VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve
E Enjte, 06.25.2009, 08:03am (GMT+1)

Fushatës elektorale po i vjen finishi dhe Elbasani dëshmon se po fryn flladi i fitores në zgjedhjet e 28 qershorit. Takimi përmbyllës i kësaj fushate dëshmon edhe ecurinë e nisjes së saj, që theu rekordet e pjesëmarrjes së qytetarëve të saj në përshëndetjen e fundit për t'i thënë ndal furisë së erës së mbrapshtë socialiste. Qindra mijëra qytetarë nga çdo cep i qytetit dhe zonat e tij, nga i gjithë qarku, Librazhdi e Gramshi, Peqini dhe Cërriku, Zavalina dhe Shmili, nga Rrajca e Stëbleva kanë mbushur Sheshin "Gensher" dhe kërkojnë t'i thonë "Po" numrit 10 dhe ngjyrosjes me blu të Elbasanit europian në të gjithë qarkun. Çdo hapësirë e qytetit, çdo pjesëtar i këtij qyteti ka veshur ngjyrën blu me bluzat dhe stemat "Shqipëria po ndryshon" dhe manifeston dëshirën e madhe që ka për të mos e parë më ngjyrën e kuqe në përfaqësimin e kryeqytetit të arsimit. Ka qenë një muaj fushatë elektorale e mbushur me një intensitet të madh pune dhe angazhimi, ka qenë një muaj takimesh me të gjithë anëtarët e simpatizantët, por edhe me këdo pjesëtar tjetër të qarkut, që kanë pritur kandidatët e listës së PD të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe ministri i Turizmit, Ardian Turku, nga zv/ministrja e Arsimit, Ardiana Gjonaj dhe Luçiano Boçi e kështu me rradhë për një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin shqiptar. Nuk kishe se ku të kaloje nga pjesëmarrja e njerëzve, që i gëzohej fitores së votës me numrin 10 në 28 qershor. Edhe muret e kalasë ishin kthyer në bedenat e një kështjelle blu, që nuk do të lejojë të rrjedhë asnjë votë kundër dhe për t'i sjellë kryeqendrës së lashtë të Shqipërisë së Mesme dhe të arsimit dinjitetin e munguar dhe për ta bërë atë krenar mes qyteteve të tjera, që do të gdhihen blu më 29 qershor. Nuk kishte vend të qytetit që nuk fliste me ngjyrat e fitores, nuk kishte njeri që nuk buzëqeshte për atmosferën e bukur dhe festive që e bënin më madhështor premtimin e një Elbasani blu dhe europian me notën 10 të normalistëve të arsimit tonë mbarëkombëtar. Kryetari i PD, Dega Elbasan, Luçiano Boçi, që hapi takimin i dha bukurinë skenës së mitingut, më i madhi që ka parë sheshi i qendrës së Elbasanit me besimin e shpresës në fitore. Po ashtu, shkëlqeu në këtë tribunë ministri i Jashtëm me fjalën e tij brilante dhe emocionuese, i palodhur dhe i suksesshëm, që i dha tonin krejt fushatës në çdo cep të qarkut. Por elektrizuese ka qenë prania e vetë kryeministrit Berisha, që mes shumë emocioneve dhe një gëzimi që fliste në sytë e tij, ai ka parë Elbasanin blu të veshur si nuse për të festuar si gjithë Shqipëria 28 qershorin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të koalicionit të saj. Thirrja për të votuar numrin 10, për të votuar Elbasanin europian dhe për t'i kthyer dinjitetin kryeqendrës së arsimit të Kristoforidhit me premtime nga më të realizueshmet në katër vitet e ardhshme, ishin lajtmotivi i një fjale që gëzoi çdo qytetar të Qarkut të Elbasanit. Tingujt e muzikës dhe të grupeve muzikore i dhanë Sheshit "Gensher" një mesazh të madh se fitorja e 28 qershorit për PDSH edhe në Elbasan është fitore për çdo qytetar të saj.

