E Hënë, 05.06.2024, 04:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS
E Djelë, 08.29.2010, 05:42pm (GMT+1)

Fotografitë e personave të pagjetur në rrethojën e Kuvendit të Kosovës

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, familjarët kosovarë kërkojnë të bëhet presion mbi Serbinë për të zbuluar fatin e mbi 2 mijë personave që ende figurojnë si të pagjetur. Sensibilizimi i opinionit vetëm nga familjarët duket se nuk po ndihmon shumë në zgjidhjen e këtij problemi 11-vjeçar.

Për Nesrete Kumnovën nga Gjakova, plagët e luftës mbesin ende të hapura, ndërsa kërkon me ngulm që të zbulojë se ku gjenden eshtrat e birit të vetëm të vrarë në luftë.

Kumnova ka pak besim në institucionet vendëse, për të cilat thotë se janë të pafuqishme për të bërë presion mbi Beogradin, i cili, sipas saj, ende mban peng fatin e rreth 2 mijë të pagjeturve.

Ndërsa, për institucionet ndërkombëtare, Kumnova dyshon se janë të interesuara vërtet që ta zgjidhin këtë problem.

Nesrete Kumnova

"Ne, familjet nuk jemi të kënaqura me punën, me efektin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, pasi që kaluan 11 vjet dhe Kosovës i mungojnë edhe 1860 qytetarë të saj".

"Si familjarë, u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare, që ta kushtëzojë Serbinë të tregojë se ku gjenden të dashurit tanë, pasi që të gjithë kanë adresë",
thotë Kumnova.


Nesrete Kumnova së bashku me të motrën, Ferdeze Efendija, udhëheqë shoqatën "Thirrjet e nënave". Edhe zonja Efendija ka humbur të birin në luftë, por ndryshe nga Kumnova, ajo ka gjetur eshtrat e tij në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.

Ferdeze Efendija thotë se nëse mbi Serbinë nuk mund të ushtrohet trysni nga Prishtina zyrtare, atëherë të paktën institucionet kosovare duhet të identifikojnë rreth 400 mbetje mortore që gjenden në morgun e Prishtinës.

Sido që të jetë fati i tyre, të dimë sadopak edhe për një kockë, se ku të vendoset nga një lule...
"Këta janë në Kosovë dhe me një përqindje të madhe sigurie mund të them se institucionet vendore mund të bëjnë presion që këta trupa të identifikohen sa më shpejt".

"Nuk po mundemi ata që janë në Serbi. Po, nëse ata nuk po mundemi, atëherë të paktën këta po. Sido që të jetë fati i tyre, të dimë sadopak edhe për një kockë, se ku të vendoset nga një lule",
shprehet Efendija.

Aktualisht po bëhen hetime për
varrezën masive në Rashkë të Serbisë, ku dyshohet të jenë varrosur 250 300 shqiptarë të Kosovës. Prishtina dyshon edhe për disa varreza tjera në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, thotë se Beogradi duhet të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Nesrete Kumnova kërkon nga bashkësia ndërkombëtare, që të ushtrojë trysni mbi Beogradin.

"Është e vërtetë që institucionet tona nuk mund të bëjnë trysni drejtpërdrejt te Serbia. Por, është bashkësia ndërkombëtare ajo që mund të ushtrojë presion te pushteti serb, që të japë informacione, t'i hapë dosjet dhe, së paku, t'i tregojë vend-varrezat e më të dashurve tanë dhe t'i kthejë aty edhe ku e kanë vendin", thekson Kumnova.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kritikoi ditë më parë të gjitha qeveritë e vendeve të ish- Jugosllavisë se nuk po bëjnë sa duhet për të zbardhur fatin e më se 15 mijë personave të vrarë në luftërat e viteve të '90-ta.

Ndërkohë, edhe pse zyrtarisht trajtohet si çështje humanitare, Prishtina kritikon Beogradin zyrtar se edhe në bisedimet e grupeve punuese për të pagjeturit, e ka politizuar këtë çështje.

Ndërkohë, familjarët e personave të pagjetur, siç është Nesrete Kumnova, kanë përtërirë për të tretën herë fotografitë e të zhdukurve, të varura në rrethojat e ndërtesës së Kuvendit, me shpresën se ky veprim, siç thonë, do të trokasë në ndërgjegjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë për ta marrë më seriozisht fatin e të pagjeturve.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]