VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990
E Djelë, 06.28.2009, 04:07pm (GMT+1)

 

 

 

 

Shqiptarët votojnë të dielën në zgjedhjet e rregullta parlamentare, që vendosin përballë njëri-tjetrin Partinë Demokratike në pushtet të kryeministrit Sali Berisha dhe opozitën e majtë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës.

 

Më poshtë vijon një kronologji e zhvillimeve politike në Shqipëri që pas vdekjes së diktatorit stalinist Enver Hoxha në vitin 1985 dhe zëvendësimit të tij nga Ramiz Alia në të njëjtin vit.

 

Dhjetor i vitit 1990 - Pasi protestat popullore realizuar përmbysjen e komunizmit në Gjermaninë Lindore dhe në vende të tjera satelitë të ish-Bashkimit Sovjetik, studentët shqiptarë filluan lëvizjen dhe demonstratat në Tiranë për të kërkuar fundin e diktaturës.

 

Mars - Dhjetor të vitit 1991 - Komunistët e Ramiz Alisë fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare, por grevat dhe demonstratat që pasuan detyrojnë kabinetin të japë dorëheqjen brenda pak javësh.

 

Qershor 1991 - Partia Komuniste braktis të kaluarën e saj dhe ndërron emrin duke u quajtur Partia Socialiste dhe drejtimi i saj merret nga Fatos Nano.

 

Mars i vitit 1992 - Me mbështetjen e hapur të SHBA-së, partia opozitare Demokratike arrin një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Sali Berisha zgjidhet presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë.

 

Maj - Qershor i vitit 1996 - Demokratët e Berishës shpallin fitoren në zgjedhjet parlamentare, për të cilat Socialistët pretendojnë se ishin të manipuluara. Berisha pranon rizhvillimin e zgjedhjeve në disa zona zgjedhore.

 

Janar - Maj të vitit 1997 - Kompanitë e skemave piramidale falimentojnë duke u pasuar nga protesta të dhunshme. Një mision ndërkombëtar dislokohet në vend për rivendosjen e rendit.

 

Qershor - Korrik të vitit 1997 - Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe Nano rikthehet në politikë në postin e kryeministrit.

 

Shtator 1998 - Vritet Azem Hajdari, bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës. Nano jep dorëheqjen dhe zëvendësohet nga një tjetër Socialist, Pandeli Majko.

 

Tetor i vitit 1999 Pandeli Majko jep dorëheqjen pasi humb postin e kryetarit të partisë përballë Nanos dhe zëvendësohet nga Ilir Meta.

Meta nis refoma në ekonomi, sektorin publik dhe në sistemin gjyqësor.

 

Korrik i vitit 2001 - Meta arrin një fitore të vështirë në zgjedhjet e përgjithshme.

 

Janar i vitit 2002 - Meta humb garën për pushtet përballë Fatos Nanos dhe jep dorëheqjen, ndërkohë që Majko merr detyrën e kryeministrit.

 

Korrik i vitit 2002 - Parlamenti zgjedh ish-ministrin e Mbrojtjes, Alfred Moisiun si presidentin konsensual të vendit. Majko jep dorëheqjen dhe Nano emërohet kryeministër për herë të tretë.

 

Janar i vitit 2003 - BE-ja nis negociatat zyrtare me Tiranën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, hapi i parë për anëtarësimin eventual në BE.

 

Shkurt i vitit 2004 - Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Nanos, duke e akuzuar për keqmenaxhim të ekonomisë dhe korrupsion.

 

Gusht i vitit 2004 - Ish-kryeministri Meta formon Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

Prill i vitit 2005 - Moisiu shpall 3 korrikun si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

 

Shtator i vitit 2005 - Qeveria demokrate e Sali Berishës merr pushtetin pas tetë vjet qëndrimi në opozitë.

 

Qershor i vitit 2006 - Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit duke hedhur hapin e parë drejt anëtarësimit në BE. Berisha dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn nënshkruajnë Marrëveshjen në Luksemburg.

 

Qershor i vitit 2007 - Presidenti amerikan, George W. Bush bëhet lideri i parë amerikan, i cili viziton Shqipërinë.

 

Korrik i vitit 2007 - Parlamenti zgjedh në postin e presidentit zëvendëskryetarin e DP-së, Bamir Topi, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, që do të vononin reformat e filluara për anëtarësimin në BE dhe NATO.

 

Prill i vitit 2009 - Shqipëria pranohet si anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

 

Prill i vitit 2009 - Shqipëria aplikon për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

28 Qershor i vitit 2009 - Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. NOA/Reuters
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm (06.27.2009)
Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon (06.26.2009)
Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News (06.25.2009)
Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve (06.25.2009)
Në këto lartësi si në katër vitet e Berishës Shqipëria nuk ka qenë kurrëNga Ramiz LUSHAJ (06.24.2009)
PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme (06.24.2009)
Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi (06.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]