Hyqmet ZANE

 

 

Berisha: Dita e fitores plebishitare po vërshon në çdo cep të vendit

Qindra mijëra qytetarë të Elbasanit pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha, duke përçuar mesazhin e fitores së sigurtë jo vetëm në këtë qark, por në mbarë vendin. Vetëm tre ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit e të mbarë Shqipërisë të bashkohen për projektin madhor të Partisë Demokratike, njëkohësisht projektin e vetë shqiptarëve, projektin europian. Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë këtë projekt si projektin që rrit standardet e jetesës së tyre, si projektin e një të ardhmeje që çdo prind ëndërron për fëmijën e vet, si projektin që mbron interesat më të mira të tyre. "Gara është e jona, fitorja është e jona. Iu sjell ju përshëndetjen më madhore të Tiranës, Vlorës, Fierit, Lushnjes, Gjirokastrës, Sarandës, Shkodrës, Dibrës dhe mbarë Shqipërisë. Dita e fitores po vërshon në çdo qytet, në çdo fshat, për çdo shqiptar, për të rinjtë dhe të rejat, për një fitore plebishitare. Vij sot për t`u bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen me ju në projektin tonë të madh, në ëndrrën më të bukur, më fisnike, më madhështore, për Shqipërinë europiane. Të bashkohemi drejt datës 28 qershor të gjithë, qytetarët e Elbasanit, pavarësisht nga bindjet politike, të bashkohemi me njeri tjetrin të votojmë për Shqipërinë europiane", tha kryeministri, duke nënvizuar se vota e së ardhmes është vota për krijimin e një Shqipërie me 160 mijë vende pune. Duke u ndalur tek projekti i qeverisë për punësimin kryeministri tha se, vetëm në Qarkun e Elbasanit do të nisë ndërtimi i 20 hidrocentraleve, mbi të cilat projekti më kryesor dhe jetik është Kaskada e Devollit. Kryeministri theksoi se, janë pikërisht këto projekte madhore që do ta shndërrojnë Elbasanin në një qytet me potenciale të rëndësishme energjetike, turistike brenda standardeve më të mira dhe më të larta europiane. Gjithashtu, kryeministri garantoi ngritjen e një infrastrukture moderne jo vetëm për qytetin, por edhe për komunat për t'i lidhur ato me akset më të shkurtra me qytetet më të afërta. Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe në procesin e finalizimit të legalizimeve. Kreu i ekzekutivit tha se, qeveria do të vijojë me të njëjtat ritme për të legalizuar çdo banesë, duke vënë në përdorim letrat me vlerë. Kryeministri garantoi se 80% e procesit të legalizimit do të paguhet me letrat me vlerë. Gjithashtu, kryeministri u kërkoi qytetarëve të Elbasanit që të ftojnë çdo familjar apo të afërm të tyre, që të shkojë në 28 qershor drejt kutisë së votimit për të realizuar projektin ëndërr të Shqipërisë europiane. Ai tha se, vota për këtë projekt do të shkojë për zhvillimin e qyteteve, komunave e fshatrave, me infrastrukturë moderne, me paga e pensione njëlloj si 6 vende të BE, për ndërtimin e akseve më të shkurtra, për ndërtimin e autostradës Elbasan-Tiranë. Gjithashtu, ai shprehu mbështetjen e qeverisë për fermerët, duke theksuar se në katër vitet e ardhshme qeveria do të financojë çdo rrënjë ulliri, çdo pemë frutore, do të financojë të gjithë akcizën e naftës, imputet, sipërfaqet e mbjella. Më tej, kreu i qeverisë garantoi edhe mbështetjen për agrobiznesin dhe përpunimin e prodhimit.

 

 

