E Mërkurë, 11.13.2019, 12:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTARE

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 07.20.2010, 07:08pm (GMT+1)

Njeqind vjet me pare lindi Nene Tereza, murgesha, bija e kombit shqiptar, dhe siç u cilesua nga shume personalitete nderkombetare, qytetarja e botes. Kete vit, i gjithe njerezimi, por sidomos bota shqiptare, sikure zuri vend per te perkujtuar dhe per t'i hedhe nje veshtrim jetes dhe veprave te kesaj humanisteje te madhe, e cila sakrifikoi aq shume per me te varferit e te varferve ne bote. Ajo jetoi me te tjeret dhe per te tjeret. Ajo ishte drite shprese njerezish anembane botes. Nene Tereza ishte me e madhja nder me te medhenjte e shekullit 20-te, sepse me gjithe shpirtin e trupin e saj luftoi per dinjitetin e te varferve e te mjeruemve anembane botes -- duke i dhene njerezimit nje shembull moral qe kapercente ndarjet e perçarjet etnike, klasore, fetare e politike.

Nene Tereza, fillimisht fitoi fame boterore per veprat e saje me te varferit e botes nepermjet filmit dokumentar, "Diçka e bukur per Zotin", te gazetarit te BBC, Malcolm Muggedrige, ne vitin 1969. Ky film dhe libri me te njejtin titull e vendosen Nene Terezen ne skenen nderkombetare, ku ajo krijoi nje platforme, jo per t'i dhene fame vetes se saj, por per te krijuar nje forum aktivizimi kunder varferise. Ishte kujdesi i saje per te semuret, per ata qe ishin ne prak te vdekjes dhe per te harruarit e Indise, qe e beri Nene Terezen nje ikone nderkombetare.

Shume miq amerikane e te huaj pyesnin se si eshte e mundur qe nje bije e nje familjeje shqiptare e ketij populli te vuajtur per aq shume kohe, perpiqej me gjithe mundesite e saje te zhduke ndasite e perçarjet midis popujve, nderkohe qe te tjeret po mundoheshin t'i thellonin e t'i ashpersonin ato ndryshime. Te tjeret pyesnin se si nje komb qe ka shpallur veten shteti i pare ateist ne bote mund te lind nje bije si Nene Tereza?

Pergjigjeja eshte se ne fakt, Nene Tereza eshte nje pasqyrim i qenjes shqiptare -- kuptohet, ne nje nivel shume te larte te ushtrimit te tolerances dhe respektit ndaj atyre qe jane ndryshe nga ne -- dhe se ne palcin e saje, megjith devijimet anti-shqiptare gjate regjimit ateisto-komunist, ajo misheron dhe pasqyron vetite me te mira te gjakut tone: bujarine, mikpritjen dhe dashurine, gjithmone e pa-pritueshme dhe vet-mohuese.

Gjate jetes se saj, duke e pare se si Nene Tereza vepronte ne skenen publike dhe nderkombetare, shume pyesnin se çka e dallon kete murgeshe shqiptare qe te bente udheqhesit boterore te hapnin dyerte, te peruleshin para saje dhe te prisnin ne audienca kete femer te vogel nga trupi por te madhe nga veprat. Te gjithe e ndienin veten se ishin ne pranine e nje personi te jashtzakonshem, por ajo gjithmone kishte nje mesazh dhe nje mision per udheheqesit boterore: kujdesuni per te varferit.

