VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 10:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme
E Mërkurë, 06.24.2009, 04:50pm (GMT+1)

 

 

 

Partia Demokratike fiton mazhorancën parlamentare në zgjedhjet e 28 qershorit me 72 deputetë, duke krijuar në këtë mënyrë lehtësisht qeverinë e re. Një sondazh kombëtar i publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi", konkludon se Partia Demokratike do të ketë mundësi të krijojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 28 qershorit pa patur nevojën e koalicioneve me ndonjë parti tjetër. Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike kryeson me një diferencë të thellë në 8 qarqe, nga 12 që ka gjithsej vendi, duke krijuar në këtë mënyrë një mazhorancë të qendrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme. Në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike fiton mbi 16 deputetë kundrejt 13 që mund të fitojë PS, 2 LSI dhe 1 G99. Megjithatë, sipas organizatorëve të sondazhit, mundësitë që mbështetja e PD-së në Tiranë të jetë më e madhe janë të hapura, kjo duke patur parasysh edhe orientimin elektoral të kryeqytetit në zgjedhjet parlamentare të 2005. Përgjithësisht, vihet re një thellim i epërsisë së Partisë Demokratike në qarqe, të cilat më parë konsideroheshin si bastione të së majtës. Sondazhi konfirmon edhe njëherë se PD ka thelluar diferencën e fitores me 7.9%, apo me 10 deputetë më shumë, krahasuar me Partinë Socialiste në rang kombëtar. Sipas rezultateve të sondazhit, 41.1% nga 2900 të anketuar në të gjithë vendin, kanë deklaruar votën e tyre për Partinë Demokratike, kundrejt 33.3% që janë shprehur se do të votonin për Partinë Socialiste. Konkluzionet e anketës flasin për një tendencë të qartë në rritje të mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend me një epërsi të thellë ndaj partisë kryesore të opozitës. Diferenca tashmë konsiderohet e parikuperueshme për opozitën e drejtuar nga Rama kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga data e zgjedhjeve.

 

Moshat e reja mbështesin në masë Partinë Demokratike

 

Bashkarisht me sondazhin kombëtar se si do të votojnë shqiptarët më 28 qershor, qendra për studime humanistike Gani Bobi publikoi edhe të dhënat për qarkun e Korçës ku Partia Demokratike sërish kryeson bindshëm. Të dhënat e sondazhit tjetër të publikuar mbrëmë nga qendra për studime humanistike 'Gani Bobi' konfirmojnë se, Partia Demokratike ka thelluar fitoren kundrejt Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, një tregues ky mjaft domethënës që konfirmon fitoren e padiskutueshme të PD-së në këtë qark. Sipas rezultateve 44.9% në këtë qark, kanë deklaruar votën e tyre për Partinë Demokratike, kundrejt 31.4% që janë shprehur se do të votonin për Partinë Socialiste. Në Qarkun e Korçës nga sondazhi i djeshëm doli që mosha nga 18 vjeç deri në moshën 49 vjeç votonin bindshëm Partinë Demokratike, kurse mosha 49 vjeç e sipër votonin me një diferencë të vogël për Partinë Socialiste. Kjo flet qartë për një tendecë të rritjes së besimit të të rrinjëve ndaj Partisë Demokratike. Ndërkohë më rezultatin e djeshëm diferenca e votave mes dy partive kryesore është thelluar në favor të Partisë Demokratike krahasuar me zgjedhjet e 2005. Konkluzionet e anketës flasin për një tendencë të qartë në rritje të mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend me një epërsi të thellë ndaj partisë kryesore të opozitës. Diferenca tashmë konsiderohet e parikuperueshme për Partinë Socialiste, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga data kur shqiptarët do t`u drejtohen kutive të votimit. Investimet e mëdha gjatë katër viteve të fundit dhe projektet konkrete që Partia Demokratike ka në programin e saj elektoral për Qarkun e Korçës, ka bërë që dhe ky qark të votojë në shumicë për PD.

 

 

 

Tiranë  

PD 16 mandate, PS 13 mandate, LSI 2 mandate, G99 1 mandat

Fier

PD   7 mandate, PS   8 mandate, LSI 1 mandat

Elbasan

PD   8 mandate, PS   6 mandate

Durrës

PD   8 mandate, PS   5 mandate

Vlorë

PD   5 mandate, PS   7 mandate

Korçë

PD   7 mandate, PS   5 mandate

Shkodër

PD   7 mandate, PS   4 mandate

Berati

PD   2 mandate, PS   4 mandate, LSI 2 mandate

Lezhë

PD  4 mandate, PS    3 mandate

Dibër

PD  4 mandate, PS    2 mandate

Gjirokastër

PD  1 mandat,   PS    4 mandate

Kukës

PD  3 mandate, PS     1 mandat

 

 

Kryeministri tha se mbledhja e ardhshme e qeverisë do të bëhet të mërkurën, tre ditë pas zgjedhjeve

 

Berisha: Legalizimi i banesave, proces i shpejtë dhe i pandalshëm

 

Qeveria hedh një tjetër hap të rëndësishëm, duke çuar drejt përfundimit procesin e legalizimit të banesave me anë të përdorimit të letrave me vlerë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kryeministri Berisha zhvilloi mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave para zgjedhjeve elektorale, ndërsa theksoi se mbledhja e parë e mandatit të dytë, që do të startojë të mërkurën e javës që vjen, do të jetë vijimi i procesit të pakthyeshëm të reformave. Duke i paraprirë fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit kryeministri tha se, nuk mund të mos mblidhej kjo mbledhje këtë të mërkurë, sepse e mërkura tjetër ka axhendë tjetër. Kryeministri e cilësoi legalizimin e banesave si një premtim të mbajtur të qeverisë. Kryeministri Berisha theksoi se kjo çështje ka një rëndësi të veçantë për impaktin e direktë për qytetarët. Kështu, kryeministri theksoi se janë rreth gjashtë mijë familje të tjera që miratohen për legalizimin e banesave. Kryeministri shprehu sigurinë për të gjithë qytetarët që kanë banesa për legalizim se qeveria nuk do ndalet për asnjë moment deri në finalizimin e këtij procesi. "Unë kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që kanë banesa për legalizim. Të jenë të sigurtë që ky është një proces i shpejtë dhe i pandalshëm. Qeveria çdo javë, gjatë dy muajve të fundit, ka miratuar së paku pesë deri në gjashtë mijë banesa për legalizim. Është emergjente të vijë vendimi për përdorimin e letrave me vlerë. Unë kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve, vendimi do t'u njohë atyre plotësisht të drejtën, 80% të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë. Kjo është, së pari, një mbajtje e premtimit tonë ndaj disponuesve të letrave me vlerë, që ne do t'i fusim ato në përdorim. Ky është tregu më i fuqishëm në Shqipëri", u shpreh kryeministri. Në vlerësimin e tij për përdorimin e letrave me vlerë kryeministri vuri në dukje se, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata, të cilët legalizojnë objektet. "Ka krijuar pak shtjellim, vendimi u njeh të drejtën edhe atyre që kanë paguar para të blejnë letrat me vlerë. Nuk ka asnjë diskriminim", tha kryeministri. Gjithashtu, ai vuri në dukje se çdo qytetar, i cili deri tani ka likujduar tërësisht shumën që i detyrohet për legalizim, që e ka likujduar në vlerë monetare, ai është i ftuar të marrë letrën me vlerë dhe 80% e vlerës do t'i kthehet në lekë. Kryeministri e cilësoi këtë moment të rëndësishëm, në një kohë që është forcuar edhe leku. Madje, kryeministri ironizoi edhe deklaratat e opozitës, sipas së cilës vlera e lekut është dobësuar. "Tani që është forcuar edhe leku, bërtit opozita forcohet leku. U dobësua thoshin, po ku? Në fakt, unë nuk e kisha shumë problem atë dobësim, sepse për eksportet ishte i dobishëm. Është i pashmangshëm forcimi", u shpreh kryeministri. Me anë të një vendimi të posaçëm në mbledhjen e qeverisë, dy javë më parë është vendosur që qytetarët shqiptarë që do të legalizojnë objektet e tyre, do të kenë të drejtë që 80% të vlerës së tyre ta paguajnë me letra me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore. Për sa i përket qytetarëve, të cilët e kanë paguar vlerën njëqind përqind, qeveria është e gatshme t'i rimbursojë ata me 80% të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Vetë kryeministri ka vlerësuar se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishme të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve.