Rama me votën kundër tentoi të bllokonte procesin e legalizimeve

Kryeministri Berisha theksoi dje se qeveria është e angazhuar të finalizojë me ritmet më të shpejta procesin e legalizimeve, duke dënuar njëkohësisht edhe rolin negativ që opozita ka pasur gjatë këtyre viteve ndaj këtij procesi me votën e saj kundër. Në vijim të turit elektoral, kryeministri Berisha zhvilloi disa takime me banorët e komunave të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Dajtit. Gjatë këtij takimi, kryeministri theksoi se qeveria çdo javë po legalizon nga 5 mijë banesa dhe kjo është dëshmi e hapave të shpejtë që po ndërmerren në sajë në këtij procesi. Gjithashtu, ai vuri në dukje se autoritetet e qeverisë vendore të Tiranës bënë çdo përpjekje për të penguar procesin, duke e çuar atë edhe në Gjykatën Kushtetuese vetëm dhe vetëm që qytetarët të mos legalizonin banesat e tyre. Megjithatë, kryeministri shprehu optimizmin se qeveria tashmë po ecën me shpejtësi drejt këtij procesi dhe përdorimi i letrave me vlerë do të shfrytëzohet për 80% të vlerës së legalizimit. "Iu premtoj se procesi i legalizimit po ecën me ritmet më të shpejta. Qeveria ime çdo javë po legalizon jo më pak se 5 mijë banesa. Atyre që vijnë sot tek ju dhe derdhin lot krokodili u shtroni pyetjen, pse e çuat ligjin në Gjykatën Kushtetuese? U shtroni pyetjen armiqve të legalizimit, pse votuat në Parlament kundër legalizimit? Pyetini, pse e denoncuat përdorimin e letrave me vlerë në procesin e legalizimit? Unë jam sot për t'ju garantuar se legalizimi, pas një vonese të madhe nga autoritetet qeveritare vendore të Tiranës, të cilët bënë çdo gjë për të penguar këtë proces dhe çuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese, tani po ecën me shpejtësinë më të madhe dhe letrat me vlerë do të shfrytëzohen për 80 përqind të vlerës së legalizimit", tha kryeministri, duke ndarë entuziazmin e fitores së shkëlqyer së 28 qershorit me banorët e Bërzhitës, Farkës dhe Petrelës. Kreu i qeverisë u bëri atyre apel të marrin pjesë masivisht në votime më 28 qershor dhe të votojnë projektin për Shqipërinë europiane. "Vij sot këtu për t'ju bërë thirrje që të votojmë së bashku më 28 qershor për të ndryshuar Bërzhitën, për të ndryshuar Petrelën dhe për Dajtin europian. Jam sot për t'u zotuar para jush se në katër vitet që vijnë, ne do të asfaltojmë çdo metër të rrugëve dhe rrugicave të komunave tuaja, do të furnizojmë me ujë 24 orë çdo shtëpi të këtyre komunave dhe mbarë Shqipërisë. Ne do të barazojmë pensionet tuaja me ato të qytetit dhe do t'i rrisim ato më shumë se në gjashtë vende anëtare të Bashkimit Europian", tha kryeministri. Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të komunave të Tiranës që të mbjellin sa më shumë ullinj, pasi qeveria do të financojë çdo rrënjë ulliri, do të financojë çdo projekt që ata do të sjellin për rritjen e prodhimeve, do të financojë çdo projekt që ata do të bëjnë për përpunimin e prodhimeve të tyre.

 

 

 

Kryeministri inauguron rrugën hyrëse të Beratit, investim me vlerë 4.5 milionë euro

