VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 08:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon
E Premte, 06.26.2009, 07:54am (GMT+1)

 

E cilësuar si aorta që bashkon trupin e Shqipërisë dhe Kosovës në një, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë distancës mes dy vendeve, rruga Rrëshen-Kalimash hapi dje kalimin e saj për automjetet e shqiptarëve dhe të mbarë rajonit. Kjo rrugë, që lidh më afër se kurrë ndonjëherë bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës, është inauguruar dje nga kryeministri Sali Berisha dhe nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke e cilësuar këtë moment si historik për mbarë kombin shqiptar, kosovar e për mbarë rajonin kryeministri Berisha shprehu mirënjohjet dhe përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj vepre madhështore. Duke falenderuar homologun turk Erdogan, drejtuesit dhe stafin e Bechtel-Enka, të cilët me përkushtimin e tyre shndërruan në realitet një ëndërr të mrekullueshme shqiptare, kreu i qverisë tha se inaugurimi i këtij segmenti rrugor përbën arritjen më të madhe pas anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe pavarësisë së Kosovës. "Sot, ne inaugurojmë korridorin e kombit, autostradën Rrëshen-Kalimash, e cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, për mbarë kombin shqiptar", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se ky është korridori që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar. Ai tha më tej se, korridori i kombit është nderimi më i madh për ata qindra e mijëra burra e gra shqiptare që ranë, për të pushuar përjetë në altarin e lirisë së kombit, që flijuan jetën e tyre, për liri, dinjitet e bashkim kombëtar. Berisha vlerësoi se, kjo është vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë e tij, duke nënvizuar se ky projekt për nga përmasat e tij vetëm në segmentin Rrëshen-Kalimash tejkalon 4 deri në 5 herë HEC-in e Fierzës dhe mbi 2,8 herw tërë kaskadën e Drinit. "Korridori i kombit i jep Kosovës daljen në detet e shqiptarëve, korridori kthen kombin shqiptar në të gjitha trojet ku ndodhen, drejt detit dhe deteve të veta. Korridori është gjithashtu korridori i miqësisë dhe i bashkëpunimit", vijoi më tej numri një i ekzekutivit. Ai përcolli një mesazh të qartë se, shqiptarët do të udhëhiqen nga fryma e bashkëpunimit dhe ky korridor do të shërbejë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e rajonit. "Të gjithë ata, të cilwt të nisur nga shqiptarofobia bënë çdo gjë për të penguar ndërtimin e këtij korridori dua t`i siguroj se shqiptarët udhëhiqen dhe do të udhëhiqen nga fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky korridor do t`u shërbejw jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të rajonit, maqedonasve, serbëve, boshnjakwve, bullgarwve dhe të gjithë të tjerwve", u shpreh kreu i ekzekutivit, duke nënvizuar se rruga, urat dhe tunelet e saj do të shndërrohen në një faktor të madh bashkëpunimi, integrimi rajonal dhe europian.

Korridori i kombit, dëshmia e madhështisë së lirisë

Me përfundimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, Kosova merr një shpërblim për luftën e saj shumëvjeçare për liri dhe dinjitet kombëtar. Duke iu drejtuar në veçanti qytetarëve të mbarë Kosovës gjatë inaugurimnit të segmentit Rrëshen-Kalimash, kryeministri Berisha vlerësoi se ndërtimi i kësaj rruge është dëshmia e madhështisë së planetit nga njëri prej kombeve që 18 vite më parë ishte i izoluar dhe ishte një ndër vendet më të varfwra në botë. "Sot, ju merrni një shpërblim të madh për luftërat tuaja vigane për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridori i kombit është dëshmia e madhështisë së lirisë, i ndërtuar këtu, në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit, nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite me parë, renditej ndër tre apo katër më të varfwrit në botë, i ndërtuar në një kohë rekord filloi në shkurtin e viti 2007 dhe përfundoi në qershorin e vitit 2009, dëshmoi se për kombet e lira, e pamundwshmja bwhet e mundshme, se kombet e lira, duke shfrytëzuar lirinë dhe pasurinë e saj, mund të shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet. Sot, ne përjetojmë shndërrimin në realitet të një ëndrre shekullore të shqiptarëve", tha kryeministri, duke vlerësuar se kjo rrugë u ndërtua në një kohë rekord dhe përbën veprën më të madhe publike të të gjitha kohërave në Shqipëri. Ky korridor, u shpreh Berisha, u ndërtua në dy vjet e pak muaj, kjo është vepra më e madhe publike e tërw kohërave, që kanë ndërtuar shqiptarët. Por krahas ndërtimit të këtij segmenti, u shpreh më tej Berisha, qeveria dyfishoi të gjitha pensionet e fermerëve shqiptarë, qeveria dyfishoi rrogat për 60 mijë mjekë, infermierë, mësuese të vendit. "Qeveria ndërtoi rreth 6000 km rrugë në të katër anët e vendit, qeveria ndërtoi mbi 1012 shkolla apo i rindërtoi ato, qeveria shtriu internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe po sjell Shqipërinë me shpejtësi në moshën dixhitale", u shpreh kryeministri, duke renditur disa nga arritjet e qeverisë. Ai shtoi më tej se, në këtë hark të shkurtër kohor Shqipëria ndryshoi më shpejt dhe më shumë se kurrë dhe kjo, vijoi ai, është merita e lirisë, e pasurive të pashtershme të saj. Më tej kreu i ekzekutivit shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj miqve të Shqipërisë për mbështjetjen e madhe për realizimin e këtij projekti.

Durrës-Kukës themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne

Kryeministri Berisha garantoi dje se korridori Durrës-Kukës është themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne, duke nënvizuar se në 4 vitet që vijnë ky vend do të kapë një horizont të ri, të cilin Shqipëria akoma nuk e kap dot me sytë e saj. Me forcën transformuese të lirisë, tha Berisha, forcën e saj revolucionare më të fuqishme që kohërat kanë njohur, kjo qeveri do të transformojë Shqipërinë, do ta ngjisë atë në lartësinë që meriton. "Zoti kryeministër Erdogan, një mirënjohje të thellë ndaj jush, që erdhët në Shqipëri në këtë ditë të madhe, një mirënjohje ndaj qeverisë dhe kombit tuaj, për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe ndjenjat e miqësisë dhe mbështetjes së madhe që ju i keni dëshmuar dhe dëshmoni ndaj shqiptarëve, një mirënjohje të thellë ndaj kompanisë Bechtel-Enka për këtë kryevepër që ndërtuat në Shqipëri", u shpreh kreu i ekzekutivit. Por unë, tha kryeministri, nuk mund ta mbyll fjalën time pa shprehur nje mirënjohje të thellë mikut tim Sharik Tara. Miku im është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit të tij, të Turqisë. "Sharik Tara është, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm , por është gjithashtu me rrënjë shqiptare, me rrënjë ballkanike. Zoti kryeministror, Sharik Tara ka vizituar gjatë këtyre viteve me dhjetëra apo qindra herë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, me qëllimin e vetëm për të kontribuar për paqen dhe bashkëpunimin midis tyre.I dashur Sharik unë jam krenar se së bashku realizuam një qëllim të madh, ndërtuam këtë korridor që unë kam bindje të thellë se do të jetë korridori i paqes dhe i miqësisë mes kombeve të Ballkanit" u shpreh kryeministri.