Ndërkohë që qeveria dje miratoi një vendim të rëndësishëm për 100 të përndjekur politikë. Gjithashtu, u miratua edhe buxheti faktik për vitin 2008, buxhet i cili siç vlerësoi kryeministri, shndërroi Shqipërinë në kantier. "2008 është viti në të cilin qeveria shqiptare investoi infrastrukturë dy herë më shumë se çdo qeveri tjetër në kontinent. Gjithashtu, miratohet edhe një ligj për plehërat kimike, i standardizimit të tyre", tha kryeministri.

Vlora dhe Kavaja përcjellin mesazhin e fitores 4 ditë para zgjedhjeve

Duke iu referuar takimeve të djeshme elektorale, kryeministri Berisha ka vlerësuar maksimalisht inaugurimet e bëra në Qarkun e Vlorës, ku theksoi se inaugurimi i rrugës së bregut dhe TEC-it të Vlorës janë dy vepra jashtëzakonisht të rëndësishme. "Ka patur një aktivitet elektoral, Vlora dhe Kavaja flasin vetë, nuk flas unë për to. Një ndër aktivitetet elektorale të sotme ishte inaugurimi i dy veprave jashtëzakonisht të rëndësishme. Sot, inauguruam rrugën e bregut, një rrugë e parametrave europiane, rrugë e cila përbën një nga investimet më të shkëlqyera, atë qeverisë sonë për turizmin", tha kryeministri. Ai vlerësoi se kjo rrugë së bashku me dhjetëra e dhjetëra projekte që janë në vazhdim në fshatrat e gjithë bregut, do t'i japë kësaj zone infrastrukturën më të përshtatshme për të përballuar shumëfishin e numrit të turistëve që përballon sot. Këtu kryeministri renditi ujësjellësat, restaurimet, kanalizimet dhe rrugët që zbresin drejt detit. Kryeministri vlerësoi se është bërë një punë intensive e megjithatë rruga është investimi më kryesor. Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe në inaugurimin e TEC-it të Vlorës, një investim prej 122 milion euro. Kryeministri vlerësoi se, ky projekt është një instalim i teknologjisë më të fundit që ekziston, parametrat e ndotjes ishin absolutisht dy herë më të ngurta se sa lejon standardi europian dhe qartësisht të matshme. "Sikundër kemi kombinuar përdorimin e lëndëve djegëse, garantohet përdorimi me efiçencën maksimale të saj, por edhe ndotjen më të ulët. Edhe ky investim ka një rëndësi të madhe energjetike e turistike. Në sistemin tonë energjetik, për shkak të vendosjes së burimeve tona në veri, një disbalancë që shprehet me dëmtimin e parametrave të tensionit, veçanërisht në këto zona, në këtë rast TEC-i së bashku me Bistricën e konstruktuar i jep përgjigje të shkëlqyer parametrave të furnizimit me energji të zonës turistike", tha kryeministri. Gjithashtu, ai vlerësoi se një inaugurim tjetër shumë i rëndësishëm ishte edhe hyrja e re e Fierit.

 

 

 Kryeministri Berisha pritet në një miting madhështor dhe atmosferë tejet festive në qytetin e Kavajës

Më 28 qershor Kavaja blu do të votojë për të ardhmen europiane

 

Kryeministri Berisha ftoi dje qytetarët e Kavajës që më 28 qershor të bashkohen si më 22 mars të '92 për të shndërruar në realitet ëndrrën e shumëpritur të shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian. Duke folur në një miting madhështor me qytetarët e Kavajës, kreu i qeverisë tha se 28 qershori është dita e ëndrrës europiane, e aspiratës shekullore të çdo shqiptari. Në fjalën e tij, kryeministri i solli përshëndetjet popullit të Kavajës nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, Peshkopia, Tirana, Kruja, Fushë-Kruja, Tropoja, Kukësi, Kruma, Shkodra dhe nga mbarë Shqipëria. Shefi i qeverisë u shpreh para qytetarëve të Kavajës, se 28 qershori është dita juaj, dita e shpirtit tuaj të lirisë, dita e idealit tuaj europian. "Këtu në këtë shesh, flaka e lirisë nuk u shua kurrë, ndaj dhe ne shkojmë më 28 qershor drejt fitores më të madhe në historinë tonë. 28 qershori është dita e ëndrrës sonë europiane, e aspiratës shekullore të shqiptarëve, është dita e projektit tonë të Kavajës europiane, të Shqipërisë europiane. 28 qershori do të jetë dita e bashkimit të madh të shqiptarëve drejt idealit të tyre europian, është dita në të cilën Shqipëria do të vendosë për veten, për ëndrrën, për të ardhmen e saj. Kavaja blu, Shqipëria blu, fitorja blu", u shpreh Berisha në një takim tepër emocional me qytetarët e Kavajës. "Shqiptarët pavarësisht nga bindjet politike, duhet të bashkohen për të bërë realitet ëndrrën europiane, për Kavajën europiane, për Shqipërinë europiane, të bashkohen për të ardhmen e tyre të ndritur që meritojnë", u shpreh më tej kryeministri, duke nënvizuar se kjo qeveri ashtu siç bëri realitet ëndrrën atlantiste do të realizojë ëndrrën europiane. "Le të votojnë ata për të qenë fytyra kryesore e projektit tonë europian", tha më tej kreu i ekzekutivit, ndërsa prezantoi platformën e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme, ku vuri theksin në krijimin e 160 mijë vendeve të reja pune. Ai garantoi se, në katër vitet e ardhshme qeveria e PD-së do të vijojë politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve më shumë se ato të gjashtë vendeve anëtare të BE-së. Në katër vite në Kavajë dhe në mbarë Shqipërinë, tha më tej Berisha, do të ketë rrugë moderne dhe furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Duke u ndalur në projektin e PD-së për mbështetjen e prodhimit vendas, kryeministri theksoi se, fermerët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë do të subvencionohen për naftën dhe inputet për sipërfaqet e mbjella dhe për të gjitha projektet e prodhimit dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore. Gjithashtu kryeministri garantoi fermerët, se pensionet e tyre pas katër vitesh do të barazohen me pensionet e qytetit. "Unë ju garantoj, të dashur qytetarë dhe qytetare të Kavajës, një zhvillim të fuqishëm të Kavajës turistike, të Shqipërisë turistike", tha kryeministri, ndërsa ftoi qytetarët e Kavajës që pavarësisht bindjeve politike të votojnë për të ardhmen më të mirë për fëmijët e tyre. "Dhjeta me yll në ballë është Kavaja e fitores, kavajasit do të votojnë 10-ën, sepse 10 janë fëmijët e tyre të mrekullueshëm, 10 është ëndrra e tyre madhështore europiane, 10 është Kavaja e pavdekshme, 10 është shpirti i tyre i lirisë, 10 është Shqipëria blu, 10 është Partia Demokratike, 10 është Europa blu, e cila mezi pret qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë, që të lëvizin të lirë, pa viza", tha kryeministri, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Kavajës që më 26 qershor të marrin pjesë në tubimin në Sheshin 'Skënderbej' për të festuar fitoren e madhe, 22 marsin e ri.