Berisha: Boshti i Jugut, projekti më madhor i qeverisë për mandatin tjetër

Boshti i Jugut do të jetë projekti më energjik i qeverisë së Partisë Demokratike në mandatin e saj të dytë. Gjatë një takimi me qytetarët e Beratit ku inauguroi disa vepra të rëndësishme publike kryeministri Berisha tha se ky do të jetë projekti kryesor i katër viteve që vijnë. Gjithashtu ai i njohu qytetarët e Beratit me vendimin e qeverisë për asfaltimin e të gjithë rrugës që fillon në Berat dhe përfundon në Këlcyrë. "Këtë premtim ua bëra qytetarëve të Përmetit, këtë premtim u bëj qytetarëve të Beratit. Rrugë të reja do të ndërtojmë, rrugët e vjetra nuk do t'i braktisim, por do t'i rindërtojmë ato", u shpreh kryeministri ndërsa preu shiritin e inaugurimit të rrugës hyrëse të qytetit. Rruga hyrëse e qytetit të Beratit, me vlerë 4.5 milion euro ka parametra tërësisht europiane, është me 4 korsi, e pajisur me ndriçim artistik, trotuare e lulishte në të dy anët e saj. Në vlerësimin e tij për këtë projekt kryeministri vlerësoi se, kjo është një hyrje moderne dhe një ndër hyrjet më të bukura në Shqipëri, e denjë për qytetin e Beratit dhe për trashëgiminë kulturore të tij. Kryeministri garantoi se qeveria në katër vitet që vijnë do të vijojë më tej me projektin e saj të infrastrukturës moderne, duke asfaltuar çdo rrugë e rrugicë të të gjithë qyteteve, komunave dhe fshatrave. "Së pari, ju përshëndes vëllazërisht, shpreh gëzimin dhe kënaqësinë time që inaugurojmë sot së bashku, një hyrje moderne për qytetin tuaj, një nga hyrjet më të bukura në Shqipëri, e denjë për Beratin, trashëgiminë kulturore botërore të tij", u shpreh kreu i qeverisë duke shprehur garancinë se në katër vitet që vijnë qeveria do të shumëfishojë investimet në këtë qytet, qytet i cili, siç tha ai, mahnit çdo vizitor vendas dhe të huaj. Kryeministri theksoi se, në projektin e PD-së për qytetin e Beratit parashikohet sistemimi i çdo rruge e rrugice të tij, duke ndërtuar një bulevard madhështor, në anën tjetër të urës, në lagjen Goricë, një bulevard me lulishte, që lidh rrugën kryesore të qytetit, me urën e re që u ndërtua. Më tej, kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të Beratit për të marrë pjesë në votime më 28 qershor dhe për të votuar për projektin europian, për projektin e infrastrukturës moderne, potencialet turistike, rritjen e pagave dhe pensioneve etj. "Unë kam një thirrje vëllazërore për të gjithë qytetarët e Beratit, të votojmë të gjithë së bashku ëndrrën europiane, të votojmë Beratin me infrastrukturën më moderne, të votojnë Beratin me potencialin e madh turistik, të votojmë për rroga dhe pensionet tona që meritojnë, të votojmë për zhvillimin e fermave moderne dhe mbështetjen e tyre, të votojmë të gjithë 10. Dhjeta është Berati, jeni ju, janë fëmijët tuaj të mrekullueshem, është ëndrra jonë më e bukur europiane, është Berati blu, është Shqipëria blu, është Partia Demokratike, është Europa blu që mezi na pret dhe që vitin e parë në mandatin tonë të dytë, ne do të lëvizim të gjithë pa viza, në hapësirën e saj të pafundme", tha kryeministri gjatë takimit me qytetarët e Beratit.

Në katër vjet qeveria do të shndërrojë Beratin në potencial turistik

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria në programin e saj parashikon që Berati i katër viteve që vijnë do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik, do të jetë Berati që do të mirëpresë qindra e mijëra turistë nga mbarë Europa dhe bota, do t'i paraqesë atyre visaret e çmuara të trashëgimisë së tij kulturore, por edhe bukurinë mahnitëse të Tomorit dhe të zonave të tjera turistike. Kryeministri garantoi se në katër vitet që vijnë për fermerët qeveria jo vetëm do të urbanizojë dhe do të shndërrojë fshatrat e tyre në një standard të njëjtë me lagjet e qytetit, por do të garantojë ujë të pijshëm 24 orë, do të mbështesë fuqishëm prodhimin bujqësor të tyre, do të financojë çdo rrënjë ulli që do të mbillet në këtë qark, do të financojë çdo rrënjë vreshtë apo hardhi, apo çdo lloj druri frutor, do të financojë nxitjen e prodhimit bujqësor, përpunimin e tij dhe marketingun në tregun e tij. Gjithashtu, kryeministri vlerësoi se në 4 vitet që vijnë pensionet dhe rrogat do të rriten më shumë se në 6 vende anëtare të BE-së, sikundër pensionet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit.

