VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA LETRARE DHE PREZENCA E SAJ NË VERI TË DANUBITNga BAKI YMERI (Bukuresht)

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KOSOVA LETRARE DHE PREZENCA E SAJ NË VERI TË DANUBIT

Nga BAKI YMERI (Bukuresht)


E Shtunë, 07.09.2011, 12:00pm (GMT+1)

Gjërat e mëdha duhen kundruar me shpirt të madh dhe për to duhet folur pa dorëza. Me dorëza defetiste flasin dhe shpifin disa hakerë interneti dhe disa mashtrues e matrapazë që rendin pas lekut të Qeverisë apo bankave në bazë të zanatit të vjetër ballkanik: djali hallës, cuca e dajës apo nusja e lalës që punon në bankë etj., duke u munduar madje t'i mashtrojnë edhe pasanikët e diasporës, apo duke u bërë me enveristin kriminel dhe me udbashin teveqel. Me një fjalë, globalizmi, nepotizmi, varfëria, defetizmi, fanatizmi, papunësia dhe idiotizmi, janë duke e bërë të veten gjithandej në Kosovë, por kjo nuk don të thotë se Rumania i ka punët më mirë. E mira dhe e keqja shkojnë paralelisht njëra me tjetrën, jo vetëm në këto dy vende. I vetmi ministër i kulturës që e përkrahu para një viti botimin e "Kosovës" në Bukuresht, ishte nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por kjo nuk don të thotë se Kosova nuk ka ministra të rinj që mund ta anashkalojnë kërkesën e ardhshme që revista "Kosova" të ketë kontinuitet.

Po qe se Rumania ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk don të thotë se faji është vetëm i palës rumune që ka probleme me minoritetin hungarez, apo i kalit trojan të komunitetit shqiptar, i panjohur nga ky komunitet (Oana Manolescu), por edhe i palës shqiptare që ende nuk ka filluar të lobojë në këtë vend. Neve na duket Rumania si një fantazmë antishqiptare pse s'na njeh si shtet, kurse palës rumune i duket Kosova si një monstrum ballkanik që në vend të kulturës kombëtare e stimulon fanatizmin islamik, duke u shndërruar në një vatër të mjerimit social dhe majmërisë qeveritare. Ideja mund të duket qesharake dhe e ekzagjeruar, qeveritarët që heshtin mund të na hidhërohen, por kjo nuk don të thotë se hesht Bubullima e Bukureshtit që militon vullnetarisht për afirmimin e Kosovës letrare në këtë vend, që nga viti 1974. Kultura është një perlë, një pasuri e madhe të cilën nuk mund të ta vjedhë as farefisi, as biznismenët që s'kanë kohë për sitmulime revistash kombëtare, dhe as përfaqësuesit e Qeverisë që shpërblehen me mijëra euro në muaj. Ç'bën Bukureshti në këtë kontekst?

Delegacioni i parë shqiptar që erdhi nga Stambolli në Bukuresht për të trasuar shtigjet e pavarësisë së Shqipërisë, ishte i përbërë nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi (1912). Shqiptari i parë që erdhi nga Stambolli në Bukuresht me arin e Shqipërisë për ta transferuar në bankat e Anglisë (?) ishte Ahmet Zogu. Delegacioni i parë kosovar që erdhi nga Stambolli në Bukuresht për të marrë pjesë në një konferencë organizuar nga Ministria e Jashtme e këtij vendi, ishte i përbërë nga Pëllumba Kallaba dhe Luljeta Vuniqi (2011). Duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze, ata patën rastin të binden se Rumania mënjanë ka kuaj që s'duan të dëgjojnë për Kosovën dhe në anën tjetër analistë politikë dhe intelektualë të rangut të lartë që shprehin keqardhje pse ky vend ende s'e ka njohur pavarësinë e shtetit më të ri në botë, duke potencuar me fjalë të tjera se qëndrimet absurde të presidentit dhe pedelistëve të tij, të indoktrinuar nga propagandat serbe të metropolës, anojnë nga frika e jo nga guximi politik dhe mençuria diplomatike. Ç'bën Zyra rumune në Prishtinë? Pse nuk bashkëvepron me palën shqiptare për të këmbyer ansamble folklorike, përurime librash, trupa teatrore, ekspozita pikturash apo fotografishë mbi krimet sovjetike në Besarabi dhe gjenocidin serb në Kosovë?

