E Martë, 05.07.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS
E Djelë, 08.29.2010, 05:18pm (GMT+1)

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: "Deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkeluar ligjin ndërkombëtar."

Muajin e ardhshëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj mbi të ardhmen e Kosovës. Pas një lufte dy-vjeçare me Serbinë, në vitin 1999 Kosova u fut nën proktetoratin e Kombeve të Bashkuara, dhe pastaj në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së mori vendimin se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Në vazhdim, reagimet mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës u prit me gëzim të madh në rrugët e kryeqytetit të saj, Prishtinës. Por jo në Serbi ku shumë njerëz e konsiderojnë Kosovën pjesë të atdheut të tyre. Udhëheqësit serbë thonë se pavarësia e Kosovës ka sfiduar sovranitetin e Serbisë dhe ka minuar ligjin ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: "Deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkeluar ligjin ndërkombëtar."

Vendimi i Gjykatës Botërore nuk ka fuqi detyruese, por udhëheqësit e Kosovës vendimin e gjykatës e cilësojnë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB. Gjashtëdhjetë e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Thomas Valasek punon në organizatën Qendra për Reforma Evropiane në Londër.

"Vendimi i gjykatës ndërkombëtare mbi ligjshmërin e pavarësisë është çështje politike. Në fund të fundit kjo varet nga numri i vendeve që e kanë njohur pavarësinë. Pra, a është i mjaftueshëm numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës."

Por Kosova ende ndeshet me pengesa të mëdha në përpjekjet e saj për t'u bërë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rusia dhe Kina, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e kundërshojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Rusia gjithashtu është aleati kryesor i Serbisë, dhe ka problemet e saj me lëvizjet për pavarësi në provincat e Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë. Rusia e cila për një kohë të shkurt u fut në luftë me Gjeorgjinë për çështjen e Osetisë Jugore, është një nga vendet e pakta që kanë njohur pavarësinë e Osetisë Jugore.

"Tani Moska mund të bëjë përpjekje për të futur Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në të njejtën kategori. Pra, Rusia mund të thotë, "˜tani gjithë ajo që duhet bërë për këto provinca është rritja e numrit të njohjeve ndërkombëtare,' me të cilën ajo nuk ka patur sukses deri tani."

Debatet mbi Kosovën, dhe Osetinë Jugore e Abkhazinë nuk janë argumente të izoluara. Një numër grupesh etnike në gjithë botën për një kohë të gjatë kanë kërkuar pavarësi përfshirë grupet të cilat nuk kanë territor të definuar. Rreth 30 deri 40 milionë kurdë jetojnë në Turqi, Irak, Iran dhe Siri.

Por vendimi i gjykatës së OKB-së mbi Kosovën nuk zgjidh kërkesën e kurdëve për vetëvendosje, thotë Catriona Vine e cila punon me organizatën Projekti Kurdë i të Drejtave të Njeriut.

"Ky vendim ka ndikim të kufizuar ligjor për kurdët sepse aty shqyrtohen një numër rrethanash specifike ku Kombet e Bashkuara janë të pranishme nëpërmjet një administrate të përkohshme."

Vende të rëndësishme si Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë refuzuar njohjen e Kosovës nga frika se suksesi i Kosovës mund të inkurajoj lëvizjet seperatiste në territoret e tyre.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)
WESTERWELLE VIZITON KOSOVËN (08.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]