E Hënë, 04.29.2024, 06:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ART konfirmon mënjanimin e transmetuesve të Serbisë
E Premte, 04.23.2010, 08:58pm (GMT+1)

 


Udhëheqësi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit në Kosovë, Ekrem Hoxha, ka konfirmuar se kanë mënjanuar disa transmetues të telefonisë mobile të Serbisë në disa pjesë të Kosovës.

Zoti Hoxha ka thënë se janë mënjanuar 14 stacione bazë të këtyre transmetuesve, jo vetëm në Prishtinë, por në nivel të Kosovës.

Sipas tij, aksioni për mënjanimin e këtyre transmetuesve do të vazhdojë.

Në rast të përpjekjeve për rivendosjen e tyre, zoti Hoxha tha se "nuk ka resurse për të qëndruar në vend të ngjarjes".

"Në qoftë se rivendosen, prapë janë ilegale dhe është vetëm çështje kohe për mënjanim", ka thënë Hoxha.

Në një komunikatë për shtyp, ART sqaron se "në bashkëpunim me agjensionet e zbatimit të ligjit, me qëllim të jetësimit të ligjeve në fuqi dhe krijimit të kushteve normale të operimit për operatorët e licensuar të telefonisë mobile, duke u bazuar në Ligjin e Telekomunikacionit, ka ndërmarr aksionin e ndalimit të veprimtarisë ilegale të operatorëve të pa-licensuar/pa-autorizuar, të cilët kanë të shtrirë rrjetin e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës".

Me këtë rast, ART rikujton "ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në ushtrimin dhe ofrimin e shërbimeve telekomunikuese të pa-licencuara dhe të pa-autorizuara se nuk do tolerohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe do përballen me fuqinë e ligjit dhe rendit juridik të shtetit të Republikës së Kosovës".

Sipas njoftimeve nga mediat serbe, deri më tash janë mënjanuar transmetuesit "Telekom", "Telenor" dhe "Vip".

Përfaqësuesit e "Telenor"-it kanë thënë se këtij transmetuesi i janë shkyçur dy stacione bazë, në rajonin e Graçanicës dhe në Uglarë.


Reagimi i Beogradit

Këtë vendim të autoriteteve të Prishtinës, Ministria për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar si incident të paramenduar.

"Mendojmë se ky është një incident i paramenduar, i cili nuk është vetëm sulm kundër pronave të kompanive serbe, por përpjekje për të ndërprerë çdo komunikim midis serbëve të Kosovës dhe lidhjet e tyre me pjesën tjetër të Serbisë dhe botës".

"Me ndërprerjen e çdo forme të komunikimit midis hapësirave serbe, institucionet e përkohshme të Kosovës po krijojnë një atmosferë pasigurie dhe frike, shkurajojnë të kthyerit dhe nxisin një valë të re zhvendosjesh"
, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri serbe. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Merkel i vë kushte Greqisë (04.23.2010)
OBAMA ËSHTË LIDERI MË I ADHURUAR NË BOTË (04.23.2010)
SHPËRTHIM DIELLOR (04.22.2010)
Ilir Meta: Lëvizja pa viza është çështje dinjiteti (04.22.2010)
SHQIPTARËT E AMERIKËS FUSHATË PËR KANDIDATIN REPUBLIKAN PËR SENATOR DIOGUARDI (04.21.2010)
QIEJT EVROPIANË JANË HAPUR, POR ORARET E LINJAVE AJRORE JANË NGATËRRUAR (04.21.2010)
BERISHA SHKON NË KOSOVË PËR AUTOSTRADËN MORINË-MERDARE (04.21.2010)
NUMRI 41 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (04.20.2010)
VULLKANI I ISLANDËS: REJA E HIRIT DO TË LËVIZË DREJT ARKTIKUT (04.20.2010)
ÇFARË KEMI MËSUAR NË OKLAHOMA CITYNga BILL CLINTON, New York Times (04.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]