Gjate jetes se saje dhe pasi nderroi jete, sondazh pas sondazhi te opinionit publik nga firmat Gallup dhe Harris, Nene Tereza vazhdimisht rezultonte si personi me i admiruar ne Shtetet e Bashkuara,dhe ne vitin 1999 u klasifikua si personi me i admiruar i shekullit 20-te nga nje sondazh ne Amerike. Nene Tereza, ndryshe nga me te medhenjet e shekullit te kaluar, e ndiente veten rehat si ne shoqeri te udheqesve me te larte politike e fetare te botes ashtu edhe ne radhet e me te varferve -- ne mesin e te cileve ajo kalonte pjesen me te madhe te jetes se saj. Ne takimet me udheheqes e perfaqsues organizatash boterore, Nene Tereza nuk perdorte as retoriken e as gjuhen e ndonje aktivistje per te bere revolucion ose thirrje per demonstrata neper rruge ne favor te kauzave humanitare. Ne çdo takim kombetar e nderkombetar, ajo paraqiste nje mesazh te thjeshte: se varferia nuk eshte nje gje fisnike dhe aspak e pranueshme per boten moderne. Megjithese e vogel nga trupi dhe e thjeshte nga natyra, ajo nuk ngurronte te ngrite ceshtje dhe bente pyetje qe ishin me te fuqishme se te cdo udheqesi te pushtetshem boteror. Kuptohet, kejo fuqi e pashembullt dilte nga burimi i saj shpirteror. Ne takimet e saje me personalitete dhe udheheqes boterore, ajo ishte zedhenese e te varfereve kudo, duke vene ne dukje jo vetem hallet por edhe shpresat e tyre para udheheqesve politike dhe personaliteteve te ndryshme me fame boterore qe kishin mundesi te permiresonin gjendjen e mjerueshme te te varferve kudo ne bote, ne emer te cileve ajo u fliste me dashuri, por edhe kembengulje e vendosmeri.

Ajo nuk e kerkonte e as nuk i pelqente popullariteti qe i ofronte asaje kejo bote. Por, perkundrazi, ishin udheheqesit politike e fetare boterore ata qe deshironin ta takonin, qe te frymezoheshin prej saje e bile edhe te dilnin ne fotografi e ne ekrane televizioni me Nene Terezen, per permiresimin e imazheve te tyre politike. Takimet e saje kane perfshire te gjithe presidentet amerikane gjate me se 30 vjeteve te kaluar, kryeministra, presidente, mbreter e mbreteresha nga mbare bota deri tek Princesha Diane e Britanise se Madhe, me te cilen kishte nje miqesi te veçante. Pa perjashtim, ne te gjitha takimet e saje me me te fuqishmit e kesaj bote, Nene Tereza predikonte dashurine per te Madhin Zot, respektin e dashurine per njeri tjetrin, ndihme e kujdes per me te varferit dhe per paqen ne bote. Shume udheheqes me te cilet ajo takohej punonin per paqe, por asnje si Nene Tereza e cila avanconte paqen duke afirmuar cdo dite respektin per dinjitetin njerezor, si dicka qe nuk mund te dhunohet nga askush, as nga personi as nga qeveria, pasi Perendia e ka krijuar njeriun ne imazhin e vet. Ne takimet e saj me udheheqes fetare te botes, Nene Tereza, si askush tjeter, nxiste dhe lutej per paqe e harmoni midis feve te ndryshme, duke nxitur dhe perkrahur dialogun, si edhe bashkpunimin midis tyre dhe mirekuptimin e perbashket. Shpesh citohej te thoshte "se neqoftse do te ndihmosh fete, ndihmo nje hindu te behet hindu me i mire, ndihmo muslimanin te behet musliman me i mire, ndihmo katolikun te behet katolik me i mire". Nene Tereza e dinte mire se problemet e botes jane aq te medha sa qe, realisht, asgje nuk mund te arrihet pa bashkpunim e mirekuptim fetar.

Ne skenen boterore, takimet e Nane Terezes me udheheqes politike e fetare nga te gjitha anet e botes, ishin te shumeta e te shpeshta. Nje aspekt nga marredhenjet e saje me udheheqes boterore ishin ato qe une i konsideroj si marredhenje te vecanta midis Nane Terezes-- dmth. marredhenjet e saje te ngroheta dhe miqesia e saje e ngushte me Papa Gjon Palin e dyte dhe me ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan, sidomos gjate viteve 80-te. Siç dihet ne vitet 80-te, lufta e ftohte kishte arritur kulmin. Dy protagonistet kryesore te luftes kunder komunizmit ishin Presidenti Reagan dhe Papa Gjon Pali i dyte. Per Papen Gjon Palin e dyte, ish udheheqsi sovjetik Mikhail Gorbachev ka thene se rreximi i komunizmit do te ishte i pamundur pa Papen Gjon Palin e dyte. Per Presidentin Reagan, Nana Tereze pat thene kur presidenti amerikan qe plagose ne nje atentat -- se ajo besonte qe shpetimi i jetes se Presidentit Reagan ishte nje akt hyjnor. Lind pyetja se cka dinte kejo bije shqiptare per keta dy burra te medhej te shekullit 20-te dhe çfare frymezimi prisnin keta te dy prej kesaj murgeshe te thjeshte shqiptare, ne nje kohe aqe vendimtare per fatin e njerezimit?