 

 

Kryeministri Berisha ftoi skraparllinjtë të mbështesin projektin e Shqipërisë europiane, pavarësisht bindjeve politike

Investimet në Skrapar do të rriten 20 herë në katër vitet e ardhshme

Në rast se në katër vitet që shkuan qeveria e Partisë Demokratike investoi 7 herë më shumë se qeveritë socialiste në Poliçan, kryeministri Berisha u premtoi banorëve të Skraparit se në katër vitet e ardhshme investimet do të rriten 20 herë. Në një takim entuziast me qytetarët e Poliçanit, kreu i qeverisë u përcolli atyre përshëndetjet më vëllazërore nga mbarë Shqipëria, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Tirana, Kavaja, Tropoja, Kukësi, Shkodra dhe gjithë vendi. Kam ardhur sot tek ju, u tha Berisha qytetarëve të Poliçanit, së pari për të shprehur nderimin dhe respektin tim më të madh për ju, së dyti për t'u garantuar se në rast se në katër vitet që kaluan investuam në Skrapar 7 herë më shumë, iu garantoj se në 4 vitet që vijnë ne do të investojmë 20 herë më shumë. "Kam ardhur t'u jap fjalën se Skrapari i katër viteve të ardhshme, Poliçani dhe Skrapari europian, do të kenë infrastrukturën rrugore më moderne, do të kenë infrastrukturën turistike më të shkëlqyer", u shpreh kreu i qeverisë, duke nënvizuar se po përgatitet projekti për rrugën për në Kulmak. Ai tha se kjo rrugë do të jetë një nga përparësitë madhore të qeverisë në mandatin e saj të dytë, ndërsa i siguroi banorët e Poliçanit se Skrapari, Poliçani do të lidhen me boshtin e jugut dhe Përmetin. Më tej, kryeministri ftoi të gjithë fermerët e kësaj zone që, në traditën e tyre më të mirë të mbjellin drurët frutorë, që u japin më shumë prodhim, duke i garantuar ata se do të financohen pa asnjë kufizim. Tradita e madhe e Skraparit është rakia e saj, tha kryeministri, ndërsa i garantoi banorët e zonës për mbështetje që ajo të bëhet e njohur në mbarë botën. Më tej, kryeministri garantoi qytetarët e Poliçanit dhe fermerët e Skraparit se në katër vitet e ardhshme rrogat dhe pensionet e tyre do të jenë më të larta se të 6 vendeve anëtare të BE-së. "Iu siguroj se të gjitha komunat e këtij rrethi do të lidhen me qendrën me rrugë të asfaltuara dhe fshatrat e saj do të lidhen me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara. 24 orë ujë të pijshëm është premtimi ynë solemn për çdo qytetar shqiptar", u shpreh kreu i qeverisë gjatë takimit me qytetarët e Poliçanit.

Rama në Skrapar për pallatet e kandidatëve

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Poliçani se interesi i vetëm i Ramës dhe i kandidatëve të tij janë pallatet dhe lejet e ndërtimit. Duke iu referuar listës së kandidatëve të Ramës për Qarkun e Beratit, kreu i qeverisë tha se e vetmja gjë që e bashkon Ramën me këta kandidatë janë lejet e ndërtimit dhe pallatet. "Unë sjell sot tek ju përshëndetjet më të zjarrta nga Tirana, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Dibra, Tropoja, Kukësi, Kruja e mbarë Shqipëria. Sjell tek ju frymën e fitores së madhe, fitores së Skraparit, fitores europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Erdha së pari për t'u shprehur nderimin tim më të madh gjithë burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të Skraparit, për t'u siguruar ju se së bashku katër vitet që vijnë do të ndërtojmë së bashku Skraparin europian, Shqipërinë europiane. Tek ju më ka sjellë respekti dhe dashuria për ju dhe jo pallatet e Fidelit", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se qytetarët e Skraparit më 28 qershor janë përpara një zgjedhjeje të madhe. "Tani që po vija tek ju këtu, unë pashë portretet e dy burrave, atyre iu mungonte diçka në mes, pallati që i bashkon. Në fakt, ai nuk vjen këtu për Karamanin, por vjen për pallatin dhe unë jam i bindur se ju me mendësinë tuaj dini të dalloni mirë, kurse unë vij këtu për respektin, për dashurinë për ju, vij këtu që të zotohem se do të asfaltojmë çdo rrugë dhe çdo rrugicë të tij, se do të bëjmë çdo gjë për të lehtësuar biznesin në Poliçan, për t'i dhënë atij nxitje të fuqishme se do të bëjmë çdo gjë për perspektivën tuaj turistike, do të bëjmë çdo gjë për të ardhmen tuaj të madhe industriale", u shpreh kreu i qeverisë, duke nënvizuar se vetëm këtë vit rrethi i Skraparit ka eksportuar gurë dekorative rreth 30 milion euro, gurë me të cilët zbukurohet kryeqyteti i vendit dhe kryeqytete të tjera. Më tej, kreu i qeverisë ftoi në mënyrë miqësore qytetarët e Poliçanit që të bashkohen me projektin e madh të Poliçanit europian, duke garantuar se ky projekt do të mundësojë që ata të lëvizin pa viza në mbarë Europën brenda vitit të parë të mandatit të dytë. "Iu garantoj se ky projekt do të jetë projekti i financimeve të prodhimeve të kësaj zone, projekti i infrastrukturës moderne, projekti i Skraparit turistik, i Skraparit që komunikon jo vetëm me vendet fqinje, por edhe me Europën dhe botën", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se kjo qeveri që bëri realitet ëndrrën atlantiste dhe e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s, do të bëjë realitet ëndrrën e bukur europiane për anëtarësimin e saj në BE.

