E Martë, 07.23.2019, 05:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 10.04.2010, 08:19am (GMT+1)

Mediat në Prishtinë, pastaj ato në Tiranë, kanë zukatur këto ditë në zumaret dhe në surlat e tyre, avazin e tyre të radhës, lajmin me burim nga kryeqyteti i Kosovës për dorëheqjen e pritshme të kryeministrit Hashim Thaçi në vijim të menjëhershëm të dorëheqjes së presidenti Fatmir Sejdiu.

Thashë, paska nostalgjikë ende në Kosovë dhe ndër ne shqiptarët gjithandej për fushatat e dikurshme aq famëkëqija të dorëheqjeve në Prishtinë. Të tilla melodi mua, sot si atëherë, më ngjethin jo pak, sepse m'i kujtojnë fushatat e dorëheqjeve dhe fushatat e diferencimeve të ndodhura në vitet Tetëdhjetë në Kosovë.

Ato zakonisht fillonin me dorëheqjet e kryetarëve të Kosovës (dorëhiqej kryetari i qeverisë, kryetari i partisë, kryetari i kuvendit e kryetarët e tjerë me radhë) pastaj të nënkryetarëve, të sekretarëve, të anëtarëve të kryesive, në gjithë vertikalet dhe horizontalet e hierarkive. Dhe, dihet. Kosova buçiste nga mbledhjet diferencuese, nga mallkimet dhe nga ndëshkimet diferencuese, nga gjendje të jashtëzakonshme të shpallura apo të pashpallura, nga shtetrrethime të plota ose të pjesëshme, të përkohshme apo të gjata.

Edhe kur ishin të revokueshme, edhe kur ishin të parevokueshme, dorëheqjet në kreun e Kosovës ishin jo ndjellamira. Pavarësisht se kush dorëhiqej në krye të Prishtinës dhe kush vinte në vend të tyre, fushatat dorëheqëse shënonin rënie të autonomisë së Kosovës, shënon regres të madh të asaj që quhej atëherë pozitë kushtetuese e Kosovës në këtë e atë kontekst gjeopolitik të atëhershëm. Unë nuk i përmend për arsye eufimistike.

Dorëheqjet - asnjëherë e kurrsesi - nuk bëheshin me vullnetin e të dorëhequrve, as me dëshirën e Kosovës, ato bëheshin të diktuara nga Beogradi, natyrisht nga Beogradi serb, pra jo nga ai federativ. Dhe ishin gjithnjë në kuadrin e revansheve të panumërta që Serbia ia bënte në atë kohë pozitës kushtetuese të Kosovës, pra hapësirës ligjore të Kosovës në kuadrin e realitetit të atëhershëm.

Një logjikë e tillë, përkatësisht një praktikë e tillë e ricikluar në realitetin e sotshëm të Kosovës, do të çonte në dorëheqjen e kryeministrit Filan, të kryeministrit Fistek, të krye kuvendarit Filan Fistek, të kryetarëve të partive parlamentare, pastaj me radhë të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt, pa ditur se ku të ndalen. Nëse do të dilte e vërtetë dorëheqja e kryeministrit, atëherë do të paralajmërohej dorëheqja tjetër pasuese. Fatmirësisht doli rrenë kjo dorëheqje dhe, dashtë Zoti, pritet të dalin rrena të gjitha dorëheqjet e tjera.

Kosova është sot shtet i pavarur dhe sovran, i shpallur zyrtarisht me mbështetjen, mirëkuptimin, njohjen e faktorëve më të fuqishëm e më demokratikë të botës. Në një Kosovë të pavarur dhe sovrane, pritet që ndikimi i Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, në çfarëdo forme - të vrazhdë apo të kamufluar - të jetë sa më i vogël, mundësisht baraz me zero, ndaj Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pra pritet që Beogradi të mos ketë dorë as drejtpërdrejt, as tërthorazi në kurrfarë mënyre në emërimet dhe shkarkimet që bëhen në Prishtinë.

Përjashtimi absolut i ndikimeve të Beogradit në politikat e kuadrit (kuadrovike, i thoshin dikur) të Prishtinës sidomos e të Kosovës në tërësi, për mua do të thotë pavarësi dhe sovranitet i vërtetë i Kosovës.

Pse më zë meraku mua për dorëheqjet e këtij apo atij kreu të Kosovës? Mund të them se nuk kam asnjë dobësi personale ndaj asnjërit prej liderëve të sotëm shtetërorë apo partiakë në Prishtinë. Por unë mbetem i përkushtuar i plotë ndaj institucioneve dhe ndaj institucionalizimeve. E shikoj të shenjtë veprimin e votës së lirë, të ndershme, demokratike si në kuadrin e Kosovës në tërësi, ashtu edhe në kuadrin e jetës së brendshme të secilës prej partive. Vota e hedhur mbi bazën e bindjeve personale, vullneti i padiktuar i votuesit, me një transparencë sa më të plotë janë mekanizmi i vetëm për t'ia besuar ndryshimet në hierarkinë politike të një vendi.

Largimi i Fatmir Sejdiut do të pasohet domosdo nga zgjedhjet e parakohshme, natyrisht kurrsesi jo nga zgjedhje të menjëhershme. Kjo do të thotë se vendi hyn në fushatën parazgjedhore e zgjedhore më herët se pritej. Dhe do të kalojë në zgjedhjet parlamentare më herët se pritej. E gjitha parakupton një mirëkuptim sa më të plotë në spektrin politik të Kosovës. Votuesit e Kosovës, kështu, të japin notën e tyre për politikën, të sjellin risitë politike në mënyrë sa më të lirë, të drejtë e të ndershme. Ky është i vetmi mekanizëm i besueshëm i ndryshimeve në hierarkinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Sa prestojnë nga pikëpamja mediatike, sa spektakolare janë në dukje, aq prozaike dhe të vrazhda janë në thelb. Prandaj kurrsesi nuk më zë malli për fushatat e dorëheqjeve. Larg qofshin fushatat e dorëheqjeve.


VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI (10.04.2010)
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]