Vargmalet e Ballkanit nuk mund ta ndajnë më Turqinë dhe rajonin

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e cilëoi dje rrugën Rrëshen Klaimash si urën lidhëse mes Turqisë dhe vendeve të rajonit. Duke e konsideruar këtë rrugë si një vepër me përmasa më të gjera se sa komëbatre, Erdogan shprehu kënaqësinë e tij se edhe Turqia është pjesë e gëzimit të shqiptarëve dhe kosovarëve. "Ju përshëndes të gjithëve në këtë takim shumë kuptimplotë, në këtë ceremoni inaugurimi. Uroj me gjithë zemër që kjo rrugë të jetë e mbarë për të gjithë popujt tanë. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të veçantë që po marr pjesë në inaugurimin e rrugës Rrëshen-Kalimash e cila do ta lidhë Kosovën me portin e Durrësit. Por unë jam edhe më i emocionuar dhe më krenar se këtë rrugë së bashku me firmën Bechtel e ka ndërtuar edhe firma turke Enka. Përshëndes të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e kësaj rruge, duke nisur nga arkitektët, inxhinierët dhe deri tek punëtorët më të thjeshtë", është shprehur Erdogan. Duke shprehur falenderimet për kryeministrin Berisha dhe të gjithë atab që punuan për ndërtimin e kësaj rruge, kreu i qeverisë turke tha se kjo rrugë nuk do të bashkojë vetëm vendet, vetëm qytetet, por do të bashkojë zemrat, do të afrojë më shumë njerëzit me njeri-tjetrin. "Unë besoj me gjithë zemër se kjo rrugë do të ndikojë së tepërmi për forcimin e mëtejshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm e Kosovës, të cilën kemi nderin dhe kënaqësinë tani ta kemi pranë nesh, tani, si një shtet të pavarur. Ndoshta e dini se fjala Ballkan ka kuptim vargmale. Megjithëse midis vendeve tona ka male, ne mundëm që gjatë gjithë historisë të jemi afër me njëri-tjetrin, të realizojmë së bashku në vëllazëri të plotë, idealet tona, për një jetë më të mirë, gjithnjë së bashku. Ne i kapërcyem këto male dhe gjithmonë duke lënë mënjanë ndarjet fetare dhe etnike ne gjithmonë kemi qenë së bashku i kemi carë malet dhe jemi afruar me njëri-tjetrin", u shpreh më tej kryeministri turk. Ai vlerësoi se të gjithë shtetasit turq, me origjinë ballkanike Turqia i respekton si persona që kanë pasuruar dhe zhvilluar vendin. Gjithashtu ai vuri në dukje se të gjithë shtetasit turq me origjinë shqiptare, kosovare, boshnjake, konsiderohen si pjesë e turqisë, pa asnjë dallim. "Ne në të njëjtën kohë shtetasit tanë turq që punojnë, në Kosovë, Shqipëri i shikojmë si një urë lidhëse që fuqizon akoma më shumë miqësinë mes vendeve tona.

E them me sinqeritet se gëzimi i Shqipërisë është gëzim edhe për ne, gëzimi për Kosovën është gëzim edhe për ne. Turqia është vendi që do të ndjejë kënaqësinë më të madhe nga zhvillimi i mëtejshëm Shqipërisë dhe Kosovës , si vende të fuqishme, të lira, demokratike" vijoi më tej Erdogan.

Erdogan: Projekti i gazsjellësit natyror do të kalojë në Shqipëri

Projekti i gazsjellësit natyror që do të furnizohet nga Lindja e Mesme për në Europë do të kalojë tranzit në Shqipëri. Garancinë për këtë e dha dje kryeministri turk Rexhep Taip erdogan gjatë inaugurimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, ku theksoi se qeveria e tij do të nxisë dhe inkurajojë investitorët turq që të shfrytëzojnë lehtësirat për të bërë biznes në Shqipëri. Ai shprehu bindjen për zhvillime të shpejta duke nënvizuar se sdhqipëria pritet të shndërrohet në një vend prodhues dhe ekzportues të kompanive turke që do të operojnë këtu. "Unë bashkë me mikun tim Berisha kemi bindjen e plotë se do të ketë zhvillime më të shpeshta në fushën ekonomike, investitorët tanë do të vijnë më shumë në Shqipëri, dhe Shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm, ku investitorët tanë nuk do të prodhojnë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Turqinë dhe vende të tjera. Sipërmarrësit turq po investojnë në Shqipëri, veçanërisht, në ndërtim, banka, telekomunikacion, shëndetësi, metalurgji dhe miniera, dhe po tregojnë interes për sektorin e turizmit. Unë me kolegun tim të nderuar kemi bërë projekte për gazin natyror dhe shpresojmë së afërmi të realizojmë që gazi natyror të kalojë tranzit edhe në Shqipëri", u shpreh kreu i qeverisë turke. Duke iu referuar rrugës Durrës-Kukës, ai tha se edhe Turqia ndihet krenare për këtë vepër të madhe ndërsa shprehu bindjen se pengesat do të kapërcehen së bashku njëra pas tjetrës. "Tashmë vendet tona do të lidhen edhe fizikisht. Unë kam bindjen se ky partneritet do të vazhdojë në solidaritet duke u forcuar gjithnjë dhe më shumë. Dëshiroj të theksoi edhe njëherë se ne jemi të gatshëme të vazhdojmë të ndihmojmë dhe të bëjmë çdo gjë për stabilitetin, për mirëqenien e Shqipërisë dhe të Kosovës", u shpreh Erdogan duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për të gjithë punonëjsit e Bechtel-Enka për punën e madhe që kanë bërë. Në vlerësimin e tij për madhështinë e rrugës Rrëshen-Kalimash kryeministri turk Erdogan vlerësoi se kjo është një kryevepër duke nënvizuar se ccdo rrugë është qytetërim. "Jemi shumë të lumtur që në ndërtimin e kësaj autostrade ka marrë pjesë një firme turke. Për këtë jemi edhe më shumë të gëzuar. Në këtë ditë jemi krenarë se është realizuar një kryevepër e tillë në një terren të tillë malor, për Shqipërinë tonë mike, aleate dhe motër. Gjithashtu për ne është burim krenarie dhe frymëzimi edhe fakti që miqësia mes vendeve tona sa vjen e rritet, shtohet numri i investimeve tona në vendin tuaj" tha Erdogan ndërsa theksoi se Turqia inkurajon investitorët e saj për të investuar sa më shumë në shqipëri

Blerina TOSLLUKU

 

 

Berisha: 10-fishimi i investimeve turke, dëshmi e bashkëpunimit Turqi-Shqipëri

Kryeministri Berisha priti dje në një takim të ngrohtë dhe miqësor kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e inaugurimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij për homologun e tij turk Erdogan për mbështetjen e palëkundur që ai ka dhënë në çdo proces integrues të vendit. Duke e konsideruar kryeministrin Erdogan si një mik të shquar të kombit shqiptar dhe mikun e tij, kryeministri shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij edhe për vizitën që ai bëri në Shqipëri në ditën e një ngjarjeje vërtet historike për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe rajonin në tërësi, inaugurimin e korridorit Durrës-Morinë. Gjatë takimit, të dy personalitetet kanë shprehur të gjitha konsideratat për rëndësinë jetike të kësaj rruge për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Kryeministri pati rastin të shprehte falenderimet e tij për kompaninë Bechtel & Enka, që e ndërtoi atë në një kohë rekord. Gjithashtu, kryeministri ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen shumë të madhe që personalisht kryeministri Erdogan dhe qeveria e tij i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë si për anëtarësimin e saj në NATO, ashtu edhe në të gjitha zhvillimet dhe reformat në vend, por edhe mbështetjen e fuqishme të kryeministrit dhe qeverisë turke për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e kësaj pavarësie nga vende të tjera në Europë dhe në botë.

Kryeministri Berisha vlerësoi se marrëdhëniet midis dy kombeve dhe vendeve janë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore, të lidhura me mijëra fije. Kryeministri vuri në dukje se është kjo periudhe që ato njohën kulmet dhe zhvillimet më të mëdha. Kështu, ai tha se dëshmi e kësaj janë pothuajse dhjetëfishimi, gjatë pranisë si kryeministër i zotit Erdogan, i shkëmbimeve tregtare, shtatë apo tetëfishimi i investimeve turke në Shqipëri.

