E Premte, 09.20.2019, 03:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Premte, 12.17.2010, 05:17pm (GMT+1)

Për nga pjesëmarrja në votime, elektorati në vendet me demokraci të zhvilluar kategorizohet në elektorat politikisht pasiv e në elektorat politikisht aktiv. Elektorati politikisht pasiv nuk shkon te kutitë e votimit, ndërsa elektorati aktiv bën të kundërtën. I dyti vendos për veten dhe për të parin. Nga ana tjetër, i pari ia beson të dytit fatin e tij.

Kjo dukuri prishet sa herë që shoqëria përkatëse i shikon të domosdoshme kthesat politike. Vartësisht nga shkalla e rritjes së pjesëmarrjes në votime, ato shoqëri do të shënojnë kthesa të caktuara politike, të mëdha apo të vogla, ato shoqëri do të bëjnë ndryshime politike, të mëdha apo të vogla, do të bëjnë, nëse është nevoja, përmbysje politike.

Vendimet e mëdha politike, verdiktet epokale kërkojnë pjesëmarrje masive shembullore në votime. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të shembullit të freskët të përqindjes tejet të lartë e të pazakonshme të qytetarëve amerikanë me të drejtë vote në nëntorin e vitit 2008. Amerika për herë të parë do të zgjidhte president një qytetar të saj, një politikan të saj me ngjyrë. Për ta shënuar këtë hop epokal emancipues në mendësinë qytetare, në mendësinë politike, në marrëdhëniet e Amerikës me veten dhe me botën, elektorati amerikan do të duhej të rritte patjetër pjesëmarrjen. Barak Obama arrinte një fitore të thellë, një fitore bindëse, një fitore absolutisht pa asnjë pikëpyetje. Kjo fitore është kapital qeverisës për presidentin e parë amerikan me ngjyrë, është kapital moral për Amerikën në skenën botërore, është kapital bazë për hapa të tjerë lartësues të demokracisë amerikane dhe botërore.

Iu jap të drejtë disa lexuesve kur reagojnë me zemërim ndaj atyre shkrimeve ku ne kërkojmë me ngulm pjesëmarrje sa më të lartë në votimet e sotme, pra të 12 dhjetorit 2010. Ata pyesin: për kë të votojmë? Kjo pyetje ka domethënien se ata i njohin një për një të gjitha formacionet politike garuese të këtyre zgjedhjeve, i njohin me dhëmbë e me dhëmballë të gjithë kandidatët e renditur në listat e përpiluara të këtyre zgjedhjeve. Ata pyesin: pse të votojmë? Kjo pyetje e ka domethënien se varfëria do të thellohet më shumë, papunësia do të shtohet më shumë, paqartësia për të ardhmen do të shtohet më shumë, votuam apo nuk votuam ne.

Dëshpërimi është faktori numër një i dukurisë së abstenimit jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha shtetet kufitare me Kosovën, në të gjitha shtetet e rajonit të Evropës Juglindore. Pas pjesëmarrjeve masive në zgjedhjet e para të pas luftës së ftohtë, elektorati politikisht aktiv erdhi vetëm duke u tkurrur, elektorati politikisht pasiv erdhi vetëm duke u bumyer. Më tronditësja në këtë analizë është se elektoratit pasiv nuk i përkasin aq shumë pensionistët, pra moshat pasive, sa i përkasin votuesit e shtuar gjatë këtyre njëzet viteve të pas luftës së ftohtë. Në çdo vit, listave zgjedhore iu shtohen votues të rinj mbi 18 vjeçarë. Dhe pikërisht këta më së shumti e shtojnë në mënyrë konstante përqindjen elektorati politikisht pasiv, elektoratit abstenues, ë neveritur prej kutive të votimit.

