VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARRITJA E NJË JETENga AMIRA HASS, "Haaretz"

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ARRITJA E NJË JETE

Nga AMIRA HASS, "Haaretz"


E Enjte, 10.29.2009, 07:33am (GMT+1)

Më lejoni të nis fjalimin me një korrigjim. "ËœOh, sa e pasjellshme', do të mendoni ju me të drejtë. Por, sidoqoftë, ne izraelitëve na janë falur shumë gjëra më të këqija se mungesa e etikës në sjellje. Ajo çfarë u përcaktua sot nga Fondacioni Ndërkombëtar i Gruas në Media si "arritja e jetës sime", duhet të korrigjohet, sepse në fakt është një dështim. Një dështim i jetës. Mendoni pak, edhe vetë pjesa "e jetës" është një gjë që mbetet e dyshimtë". Pas së gjithash, unë jam angazhuar në gazetari gjatë një të tretës së jetës time. Gjithashtu "e gjithë jeta" jep idenë se do të dal në pension së shpejti dhe kjo përshtypje duhet korrigjuar, pasi nuk kam ndër mend të lë këtë punë së shpejti. Çfarë bëj unë? Unë konsiderohem si një gazetare e çështjeve palestineze. Por, në fakt raportet e mia kanë lidhje me shoqërinë izraelite dhe politikat, dominimin dhe intoksikimin.


Burimet e mia nuk janë dokumentet sekrete apo informatat e nxjerra nga takimet me njerëz me pushtet apo në pushtet: burimet e mia janë rrugët e hapura ku njerëzit e paragjykuar kërkojnë të drejtat e tyre.


Ka ende shumë për të mësuar për Izraelin, për të mësuar për shoqërinë dhe për vendimmarrësit që shpikën kufizime të tilla si: studentët e Gazës nuk duhet të studiojnë në një universitet palestinez në Bregun Perëndimor, vetëm 70 kilometra larg shtëpisë së tyre. Një tjetër ndalesë: fëmijët mbi moshën 18 vjeç nuk lejohet të vizitojnë prindërit palestinezë në Gaza, nëse ata janë mirë e të pasur. Nëse ata janë duke vdekur, zyrtarët izraelitë do të lejojnë një vizitë. Nëse fëmijët janë nën 18 vjeç, vizita do ishte lejuar në të dy rastet. Është një çështje intriguese filozofike, jo vetëm gazetareske. Mendoni pak. Çfarë është shqetësuese te prindërit e pasur, për sistemin izraelit? Pse është kaq shqetësuese që një fëmijë të zgjedhë arsimim më të mirë? Ka pasur një listë të gjatë ndalesash nga ana e Izraelit.


Kur shkruaj për territorin e ndarë palestinez të Bregut Perëndimor, unë nuk shkruaj vetëm për njerëz që humbasin pronat e familjes. Jo vetëm për mundësinë që ata njerëz të mbeten në enklava të izoluara.


Në fakt është një histori e aftësive të arkitektëve izraelitë. Është një mënyrë për të mësuar strategjinë izraelitë.


Me pak fjalë, ka kaq shumë gjëra që më nxisin të shkruaj edhe një jetë tjetër, ose të paktën për pjesën e mbetur të jetës sime.


Por, siç thashë, korrigjimi i vërtetë bëhet tjetërkund. Nuk duhet të flasim këtu për arritje, por për dështime. Ishte dështimi ynë që nuk bindëm izraelitët dhe publikun ndërkombëtar të përdorin dhe të pranojnë termat korrektë dhe fjalët që reflektojnë realitetin. Terminologjia e procesit të paqes, po që zë vend, po e zbeh perceptimin e procesit të vërtetë: një përzierje speciale izraelite e pushtimit ushtarak, kolonializmit, aparteidit, qeverisje e kufizuar palestineze në enklava dhe demokraci për çifutët. Nuk është detyra ime si gazetare të bëj izraelitët dhe hebrenjtë të bien dakord se këto procese janë imorale dhe të rrezikshme e aspak të zgjuara për ne të gjithë. Por, është detyra ime të ushtroj të drejtën e lirisë së shtypit, në mënyrë që të sjell informacionin dhe njerëzit të kuptojnë. Por, siç kam zbuluar së fundmi, e drejta për të ditur nuk nënkupton detyrën për të ditur. Mijëra shkrime të miat janë harruar. Ato nuk mund të konkurrojnë me gjuhën zyrtare të masmedias që përdoret për të ç'portretizuar realitetin, gjuha zyrtare që i inkurajon njerëzit të mos dinë më shumë. Vërtet, një humbje e madhe për një gazetar. (http://www.balcanweb.com)

*Amira Hass u nderua me çmimin "Arritja e një Jete" për vitin 2009, nga Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Media.

Amira Hass


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKIMI I KARAXHIÇIT(New York Times, editorial i sotëm) (10.27.2009)
LETËRSIA ËSHTË BOTË RIVALE NDAJ BOTËS REALENga ISMAIL KADARE (10.26.2009)
MAGJIA E MISHELËSNga CHARLES M. BLOW (The New York Times) (10.24.2009)
SI DUHET TË BISEDOJNË GJENERALËT ME PRESIDENTËTNga JOHN S. D. EISENHOWER (New York Times) (10.22.2009)
Editorial: Shqipëria duhet të ndikojë sa më pozitivisht në Kosovë (10.22.2009)
MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.18.2009)
Një Izrael normalNga ROGER COHEN (New York Times) (10.17.2009)
Letër nga Evropa: Një reformator në shtrofullën e NATO-sNga JUDY DEMPSEY (10.15.2009)
Çmimi i Paqe (ruajtësve)Nga THOMAS L.FRIEDMAN (The New York Times) (10.12.2009)
The New York Times - Amerikani i paarsimuarNga PAUL KRUGMAN (10.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]