Erdogan: Zhvillimi ekonomik në Shqipëri ecën në mënyrë pozitive

Kryeministri i Turqisë, Erdogan, vlerësoi dje se zhvillimi ekonomik në Shqipëri ecën në mënyrë pozitive dhe është për t'u vlerësuar. Në takimin e tij me kryeministrin Berisha, Erdogan vlerësoi investimin e bërë për rrugën Rrëshen-Kalimash, duke theksuar se kjo vepër është dëshmi e një Shqipërie që ecën drejt rrugës së pakthyeshme të zhvillimit. Erdogan ka shprehur kënaqësinë që është një firmë turke, e cila ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin e kësaj vepre madhështore për mbarë rajonin. "Ne jemi të kënaqur që firma jonë turke, Enka, e ndërtoi këtë rrugë bashkë me firmën amerikane, Bechtel. Ne jemi të lumtur që u realizua një praktikë e tillë e suksesshme, e cila do të lidhë vendet ballkanike me njëri-tjetrin. Unë me këtë rast përgëzoj mikun dhe kolegun tim, zotin Berisha dhe ekipin e tij. Dihet që rruga është qytetërim dhe një rrugë që kalon përmes malesh është akoma edhe më shumë. Është tepër kuptimplotë fakti që ky investim bëhet për një autostradë, e cila kalon nëpër male, ku ka edhe tunele. Këto 6 vitet e fundit, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në të gjitha fushat, në fushën politike, ekonomike, kulturore", tha Erdogan. Gjithashtu, ai vlerësoi se Turqia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe shumë kushërinj të shqiptarëve banojnë në Turqi, ose shumë turq kanë kushërinjtë e tyre në Shqipëria dhe anasjelltas, dhe këto fuqizojnë akoma më shumë lidhjet mes dy vendeve. "Aktualisht, ne jemi bashkë me Shqipërinë në NATO. Anëtarësimi në NATO është rezultat i punës dhe i luftës që ka bërë vetë Shqipëria për këtë. Ne ndjekim dhe vlerësojmë përpjekjet që po bën Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Siç e tha zoti kryeministër, vëllimi tregtar midis dy vendeve para 6 viteve ishte 35 milion dollarë, sot ka kaluar 350 milion, por duam që kjo shifër të jetë akoma më e lartë, sepse shikojmë që mes nesh ka mundësi për këtë", tha Erdogan. Ai shprehu garancinë e tij se Turqia do të vazhdojë të punojë me këmbëngulje me Shqipërinë, mike dhe motër. Mes nesh, tha ai, nuk ka asnjë problem politik dhe ne jemi të vendosur të punojmë në solidaritet me njëri-tjetrin. Në mënyrë të veçantë, kryeministri turk u ndal edhe në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, duke uruar që këto zgjedhje të fuqizojnë akoma më shumë demokratizimin e Shqipërisë. "Unë uroj që zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri ditën e diel do të kontribuojnë dhe do t'i japin një hov të ri paqes, bashkëpunimit e mirëkuptimit midis gjithë shqiptarëve. Unë kam bindjen se këto zgjedhje do ta fuqizojnë akoma më shumë demokracinë në Shqipëri. Në emrin tim dhe në emrin e të gjithë popullit tim, përshëndes të gjithë njerëzit e mirë të Shqipërisë", tha Erdogan.

Blerina TOSLLUKU

 

 

Mijëra shqiptarë të pranishëm në inaugurimin e korridorit panshqiptar

Inaugurimi i segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e aortës së kombit Durrës-Kukës, u shoqërua me një koncert të mrekullueshëm, i cili filloi në mesditë dhe zgjati deri në orët e vona të pasdites. Përurimi i rrugës nisi me një koncert në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade, pak kilometra larg urës së Fanit. Pasi bënë një shëtitje me helikopter ku panë të gjithë aksin e rrugës, kryeministrat Berisha dhe Erdogan përshkuan në këmbë një pjesë të rrugës dhe më pas mbajtën fjalët e rastit në një podium me siglën "Shqipëria po Ndryshon". Mes interesimit të qytetarëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë, kanë kënduar këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare. Prej orëve të para të mëngjesit kishin mbërritur autobusë nga të katër anët e Shqipërisë për të festuar këtë ditë historike. Qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova, gra e burra, të rinj e të reja kishin mbushur rrugën e sapo përfunduar, për të qenë dëshmitarë të prerjes së shiritit të njërit prej akseve rrugore me standardet më të larta në rajon dhe Europë. Rruga në pjesët anësore ishte mbushur me makinat që dhuruan Partitë Popullore Europiane, ku dominonte ngjyra blu me mbishkrimet e arritjeve të qeverisë. Atmosfera festive me flamujt e BE-së, NATO-s dhe flamujt e Partisë Demokratike ka veshur blu të gjithë anësoret përgjatë 5 kilometrave nga podiumi deri tek hyrja e tunelit të parë. Në çdo pjesë të podiumit dhe në anë të tij mund të dëgjoje thirrjen "Shqipëria po Ndryshon" dhe "Fitore, fitore". Pas katër vitesh të suksesshme me reforma dhe arritje që as nuk mund të imagjinoheshin në vitin 2005 kur vendi ishte zhytur në terrin e korrupsionit, bandave kriminale dhe varfërisë ekstreme, është mëse legjitime që përurimi i rrugës të ishte një eveniment i madh për mbarë kombin shqiptar. Këngëtarët më të njohur performuan me këngët më hit të muzikës shqiptare. Koncerti solli një atmosferë tepër festive, për qytetarët, të cilët kishin tejmbushur një pjesë të mirë të rrugës para tunelit. Pjesëmarrja e qytetarëve nga anembanë vendit ishte jashtëzakonisht e madhe dhe dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar për të përshëndetur këtë moment. Pas këndimit në kor të kolonës zanore të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, presëmarrësit shijuan zërat melodiozë të këngëtarëve më të njohur të trevave shqiptare. Të pranishmit shijuan një koncert të ndërthurur bukur midis ritmeve të reja të përfaqësuara nga këngëtarët Çiljeta, Soni Malaj, Stine, Elvana Gjata dhe ritmeve të rokut të pëfaqësuara nga Elita 5 dhe Bojken Lako. Koncerti u hap nga grupi i njohur shqiptaro-maqedonas "Elita 5", një nga grupet muzikore më të njohura të hapësirës mbarëshqiptare. Mbas një performance të shkëlqyer, gjatë së cilës kanë interpretuar këngët më të mira të repertorit të tyre, djemtë shqiptarë nga Maqedonia ndezën të pranishmit, të cilët kishin ndërmarrë një udhëtim për të parë të mbaruar kryeveprën inxhinierike të shqiptarëve. Tjetër këngëtar që zbriti në skenën e koncertit ishte dhe Bojken Lako, i cili interpretoi disa nga këngët hit të tij. Entuziazmi pushtoi Sheshin "Skënderbej" me daljen në skenë të dy këngtareve të njohura për të rinjtë shqiptarë, Elvana Gjata dhe Çiljeta Xhilaga, me intepretimin e të cilave u krijua një atmosferë tepër festive. Stine dhe Leonora Poloska me këngët e tyre shpërthyese bënë që koncerti të merrte të tjera ngjyra argëtimi. Koncertin e mbylli këngëtarja Soni, e cila ftoi të pranishmit të përshëndesnin kryeministrin Berisha si arkitektin dhe njeriun që dha shumë për këtë rrugë.