Në anën tjetër, pas disa tryezave të miqësisë së Kosovës me Bukureshtin, pas përurimit të suksesshëm të Sali Bashotës, Jeton Kelmendit, Basri Çapriqit dhe Fehmi Kelmendit në Bukuresht, dhe pas festivalit të vjetshëm në Brailë kushtuar Shqipërisë historike me poetë nga Kosova dhe Shqipëria, që nga janari i këtij viiti, në Bukuresht nisi të dalë seria e re e revistës Shqiptari në kolor, kushtuar Dr. Xhelku Maksutit në 80 vjetorin e lindjes, Shqiponjës së Mançesterit (Osman Cakës), poetëve Florica Bud, Iaona Greceanu dhe Nexhat Rexha, Sadik Krasniqit dhe Ioana Tirica, Fehmi Kelmendi dhe Monica Mureshan, Liman Zogaj dhe Florica Ceapoiu, Albina Idrizi dhe George Peagu, Bajame Çeliku dhe Ylli Dilo, Mediar Leka dhe Maria Cotoros, Mariana Braescu dhe Artur Silvestri, duke pasuar të dalin këto ditë disa numra dedikuar poetëve Varujan Vosganian dhe Patricia Lidia, Miradije Ramiqi dhe Jeton Kelmendi, Adelina Dokja, Neki Lulajt, Pal Sokolit, Xhevat Muqakut, Lek Pervizit, Eduard Dilos etj.

Në ndërkohë, në kohën kur Oana Manolescu gëlltit nga buxheti qeveritar nga pesëmijë euro në muaj për të botuar fletushkën e murit "Prietenul albanezului" pa asnjë shqiptar në kolegjimin e redaksisë, doli një numër i revistës "Carmina Balcanica" kushtuar vlerave shqiptare, ndërsa "Revista noua", pas prezantimit të shkrimeve të Sanije Gashit mbi dhunën serbe në Kosovë, boton në numrin e saj të fundit (2/2011) një studim të Dr. Xhelku Maksutit (410 vjet të vdekjes së Mihai Viteazul, themelues i Komunitetit Shqiptar në trojet rumune), një reçension i Monika Mureshanit me titullin "Një zemër në fluturim me emrin Adelina Dokja", një kronikë e Viktor Steromit kushtuar lirikës së Skënder Zogajt në gjuhën rumune. Revista "Cronica" e Jashit, në emër të kritikut Marius Qelaru, e prezanton Vezir Ukajn dhe vlerat e tij poetike, kurse revista "Impact" reçensionin "Syri për një lot të madh sa Kosova" kushtuar lirikës së Sadik Krasniqit, vargje të Remzi Limanit, shkrime tjera kushtuar shqiptarëve të Kosovës dhe një kronikë dedikuar vëllimit të Fehmi Kelmendit "Golgota kosovare". Kaq sa për sot!

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRYMËMARRJA PASZGJEDHORENga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.09.2011)
A ËSHTË NË VETE KY DEPUTETMINISTRI POLLO?Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.07.2011)
FAIK KONICA - JETA NË UASHINGTONPërfaqësuesi Moral i Shqipërisë në UashingtonNga FRANK SHKRELI (07.07.2011)
FUNDI I DEMAGOGJISË POLITIKE TË PRISHTINËS NË NEGOCIATAT PRISHTINË-BEOGRADNga REXHEP KASTRATI (07.06.2011)
Ç'NA ËSHTË NGJITUR KJO RUSIA SI BALTA PAS KËPUCE!Nga ESHREF YMERI (07.05.2011)
REFORMIMI I ADMINISTRATËS DUHET TË NDODHËNga Dr. ALBAN DACI (07.04.2011)
QASJE AMERIKANE NË 235 VJETORIN E DITËLINDJES SË SHBANga BEQIR SINA, New York (07.03.2011)
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të BashkuaraEVROPA FESTON 100 VJETORIN E LINDJES SË ISH PRESIDENTIT AMERIKAN RONALD REAGANNga FRANK SHKRELI (07.03.2011)
2 KORRIK 1990, SHQIPTARËT NGREJNË KRYE KUNDËR IZOLIMIT21 vjet nga ngjarjet dramatike të ambasadave, fundi i nënshtrimit ndaj regjimit stalinistNga MUJË BUÇPAPAJ (07.02.2011)
HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORENga JAMES A. BAKER, Foreign Policy (07.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]