VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Katër koalicione garojnë më 28 qershor

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Katër koalicione garojnë më 28 qershor
E Shtunë, 05.23.2009, 07:50am (GMT+1)

Në Shqipëri Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë të njohur emrat e koalicioneve dhe partive që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qeshorit.

Sipas KQZ-së, janë 45 parti që do të konkurojnë në zgjedhjet, një numër më i vogël nga ai i zgjedhjeve të vitit 2005, ku morën pjesë 57 parti.

Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2005, në zgjedhjet e këtij viti aplikimi i një sistemi të ri votimi, atij proporcional rajonal, ka bërë që partitë të grupohen në koalicione.

Pa dyshim zgjedhjet e këtij viti mund të konsiderohen si ballafaqim koalicionesh si nga e majta ashtu dhe e djathta e politikës shqiptare. 32 parti janë ndarë në katër koalicione dhe vetëm 13 kanë preferuar të garojnë të vetme.

Koalicioni më i madh përsa i përket numrit të pjesëtarëve është ai i së djathtës i udhëhequr nga Partia Demokratike rreth së cilës janë mbledhur 17 parti, të cilat do të garojnë nën siglën "Aleanca për Ndryshim".

I dyti vjen "Poli i Lirisë", po nga e djathta e politikës që përbëhet nga 6 parti.

Në të majtë janë Bashkimi për Ndryshim i udhëhequr nga Partia Socialiste, më e madhja në opozitë, ku janë mbledhur edhe 4 parti të tjera, përfshirë dhe PBDNJ-në që u largua pak ditë më parë nga koalicioni i djathtë.

Një tjetër koalicion i majtë është dhe ai i Aleancës Socialiste për Integrim i cili mbledh rreth LSI-së katër forca të majta politike.

 

"Sistemi kondicionon koalicionet"

 

Cila është arsyeja përse shumica e partive shqiptare kanë synuar të krijojnë koalicione.

Sipas specialistëve, sistemi i ri zgjedhor që do të aplikohet, ai rajonal proporcional, duket se e bën të nevojshëm grupimin në aleanca.

Eksperti i PD-së për çështje zgjedhore, Oert Bylykbashi, thotë se këtë e ka parashikuar Kodi i Ri Zgjedhor, sipas të cilit koalicionet marrin një rol të rëndësishëm.

"Kushtetuta, si dhe më parë, ka parashikuar aplikimin e koalicioneve nga partitë politike," thotë zoti Bylykbashi.

"Edhe në ligjin e vjetër koalicionet lejoheshin madje stimuloheshin nëpërmjet formash të ndryshme po ashtu dhe ky ligj.

"Duhet thënë që në kodin zgjedhor me formulën e re që është përzgjedhur koalicionet marrin një rol goxha të qënësishëm, për shkak se formulat të cilat aplikohen stimulojnë partitë politike që të koalicionohen rreth një boshti të caktuar dhe platforme të caktuar elektorale në mënyrë që të arrijnë suksesin më të madh të mundshëm," thotë eksperti i PD-së.

Politologu Ermal Hasimja vë në dukje se me krijimin e aleancave partitë synojnë gjithashtu të tërheqin sa më shumë zgjedhësit e pavendosur.

"Kjo strategji është e natyrshme për aq kohë sa partitë përpiqen të kapin jo thjesht elektoratin e vet, por një lloj elektorati pak më fluid, elektoratin 'gri' që quhet herë pas here, dhe për ta bërë këtë kanë nevojë të dalin pak në ato istikamet e tyre tradicionale, ideologjike dhe të përpiqen të kapin dhe pjesë të tjera të elektoratit," thotë zoti Hasmija.

"Në disa raste është dhe çështje thjesht imazhi, strategji elektorale sepse përpiqen të krijojnë atë imazhin e koalicionit pak më të gjërë," thotë ai.

Kjo vërtetohet dhe nga fakti që disa parti që përfshihen në këto koalicione, janë pa ndonjë peshë elektorale specifike, por janë aty thjesht për të dëshmuar që ekziston një lloj koalicioni.

Kurse pjesa tjetër pastaj e arsyetimit lidhet me këtë lloj përpjekje të një partie e cila aktualisht, ashtu siç janë ndarë votat në Shqipëri nuk mund ta fitojë e vetme zgjedhjet.

Ajo që është risi dhe e rëndësishme në Shqipëri është që këto lloj koalicionesh janë ndërtuar përtej ndarjeve klasike të pretenduara "biologjike" gjë që bën që të kemi parti të majta që garojnë djathtas dhe e kundërta ose parti që ndërrojnë kahun si PBDNJ në rastin e fundit.

 

Pesha e partisë

 

Në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 falë, sistemit zgjedhor maxhoritar të korrektuar si dhe aleancave mes grupimeve politike, disa parti të quajtura të vogla si PR dhe PSD, morën më shumë vota nga zgjedhësit se dy partitë e mëdha, PD dhe PS, por numri i deputetëve të tyre në parlament ishte shumë i vogël.

