E Hënë, 05.13.2024, 07:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË
E Shtunë, 08.28.2010, 12:04pm (GMT+1)

Fotografi ilustruese

Kosova është nën minimumin ekzistencial të tokës bujqësore për banor, çfarë paraqet rrezik për sigurimin e ushqimit në të ardhmen.

Në dekadën e fundit, vetëm brenda një viti shkatërrohen rreth 500 hektarë tokë bujqësore, të cilat janë shndërruar në tokë ndërtimore, thonë zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të bujqësisë.

Procesi i shkatërrimit dhe dëmtimit të tokës bujqësor, sipas tyre, paraqet problem shqetësues për sigurimin e ushqimit në të ardhmen.

Ilaz Gashi, shef i divizionit për tokë bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thotë se sipërfaqja e tokës së punuar është mjaft e ulët - llogaritet të jetë rreth 0.15 hektar për kokë banori, ndërkaq sipas standardeve ndërkombëtare, minimumi ekzistencial për prodhimin e ushqimit të mjaftueshëm, është 0.17 hektarë për kokë banori.
"Jemi nën minimumin ekzistencial, çka paraqet vështirësi për të ardhmen, e sidomos për gjeneratat që do të vijnë pas nesh",
thotë Gashi.

Një sipërfaqe e madhe e tokës bujqësore, shton Gashi, është shndërruar në tokë urbane në mënyrë të paplanifikuar, për zgjerimin e zonave urbane, ndërsa në pjesën tjetër janë ndërtuar objekte për veprimtari ekonomike dhe banimi.

E gjithë kjo, sipas Gashit, ka ndodhur për shkak të lëvizjeve të popullatës nga zonat rurale në ato urbane.

"Toka, e cila vlerësohet se është dëmtuar, apo i është ndërruar destinimi prej tokës bujqësore për qëllime tjera, kryesisht është për veprimtari ekonomike, veprimtari tregtare, shërbyese, për pompa të benzinës, për ndërtime individuale e kolektive".

"Dhe, ajo çka është më e keqja, këto janë buzë rrugës magjistrale dhe rajonale, të cilat kanë një kualitet të lartë të tokës, që paraqet një disavantazh për zhvillimin e sektorit të bujqësisë"
, shprehet Gashi.

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katror.

Ndërsa, sipas disa statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, 200 mijë familje ose rreth një milion banorë tani janë duke jetuar në shtëpi të reja në tokat bujqësore të ndërtuara pas vitit 1999.

Shkatërrimi i tokës bujqësore, apo ndryshimi i destinimit të saj, ka ndikuar që Kosova të varet nga importi i produkteve të grurit, dhe në këtë mënyrë, lëvizjet e çmimeve të produkteve të konsumit në botë, po ndikojnë edhe në vendin tonë, thonë ekspertë të bujqësisë

Skënder Kaçiu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thekson nevojën urgjente që toka bujqësore të mbrohet nga degradimi.
"Si rezultat i mungesës së mbrojtjes institucionale të tokës bujqësore, ajo i është nënshtruar një sundimi shumë të madh për nevoja të tjera. Dhe, kjo ka bërë që sipërfaqet me tokë bujqësore të zvogëlohen në vazhdimësi. Është nevojë urgjente që toka bujqësore të mbrohet"
, vlerëson Kaçiu.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë mekanizma ligjorë që parandalojnë shkatërrimin e tokës.

Idriz Gashi, thotë se ekziston Ligji për tokë bujqësore, por përgjegjës për zbatimin e këtij ligji janë kuvendet komunale, ndërsa Ministria e Bujqësisë e bën monitorimin e zbatimit të tij.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)
WESTERWELLE VIZITON KOSOVËN (08.27.2010)
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN THIRRJE SERBISË TË HEQË DORË NGA KOSOVA (08.26.2010)
NJU JORKU NË 100 VJETORIN E NËNË TEREZËS (08.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]