 

 

 

Dhjetra mijëra qytetarë të Vlorës në një tubim madhëshor shprehën mbështetjen për Shqipërinë europiane

Berisha: Të votojmë për vendosjen e flamurit shqiptar përkrah atyre të BE

 

Dhjetra mijëra qytetarë të Vlorës pritën dje në një tubim madhështor kryeministrin Berisha, në Sheshin historik të 'Flamurit'. Kreu i qeverisë kërkoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve partiake që të mbështesin projektin e Shqipërisë europiane në mënyrë që flamuri shqiptar të bashkohet krenar me flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Berisha u përcolli qytetarëve të Vlorës përshëndetjet entuziaste të të gjitha qyteteve të vendit për fitoren e pritshme të 28 qershorit, fitore e cila siç u shpreh ai është tërësisht e qytetarëve shqiptarë. "Ju përcjell përshëndetjet nga Gjirokastra, Saranda, Peshkopia, Kukësi, Tropoja, Tirana, Kruja, mbarë Shqipëria. Ju uroj gëzuar fitoren! Po vërshon i papërmbajtur uragani i fitores sonë, uragani i lirisë, uragani i fitores europiane, të Vlorës europiane të Shqipërisë europiane. 28 qershori po vjen. Më 28 qershor shqiptarët do të votojnë më të bashkuar se kurrë për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre europiane, për të bërë që së shpejti flamuri ynë kombëtar të ngrihet përkrah flamujve të vendeve të BE", u shpreh kryeministri. Duke e konsideruar 28 qershorin si ditën e firmosjes së shndërrimit të ëndrrës së shqiptarëve në realitet, kryeministri renditi prioritetet e qeverisë në mandatin e dytë për Vlorën europiane.

"Vlora europiane është qyteti që do të shndërrohet në metropolin më të fuqishëm të rajonit, me infrastrukturë moderne, me portin më gjigand në mbarë Mesdheun, është qyteti që do të shndërrohet në metropolin e turizmit rajonal. 28 qershori është dita e firmosjes për shndërrimin në realitet të projektit më të bukur për Vlorën dhe Shqipërinë. Vlora europiane është Vlora e gjeneratës së të rinjve të saj, e qytetarëve të saj, është Vlora metropoli i fuqishëm i rajonit, është Vlora e infrastrukturës më moderne në çdo skaj të saj, në çdo fshat të saj, në çdo vend të saj", u shpreh Berisha, duke nënvizuar se, Vlora europiane është Vlora e rrjetit rrugor modern, është Vlora e portit gjigand në Adriatik dhe në Mesdhe, është Vlora metropol i turizmit rajonal, është Vlora me 24 orë ujë, është Vlora e qytetarëve me rroga dhe pensione më të larta se ato të 6 vendeve të Bashkimit Europian, është Vlora e Universitetit më modern, e shërbimit shëndetësor më modern. Më tej, ai u bëri një thirrje qytetarëve vlonjatë njëkohësisht të gjithë qytetarëve shqiptarë, që pavarësisht bindjeve politike të bashkohen për ëndrrën e përbashkët europiane për të bashkuar flamurin shqiptar me fjamujt e vendeve europiane. "Le t'u bëjmë ne thirrje, vlonjatëve pavarësisht nga bindjet e tyre, le të bashkohemi në ëndrrën tonë të përbashkët, ëndrrën tonë europiane. Bashkohuni me ne, sepse ne me mund dhe me djersë me përkushtim, të bashkuar do të bëjmë që në radhën e flamujve të Europës të shtohet flamuri i Shqipërisë", tha kryeministri në mitinugn madhështor me qytetarët e Vlorës.

 

Qeveria nis së shpejti mbi 2 miliard euro investime në Vlorë

 

Kryeministri Berisha vlerësoi se, me nisjen e mandatit të dytë qeverisës për qytetin e Vlorës do të nisin projekte të reja historike jo vetëm për këtë qytet, por për mbarë vendin. Ai theksoi se, investimet vetëm në Vlorë kalojnë vlerën e 2 miliard eurove, duke shtuar se porti dhe korridori i kombit do të lartësojnë Vlorën e Shqipërinë më shumë se kurrë ndonjëherë. "Vlora është vend i zhvillimeve të mëdha historike, investimet në Vlorë që do të nisin së shpejti tejkalojnë vlerën mbi 2 miliard euro. Porti do të jetë vepra më e madhe publike e këtij vendi, porti dhe korridori i kombit do të lartësojë Vlorën, do të lartësojë Shqipërinë dhe do t'i zhvillojë më shumë se kurrë ndonjëherë. 28 qershori po vjen, ndaj dhe të bashkohemi ne, le të garantojmë çdo socialist të Vlorës, çdo qytetar të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë se, vota së bashku me ne është votë për integrimin europian, për pensionet dhe rrogat e larta, për infrastrukturën më moderne, votë për të veshur Vlorën nga Konispoli në Mifol me ullishte të mëdha. Unë u premtoj fermerëve të Vlorës, se qeveria ime do të financojë çdo rrënjë ulliri pa asnjë kufizim që ata do të mbjellin", u shpreh kryeministri. Ai garantoi se, qeveria do të financojë çdo rrënjë agrumeje që ata do të mbjellin, do të subvencionojë naftën me inpute për sipërfaqet e mbjella, do të financojë agrobiznesin. Më tej, kryeministri garantoi gjithashtu se, fermerët do të kenë pensione të barabarta me qytetin. Gjithashtu ai vlerësoi se, në këto katër vite Vlora u shndërrua në epiqendrën e investimeve më të mëdha në Shqipëri. Kreu i qeverisë theksoi se në këtë qark janë ndërtuar apo po ndërtohen mbi 150 kilometra rrugë kombëtare dhe autostrada dhe mbi 100 kilometra të tjera rrugë rurale dhe rrugë dytësore. Kryeministri vlerësoi po ashtu se, Vlora ka sot sistemin e saj energjetik më modern, më të ri, më të fuqishëm. Vlora, tha kryeministri, ka sot potencialin e saj të madh turistik më të mirë se kurrë për t`ua u servirur europianëve dhe mbarë botës. "Më 28 qershor të marrim të gjithë pjesë në votime, të çoni në kutitë e votimit frymën e fitores që buron nga zemrat tuaja, të bashkohemi të gjithë shqiptarët në këtë votim historik, që do të çojë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt fatit të tyre destinacionit europian. Më 28 qershor të gjithë le të votojnë 10, 10 e kombit, 10 është ky shesh i 'Flamurit', është Vlora e përjetshme, është Shqipëria blu, është Partia Demokratike, për ta bërë Vlorën metropol të madh të Shqipërisë dhe rajonit", tha kryeministri, duke i ftuar vlonjatët e të gjithë shqiptarët që më datën 26 qershor të bashkohen në 28 qershor për të festuar fitoren më të madhe dhe të merituar.