Një të vërtetë, sa i përket kësaj kategorie, e përbën fakti se të rinjtë e rritur gjatë viteve të pas luftës së ftohtë nuk e kanë provuar votimin e detyrueshëm, nuk ia dinë shijen dhe vlerën votës, nuk ia dinë rëndësinë pushtetit të votës. Një të vërtetë më të madhe, sa i përket së njëjtës kategori, duhet të mos përtojmë së shqiptuari: Është më e zhgënjyera, më e papunësuara, më e përballura me sfida të panumërta. Kjo kategori përbën pjesën lehtë të lëndueshme, vulnerabël, edhe në shoqëritë perëndimore. Por këto të fundit kanë statistika absolutisht të sakta për të rinjtë dhe të rejat, dhe po ashtu ka strategji e investime gjithnjë e më funksionuese.

Kosova ka veçantinë fatlume se është krejtësisht një popull rinor, me mesataren më të re të moshës në Evropë dhe nga më të rejat në botë. Shqiptarët në përgjithësi dallohen për këtë përparësi. Prishtina, Tirana, Shkupi, Podgorica e tjerë do të duhej ta kishin temë kryesore në bashkëbisedimet me Brukselin. Sidomos Prishtina pothuajse e sapodalë nga lufta, me një rini të traumatizuar prej luftës dhe me një popull rinor të dëshiruar tej mase për ta shijuar lirinë kombëtare, për ta shijuar demokracinë, këto fitore të përcaktuara nga ndihmesa perëndimore, e ka të domosdoshme si përparësi temën e rinisë së saj në të gjitha bashkëbisedimet me Perëndimin.

Një mënyrë për ta vënë në qendër të shqetësimeve rininë, për ta përfaqësuar në pajtim me mesataren e moshës së saj në të gjitha nivelet qeverisëse, është përfshirja e të rinjve dhe e të rejave në politikë, nxitja dhe përkrahja e tyre për të hyrë në politikë. Mirëpo, në të kundërt, ne shikojmë klane të moshuarish, klane mëkataresh dhe mëkatesh të vjetra dhe të reja se si i fyejnë, i poshtërojnë, i përbuzin, i përçmojnë, iu bëjnë ndërskamca, mashtrime, intriga, konspiracione edhe të rinjve të shquar, me prejardhje të kulluar atdhetare e politike.

Shembuj si ky tregojnë sa e vendosur është politika e vjetër, politika e nëntokësuar aq shumë gjatë këtyre pak viteve të lirisë së Kosovës, në ruajtjen e pozitave uzurpuese, zaptuese të kështjellave të saj të korrupsionit. Kjo politikë është e interesuar për një abstenim sa më konstant, është e interesuar t'i ketë të njëjtët votues edhe para tri apo katër vjetësh, edhe pas tri apo katër vjetësh. Çdo votë e shtuar në kutitë e votimeve është një ankth i shtuar për pushtetmbajtësit e këtij tranzicioni. Çdo votë e shtuar është një dobësim i mëtejshëm i politikës së vjetër. Prandaj kurrsesi të mos mendohet se politika mund të ndryshojë pozitivisht nëpërmjet abstenimeve. Nga abstenimet politika ndryshon vetëm negativisht. Bëhet më arrogante, më megallomane, më e pafytyrë, më e pacipë.

Shndërrimi i politikës në gogol është në të mirë të politikës së korruptuar. Prandaj vetëm duke marrë pjesë në mënyrë sa më aktive në politike, një popull rinor si Kosova, një popull rinor si shqiptarët, do të arrinin të përmbysnin politikën e vjetër dhe të sillnin politikën e re. Prandaj janë të mirseardhura lëvizjet dhe listat rinore të ardhura në politikën e Kosovës në këto zgjedhje kaq të improvizuara, me qëllimin e vetëm të politikës së vjetër që ta zënë sa më të papërgatitur elektoratin e Kosovës, sidomos pjesën e tij më të ndjeshme dhe më të dëshpëruar, përkatësisht politikën e re të dalë prej rinisë së Kosovës. Ky është një hap për t'u përshëndetur, sepse, mbi të gjitha, shënon një prirje të pazëvendësueshme të së ardhmes së Kosovës. Dhe votuesi e ka në dorë ta sjellë sa më të shpejt këtë të ardhme në Kosovë.

(Botuar në Bota Sot më 12 dhjetor 2010)

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal (12.16.2010)
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2010)
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)
MOS ABSTENONI !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2010)
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.10.2010)
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]