Kjo ndodhi për shkak se duke aplikuar sistemin mazhoritar të korrektuar, zgjedhësit votuan për deputetin si dhe partinë që preferonin.

Por si do të jenë këto raporte në kushtet e votimit proporcional rajonal, a do të tregojë ai peshën reale të çdo partie?

Eksperti zgjehdor i PS-së, Damian Gjiknuri, thotë se me sistemin e ri mënjanohet ai që cilësohet si 'fenomeni i Dushkut', kur kandidatët e partive të vogla marrin votat e partive të tjera më të mëdha me të cilat janë në koalicion - votuesit vojnë për partinë e tyre në pjesën proporcionale të sistemit dhe për kandidatin që nuk është nga partia e tyre në pjesën maxhoritare.

"Ligji i ri e zhduk këtë fenomen, ... kjo është një e re e rëndësishme që sjell ky ligj që realisht eleminon këtë fenomen, sepse zgjedhësit kanë të drejtë të votojnë vetëm një herë, pra hedhin vetëm një votë për një nga subjektet që ata do votojnë," thotë zoti Gjiknuri.

"Fenomeni i Dushkut ndodhte sepse shtetasit votonin dy herë: njëherë për kandidatin dhe me votën e dytë zgjidhnin një parti politike dhe kështu kishin mundësi që të 'trafikonin' një pjesë të votës duke krijuar atë fenomen të shëmtuar që u quajt 'fenomeni Dushkut'," thotë eksperti i PS-së.

"Kurse në këtë rast kemi një votë dhe një votim."

Politologu Hasimja mendon se aplikimi i sistemit proporcional rajonal do të tregojë mbështetjen reale të elektoratit ndaj partive.

"Për aq kohë sa partitë janë brenda një koalicioni shifrat kanë prirje që të shkojnë drejt mbështetjes reale që kanë partitë," thotë zoti Hasimja.

"Në vitin 2005 ajo që ndodhi është që praktikisht partitë e mëdha futën në listën e partive të vogla anëtarë të tyre gjë që bëri që dhe këto parti të vogla realisht mos të kishin numër më të madh pavarësisht se kishin më tepër vota për shkak të sistemit të atëhershëm.

"Një proçes i tillë, kuptohet me forma të ndryshme, do të ndodhi edhe brenda koalicioneve në garën elektorale të 2009, që do të thotë që pesha elektorale e partive nuk do të ndryshojë realisht, por duhet të kemi parasysh që me sistemin e ri balancat janë shumë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të vogla sesa ato të mëparshme, është vet sistemi i cili kërkon një lloj stabiliteti më të qëndrueshëm të sigurtë brenda vet koalicionit."

 

Ekonomizimi i votës

 

Pas zgjedhjeve parlamentare të 2005 për shumë kohë ka vazhduar debati rreth ekonomizimit të votave.

Në atë kohë për shkak të sistemit të votimit, por edhe çarjes brenda partive të majta, ndonëse mori rreth 160 mijë vota më shumë e majta u detyrua t'ja lërë vendin të djathtës në pushtet, e cila me më pak vota kishte siguruar më shumë deputetë.

Po tani në kushet e aplikimit të votimit proporcional rajonal, sa gjasa ka të përsëritet një situatë e tillë?

Zoti Hasimja thotë se është më e vështirë që kjo të ndodhë dhe në 2009.

"Në 2009 elementi propocional do të jetë shumë i rëndësishëm dhe në këtë rast përputhen edhe prirjet e votës në përgjithësi edhe me vet sistemin," thotë ai.

"I vetmi devijim që bëhet është devijimi që nuk bëhet me njerin apo tjetrin nga kampet, por që bëhet në raport me partitë e vogla që do garojnë jashtë koalicioneve të mëdha dhe që janë të pafavorizuara në njëfarë mënyre.

"Ky është i vetmi ndryshim që do ndodhë, por ky sistem është e qartë është më i saktë se sistemi i mëparshëm në përkthimin e prirjeve elektorale të votuesve," thotë zoti Hasimja.

Në përfundim të ballafaqimit elektoral në parlament do të hyjnë vetëm partitë që duke garuar të vetme kanë marrë mbi 3 për qind të votave të elektoratit, ndërsa koalicionet do të duhet të marrin mbi 5 për qind të votave. BBC
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD (05.23.2009)
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO (05.22.2009)
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit (05.20.2009)
Aldo Bumçi kryetar i ri i Partisë Demokratike për degën e Tiranës (05.19.2009)
Nis punimet Konferenca e PD për Tiranën (05.18.2009)
Aldo Bumçi në garë për kreun e Tiranës (05.17.2009)
Kryetari i LDD Nexhat Daci shprehet i shqetësuar për situatën e sigurisë në vend (05.15.2009)
AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor (05.15.2009)
Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme (05.14.2009)
Nga financohen partitë politike në Kosovë? (05.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]