 

 

 

Kryeministri merr pjesë në provën e parë të vënies në punë të aparaturave të TEC-it të Vlorës

TEC-i, dëshmi e përpjekjeve për kthimin e Shqipërisë në eksportuese të energjisë

 

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në provën e parë të vënies në punë të aparaturave të TEC-it të Vlorës, duke e vlerësuar ndërtimin e këtij objekti si një ngjarje shumë të rëndësishme për potencialin turistik, industrial e të gjithanshëm të Vlorës dhe të bregut shqiptar. Ai vuri në dukje se, TEC-i është një dëshmi e përpjekjeve të qeverisë, jo vetëm për të mos i kthyer më kurrë ndërprerjet e energjisë elektrike në vend, por për t'u bërë një vend eksportues i energjisë. Kryeministri vlerësoi se, kjo përbën gjithashtu një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm të shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të distancës së burimeve të tjera që janë të vendosura kryesisht në veri, si dhe në rrjetin ekzistues garanton parametrat më të mira të furnizimit me energji të zonës më turistike të vendit. Edhe në këtë drejtim, kryeministri vlerësoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm. Më tej, kryeministri falenderoi për punën e shkëlqyer, me cilësi, përkushtim dhe seriozitet, të bërë nga kompania italiane. Ai tha se, kjo kompani ka sjellë një teknologji të standardeve dy herë më të larta, se sa ato të pranuara nga BE. Nga ana e tij, ambasadori italian Saba Delia, i pranishëm në këtë ceremoni, duke shprehur kënaqësinë që iniciativat e përbashkëta italo-shqiptare sa vijnë e shtohen, theksoi se kjo vepër është një realizim shumë i madh i standardeve më të përparuara, si për sa i përket prodhimit, ashtu edhe për respektimin dhe ruajtjen e mjedisit. Kjo vepër, financim i Bankës Botërore (BB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI), është një ndër veprat më të mëdha energjetike, të ndërtuara në vend, pas vitit 1985, me kapacitet 100 MW dhe vlerë 120 milion euro. Në vlerësimin e tij për këtë projekt madhor energjetik, kryeministri Berisha së pari shprehu mirënjohjen e tij për kompaninë "Tecnimont", e cila ka realizuar ndërtimin e TEC-it, si dhe BB, BERZH dhe BEI, për këtë investim të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë.

 

Kryeministri fton shoqatat të forcojnë monitorimin mbi mbrojtjen e mjedisit

 

Kryeministri garantoi dje se, në sajë të teknologjisë më moderne, TEC-i i Vlorës ruan dhe respekton maksimalisht mjedisin. Duke shprehur respektin për shoqatat mjedisore të Vlorës, kryeministri Berisha i ftoi ata të forcojnë gjithnjë e më shumë vëzhgimin për mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë kështu kontributin më të rëndësishëm në këtë drejtim. "Kompania ka bërë një punë të shkëlqyer. Ajo ka sjellë këtu një teknologji të standardeve dy herë më të larta, se sa standardet e pranuara nga BE. Gjithashtu, kjo është një teknologji me eficencën më të lartë, të ciklit të dyfishtë dhe ka një vlerë shumë të madhe", u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa vlerësoi se ndërtimi i këtij TEC-i është vetëm hapi i parë i madh në drejtim të ndërtimit të TEC-eve të tjera. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se Shqipëria nuk do të qëndrojë kurrë në monokulturë energjike, por do të diversifikojë prodhimin dhe burimet energjetike me vendosmërinë më të madhe. TEC-i, tha kryeministri, ishte prova e parë e suksesshme. Në shtator inaugurohet dhe hyn në punë plotësisht. "Më vjen mirë që drejtori i KESH, zoti Bojaxhi, ka bërë një marrëveshje me shoqatat mjedisore të Vlorës, për një transparencë të plotë të funksionimit të tij. I garantoj shoqatat e vërteta të mjedisit, jo ato antiglobaliste, për respektin tim më të madh dhe i ftoj të forcojnë gjithnjë e më shumë vëzhgimin, observimin për mbrojten e mjedisit, sepse ky është një kontribut. Ne po shkojmë drejt Europës, por nuk mund të shkojmë drejt saj, me standarde të tjera përveç atyre europiane të mjedisit", vijoi më tej kryeministri. Gjithashtu, ai nënvizoi se është jashtëzakonisht pozitiv fakti që është kontraktuar një kompani menaxhuese me të gjitha kompetencat dhe aftësitë për menaxhimin e mirë të këtij TEC-i, i cili jep ndotjen më minimale e krahasueshme me atë të rreth 400-500 makinave Benz, jo ato të prodhimit të viteve '80, por atyre më të fundit. "Ky është një investim i madh 120 milion euro. Kompania ka bërë një punë, që të jemi realist financiarisht jo kaq me fitim, por e ka përballuar me vullnet të madh dhe ne jemi shumë mirënjohës për punën, përkushtimin, cilësinë dhe seriozitetin që ka dëshmuar ndaj këtij projekti. Qeveria pas këtij TEC-i do të ndërtojë Tec-ë të tjerë, siç është ai në Durrës", vijoi më tej kryeministri.