 

 

 

Festa e fitores ndihet kudo. Korça e gjitha në shesh, sot uragani i fitores në Shkodër, Durrës dhe Tiranë

Berisha: Në projektin tonë europian nuk ka të humbur

Kryeministri Berisha një ditë para mbylljes së fushatës elektorale uroi qytetarët e Korçës për fitoren e madhe të 28 qershorit. Gjatë takimit madhështor me qytetarët e Korçës, kryeministri Berisha ftoi korçarët t'i bashkohen ndryshimit. Më 28 qershor, vijoi më tej shefi i qeverisë, vendosim që qytetarët e Korçës dhe të mbarë Shqipërisë të ecin të sigurtë në realizimin e një ëndrrre në kapjen e një horizonti të ri. Ai u shpreh i sigurtë se Korça qëndron në krye të fitores së Partisë Demokratike, duke shtuar se fitorja ka fytyrën e Korçës, ka bukurinë e saj, ka çiltërsinë e shpirtit të saj. Kreu i qeverisë ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë për ëndrrën europiane, për të hequr vizat në vitin e parë të mandatit të dytë. "Të votojmë së bashku për të krijuar në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë 160 mijë vende të reja pune", u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa u bëri thirrje korçarëve të votojnë Partinë Demokratike për të urbanizuar çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qarku dhe të mbarë Shqipërisë. "Të votojmë Partinë Demokratike për të sjellë ujin 24 orë për mbarë qytetarët shqiptarë, të votojmë së bashku për të barazuar pensionet e fermerëve të Korçës me ato të qytetit. Në katër vite që vijnë, pensionet dhe rrogat e qytetarëve shqiptarë do të jenë më të larta se 6 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Le të votojmë së bashku, sepse ëndra jonë e bukur është ëndrra e të gjithë shqiptarëve, në projektin tonë europian nuk ka dhe nuk do të ketë të përjashtuar", tha kreu i ekzekutivit. Kryeministri garantoi nga Korça qytetarët shqiptarë se në projektin e Partisë Demokratike fiton çdo qytetar shqiptar, me këtë projekt fiton çdo i ri, e re, çdo burrë, çdo grua që sheh të ardhmen më të mirë në Europën e Bashkuar. "Së bashku me ministrin e Financave, njëkohësisht deputet i Korçës, inauguruam fillimin e punimeve të autostradës Qaf Plloç-Qukës. Iu jap fjalën se sapo të përfundojë projekti i të gjithë trajektores, autostrada do të prokurohet e gjitha, përfshi dhe tunelin", u shpreh kryeministri, ndërsa garantoi qytetarët e Korçës se shumë shpejt do të nisë autostrada Tiranë-Elbasan dhe Korça me Tiranën do të përgjysmojë distancën kohore.

Emigrantët do të japin kontributin e tyre për vijimin e ndryshimit

Nga sheshi kryesor i Korçës kryeministri u bëri thirrje vëllazërore të gjithë shqiptarëve që ndodhen në emigracion, duke i ftuar të vijnë për të bashkuar votën e tyre me Partinë Demokratike. Me votën e tyre, vijoi më tej shefi i qeverisë, do të ndërtojmë Korçën e rrugëve, të punësimit, të fermave, të autostradave, të shkollave, të shërbimit shëndetësor europian. "Me votën e tyre, ne do të bëjmë që Korça dhe mbarë Shqipëria të kapin katër vitet që vijnë një horizont që sot syri ynë nuk e kap dot", tha kryeministri Berisha. Ai theksoi se 28 qershori është dita e shpirtit demokratik të shqiptarëve, është dita e maturisë ndaj dhe ftoj të gjithë banorët e Korçës që me qytetarinë e tyre, me pjekurinë e tyre të shkojnë në këto zgjedhje si qytetarë të denjë të Shqipërisë dhe Europës. "28 qershori nuk ka të humbur, më 28 qershor fitojnë të gjitha palët, të gjithë shqiptarët", u shpreh kreu i ekzekutivit. Duke iu referuar numrit rendor në fletën e votimit, kreu i mazhorancës u bëri thirrje të gjithë korçarëve të votojnë numrin 10, sepse 10-ta është fitorja që ka fytyrën tuaj, zemrën tuaj, idealin tuaj. "Të votojmë 10, sepse 10 janë korçarët dhe korçarët janë fëmijët e tyre të mrekullueshëm, është Korça blu, është Europa blu që mezi pret Korçën dhe Shqipërinë me projektin e tyre madhështor të Korçës europiane, të Shqipërisë europiane", u shpreh kreu i ekzekutivit. Në fund të fjalës së tij, kryeministri uroi qytetarët e Korçës për fitoren e madhe, fitoren e zemrës së pastër, fitoren e shpirtit fisnik, fitoren e të ardhmes që meritoni.

 

 

"Shqipëria ka përparuar në efikasitetin e forcave policore dhe ka rritur përpjekjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit"

Senatori Doll: Me Berishën, Shqipëria më e fortë se kurrë

Senatori amerikan Bob Dole përgëzon kryeministrin Berisha për progresin e madh të Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, senatori amerikan shprehet me nota mjaft optimiste, duke nënvizuar se shteti shqiptar është më i fortë se kurrë. "Ndërkohë që Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, unë përshëndes popullin shqiptar për arritjet e tyre të mëdha në vitet e fundit. Unë do të doja gjithashtu të përgëzoja kryeministrin Berisha, Presidentin Topi dhe kabinetet e tyre për progresin e madh të Shqipërisë", shprehet në deklaratën e tij senatori amerikan. Ai vlerëson më tej se, Shqipëria ka shënuar progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në këtë kohë krize ekonomike synon të rrisë më tej investimet e huaja. "Siç pranohet nga rezoluta e paraqitur së fundi në Senatin e Shteteve të Bashkuara, shteti shqiptar tashmë është më i fortë se kurrë. Është një demokraci aktive me një ekonomi me orientim të tregut. Institucionet e saj politike janë të shëndetshme dhe reformat e fundit kanë përforcuar kushtetutën e saj. Shqipëria ka përparuar në efikasitetin e forcave policore dhe ka rritur përpjekjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në këto kohë sfidash, Shqipëria vazhdon të synojë rritje të mëtejshme në investimet e huaja dhe ekonominë e saj vendore", nënvizon më tej senatori amerikan, i cili vlerëson gjithashtu rolin konstruktiv të Shqipërisë në promovimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, në veçanti në Kosovë dhe Maqedoni. "Nga përparimet më të rëndësishme në rangun ndërkombëtar të Shqipërisë, është pranimi i saj në gjirin e NATO-s si një anëtare me të drejta të plota", thekson më tej në deklaratën e tij senatori Dole, duke nënvizuar se populli shqiptar dhe udhëheqësit e tyre kanë shumë gjëra për të qenë krenarë. Nëpërmjet kësaj deklarate, senatori amerikan i përcjell drejtuesve të Shqipërisë dhe popullit shqiptar urimet më të përzemërta, ku t'u drejtohen kutive të votimit për të thelluar më tej përkushtimin në demokraci, liri dhe mirëqenie.

 

 

Kryeministri ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen me projektin e modernizimit të shpejtë të vendit

