disiplinore kundër Dardan Nuhiut, sepse, kërcënimi i një gazetari për më shumë i një publicisti siç është Astrit Gashi është i papranueshëm për shoqërinë tonë", thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ndërkohë në një reagim të zotit Dardan Nuhiu, mohohet të jetë kërcënuar gazetari Gashi. Në reagim thuhet mes tjerash se ai ka biseduar me gazetarin për t'i shpjeguar se botimi i një raporti të hartuar nga Njësia e Inteligjencës Financiare që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, e që është klasifikuar si "i besueshëm" është i ndaluar me ligj.

"Publikimi i këtij raporti në gazetën "Blic" është një shqetësim për institucionin të cilin unë e drejtoj dhe një dukuri e tillë e publikimit të raporteve konfidenciale paraqet rreziqe për sigurinë e të dhënave shtetërore të cilat janë të mbrojtura me ligj", thuhet në reagim.

"Po ashtu dëshiroj të theksoi se arsye e thirrjes së zotit Gashi në telefon ishte shqetësimi im për ruajtjen e informacioneve të mbrojtura me ligj dhe nuk kam pasur asnjë synim të ndikojë në zotin Gashi e aq më pak ta kërcënoj atë", thuhet në reagimin e zotit Nuhiu. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRKUJTOHET BETEJA E KOSHARES - ENDE ASGJË PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL TË KOSHARESQeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani (04.09.2015)
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN (04.09.2015)
KUSHTETUTA E KOSOVËS - ME FUQI TË KUFIZUAR TERRITORIALE (04.09.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET (04.09.2015)
BERZH - EKONOMIA GRI, PENGESA KRYESORE PËR BIZNESET NË KOSOVË (04.09.2015)
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të (04.09.2015)
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME (04.09.2015)
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)
EKSPERTËT - PARANOJA E SERBISË NDAJ 'BASHKIMIT KOMBËTAR KOSOVË-SHQIPËRI' (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]