 

Antiglobalistët, jo në mbrojtje të mjedisit, por të interesave personale

 

Antiglobalistët nuk kanë asgjë të përbashkët me shoqatat e mbrojtjes së mjedisit, pasi parësore kanë vetëm interesat e tyre personale. Kështu u shpreh kryeministri dje gjatë provës së parë të TEC-it të Vlorës, duke iu referuar protestave të disa personave nën maskën e ekologjistëve. "Antiglobalistëve dua t'u them diçka. Kësaj here më kanë ngjarë me fshatarët shqiptarë të viteve 800, të cilët kur ra trajektorja e Orient Ekspresit, erdhën serbët i mashtruan, i manipuluan dhe ata u ngritën kundër trajektores së Orient Ekspresit dhe e humbëm atë rast, ndaj dhe antiglobalistët pasi u morën me TEC-in, u morën më pas me referendumin dhe treguan kështu se nuk kishin asnjë interes mjedisor për Vlorën, sepse për të, kemi të gjithë interes mjedisor maksimal, por ata kishin parësore interesat e veta", tha kryeministri, duke shprehur sigurinë se qeveria shqiptare do të realizojë më së miri detyrën e saj për t'u siguruar qytetarëve të saj në çdo rrethanë, në çdo kohë dhe në çdo stinë 24 orë energji elektrike. Duke falenderuar edhe autoritete vendore për ndihmën dhe lehtësirat që i kanë ofruar kompanisë italiane, kryeministri shprehu bindjen se rrethi i Vlorës, nuk ka ndryshuar më shpejt dhe më mirë se në këto 4 vite. "Qeveria në asnjë rrethanë nuk do të qëndrojë e kërcënuar për mungesë energjie. Detyra e saj është që në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, në çdo stinë t`u sigurojë qytetarëve të saj 24 orë energji elektrike", tha kryeministri. Edhe sikur TEC-i të rrijë me çelës të mbyllur, tha ai, ia vlen të ndërtohet, sepse këtu nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi mbi 2 milion turistë në të gjithë këtë zonë dhe t`i ftosh të tjerët dhe t`i lësh në errësirë, kjo është gjëja më e papranueshme, prandaj edhe me këtë destinacion po të ishte ia vlen të ndërtohet, sepse shteti duhet të jetë serioz dhe t`u garantojë kushtet më të mira si qytetarëve të tij ashtu dhe vizitorëve. "Në shtator bëjmë inaugurimin e plotë, unë i falenderoj të gjithë autoritetet vendore për mbështetjen që i kanë dhënë kompanisë. Në këtë mënyrë kanë përmbushur një detyrim të madh. Brenda një harku kohe të shkurtër 1 mujor, Vlora përjeton dy ngjarje shumë të mëdha si parku energjetik i shkarkimit dhe depozitave, si dhe termocentralin. Sot gjithashtu, inaugurojmë dhe rrugën e bregut me një vlerë të jashtëzakonshme për këtë qark. Mendoj se ky rreth nuk ka ndryshuar më shumë se në këto 4 vite, nuk ka ndryshuar më shpejt dhe më mirë se në këto 4 vite", vijoi më tej kryeministri.

 

 

 

Kryeministri garanton mbrojtjen dhe zhvillimin e të gjitha zonave turistike në vend

Berisha: Masterplani, kushtetutë që mbron bregun nga betonizimi

 

Shqipëria turistike është një tjetër prioritet i qeverisë, e cila në mandatin e dytë të saj do t'i kushtojë një vëmendje të madhe zhvillimit të të gjitha potencialeve për ta shndërruar vendin në një qendër tërheqëse për turistët e huaj. Kryeministri Berisha vlerësoi dje nga Dhërmiu se, masterplani i qeverisë për turizmin është një kushtetutë e shkëlqyer, që mbron mbarë zonat turistike nga betonizimi. Ai vlerësoi se ky masterplan u jep të drejtën banorëve të kësaj zone që të parashikojnë vetë zhvillimin e vendit, ku jetojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. "Masterplani që ju e njihni shumë mirë është një kushtetutë e shkëlqyer e turizmit në këtë zonë, që iu mbron ju nga betonizimi dhe grabitqarët, që iu jep ju të drejtën si komunitet të vendosni se çfarë do të ndërtoni, që iu jep ju të drejtën të parashikoni vetë zhvillimin më të mirë, në interesin tuaj më të mirë dhe interesin e vendit", u shpreh kryeministri. Në vijim, kryeministri Berisha ftoi banorët e Dhërmiut që në 28 qershor ata t`i bashkohen projektit të PD dhe projektit të mbarë qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë europiane. Kryeministri vlerësoi se ky projekt nënkupton asfaltimin e të gjitha rrugëve të fshatit e të qytetit, duke i dhënë vendit një infrastrukturë moderne me standardet më të larta europiane. Gjithashtu, ai theksoi se ky projekt përfshin në objektivat e veta furnizimin me ujë pa ndërprerje, pensione të barabarta mes fshatit dhe qytetit. "Iu ftoj që në 28 qershor të votojmë projektin europian, projektin e bregut europian se ky projekt është i thjeshtë, por jetik. Ky projekt nënkupton rrugë si kjo, nënkupton asfaltimin dhe sistemin e të gjitha rrugëve, rrugicave dhe shesheve të fshatrave të bregut, nënkupton furnizim me ujë 24 orë për të gjitha familjet e bregut dhe të gjithë Shqipërisë, nënkupton pensione të barabarta me ato të qytetit dhe më të larta se të gjashtë vendeve anëtare të BE-së", u shpreh kreu i qeverisë gjatë takimit me banorët e Dhërmiut. Ai tha se vota për këtë projekt shkon edhe për mbështetjen ndaj fermerëve, për të cilët qeveria do të financojë të gjitha projektet për të nxitur prodhimin bujqësor. "Ky projekt nënkupton që ju, fermerëve të bregut dhe mbarë fermerëve shqiptarë qeveria ime t'u financojë që të gjitha projektet për të nxitur prodhimin bujqësor, blegtoral, të agrumeve apo ullirit. Ky projekt bazohet tek djersa, mundi, përkushtimi, dashuria për Dhërmiun, bregun dhe Shqipërinë, për zhvillimin e saj. Ndaj dhe më 28 qershor, unë ftoj të gjithë banorët e bregut, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të votojmë për infrastrukturën moderne të bregut, për pensione dhe rroga më të larta, për furnizimin 24 orë me ujë, për turizmin në këtë zonë, shumëfishimin e tij gjatë katër viteve që vijnë, për një breg i cili i rikthehet pasurive të tij përrallore dhe traditës së tij të shkëlqyer për të ndërtuar të ardhmen që meriton", vijoi më tej numri një i ekzekutivit.