Nis punimi i rrugës Qukës-Qafë Plloç, qeveria rikthen rrugën e lashtë Egnatia

Kryeministri Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve për ndërtimin e Lotit të parë të rrugës Qukës-Qafë Plloç. Në vlerësimin e tij kryeministri theksoi se, ky projekt synon rikthimin e rrugës së lashtë Egnatia. Gjithashtu, kryeministri vlerësoi se, kjo rrugë shkurton distancat me qytetin e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën. E gjithë rruga ka një gjatësi 37 kilometra dhe është 12.5 metra e gjerë, financimi i të cilës kap në total shifrën 7 miliard lekë. Ndërsa investimi për Lotin e parë të rrugës arrin vlerën 500 milion lekë. Ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore përmban parametrat e një rruge moderne të standardeve europiane dhe ajo shkurton distancën me rreth 15 kilometra. Pas ceremonisë së inaugurimit, kryeministri përshëndeti përzemërsisht banorët e Mokrës në Qarkun e Librazhdit, duke shprehur kënaqësinë për të inauguruar startin e kësaj rruge, e cila ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Korçën, Mokrën, Librazhdin e mbarë Shqipërinë. Kryeministri vlerësoi se, me këtë projekt qeveria rikthen rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera. "Por, kam kënaqësi të jashtëzakonshme sepse kjo rrugë shkurton në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën, çka është një qëllim madhor i imi. Për mua, gjëja më e çmuar që kemi ne është koha, prandaj, sa më shumë kohë të kursejmë, aq më shpejt do të zhvillohemi. Së dyti, kam një kënaqësi të veçantë që kjo zbret nëpër Mokër, një trevë e atdhetarizmit të flaktë, një krahinë që i ka qëndruar me dinjitet të madh historisë dhe ka bërë historinë e patriotizmit dhe e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet. Kam kënaqësi të veçantë se kjo rrugë, gjithashtu, lehtëson shumë një zonë të Librazhdit, të këtyre njerëzve punëtorë, të ndershëm, të cilët e meritojnë plotësisht. Ne inaugurojmë sot Lotin e parë të rrugës, por fjala ime është që, sapo të përfundojnë projektet, do të prokurohen menjëherë ndërtimi i të gjitha Loteve", tha kryeministri, duke shprehur garancinë se paralel me këtë projekt, do të nisë menjëherë puna për ndërtimin e autostradës së re Elbasan-Tiranë. Në vijim, kryeministri u ndal edhe tek inaugurimi i rrugës Rrëshen-Kalimash, duke vlerësuar se inaugurimi i kësaj vepre madhështore lartëson Shqipërinë dhe kombin shqiptar. "Sot, sikurse e keni ndjekur, ne kemi inauguruar veprën më të madhe publike të të gjitha kohërave që kombi shqiptar ka ndërtuar. Inaugurimi i kësaj vepre, ndërtimi i saj në 2 vjet e katër muaj, lartëson shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Pas këtij inaugurimi, Shqipëria e shqiptarët janë të zotët të ndërmarrin çdo projekt, sado gjigant të jetë ai, në interesin e tyre kombëtar dhe publik", tha kryeministri.

Më 28 qershor qytetarët do të votojnë për Shqipërinë europiane

Dy ditë para zgjedhjeve elektorale kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në mbarë vendin të bashkohen më 28 qershor për të votuar sipas standardeve më të mira për të garantuar kështu një proces zgjedhor europian. Ai i ftoi qytetarët shqiptarë gjithashtu që të bashkohen për të votuar projektin e Partisë Demokratike, projektin që mbron interesat e tyre, projektin e Shqipërisë europiane. "Edhe njëherë le të urojmë gëzuar këtë rrugë. Unë iu ftoj në 28 qershor, të marrim pjesë të gjithë në votime, të votojmë me pjekurinë dhe qytetarinë më të madhe. Thirrja ime vëllazërore është që, në qendrat e votimit të shkojmë familjarisht, se kështu na ka hije. Edhe unë familjarisht shkoj, por atje të mos votojmë kolektivisht, sepse kjo është e papranueshme si standard europian. Për këto zgjedhje ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t'i bërë ato më të bukurat, më të mirat në historinë e këtij vendi. Ndaj edhe ne, le të trokasim në dyert e Europës me votën e secilit prej nesh dhe të gjithë së bashku të votojmë 10-ën, 10 jeni ju, 10 janë fëmijët tuaj, 10 është Mokra, Librazhdi, është Shqipëria, 10 është rruga që inauguruam, 10 është e ardhmja jonë. Ndaj le të bashkojmë votat me çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet", tha kryeministri. Gjithashtu, ai u bëri një ftesë të veçantë edhe për socialistët shqiptarë, që t'i bashkohen projektit të së djathtës, duke lënë mënjanë bindjet politike dhe duke u bashkuar në ëndrrën e Shqipërisë moderne njëlloj si vendet anëtare të BE. "Ftoj të gjithë socialistët, ftoj të gjithë qytetarët pa parti që të bashkohen me ne në projektin e Shqipërisë europiane, në projektin e ëndrrës sonë europiane, në projektin e shkëputjes me shpejtësi nga prapambetja e trashëguar dhe modernizimit të këtij vendi", tha kryeministri, duke i ftuar qytetarët që të marrin pjesë sot në mitingun madhështor të fitores së PD në Sheshin "Skënderbej".

 

 

Banorët e Devollit do të kenë të ardhmen europiane

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me qyteatrët e Devollit në kuadër të fushatës elektorale, ku shpalosi plaftormën e tij për katër vitet e ardhëshme. Shefi i qeverisë theksoi se me inaugurimin e nisjes së punimeve për autostradën Qafë Plloç - Qukës, hapet një mundësi e re për banorët e kësaj zone. Ai garantoi banorët e Devollit se shumë shpejt do të fillojë autostrada e re Elbasan - Tiranë, e cila do çojë prodhimet e zonës, në tregun e kryeqytetit në një kohë 2 herë më të shkurtër sesa tani. Gjatë fjalës së tij para banorëve të Devollit, kreu i qevrisë u përcolli atyre përshëndetjet më vëllazërore nga Tirana, Saranda, Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe mbarë Shqipëria. Si në të gjithë qytetet e Shqipërisë, kryeministri Berisha uroi qytetarët e Devollit për fitoren e madhe të 28 Qershorit. Me fitoren tonë të madhe tha Kreu i ekzekutivit do të realizohet ëndrra e Devollit europian, të devollinjve evropianë, të Shqipërisë evropiane. Gjatë shpalosjes së programit qeverisës për katër vitet e ardhshme kryeministri Berisha tha se banorët e Devollit do të kenë të ardhme europiane me mundin, me djersë dhe shpirtin punëtor. "Kam ardhur këtu për t'ju dhënë fjalën se, në katër vitet që vijnë, në rrethin tuaj, nuk do të ketë as edhe një metër rrugë të pa asfaltuar, se në rrethin tuaj nuk do të ketë familje pa ujë të pijshëm 24 orë", u shpreh kryeministri ndërsa garantoi fermerët se fermat e tyre do të kenë mbështetje të fuqishme nga qeveria e cila do të financojë çdo projekt gjatë mandatit të dytë për rritjen e prodhimit, sistemet e ftohjes dhe përpunimit të këtyre prodhimeve. "Do të financojmë akcizën e naftës dhe të gjitha imputet për sipërfaqen e mbjellë", tha kryeministri premtoi fermerëve të Devollit se mandatin e dytë qeverisës do të rriten pensionet, duke i barazuar me ato të qytetit dhe duke bërë që të jenë më shumë se në 6 vende anëtare të BE-së. "Tokat tuaja në Devoll, por edhe tokat e mbarë fermerëve shqiptarë, do të vendosen nën ujë" u shpreh numri një i ekzekutivit duke nënvizuar se pavarësisht kostos qeveria do të ngrejë sistemet më të fuqishme, më moderne të vaditjes, në Ballkan e më gjerë.

