E Premte, 09.20.2019, 03:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 10.06.2010, 07:40pm (GMT+1)

 

Në 20 vjetorin e ribashkimit gjerman, shënuar aq bujshëm në Gjermani dhe mbajtur aq në vëmendje në mbarë botën për ditë të tëra, ishte e pamundur të mos hapej ndër ne tema e ribashkimit shqiptar, qoftë edhe në formën e një bilanci kombëtar të këtyre 20 viteve tona të fundit.

S'do mend se ribashkimi gjerman ishte një proces shoqërues i gjithë periudhës së ndarjes, që nga viti zyrtar i ndarjes (1949) deri tek viti zyrtar i bashkimit (1990). Dhe është një nga absurdet me mrekullues fakti që tema e ribashkimit gjendet aq shpesh në retorikën publike të Valter Ulbrihtit (Walter Ulbricht) dhe nuk gjendet kurrkund në retorikën publike të Helmut Kolit (Helmut Kohl). Për kureshtje, Ulbriht, lideri komunist kryesor i Gjermanisë Lindore, armik i përbetuar i Gjermanisë Perëndimore deri sa vdiq më 1973, ndërtues i Murit të Berlinit (1961), është simboli më i përkryer i ndarjes gjermane. Ndërsa Kol, dihet, është babai i ribashkimit gjerman, lideri demokrat kryesor gjerman në krye të këtij vizioni kaq të pazëvendësueshëm evropian, perëndimor dhe planetar.

Vizionet e mëdha si rregull njëjtësohen me njerëz të mëdhenj. Kështu edhe pavarësia e Kosovës njëjtësohet me vizionin e Ibrahim Rugovës. Vizionari i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, gjithashtu, nuk e ka përmendur kurrkund publikisht ribashkimin shqiptar. Edhe kur është pyetur drejtpërdrejt për këtë, Rugova është përgjigjur thjesht se procesi i ribashkimit shqiptar është pjesë e proceseve evropiane dhe perëndimore. Në fakt, pra, thelbi i vizionit të Ibrahim Rugovës, shtylla qendrore e këtij vizioni është pikërisht ribashkimi shqiptar.

Dhe pjesë e pandashme e këtij procesi evropian perëndimor është doemos mbarëvajtja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, mbarëvajtja e procesit të konsolidimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ky konkluzion i natyrshëm i proceseve shqiptare evropiane e perëndimore i tremb, i xhelozon, i ndërkryen armiqtë e Kosovës, kundërshtarët, të luhaturit ndaj Kosovës, në radhë të parë fqinjët tanë veriorë.

Diplomati i madh bashkëkohor britanik Douglas Hurd (Dagllas Hërd), shpaloste më vonë pikërisht aspekt të vështirësisë së ribashkimit gjerman: "Margaret Thatcher kishte shumë frikë nga ribashkimi gjerman, sepse ajo besonte se kjo do të sillte një rritje të menjëhershme dhe të hatashme të fuqisë ekonomike të një Gjermanie e cila ishte tashmë partnerja ekonomike më e fuqishme e Evropës." Duke u ndalur në një fenomen të tillë si Margaret Thatcher, duke qenë e rritur në një Britani të bombarduar dhe të sulmuar, krijoi një mosbesim gjatë viteve jo vetëm ndaj Gjermanisë, por ndaj të gjithë Evropës kontinentale."

Mungesës së tillë të vizioneve si tek rasti i kryeministres britanike aq të famshme e aq të suksesshme, apo shkurtësisë së vizioneve si tek rasti i një François Mitterrand (Fransua Miteran), presidentit francez të kohës dhe njërit ndër nguruesit kryesorë për ribashkimin gjerman, do të kishin kundërpeshë një vizion aq të madh të një vizionari aq të guximshëm si kancelarin gjerman të kohës Helmut Kol. Vizioni si term dhe si fjalë përshkruhet si një aftësi për largpamësi qoftë në aspektin konkret, qoftë në aspektin metaforik, pra si një aftësi për të parë sa më larg në zhvillimet e ardhshme të një dukurie, të një vendi, të një pjese të botës e më gjerë. Dhe në aftësinë për të parë larg në politikë, si në çdo aspekt tjetër vendimtar për ecjen e njerëzimit përpara, thelbin e përcakton guximi për të pasur vizion, guximi për të parë larg, shpesh cilësi kjo vetëm e liderëve, çka nëpërmjet tyre pastaj bëhet pasuri dhe fuqi e një kombi. Ashtu siç e thekson kolegu Frank Shkreli sot pikërisht në temën e ribashkimit shqiptar në jehonë të 20 vjetorit gjerman, ky proces shqiptar evropian në kushtet e sotme të integrimeve perëndimore, kërkon nga ne fuqi të mendjes.