Influenca dhe perkrahja nga ana e Vatikanit gjate Pontifikatit te Papa Gjon Palit te Dyte ishte jetike per fatin e shqiptareve. Ishte Papa Gjon Pali i dyte -- i cili Nene Terezen e quajti motra ime-- ai qe i telefonoi Presidentit Clinton duke i kerkuar qe te bente dicka per Kosoven, kur forcat serbe te Millosheviqit kishin vendosur te zhduknin gjysmen e kombit shiqptar nga faqeja e dheut. Ne Vatikan dhe ne mbare boten, ajo sensibilizoi opinionin boteror per te njohur me mire shqiptaret dhe hallet e tyre. Per rolin e Papes dhe te Nane Terezes ne fatin e Kosoves, i ndjeri President Ibrahim Rugova dinte dicka me teper. Ne zyren e tij ku priste udheheqes e delegacione nderkombtare, ai mbante fotografine e Papes Gjon Palit te Dyte dhe Nene Terezes, ne shenje mirenjohjeje.

Nena Tereze mori çmime e nderime nga e gjithe bota e veçanerisht nga organizata qeveritare e civile ne Shtetet e Bashkuara dhe Britanine e Madhe. Ajo u shpall qytetare nderi e Shteteve te Bashkuara dhe Presidenti Reagan i akordoi asaj medaljen e Lirise; Vatikani i dha Çmimin e Papa Gjon Palit te 23-te per paqe, mori cmimin Nehru te Indise per mirekuptim nderkombtar e shume e shume dekorata e diploma nderi nga e gjithe bota duke kulminuar me Çmimin Nobel per paqe. Anembane botes, ne emer te saj, jane ngritur muzeume, eshte emeruar kujdestare e kishave te ndryshme dhe emerin e saj e bartin ndertesa e rruge nga e gjithe bota. Ndjenjat e udheheqesve boterore per Nanen Tereze u permblodhen nga ish-Sekretari i Kombeve te Bashkuara Javier Perez De Quellar cili ka thene se "Nene Tereza Eshte Kombet e Bashkuara. Ajo eshte paqeja ne kete bote".

Ky vit shenon 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes. Zedhenesja e te varfereve nuk eshte me me ne dhe askush nuk mund ta zevendsoje ate si mbrojtese te te mjeruareve para udheheqesve shteterore te botes dhe organizatave te ndryshme nderkombtare. Te gjithe ata e ndjejne mungesen e saje. Te gjithe atyre qe e kane njohur Nene Terezen, qofshin udheheqes boterore ose njerez te thjeshte, u mungon prania e saj. Do te deshironim, ta takonim dhe te fryemezoheshim nga vet fjala, mendimet dhe personaliteti i saj. Por ne anen tjeter, Nene Tereza nuk eshte shkeputur nga ne. Ajo mbahet mend, ne kete pervjetor, per mendimet e veprat e saje qe lulezojne nepermjet punes se mijera motrave te Rendit te Meshires qe ajo ka lene ne me se 130 shtete te ndryshme, nga Afrika e Jugut deri ne Indi e Bangladesh e ne qytetet me te industrializuara te botes perendimore, ku ajo vazhdon te jete simbol i dashurise dhe i ngushellimit ane e mbane botes.

Neqoftese me rastin 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes e pyesim veten se ç'mund te beje une si individ per te çuar ne vend amanetet e Nanes Tereze per dashuri e paqe ne radhet e shqiptareve, por edhe midis njerezve anembane botes -- pergjigja e Nanes Tereze do te ishte: "Shkoni ne shtepite tuaja e duanje familjen tuaj", pasi ajo e dinte se gur-themeli i çdo shoqerie te denje, eshte familja.

Urojme dhe i lutemi Perendise qe krenaria jone kombetare dhe udheheqesja jone shpirterore, Nena Tereze sa me pare te behet Shejtnesha Nene Tereza.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.18.2010)
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]