E Mërkurë, 05.15.2024, 12:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...

Nga MIMOZA DAJÇI


E Shtunë, 08.28.2010, 09:54am (GMT+1)

Marrjen pjesë në Celebrimet e 100 Vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës e quaja gjithmonë brenda vetes një obligim shpirtëror. Më kujtohet si sot kur vite më parë pas përmbysjes së rregjimit komunist në Shqipëri pata rast të takohem me Nënë Terezën pranë Qendrës së Misionareve të Bamirësisë që u hap në Rrugën "Budi" në Tiranë.

Godina Vilë, ku pas vitit 92 u vendosën Misionaret e Bamirësisë, gjatë periudhës komuniste edhe pse ishte pronësi e të ndjerit dajës tim Taipit, u shfrytëzua për banim padrejtësisht nga udhëheqësit e nomenklaturës kuqe Muslim Peza e Llambi Gegprifti.

Nënë Tereza fliste shqip. Duke më përqafuar më dhuroi një medalion të thjeshtë me simbolin e jetës e paqes në botë, të cilën e ruaj si një relike mjaft te Çmuar. Fatkeqësisht aparat fotografik nuk kisha, që të mundësoja një foto me humanisten e madhe dhe Nobelisten e Paqes Nënë Tereza, por shpesh e më shpesh më afrohen pranë vetes zëri e duart e saj të buta mbështjellë me një dashuri tepër të veçantë.

Për të mos u larguar nga tema për të cilën po shkruaj vlen për t'u theksuar përpjekjet e vazhdueshme që kanë ndërmarë për vlerësimin e Nënë Terezës veprimtarët e patriotët e palodhur të komunitetit tonë Z. Esad Rizai, Prof. Haxhi Berisha, Fondacioni Shqiptaro Amerikan që ata drejtojnë, si dhe Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut Z. James Vacca, të cilët me interesimin e vendosmërinë e tyre arritën të vendosin që një nga rrugët e Bronx it një vit më parë të marrë emrin e Humanistes shqiptare "Mother Tereza". E ndërsa sot në 100 vjetorin e saj të lindjes ceremonia startoi pikërisht në këtë rrugë ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të larta të politikës e qeverisë amerikane, Majori i New York-ut Michael Bloomberg, Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut Z. James Vacca, Zëdhënësja e Shtyit për Këshillin Bashkiak të New York-ut Znj. Cristine Quinn, Shefi i Stafit të Z. Vacca, Bret Collazzi e të tjerë. Nga Trupa Dipllomatike e Republikës së Kosovës ishin të pranishëm Konsulli i Përgjithshëm i saj Z. Fatmir Zajmi si dhe Këshilltari i kësaj Konsullate Z. Imer Berisha. Përveç medias e gazetarisë shqiptare një numër i konsiderueshëm i medias vizive amerikane kishin "pushtuar" sheshin në këtë eveniment të veçantë që po kremtonin shqiptarët në një nga zonat më të populluara të Bronxit.

Gonxhe Bojaxhi kjo "Murgeshë e vogël", me origjinë shqiptare, por me një veprimtari të madhe bamirësie e humanizmi, e cila gjatë gjithë jetës së saj i u përkushtua njerëzve të varfër në vendet e pazhvilluara, dhe e mohuar për të vizituar Shqipërinë për afro gjysëm shekulli nga diktatura komuniste, sot nderohet me respekt jo vetëm nga dy qeveritë shqiptare, Shqipërisë e Kosovës e populli i sa,j por edhe nga e gjithë bota mbarë për madhështinë e zemrës së saj. Në Bronx gjithashtu, pronarët e një ndërtese të distriktit që mbulon Z. James Vacca ndezën dritat bardhë e blu më 26 gusht në shenjë nderimi për Nënë Terezën, si dhe për respektin e banorëve të shumtë me origjinë shqiptare që jetojnë në këtë pallat.

Gra e vajza të reja nga komuniteti ynë veshur me simbolet bardhë e blu të Nënë Terezës, mbushën sheshin në këtë kremitin madhështor. Shumë kureshtarë iu bashkuan këtij celebrimi e gëzuan së bashku përvjetorin e 100 të Mother Terezës. Duke përfunduar nuk mund të le pa përmendur disa emra të pjesëmarrësve në këtë tubim, të cilët kurdoherë lenë diçka nga proekupimet e tyre familjare për t'iu bashkuar çështjes shqiptare , si veprimtaret Dardanesha Gashi Andoni, Merita Shkupi, Frida Dajçi Xenopulo me të bijën Dimitra Xenopulo, e cila kishte pregatitur edhe një poezi enkas për Nënë Terezën, Prof. Agron Fico, skenografi Astrit Tota me mbesën e tij Jona Gagani, e cila kishte ardhur mysafire tek gjyshëri t e saj nga Tirana, e si fëmijë e talentuar ishte ftuar për të ekspozuar një portret të NënëTerezës me ngjyra lapsi më datën 28 gusht në Bibliotekën e Stamforidit, Prof. Nexhmedin Lohja, skulptori Kristaq Kapedani, Mihal Bozhiqi, Çezar Kavo, veprimtarët e bisnesmenët e njohur Mark Gjonaj, Luc Malotaj, Marjan Kolëndrekaj, arsimtari Tef Prela, gazetari Dritan Haxhia, aktori Shaban Lajçi, etj, etj.

Këshilli Bashkiak i New York-ut shpërndau për pjesëmarrësit foto me portretin e Mother Terezës si dhe ndihma në ushqime për familjet me të ardhura të pakta financiare.

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)
WESTERWELLE VIZITON KOSOVËN (08.27.2010)
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN THIRRJE SERBISË TË HEQË DORË NGA KOSOVA (08.26.2010)
NJU JORKU NË 100 VJETORIN E NËNË TEREZËS (08.26.2010)
NËNË TEREZA, DRITË E MADHE (08.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]