Gjermanët ngjallnin xhelozi, drojë apo armiqësi në atë kohë edhe tek faktorë progresistë për shkak të vitalitetit të tyre të rritjes së madhe ekonomike në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Ne shqiptarët sot jemi kombi më vital, jemi kombi me rritjen më të madhe natyrore në kontinent, jemi kombi me të ardhmen më të madhe në kontinent. Shtimi natyror i shqiptarëve ishte një nga argumentet pse Millosheviçi, në krye të nacionalizmit serbomadh, ndërmerrte shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, diçka e përsëritur prej tij sa e sa herë në takimet me liderët dhe diplomatët ndërkombëtarë. Fati ynë ishte të ndodhemi në juglindje të kontinentit, me këta fqinj që kemi, ndërsa fati i gjermanëve ishte të jenë në veri të kontinentit me ata fqinj që kanë. Dhe britaniku Douglas Hurd, duke qenë tek kjo pikë, i vlerëson lart gjermanët në cilët që nuk gjenden të tilla tek fqinjët: "Nuk ka asgjë të rreme apo arrogante sa i përket krenarisë gjermane në aftësitë teknike dhe të biznesit," thotë ai.

Është një konstatim i saktë dhe krenari e ligjshme kur përsërisim formulën dialektike "koha punon për ne". Në fakt, kur thua "koha punon për ne" është bash si të thuash "Zoti punon për ne", pasi poseduesi i vetëm dhe i pandërmjetëm i përmasës së kohës është Zoti, çka nuk e mohojnë dot as materialistët më ekstremë. Dhe është po aq e vërtetë se që Zoti të punojë për ne, rrjedhimisht koha të punojë për ne, është e domosdoshme që ne gjithashtu të punojmë për veten tonë. Të punojmë duke bërë punë, dhe jo duke bërë retorikë.

Më shumë se jehona e 20 vjetorit të ribashkimit gjerman, ribashkimin shqiptar e sugjeron kundërvënia ndaj konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, një dukuri tashmë shoqëruese e këtij procesi, mjerisht, jo vetëm në kryeqytetin e fqinjes veriore të Kosovës, por edhe në qarqe të diplomacisë evropiane, gjithnjë e mbështetur në xhelozinë, drojën, armiqësinë ndaj tonit që kombi ynë do t'ia jepte kësaj pjese të Evropës, rajonit juglindor të saj, në rast të ribashkimit.

Në Berlin këto ditë nuk u fol asnjëherë për ribashkim të Gjermanisë, thjesht u fol për ribashkim gjerman. Njëzet vjet më parë thjesht u bashkuan dy pjesët kryesore gjermane. Njëzet vjet më vonë, ne mund të flasim tashmë konkretisht për bashkim të dy pjesëve kryesore shqiptare, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ky proces, kështu unë rikthehem tek mendime të miat të mëhershme, është më i lehtë, më i kollajshëm se procesi i konsolidimit të mëtejshëm të pavarësisë dhe sovraniteti të Kosovës.

Nën të njëjtat shtysa, në një intervistë të sotme tek "Bota Sot", akademiku Mark Krasniqi thotë që bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pse të bëhet pas 50 vjetësh kur fare mirë mund të bëhet qysh sot.

Një tjetër përmasë e përbashkët vendimtare, krahas kontekstit evropian perëndimor, midis ribashkimit gjerman dhe ribashkimit shqiptar, është miqësia dhe aleanca e veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Helmut Koli deri tek politikani më i ri gjerman i sotëm, e kanë kryefjali të tyren se meritën kryesore për bashkimin gjerman, çka çoi në bashkimin evropian, e ka pikërisht Amerika dhe personalisht Xhorxh Bushi i Vjetër. Në të njëjtin kontekst evropian perëndimor dhe me miqësinë e aleancën e madhe të SHBA është realist bashkimi shqiptar qysh tash.

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJENGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2010)
HAJDUTËT E KOHËVE MODERNENga MIMOZA DAJÇI (10.05.2010)
HAMENDJET PARAZGJEDHORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI (10.04.2010)
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]