 

Berisha inauguron rrugën e bregut në Dhërmi

 

Qyteti i Vlorës ka qenë stacioni i radhës në turin elektoral që kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, po vijon anë e mbanë Shqipërisë. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryeministri ka inauguruar rrugën e re të bregut. Në vlerësimin e tij për këtë projekt kryeministri ka theksuar se, kjo është një ndër më të bukurat në Shqipëri. Ai vuri në dukje se, rruga do të rigjallërojë dhe do të shumëfishojë ndjeshëm potencialin turistik të fshatrave të bregut. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim të ngrohtë dhe të përzemërt me banorët e Dhërmiut, ku u shprehu atyre kënaqësinë për të ndarë me ta gëzimin e inaugurimit të një nga rrugëve më të bukura të Shqipërisë. "Së pari, iu përshëndes vëllazërisht dhe shpreh kënaqësinë e madhe të ndaj me ju frymën, dritën e fitores së madhe, gëzimin e inaugurimit të kësaj rruge, më e bukura në Shqipëri. Sot ne inaugurojmë rrugën më të bukur të vendit, rrugë, të cilën ju e meritoni plotësisht, rrugë e cila rigjallëroi ndjeshëm dhe do të shumëfishojë potencialin tuaj mikpritës turistik", tha kryeministri. Më tej, ai vuri në dukje se inaugurimi i kësaj rruge është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë në tërësi dhe për Shqipërinë turistike në veçanti. "Shqipëria dhe ju të gjithë keni në brigjet e Jonit potencialin më të jashtëzakonshëm turistik në tërë rajonin, ndaj dua t'u uroj nga zemra që ju ta gëzoni këtë rrugë dhe t'u garantoj se ashtu siç bëmë këtë rrugë, brenda vitit 2010 do të bëjmë rrugën e këtyre fshatrave nga Orikumi në Sarandë. Siç bëmë këtë rrugë dhe siç po ndërtojmë në çdo fshat rrugë ose ujësjellës, dua t`u garantoj se në çdo familje të bregut brenda vitit 2010 do të përfundojë furnizimi me ujë 24 orë për çdo familje", u shpreh më tej kryeministri gjatë takimit me banorët e Dhërmiut.

 

Fshatrat e bregdetit do të kenë të gjitha parametrat europiane

 

Kryeministri Berisha garantoi dje se qeveria e Partisë Demokratike do të krijojë standardet më të larta të jetesës për çdo fshat të bregdetit, duke i shndërruar ato në qendra të fuqishme turizmi. Gjatë takimit me banorët e Dhërmiut, kreu i ekzekutivit shprehu vendosmërinë për shndërrimin e infrastrukturës së fshatrave sipas standardeve europiane. "Ne jemi të vendosur të krijojmë në fshatrat tuaja standardet më të mira të mikpritjes, të jetesës dhe t`i shndërrojmë ato në qendra të fuqishme të turizmit në Shqipëri. Unë iu siguroj ju, se vitet që vijnë janë vitet e mëdha të Shqipërisë turistike. Në këtë kontekst, bregu pa mëdyshje është potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, duke iu garantuar për infrastrukturën më moderne, për furnizimin më të mirë të parametrave europiane me energji. Sot bëmë provën e parë të TEC-it të Vlorës, i cili ekuilibron tërësisht furnizimin tuaj me energji", tha kryeministri, ndërsa shtoi se edhe sikur TEC-in ta ndërtonin vetëm për zonën e Dhërmiut ia vlente, sepse qeveria ka objektiv të sajin krijimin e të gjitha kushteve të jetesës për t`i dëshmuar vetes dhe miqve që vijnë, mikpritjen më të mirë. "Unë kam një thirrje ndaj jush. Në zhvillimin e këtij vendi ne mbështetemi dhe do të mbështetemi në potencialet e mëdha zhvillimore të secilit rajon, qark, rreth dhe nuk ka dyshim se potenciali juaj turistik është potenciali i të gjitha potencialeve. Tradita juaj e shkëlqyer e ullirit dhe agrumeve nuk është një traditë për t`u lënë mbas dore, ndaj u bëj thirrje ju të mbillni ullinj dhe agrume pa kufizim. Qeveria do t'ua financojë ato", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se nuk duhet lënë burim pa shfrytëzuar për mirëqenien. Ju keni qenë, tha kryeministri, në dekada e dekada, në mos shekuj, eksportues të ullirit dhe të agrumeve më të shkëlqyera, ndaj iu bëj thirrje që krahas përparësisë absolute për turizmin, ne t`u kthehemi edhe kulturave më tradicionale të kësaj zone të mrekullueshme. "Iu bëj thirrje bijve tuaj, të kthehen këtu, të investojnë atë praktikë dhe ato që kanë mësuar në Greqi, Itali apo kudo që ata ndodhen, ta sjellin këtu eksperiencën e tyre, sepse kudo që ata janë, vend më të bukur, breg më të bukur, ujëra më të mrekullueshme se këtu, nuk ka dhe nuk do të gjejnë në asnjë vend tjetër. Ndaj le të vendosim, për ta bërë këtë zonë, një nga zonat më të famshme në Europë për potencialin e saj turistik, një nga zonat më të zhvilluara. Le ta zhvillojmë atë mbi bazën e kritereve më të mira, më të shkëlqyera", vijoi më tej kryeministri.

 

Inaugurohet rruga hyrëse e Fierit, investim 285 milion lekë të reja

 

Një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor i shtohet listës së gjatë të investimeve të qeverisë. Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Berisha inauguroi rikonstruksionin e plotë të rrugës hyrëse të qytetit të Fierit. Investimi për këtë rrugë kap vlerën 285 milion lekë të reja. Kjo rrugë është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhur dhe standardet më të larta për një rrugë moderne europiane. Kryeministri vlerësoi se me këtë rrugë, Fieri fiton infrastrukturën moderne që meriton. "Inauguruam rrugën hyrëse të Fierit, të këtij qyteti ndër më kryesorët në vend dhe që gradualisht po fiton të gjithë infrastrukturën moderne që meriton. Së shpejti fillon edhe bypass-i që lehtëson trafikun në këtë zonë. Rruga hyrëse e këtij qyteti, tashmë është e parametrave europiane, një investim 285 milion lekë të reja", tha kryeministri. Më tej, ai e vuri theksin në inaugurimin e disa investimeve të përfunduara apo në përfundim e sipër, me vlerë rreth 190 milion euro. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi inaugurimin e rrugës së bregut, prej rreth 80 kilometrash. Kjo rrugë, tha kryeministri, u përfol që në kohën e Austro-Hungarisë, por që u injorua. Gjithashtu, kryeministri përmendi inaugurimin e TEC-it të Vlorës, një investim prej 120 milion euro, e të tjera investime. Ai tha se të gjitha këto investime, janë dëshmia reale se "Shqipëria që po ndryshon".

 

 

 Kryeministri Berisha do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore

Projekti gjigant Durrës-Kukës në pritje të inaugurimit

 

Nesër merr jetë rruga Durrës-Kukës, projekti inxhinierik më i madh i shqiptarëve. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve. Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës ka përfunduar brenda afeteve të caktuara, duke vënë në jetë kështu superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Çdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, po fillon të numërojë orët mbrapsht deri në finalizimin e saj. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme. Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim. Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka bëri të mundur avancimin me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët. Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Është kjo autostradë që, me përfundimin e saj ka hedhur pas krahëve sulme të ashpra, që e kanë shoqëruar në çdo kilometër të ndërtuar, sulme nga ato segmente anti-kombëtare që jo vetëm nuk e ndërtuan atë gjatë kohës që qeverisnin vendin, por angazhuan çdo qelizë për të penguar ndërtimin e saj. Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t'u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, sot vihet në shërbim të qytetarëve. Bechtel-Enka, kompania amerikano-turke, e cila ndërtoi pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, është angazhuar që lotin tjetër ta mbarojë sa më shpejt. Për kompaninë e njohur, por edhe për shqiptarët, dita e nesërme përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor. Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë - segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Për një anë të tynelit janë gërmuar mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij projekti, Bechtel-Enka punësoi një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.

