VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD


E Shtunë, 05.23.2009, 07:27am (GMT+1)

Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD, ku do të shpaloset platforma dhe programi i PD për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Kongresi vjen në prag të fillimit të fushatës elektorale dhe është në të njëjtën kohë edhe ndezja e motorëve për betejën e 28 qershorit. PD vjen në këtë Kongres pas katër viteve të mandatit të saj të parë në pushtet me një bilanc historik dhe mjaft pozitiv. Gjatë këtyre katër viteve, Shqipëria ka pasur një nga bilancet më historike të të gjithë historisë së saj. Gjatë këtyre katër viteve, PD ka ndërmarrë reformat më radikale që e kanë shndërruar vendin, nga perandoria e krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, në vendin partner të vendeve euro-atlantike. PD vjen në këtë Kongres Elektoral para të gjithë shqiptarëve si partia e premtimeve të mbajtura dhe madje të tejkaluara. Krenarë duhet të ndjehen sot të gjithë ata shqiptarë që i dhanë votën e tyre, në 3 korrikun e vitit 2005 PD, për të konkretizuar ndryshimin e madh. Ai ndryshim është sot i prekshëm për këdo dhe kudo. Në sajë të asaj vote historike të katër viteve më parë, Shqipëria është sot pjesë e Aleancës ushtarke më të fuqishme të botës, NATO-s, një ëndërr deri pak muaj më parë për të gjithë ne, por që sot është e konkretizuar. Shqipëria është sot vendi që pret të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Eropian, edhe kjo është një ëndërr që shndërrohet në realitet për të gjithë shqiptarët që në dhjetorin e '90 u ngritën në këmbë me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Sot, ne vërtet kemi një Shqipëri europiane, ku qytetarët e saj së shpejti pritet që të lëvizin pa viza në të gjithë hapësirën Shengen të Bashkimit Europian.

 

Katër vjet më parë, PD nisi betejën ndaj krimit të organizuar, bandave dhe organizatave kriminale, që kontrollonin gjithçka dhe i kishin shtrirë tentakulat e tyre në të gjithë kapilarët e shtetit. Pas katër viteve, Shqipëria është më e lirë se kurrë. Ata që cënonin sigurinë e shqiptarëve, krerët e organizatave mafioze dhe bashkëpunëtorët e tyre, janë sot të vënë para drejtësisë. Tirana, Durrësi, Lushnja, Vlora dhe Shkodra janë sot më shumë se kurrë krenarë për votën e ndryshimit të katër viteve më parë.

 

Katër vjet më parë, nisi beteja për ndërprerjen e të gjitha trafiqeve dhe sot janë të gjitha vendet europiane dëshmitare se Shqipëria nuk është më në listën e trafiqeve. Moratoriumi antiskaf bëri të mundur që brenda një kohe të shkurtër të jepeshin rezultate konkrete, duke ndërprerë kalimin e trafiqeve të drogës dhe mishit të bardhë në drejtim të Italisë. Sot, Shqipëria nuk është më vendi që eksporton krim dhe trafiqe, por sipas krerëve të Bashkimit Europian, eksporton vetëm siguri. Katër vjet më parë, shqiptarët votuan për ndryshimin e jetesës së tyre dhe ata duhet të ndjehen krenarë sot, sepse Shqipëria ka njohur gjatë këtyre viteve rritjen ekonomike ndër më të lartat në Europë dhe sot klasifikohet nga të gjitha organizmat ndërkombëtare si surpriza e madhe, jo vetëm e prekur nga kriza ndërkombëtare, por që ekonomia e saj vazhdon të rritet. Sot, shqiptarët kanë arsye të ndjehen krenarë për votën e tyre të katër viteve më parë, sepse kjo qeveri arriti të rrisë të ardhurat në xhepat e tyre, duke bërë të mundur që në katër vite të pushtetit, rrogat dhe pensionet të njohin rritjen më të madhe gjatë këtyre 18 viteve të marra së bashku.

Sot, është dita jo vetëm për të bërë bilancin e katër viteve të këtij pushteti, por edhe për të hedhur piketat e katër viteve të ardhshme, për të përcaktuar objektivat dhe reformat që e presin vendin në mandatin e dytë qeverisës të PD dhe të kryeministrit Berisha. RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO (05.22.2009)
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit (05.20.2009)
Aldo Bumçi kryetar i ri i Partisë Demokratike për degën e Tiranës (05.19.2009)
Nis punimet Konferenca e PD për Tiranën (05.18.2009)
Aldo Bumçi në garë për kreun e Tiranës (05.17.2009)
Kryetari i LDD Nexhat Daci shprehet i shqetësuar për situatën e sigurisë në vend (05.15.2009)
AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor (05.15.2009)
Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme (05.14.2009)
Nga financohen partitë politike në Kosovë? (05.14.2009)
Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]