VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Kosovë Dita e Lirisë së Shtypit shënohet me protesta

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Në Kosovë Dita e Lirisë së Shtypit shënohet me protesta
E Hënë, 05.04.2009, 09:13am (GMT+1)

Evropa e Lirë - Gazetarët kosovarë kanë shënuar Ditën e Lirisë Botërore të Shtypit me protesta, duke kritikuar institucionet se i kanë vënë nën kontroll mediat. Gjatë një debati të organizuar nga AGPK-ja dhe UNDP-ja, është thënë se mediat mbeten të brishta dhe të varura nga financat që vijnë nga marketingu i institucioneve. Në Kosovë nuk ka cenim serioz të lirisë së shtypit, është thënë në një tryezë të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe UNDP-së. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarët kosovarë kanë zgjedhur dhe një protestë për të shënuar këtë datë, duke konstatuar se liria e shtypit dhe media kosovare është e ngulfatur nga politika. Gazetari Bul Salihu, nga Asociacioni i Gazetarëve, thotë se gazetarët dhe mediat po ballafaqohen me presione nga më të ndryshmet, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në lirinë e shtypit.

"Gazetari kosovar sot është i ballafaquar nga probleme të ndryshme që vijnë kryekëput nga kontrolli politik që ushtrohet ndaj mediumit, ku ai punon. Shpeshherë, mediumet janë të varura prej reklamave, marketingut dhe në këtë formë Qeveria dhe institucionet tjera kushtëzojnë dhe pamundësojnë që të ketë një gazetari të pavarur, të paanshme dhe profesionale, që do të ishte në shërbim të një shteti të ri, siç është Kosova, ku, dihet se përmes mediave të lira, matet edhe shkalla e demokracisë së një vendi. Dhe, ne jemi një shtet që duhet të dëshmohemi, një shtet ku duhet të ketë liri të fjalës, një shtet që ka vuajtur një kohë të gjatë për liri të fjalës", thotë Bul Salihu.

Ndërkohë, gazetari Halil Matoshi thotë se udhëheqësit e mediave kosovare janë të lidhur me politikën, kështu që, sipas tij, e bëjnë median kosovare të paqëndrueshme, pasi që institucionet i mbajnë ato nën kontroll përmes marketingut dhe formave tjera. Matoshi thotë se liria e shtypit kërcënohet edhe nga vetë udhëheqësit e mediave.

"Udhëheqësit e mediave janë të ndërlidhur me politikën ose me Qeverinë, kështu që ata praktikisht i cenojnë edhe liritë ekonomike te gazetarët. Po ashtu edhe profesionalisht nuk qëndrojnë, nuk janë të qëndrueshme, ekonomikisht nuk janë të qëndrueshme dhe ne nuk mund të kërkojmë që të kemi ushtrim të profesionit tonë të gazetarit si në vendet ku ka liri të shtypit", thekson Matoshi.

Gazetari Halil Matoshi thotë se në Kosovë duhet të ndodhë demilitarizimi i politikës, pasi që, sipas tij, vendi është ende larg demokratizimit dhe më shumë i ngjan një vendi monist.

Ndërkaq, gazetari Arben Ahmeti, nga "Koha Ditore", thotë se mediat në Kosovë mbeten ende të brishta, pasi që ato në masë të madhe janë të varura nga reklamat e institucioneve qeveritare.

"Në Kosovë ekziston një brishtësi e mediave dhe një konvencionalizëm i jashtëzakonshëm i mediave, për shkak të interesave të caktuara që kryesisht rrjedhin prej marketingut dhe janë interesa financiare. Pastaj, ekziston një tendencë e jashtëzakonshme e akterëve politikë, që ndoshta ekziston edhe në vendet tjera në tranzicion, që të kenë qasje në media dhe kjo qasje shpeshherë kalon në kontroll ndaj medias", pohon Arben Ahmeti.

Gjatë orëve të mesditës, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë ka protestuar për pak çaste para selive të Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, duke i kritikuar institucionet se kanë vënë kontroll mbi mediat.

Përveç formave, siç u tha, të sofistikuara të ndikimit në punën e mediave, siç është marketingu dhe çështjet tjera që ndërlidhen me financat e mediave, gazetarët kosovarë përmendën edhe disa raste të kërcënimeve fizike, me të cilat ata janë ballafaquar gjatë punës së tyre të përditshme.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ramush Haradinaj: AAK-ja ka vizione dhe vlera për qeverisjen e vendit (05.02.2009)
Në përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë është përdorur parimi i baraslargësisë (05.01.2009)
Çështja Durrës-Kukës, Gjykata e Lartë rrëzon Apelin dhe Faktin (04.30.2009)
Basha: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve (04.29.2009)
Partitë politike në kërkim të profilizimit (04.28.2009)
PD mbledh kuvendin më 23 maj (04.26.2009)
Kryeministri Thaçi vizitë private në Shkup (04.25.2009)
Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet (04.24.2009)
Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi (04.24.2009)
Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë (04.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]