Vota më 28 qershor, votë për rritjen pagave dhe pensioneve

28 qershori është një datë historike, sepse në 28 qershor, banorët më të vjetër të këtij kontinenti, vendosim për të shndërruar në realitet ëndrrën evropiane. Kështu u shpreh dje kryeministri Berisha gjatë një takimi entuziast me banorët e Devollit. Duke ftuar të gjithë devollinjtë pavarësisht bindjeve politike të bashkohen bashkohen me ndryshimin që po i projekton Partia Demokratike Shqipërisë, kryeministri tha se ideali europian është ideali iu të gjithë shqiptarëve. "Thirrja ime është e ndershme, thirrja ime është vëllazërore dhe këtë thirrje e bëj sepse ëndrra evropiane nuk është ëndërr vetëm e demokratëve, është ëndërr e të gjithë shqiptarëve. Ideali evropian është ideali i të gjithë shqiptarëve, është projekti më i bukur për mbarë shqiptarët, për familjen e tij dhe vendin e tij. Ne që bëmë realitet ëndrrën euroatlantike të shqiptarëve dhe anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne kemi të gjithë vullnetin, të gjithë dijen, të gjithë përkushtimin, të gjithë besimin për të përgatitur Shqipërinë drejt vendimit përfundimtar për të shndërruar në realitet ëndrrën tonë evropiane", tha Kryeministri. Ai shtoi se vota, në 28 qershor, është votë për pensionet, është votë për fermat, është votë për ujë 24 orë, është votë për Devollin e urbanizuar tërësisht, është votë për Devollin turistik, është votë për të ardhmen. Më tej kryeministri garantoi se do të financohet çdo rrënjë dru frutor që do të mbillet në Devoll apo në të gjithë shqipërinë. Gjithashtu, shefi i qeverisë premtoi mbështetje për prodhimin vendas, duke i kujtuar banorëve të Devollit se qeveria shqiptare në drejtimin e tij i ka mbrojtur dhe do t'i mbrojë prodhimin vendas gjithnjë e më shumë. "Ju bëj thirrje që më 28 qershor të bashkohemi, sepse gjërat e mëdha duhet t'i ndajmë me njëri - tjetrin dhe në gjërat e mëdha ka vend për të gjithë. Ëndrra jonë evropiane është ëndërr mbarëshqiptare", tha Brisha duke ftuar banorët e devollit të votojnë nurmin 10 në fletën e votimit. "Dhjeta jeni ju, devollinj, 10 meriton shpirti juaj punëtor, 10-a janë fëmijët tuaj të mrekullueshëm, familjet tuaja, 10-a është Devolli, 10-a është Shqipëria, 10-a është Partia Demokratike, është Evropa blu që mezi pret Devollin blu, Shqipërinë blu, ëndrrën shqiptare blu, për të hequr vizat brenda vitit të parë të mandatit tonë të ardhshëm" u shpreh ai. Berisha ftoi të gjithë të pranishmit që ta shndërrojnë 28 qershorin në festën e madhe të maturisë demokratike, të respektit të madh për lirinë, të votojmë me dinjitet të plotë, të shkojnë në qendrat e votimit si familje, por të votojmë veç e veç, sepse ky është standardi evropian. Më tej kryeministri u bërri thirrje banorëve të Devollit që të trokasim me voton e tyre, në 28 qershor, në dyert e Evropës blu. Kryeministri Berisha garantoi dhe një herë nga qyteti i devollit se fitorja është e çdo shqiptari, 28 qershori ka vetëm të fituar duke shtuar se të fituar janë të gjithë ata që i besojnë ëndrrës evropiane.

 

 

Zbardhet filmimi i plotë që nxjerr në pah mënyrën çnjerëzore të përdorimit të fatkeqësisë së të tjerëve nga Edi Rama

Skenari makabër i Ramës, reklamë me të vdekurit dhe manipulimi së vërtetës

Rama vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë barbare tragjedinë e Gërdecit, duke manipuluar paturpësisht fatkeqësinë e banorëve për qëllimet e veta personale. Në mënyrën më çnjerëzore shefja e marrëdhënieve me median në Bashkinë e Tiranës, ka qenë në rolin e regjisores për përgatitjen e spotit të fushatës elektorale të Ramës në Gërdec, ku dy adoleshentë detyrohen të pohojnë se shtëpinë ua ka ndërtuar Edi Rama pas tragjedisë. Nga pamjet e plota filmike, para se ato të priteshin në zyrat e PS-së, duket qartë se dy të rinjtë nga Gërdeci keqpërdoren ekstremisht për të disinformuar qytetarët duke deklaruar se qeveria i ka braktisur pas tragjedisë dhe se shtëpinë e ndërtuan me ndihmën e Ramës. Shpresën e fundit para se shqiptarët të japin votën, vartësja e Ramës e ka gjetur tek pikëllimi i të tjerëve, teksa i sugjeron djalit të keqpërdorur që të vërë në çdo dhomë fotografitë e prindërve që humbën jetën gjatë shpërthimit. Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, duke denoncuar këtë shfrytëzim çnjerëzor të tragjedisë së Gërdecit tha se, i vetmi njeri që kërkon të përfitojë nga dhimbja dhe të shkelë mbi të për interesa të ngushta politike është Edi Rama. "Në një kohë kur banorët e Gerdecit ia kanë bërë mjaft të qartë se nuk duan dhe nuk pranojnë të përdoren për interesat politike të asnjërës parti, Edi Rama nuk heziton të manipulojë edhe një herë më shumë me fatkeqësinë e dhimbjen e tyre", tha zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu, ndërsa shfaqi para medias skenarin makabër të Edi Ramës në keqpërdorimin e fatkeqësisë së të tjerëve për interesat e veta. Pamjet u servirën të montuara e të kuruara në spotin e Edi Ramës me bojërat që i shërbejnë vetëm interesave të tij në politikë. "Ky është Gëzim Cani, djaloshi i keqpërdorur pa dhimbje, pa skrupuj, ashtu siç është bërë me viktimat e Gërdecit, me të aksidentuarit e tjerë të shpallur të vrarë, ashtu siç di të bëjë vetëm Edi Rama", tha Bregu gjatë shfaqjes së imazheve të të dy të rinjve të keqpërdorur nga PS. Ajo që nuk thotë Edi Rama, vijoi më tej zëdhënësja e fushatës së PD-së, në këtë spot është se shtëpia pas krahëve të Gëzim Canit dhe vëllait të tij nuk është e ndërtuar e as nuk është dhuratë e Edi Ramës, por është një nga ndërtesat e ngritura me financimet e qeverisë shqiptare. Ajo bëri me dije për mediat numrat e llogarisë bankare nr 815613 në Raiffeisen Bank në emrin e Gëzim Shefki Canit, që mban shumën prej 4. 419.520 lekësh të dhëna nga qeveria shqiptare për ndërtimin e shtëpisë pas shpërthimit të Gërdecit. "Gëzim Cani ka përfituar ashtu si gjithë familjet e tjera të dëmtuara në Gërdec, nga reagimi i menjëhershëm i qeverisë shqiptare. I vetmi njeri që kërkon të përfitojë nga dhimbja dhe të shkelë mbi të për interesa të ngushta politike, është Edi Rama", tha më tej Bregu, duke nënvizuar se manipulimi që Rama bën me njerëzit nuk fillon e as nuk mbaron me këtë spot elektoral. Bregu akuzoi kryetarin e PS-së se po bën një fushatë, në të cilën po përdor Bashkinë, ku shefja e kabinetit të Bashkisë, instrukton personazhin e spotit që ai ta shfaqë dhimbjen për humbjen e të afërmeve të tij në funksion të llogarive elektorale të Edi Rames. "Fatkeqësia më e madhe nuk është shtrëngimi i një të riu për të mohuar të vërtetën mbi ndihmën e dhënë nga qeveria, por cinizmi për ta detyruar atë të përsërisë me dhjetëra herë historinë e tragjedisë së tij, derisa ajo të mbushë vakumin e alternativës së munguar politike të Edi Ramës", u shpreh më tej Bregu, duke shtuar se nuk është hera e parë që Edi Rama manipulon me dhimbjen e tragjedisë së të tjerëve, por shqiptarët me votën e tyre më 28 qershor do të sigurojnë që kjo do të jetë hera e fundit. "Në 28 qershor, qytetarët do të votojnë për punësimin, lëvizjen e lirë dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve të tyre, premtime që vetëm PD di t'i mbajë dhe realizojë", tha Bregu. Ajo shtoi se beteja e humbur me shifrat e ka detyruar Ramën të mohojë çdo zakon, traditë apo ndjenjë të shqiptarëve. Ndërkohë, banorët e Gërdecit në një prononcim për mediat kanë deklaruar se tragjedia e tyre nuk duhet të përdoret politikisht. Ky montazh i Ramës për qëllime elektorale ka ngjallur reagimin e ashpër të atyre që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë tragjedi, të cilët i kërkuan kryetarit të PS-së të heqë dorë nga përdorimi i fatkeqësisë së tyre për qëllime personale. Nga pamjet e filmimit para trukut mediatik të Ramës, duket qartë që djali nga Gërdeci keqpërdoret për të disinformuar shqiptarët.