 

Projekti nxit zhvillimin e turizmit në vend

 

Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë, nga gjashtë orë të tanishme. Dy korsitë ekzistuese - që përshkruajnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave - të kamionave, duke bërë të ngasin ngadalë. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km nga Tirana, duke sjellur të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë. Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën.

 

Lehtësirat e qarkullimit

 

Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, do të jetë 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti, rruga do të jetë me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni i parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i tretë Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që do të ndërtohen në këtë segment të vështirë malor, do të jenë 29. Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit.

 

Kohëzgjatja e Projektit

2006 - 2009

Tipare kryesore:

Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë

Ura: 29 copë në total

Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura

Deri në 80 m lartësi

Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme

3,75 m linja gjatësi

2 m shpatull e fortë

 

 

Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën

Aksi Durrës-Kukës nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili përfundimin me sukses të këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike. Edi Ramës, bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigjja më e mirë, nëpërmjet përfundimit të projektit, të cilin ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është angazhuar në një fushatë frenetike trillimesh për të përbaltur deri në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Pak muaj më parë, përfaqësuesi tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të çkompleksohet nga rruga. Megjithatë, sërish kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë, të fabrikuara në zyrat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më pjesë e politikës së re.

 

 

 

Kryetarja e Kuvendit vijon takimet intensive me qytetarët në komunat e Shkodrës

Topalli: Do të pesëfishojmë subvencionimet për fermerët

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vazhdon takimet intensive në kuadër të fushatës elektorale me banorët e Shkodrës, komunë më komunë, fshat më fshat, në çdo biznes të madh e të vogël, numri i të cilëve është rritur dukshëm në këto katër vite. Dje kryeparlamentarja Topalli përuroi shkollën "Mark Çuni" dhe rrugët prej 11.5 kiliometrash në Rranzë dhe Barbullush. Në takimin me banorët, numri dy i Partisë Demokratike, Topalli, tha se gjatë mandatit të dytë do të pesëfishohen subvencionimet në projektet e zhvillimit të bujqësisë dhe pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të shumëfishohen investimet në bujqësi e blegtori, shkolla, qendra shëndetësore, sisteme moderne të vaditjes. Duke u ndalur në kompleksin e fasonerisë ku janë të punësuara rreth 1 mijë punëtore, Topalli përuroi një prej fabrikave të reja. Mandati i dytë, theksoi ajo, do të jetë mandati i revolucionit industrial dhe i punësimit. Duke shpalosur platformën e qeverisë së PD-së, Topalli tha se, "katër vitet e ardhshme më shumë do të bëhet për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar rritjen e punësimit për vajzat dhe djemtë". Jozefina Topalli vazhdon ritin e saj të takimeve lagje më lagje, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi në familjet e Shkodrës. Familjet shkodrane shprehën mirënjohjen për rritjen e ndjeshme të cilësisë së jetës në vitet e fundit, duke thënë se do të votojnë vetëm numrin 10, Partinë Demokratike.

 

Mjekët: PD program të qartë për standarde europiane në shëndetësi

 

Mjekët dhe infermierët e qytetit të Shkodrës vlerësuan dje se reformat e thella në sistemin shëndetësor, që kanë ndryshuar fytyrën e shëndetësisë në Shkodër, duke e liberalizuar ndër të tjera krejtësisht tregun e ilaçeve dhe duke inkurajuar tregun privat të shërbimeve shëndetësore. Mjekët theksuan se Partia Demokratike ka një program të qartë për mandatin e ardhshëm, për ta bërë mjekësinë shqiptare me standarde europiane. Ata falenderuan kryetaren për mbështetjen dhe kontributin e saj për vendosjen e dy mamografive në maternitetin e Shkodrës. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja e Kuvendit tha se, në 4 vitet e ardhshme Partia Demokratike do të transformojë tërësisht shëndetësinë në Shqipëri dhe ftoi mjekët të jenë votuesit e vazhdimit të ndryshimit. "Unë ndihem mirë, për faktin që infermierëve u është dyfishuar rroga, po ashtu edhe mjekëve. Jam tërësisht e ndërgjegjshme se kjo rritje duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë në mandatin tonë të dytë," tha Topall, duke shtuar se reforma në shëndetësi është reforma më e vështirë, më e shtrenjtë, në të cilën shumë herë, shumë qeveri dështojnë. Më tej, kryeparlamentarja bëri një bilanc, ku gjatë katër viteve të kaluara buxheti për shëndetësinë është dyfishuar nga 62 miliard lekë në 137 miliard lekë. "Fakti që sot ne jemi anëtarë të NATO-s nuk është diçka e thjeshtë. Nuk është se avokatia që secili prej nesh i ka bërë vendit tonë, ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë në NATO. Kjo është paralelja pasi bën reformat", u shpreh, ndër të tjera Topalli. Në fund të takimit, numri dy i Partisë Demokratike i bëri thirrje mjekëve të votojnë numrin 10, sepse shëndetësia do të jetë përparësia e PD-së në katër vitet e ardhshme.

 

Paratë që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve, tani shndërrohen në rrugë

 

