VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MAQEDONI: PROJEKTLIGJI DRAKONIAN PËR MEDIAT

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 07:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
MAQEDONI: PROJEKTLIGJI DRAKONIAN PËR MEDIAT
E Premte, 03.02.2012, 04:38pm (GMT+1)

Reporterët pa Kufij kanë ftuar parlamentin e Maqedonisë që urgjentisht të ndryshojë projektligjin për mediat e huaja, për të adresuar kësisoji shqetësimet që ekzistojnë mbi disa pika kyçe dhe për të siguruar respektimin e lirisë së informimit.

"Do të ishte paradoksale nëse ligji i ri të tejkalojë masat represive nga ai që është trashëguar prej Jugosllavisë socialiste", thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

"Jemi shumë të shqetësuar nga qasja autoritare që dominon në draftin e ligjit, i cili u është dorëzuar ligjëvënëse dhe jemi në konfuzion mbi disa provizione të tij, të cilat duken thjesht goxha absurde".

Ky projektligj, leximi i parë i të cilit është bërë më 17 shkurt në parlament, synon të zëvendësojë legjislacionin jugosllav mbi mediat e huaja, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1974.

Nëse ligji miratohet në formën që ka aktualisht, përgjegjësia për akreditimin e mediave të huaja transferohet në duart e ministrisë së jashtme.

Me të parashihet gjithashtu që korrespondentët e huaj të lejohen të përtërijnë vetëm një herë akreditimin e tyre, që në praktikë nënkupton kufizimin e qëndrimit të tyre në Maqedoni deri në 2 vjet.

Një nga artikujt më të diskutushëm të këtij ligji është artikulli 18, me të cilin korrespondentët e huaj nuk e kanë të lejuar "të mbledhin mendime personale dhe të dhëna nga qytetarët, për arsye hetimi".

"Nuk kemi guxim as të supozojmë se ata që hartuan këtë ligj duan të penalizojnë një aktivitet bazë gazetarie intervistimin e njerëzve dhe marrjen e mendimeve të tyre", vlerëson organizata Reporterët pa Kufij, e cila Maqedoninë e ka radhitur në vendin e 94-të nga 179 vende gjithsejt, në fushën e lirisë së medias. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJI I RI PËR SHPIFJET (03.02.2012)
FORCAT E ARMATOSURA VUAJNË POLITIZIMINNga PIRO LUTAJ (03.02.2012)
DEMAÇI I ANKOHEJ ENVERIT PËR DHURATËN (03.02.2012)
SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË (02.28.2012)
REFORMA ZGJEDHORE DHE SFIDA PËR IMAZH DEMOKRATIKNga ALFRED ÇAKO (02.27.2012)
SIKUR STEVE TË ISH SHTJEFENNga DRITAN HILA (02.27.2012)
"NDARJA NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE PËR VERIUN E KOSOVËS" (02.24.2012)
GJENDJA EKONOMIKE NË MAQEDONI NDODHET NË FAZË KRITIKE (02.23.2012)
KOHA E HUMBUR E SHKUPITNga SHABAN MURATI (02.22.2012)
"SHPËRBLIMI" I BEsë PËR FUSNOTËN (02.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]