 

 

Federata Panshqiptare fton mbështetësit e opozitës të gjejnë kurajon ta hedhin votën atje ku e dikton interesi kombëtar

"Vatra" apelon: Vota për PD, votë për kombin dhe zhvillimin

Federata Panshqiptare "Vatra" ftoi dje të gjithë qytetarët shqiptarë që më 28 qershor të votojnë për Partinë Demokratike, duke e konsideruar këtë si një votë për kombin dhe ecjen e tij në rrugën e zhvillimit e modernizimit. "Vota për PD sot është votë për realizimin e aspiratave kombëtare", thuhet në një deklaratë për shtyp të Federatës Panshqiptare me qendër në Nju Jork, e cila shprehet se po ndjek me shumë vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, që do të jenë një ndër hapat më të rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve demokratike në Shqipëri. "U bëjmë thirrje vëllazërore gjithë shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe me dinjitet e ndjenjë të lartë qytetarie të mbështesin ecjen e sigurt të Shqipërisë drejt përparimit dhe integrimit të plotë të vendit", thuhet në deklaratën e Vatrës. Ky proces, vijohet më tej në deklaratë, është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë. Federata Panshqiptare vlerëson se në katër vitet e shkuara, Shqipëria ka njohur arritje historike - arritje që janë rezultat i qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim të kryeministrit Berisha. "Anëtarësimi në NATO dhe ritmet e shpejta drejt anëtarësimit në BE janë dëshmi e vlerësimit të reformave të guximshme të asaj qeverie. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një situatë e shëndetshme dhe e qendrueshme ekomonike në një kohë krize ekonomike botërore, rritje e mirëqenies, vepra të rëndësisë kombëtare si rruga Durrës-Prishtinë janë fakte të pamohueshme të vërtetuara nga shumë miq të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë të vlerësuara e të mbështetura nga SHBA. Këto fakte përbëjnë arsye bindëse që ne sot t'i kërkojmë çdo qytetari shqiptar që në datën 28 qershor, me votën e tij të garantojë vazhdimësinë e vendit dhe të kombit shqiptar në këtë rrugë të sigurt suksesi", nënvizon më tej deklaratën e saj Federata Vatra. Më tej, drejtuesit e kësaj organizate panshqiptare ftojnë çdo qytetar të Shqipërisë që 28 qershorin ta kthejnë në një plebishit demokratik për t'i siguruar atdheut zhvillim dhe për katër vitet e ardhshme. "Në veçanti, u bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës të gjejnë dinjitetin e kurajon ta hedhin votën atje ku e dikton interesi kombëtar, pa rënë pre e dëshirave për përfitime personale. 'Vatra' kërkon nga të gjithë votuesit të respektojnë me fanatizëm standardet demokratike të zgjedhjeve dhe me votën e tyre të lartësojnë nderin e Shqipërisë", nënvizohet më tej në deklaratën e Federatës Panshqiptare "Vatra".

 

 

Starton sot festa e fitores në sheshin "Skënderbej

Mbi 200 mijë qytetarë pritet të mbushin sot tejpërtej sheshin qëndror të Tiranës në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, në mbështetje të ëndrrës europiane, e cila është më afër se asnjëherë më parë. Kryeministri Berisha do të prezantojë para qindra mijëra qytetarëve në shesh dhe miliona të tjerëve në të gjithë vendin nëpërmjet ekraneve, projektin për shndërrimin e Shqipërisë në një vend me standarde të njëjta me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. I konceptuar në formën e një koncerti spektakolar nën tingujt e muzikës së grupit legjendar "Modern Talking" dhe zërave më të bukur të muzikës shqiptare, të cilët përveç kolonës zanore të fushatës "Shqipëria po Ndryshon", do të këndojnë edhe këngë nga repertori i tyre i pasur, ky tubim madhështor do të ketë më tepër tonet e një feste për fitoren e sigurtë, se sa përmbylljes së një muaji fushate elektorale intensive. Banderola me mbishkrimet "Shqipëria po Ndryshon", që ftojnë për mbështetjen e projektit europian duke votuar numrin 10 në fletën e votimit, kanë rrethuar në të gjitha anët Sheshin "Skënderbej", ku 19 vite më parë mori jetë uragani i ndryshimeve të mëdha nën moton "Shqipëria si gjithë Europa". Ideali i kësaj lëvizjeje, që nisi hapat e parë më 22 mars të vitit '92 me fitoren plebishitare të Partisë Demokratike, është sot më i afërt se kurrë kur Shqipëria pas katër vitesh reformash të thella arriti të anëtarësohet në NATO dhe të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jo vetëm nëpër rrugët e Tiranës, por në mbarë vendin ka filluar të ndihet atmosfera e fitores, ku qytetarët pavarësisht bindjeve politike nuk e fshehin entuziazmin për rrugën e zhvillimit në të cilën ka hyrë vendi. Ndërkohë, mijëra emigrantë të kthyer për zgjedhjet pohojnë se e ndiejnë si detyrim të japin kontributin e tyre për vijimin e këtij ndryshimi, ndryshim që siç shprehen jo pa entuziazëm, i ka bërë ata të ndihen krenarë në vendet ku jetojnë. Nga ana tjetër, edhe tek vetë socialistët dominon ideja se nuk do të ketë surpriza më 28 qershor dhe se shumica e shqiptarëve do të votojnë për projektin europian, që paraqet Partia Demokratike, jo vetëm të mungesës së një alternative nga e majta, por edhe për faktin, siç shprehen ata, se "Berisha ka punuar". Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se, Rama është përfshirë nga ethet e humbjes dhe ka nisur të manifestojë shenja të qarta nervozizmi, duke u mbyllur në zyrën e tij, duke mos pranuar të takojë askënd. Në një përpjekje të dëshpëruar disa eksponentë të Partisë Socialiste provokuan gjatë pasdites së djeshme forcat e policisë duke tentuar të ngrenë podiumin e mitingut para selisë së Kryeministrisë, 24 orë para lejes së dhënë nga Drejtoria e Policisë. Gjatë mitingut të sotëm, kryeministri Berisha do të prezantojë 140 emrat fitues të garës së 28 qershorit, të cilët ndërthurin në mënyrën më perfekte mozaikun e kujtesës historike të PD-së, botën akademike dhe prurjet e reja. Në listën e PD-së spikasin akademikët dhe politikanët e imunizuar nga lidhje të dyshimta, ndërsa nuk mungojnë prurjet e reja, ekspertët e diplomuar në Perëndim dhe politikanët e rinj. Vetë kryeministri Berisha kryeson listën në Qarkun e Tiranës, i pasuar nga Aldo Bumçi dhe aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku. Ndërkohë, në të njëjtën orë në bulevardin qendror, Edi Rama do të prezantojë kandidatët e humbjes së madhe, përzgjedhja e të cilëve është bërë pa asnjë lloj kriteri, pastërtie morale, arsimimi apo biografie shoqërore e politike. I vetmi kusht vendimtar për futjen e tyre në lista ishin ose lejet e ndërtimit, ose besnikëria ndaj kryetarit aktual të PS-së. Kontrasti i thellë mes dy listave që shqiptarët do të kenë si alternativa zgjedhjeje më 28 qershor është i dukshëm ku nga njëra anë në krahun e djathtë vihet re se është bërë një përzgjedhje e kujdesshme emrash për të qeverisur, ndërsa nga ana tjetër një listë personale e kryetarit të PS-së, që nuk reflektojnë aspak frymën politike të kësaj partie. Pothuajse të 140 emrat e listës së PS-së kanë ose lidhje personale me kryetarin e PS-së, ose janë të përfshirë në kartelin e lejeve të ndërtimit. Përveç refuzimit të Ramës për të kryesuar listën e socialistëve, kjo është një tjetër dëshmi se kryetari i PS-së ka përgatitur që në fillim një mozaik emrash me synimin e qartë: krijimin e një grupi besnik në opozitë, me qëllim ushtrimin e influencës së tij pas dorëheqjes së pashmangshme nga posti i kreut të socialistëve.