Paratë që më parë nuk dihej se ku përfundonin, tani shkojnë për rrugë, kanalizime, shkolla, duke e kthyer fshatin tonë një fshat modern. Në vijim të turit elektoral në komunat e Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal në Komunën e Bushatit, ku inauguroi disa vepra publike. E shoqëruar nga kryetari i Komunës, Zef Hila, Kryetarja e Kuvendit preu shiritin me rastin e përfundimit të rrugës së fshatit Rranzë, 3.8 kilometra të gjatë. Ky investim arrin vlerën 590 milion lekë. Numri dy i Partisë Demokratike, Topalli, tha se "tashmë ky është bërë një standard për çdo fshat dhe për çdo komunë. Ky është investimi më i mirë për fshatin. Këto janë para të nxjerra nga lufta kundër korrupsionit, kjo është mrekullia e një qeverie me duar të pastra", u shpreh Topalli, duke nënvizuar se investimet, prej qindra milionë lekësh, nga buxheti i shtetit kanë ndryshuar pamjen e kësaj komune, duke e kthyer atë në një qendër shumë tërheqëse rurale. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, inauguroi përfundimin e rikonstruksionit të shkollës nëntëvjeçare "Mark Çuni", me standarde të nivelit të lartë. Vlera e këtij investimi arrin vlerën 270 milion lekë. Kryetarja e Kuvendit theksoi se, "kjo shkollë nuk dallon aspak nga shkollat në Gjermani, në Francë dhe kudo tjetër. Në mandatin e ardhshëm të gjitha shkollat e Shqipërisë do të arrijnë nivelet europiane". Pas inaugurimit ajo ftoi të gjithë të pranishmit, në mënyrë të veçantë mësuesit, të votojnë për Shqipërinë europiane, në emër të së ardhmes së fëmijëve dhe nxënësve të tyre. Kryetarja e Kuvendit preu gjithashtu shiritin e rrugës së qendrës së fshatit Barbullush. Rruga e gjatë prej 8 kilometrash, investimi arrin vlerën 390 milion lekë. "Edhe në këtë komunë si në të gjithë komunat e Shqipërisë, po inaugurohen rrugë, shkolla, edhe në mandatin e ardhshëm të tjera investime do të ketë", tha nënkryetarja e Partisë Demokratike. Ajo evidentoi sërish prioritetin kryesor të mazhorancës së djathtë për mandatin e ardhshëm. Topalli tha se, në mandatin e dytë, në Komunën e Bushatit do të ketë investime në vlerën e 160 milion eurove, duke shtuar se këto investime do të sjellin më shumë punësim, më shumë të ardhura, më shumë mirëqenie. "Unë besoj se komuna juaj është një komunë, e cila ka thyer të gjitha rekordet, në shtrimin e rrugëve, në ndërtimin e shkollave të reja, në ndërtimin e ambulancave, të qendrave shëndetësore, të kabinave elektrike, të kanalizimeve, të ujësjellësave dhe ju këtu do të keni në mandatin e dytë një investim tjetër të madh që kap një shifër prej 160 milion eurosh. E paimagjinueshme. Ajo vepër do të krijojë vende të mëdha pune, ajo vepër do të japë mundësi që të rinjtë, të rejat, prindërit tuaj të punësohen", u shpreh Topalli, ndërsa ftoi zonjat në të gjithë vendin që të votojnë projektin më të mirë për fëmijët e tyre. Ajo shprehu bindjen se, më 28 qershor të gjithë banorët e qarkut Shkodër do t`i bashkohen mbarë shqiptarëve duke votuar 10-tën. "Dhjeta është më e mira, është nota më e mirë, është numri më i mrekullueshëm, është numri për të cilin do të votojnë shqiptarët, një numër që do të jetë simbol i fitores më të madhe edhe se ajo që kanë votuar shqiptarët në '92-shin", u shpreh numri një i legjislativit.

 

Bizneset dhe punëtorët garantojnë mbështetjen për PD-në më 28 qershor

 

Kryetarja e Kuvendit në vijim të turit elektoral zhvilloi disa vizita në familjet shkodrane në lagjen Tepe. Gjatë këtyre takimeve, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështjetjen e tyre ndaj reformave të qeverisë "Berisha", ndërsa shtoi se vota më 28 qershor është vota për Shqipërinë europiane. Nga ana e tyre, anëtarët e këtyre familjeve siguruan Kryetaren e Kuvendit, se më 28 qershor e gjithë Shkodra, sikurse e gjithë Shqipëria, do të votojë për vizionin e integrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë. Më pas, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, vizitoi një nga bizneset më të fuqishme private në Shqipëri, një firmë farmaceutike me prodhim barnash veterinare.

Në takimin me drejtuesit e firmës dhe me dhjetëra punëtorë të saj, Topalli përgëzoi krijuesit e këtij biznesi për guximin dhe vullnetin për të krijuar dhe për të çuar përpara një treg të ri dhe të veçantë në farmaceutikën shqiptare. E pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit, kjo kompani, iniciativë shqiptaro-italiane, kryeson tregjet e barnave veterinare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, ekspertët e kësaj firme i shprehën asaj vlerësimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e qeverisë për iniciativën private dhe veçanërisht për lehtësirat fiskale ndaj tregut farmaceutik. Një vizitë të veçantë nënkryetarja e Partisë Demokratike zhvilloi në punishten e maskave dhe fustaneve, një ndër më të njohurat në Europë. Këtu Topalli pa nga afër realizimin krejtësisht artizanal të maskave dhe veshjeve, të cilat përdoren nga industria kinematografike, hollivudiane dhe ajo europiane. Më tej, Topalli zhvilloi një takim entuziast në një kompleks fasonerie dhe prodhim këpucësh të disa prej markave më të njohura europiane, ku janë të punësuara mbi njëmijë vajza dhe zonja nga zona të ndryshme veriore të vendit. Drejtuesit e fabrikës theksuan se, eksportet e tyre në tregjet europiane janë rritur, kjo edhe falë mbështetjes së politikave ekonomike të qeverisë "Berisha". Gjatë vizitës në ambientet e këtij kompleksi të konfeksioneve, Topalli rikonfirmoi se gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike do të ketë më shumë punësim, më shumë lehtësira fiskale për biznesin dhe më shumë mirëqenie për punonjësit, veçanërisht për gratë. Kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje të gjithë të pranishmeve të votojnë më 28 qershor për PD-në dhe qeverinë "Berisha", që ndryshoi jetën e qytetarëve shqiptarë. "Ne sot kemi punësim dhe të ardhura më të mëdha dhe ndihemi më të sigurta", u shprehën punëtoret e fabrikës gjatë takimeve të përzemërta me Topallin, duke premtuar se 10 do të jetë numri që do të votojnë ditën e zgjedhjeve.

 

 

Topalli takon këngëtaren italiane Giusi Ferreri

 

ryeparlamentarja Topalli priti dje Giusi Ferreri, një nga këngëtaret më të suksesshme në Itali e në Europë. Ferreri, këngëtarja italiane që ka korrur një triumf të jashtëzakonshëm, ndodhet në Shqipëri për një koncert me të rinjtë shqiptarë. Kryeparlamentarja Topalli shprehu kënaqësinë që pret në takim një nga këngëtaret më të njohura për momentin.

Këngëtarja e mirënjohur Ferreri tha se, ndihet shumë e lumtur që ndodhet në këtë vend magjik. Ajo theksoi se, është befasuar nga Shqipëria me dinamizmin, natyrën dhe energjinë e saj dhe se është impresionuar që të rinjtë shqiptarë i njohin këngët hite të saj. "Di që jeni në një fushatë të ngjeshur elektorale dhe iu përcjell urimet më të mira për zgjedhjet", tha Ferreri. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Giusi Ferreri biseduan më tej për artin e kulturën shqiptare dhe italiane. Kryeparlamentarja i uroi Ferrerit suksese për koncertin e sotëm dhe për karrierën e saj, duke shtuar se do të jetë gjithnjë e mirëpritur në koncerte të tjera në Shqipëri. RD

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi (06.23.2009)
Fieri dhe Lushnja mbështetje të jashtëzakonshme projektit të Shqipërisë europiane (06.23.2009)
Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK (06.22.2009)
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet (06.22.2009)
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]