 

 

 

Kryetarja e Kuvendit zhvilloi dje një miting madhështor me gratë dhe vajzat në Laç

Topalli: Shqiptarët do të votojnë për rritjen e pagave dhe pensioneve

Laçi ishte ndalesa e radhës e Kryetares së Kuvendit në turin e saj elektoral me nënat, gratë dhe vajzat e Shqipërisë. E gjithë Shqipëria është përfshirë nga atmosfera e fitores së Partisë Demokratike. Kjo atmosferë ishte e jashtëzakonshme në sheshin e Laçit, i pushtuar si kurrë më parë nga zonjat, nënat dhe vajzat në takimin elektoral me nënkryetaren e Partisë Demokratike. Kryeparlamentarja u bëri thirrje të rejave demokrate t'i bëjnë jehonë mbështetjes së plotë për Partinë Demokratike. "I kam thënë edhe kryeministrit Berisha, ju keni 'gabuar' kur keni thënë se fitorja do të jetë sa '92-shi. Më e madhe do të jetë. Më e jashtëzakonshme do të jetë. Fitore më e madhe se ajo e vitit 1992. Një fitore që s'e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Dhe kjo ndodh për arsye të forta, për arsye të thjeshta, por, për arsye të vërteta. Sepse, kjo është Shqipëria jonë e vogël, Shqipëria që ka pasur njëmijë halle, Shqipëria që ka pasur një histori vuajtjesh, dhimbjesh, ndarjesh. Histori që ka qenë përherë histori pushtimesh, histori diktaturash", iu tha Kryetarja e Kuvendit grave laçiane. Tani më lejoni, tha Topalli, që në të njëjtën kohë t'u shpreh mirënjohjen dhe falenderimet të gjithë zotërinjve, të gjithë prindërve, të gjithë atyre që janë të pranishëm këtu, të gjithë atyre që na kanë mbështetur si Parti Demokratike në ditë të vështira. "Nuk ua harroj kurrë asnjëherë atyre. Ishin demokratët e Laçit që së bashku me demokratët shkodranë bënë të mundur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetojë dhe bënë të mundur që sot të fillojë, të mendojë për mandatin e dytë", u shpreh Topalli, duke nënvizuar se vitin e ardhshëm kjo qeveri do të mundësojë liberalizimin e vizave. Ajo theksoi se Shqipëria do të votojë për vazhdimin e rritjes së pagave dhe pensioneve, vazhdimin e investimeve të mëdha në infrastrukturë dhe vazhdimin e procesit drejt integrimit europian. Shqipëria, tha ajo, ka vendosur që në fund të mandatit të dytë të Partisë Demokratike, vendi do të jetë i gatshëm që secili prej qytetarëve të Kurbinit, të Laçit, të Tiranës, të Durrësit, të kenë emrin qytetarë europianë, ashtu si e kemi sot qytetarë të NATO-s, gjë që na bën të ndihemi krenarë, të ndihemi me dinjitet. Duke iu referuar takimeve me gratë në të gjithë vendin, Topalli tha se duke votuar 10, nënat do të regjistrohen si votueset e para për projektin europian për ta dhe fëmijët e tyre. "Fëmijët në krahë dhe sytë e mbushur me shpresë, nënat përgatiten për triumfin e madh të projektit europian të Shqipërisë, projekt ku ato shohin të ardhmen e sigurt për familjet dhe fëmijët e tyre. Duke votuar 10, nënat do të regjistrohen si votueset e para bashkë me të rinjtë e të rejat, fqinjet dhe mikeshat, duke u shndërruar në lajmëtaret e para të fitores në 28 qershor", tha Topalli, duke nënvizuar se nëna është planeti blu. "Është blu, ashtu si e shoh këtë shesh sot këtu. Është blu si i shoh të gjitha sheshet e Shqipërisë. Kësaj radhe vota e nënave dhe vajzave do të thellojë fitoren e Partisë Demokratike", përfundoi mes entuziazmit fjalën e saj kryeparlamentarja Topalli.

 

 

Financial Times: Durrës-Kukës, projekti kolosal i qeverisë shqiptare

Projekti kolosal i qeverisë shqiptare, autostrada Durrës-Kukës, ka zënë sërish faqet kryesore të mediave botërore. Në një shkrim të sajin, prestigjozja Financial Times shkuan se, sot hapet seksioni spektakolar prej 61 kilometrash i rrugës që kalon nëpër malet e Shqipërisë, duke krijuar kështu një lidhje strategjike mes shqiptarëve të të dyja vendeve. Për Kosovën, thotë e përditshmja britanike, kjo rrugë përbën një linjë jetike, në lidhje me tregtinë. Kjo autostradë do të shkurtojë largësinë mes Prishtinës dhe Tiranës në dy orë, në një kohë që do të eliminojë trafikun. Financial Times shkruan se ndërtimi i saj përbënte sfidën më të madhe në korridorin që lidh portin e Durrësit me pjesët e tjera të Ballkanit. Shpend Ahmeti, drejtor i Institutit të Studimeve në Prishtinë dhe po ashtu ekonomist, shprehet për gazetën britanike, se me hapjen e seksioneve të tjera të rrugës, Durrësi mund të kthehet në një rival të fortë të Selanikut, pasi do të mundësojë uljen e kostove të udhëtimit detar në të gjithë Ballkanin. Në hapjen e tunelit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi rrugën si "autostradën e shpresës, besimit dhe zhvillimit të shqiptarëve". Shqipëria, shpreson se rruga po ashtu do të sjellë numër të madh turistësh. Vetëm vitin e kaluar për periudhën janar-gusht 2008, Shqipëria u vizitua nga 2 milion e 700 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve vinin nga Kosova e Maqedonia. Seksioni i ri i autostradës, është financiuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një tuneli 5.6 km me dy hyrje dhe ura, që së bashku arrijnë një gjatësi prej 4 kilometrash. Për Kosovën, vazhdimi i ndërtimit të rrugës vlerësohet se do të kushtojë rreth 650 milion euro. Qeveria e Kosovës është shprehur se prioritet do të jetë ndërtimi i 15 kilometrave rrugë deri në Prizren. Gazeta shkruan ndër të tjera se, hapja e kësaj rruge për kryeministrin Berisha përbën një shans më tepër në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Kjo është një arritje e madhe për vendin.

 

 

Mbi 200 qytetarë të kërkojnë shkëputjen nga administrimi i Bashkisë së Tiranës

Në vijën ndarëse mes bashkisë së Tiranës dhe komunës së Farkës, rreth 200 familje kërkojnë shkëputjen nga administrimi i bashkisë dhe bashkimin me Farkën. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje Partia Demokratike e cila deklaroi se familjet i paraqitën një peticion kryeministrit Berisha, ku ankohen për mungesën e shërbimeve minimale nga bashkia e Tiranës. "Bashkia na ka lënë në mjerim, nuk kemi asnjë shërbim. Edhe pse taksat i paguajmë për bashkinë, askush nuk ka ardhur prej 10 vitesh këtu. Prandaj duam të shkëputemi nga Tirana", tha njëri prej banorëve gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Berisha."Unë nuk do t'ju këshilloja shkëputjen, por ju garantoj se shumë shpejt qeveria do t'i japë një fond të veçantë kryetarit të minibashkisë, zotit Bodinaku për urbanizimin e lagjes tuaj", u tha banorëve Berisha. "Po të jetë për kryetarin e bashkisë, ai ka lindur në bllok dhe mendjen e ka vetëm në bllok. Por 28 qershori është shumë afër dhe mesa duket po i rreshkët edhe karrigia e bashkisë", shtoi kryeministri.RD

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News (06.25.2009)
Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve (06.25.2009)
Në këto lartësi si në katër vitet e Berishës Shqipëria nuk ka qenë kurrëNga Ramiz LUSHAJ (06.24.2009)
PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme (06.24.2009)
Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi (06.23.2009)
Fieri dhe Lushnja mbështetje të jashtëzakonshme projektit të Shqipërisë europiane (06.23.2009)
Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK (06.22.2009)
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet (06.22.2009)
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]