Skrapari do të ketë infrastrukturën më moderne për zhvillimin e turizmit malor

Skrapari do të ketë infrastrukturën më moderne në katër vitet e ardhshme të qeverisë së Partisë Demokratike. Gjatë një takimi entuziast me qytetarët e Skraparit, kryeministri Berisha u zotua se në këtë rreth me pasuri të mëdha, i cili ka një nga pasuritë më përrrallore si Baba Tomorin, do t'i jepet përparësi e madhe zhvillimit të turizmit malor. "Unë iu jap fjalën se do të kërkoj drejt tij, në Bogovë dhe në të gjitha drejtimet e tjera infrastrukturën më moderne, sikundër do të përfundojmë në një kohë sa më të shkurtër asfaltimin e rrugës së kanioneve, të cilat janë një dokument mahnitës natyror i Skraparit dhe mbarë Shqipërisë", u shpreh kryeministri, ndërsa u premtoi qytetarëve të Skraparit se çdo komunë e këtij rrethi do të lidhet me qendrën me rrugë të asfaltuara, çdo fshat i çdo komune do të lidhet me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara. "Unë iu garantoj ju fermerëve të Skraparit se ju nuk do të jeni më kurrë, rrethi i fundit, për sa i përket akseve rrugore dhe unë iu garantoj se cilido që të jetë çmimi i tyre, ne do t'i bëjmë ato", garantoi kryeministri, duke nënvizuar se Skrapari turistik, Tomori turistik është një perspektivë e madhe, por po kaq e madhe është perspektiva e traditës së shkëlqyer të vreshtarisë dhe rakisë më të mirë në Shqipëri. Së bashku, tha më tej ai, do të bëjmë që rakia juaj të tejkalojë të gjitha pijet e forta. "Të mirat tona, le t'i ndajmë me të gjitha botën, ndaj unë iu garantoj edhe njëherë të gjithë fermerëve të Skraparit se do të subvencionojmë çdo rrënjë hardhi apo vresht, që ata do të mbjellin në tokat e tyre. Nuk do të keni as edhe një kufizim, mbillni sa më shumë, qeveria do t`u financojë ju", u tha më tej kryeministri qytetarëve të Skraparit, duke nënvizuar se qeveria do t'u ofrojë atyre kredi për të ngritur impiantet më moderne për prodhimet e tyre të mrekullueshme. Qeveria, tha ai, garanton fermerët e Skraparit se 4 vitet që vijnë pensionet e tyre do të jenë të barabarta me pensionet e qytetit dhe do të jenë më të larta se sa pensionet dhe rrogat e 6 vendeve anëtare të BE. Më tej, kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve të Skraparit që të bashkohen me projektin e Shqipërisë europiane si alternativa më e mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. "I ftoj skraparllinjtë, burrat dhe gratë e këtij rrethi, të cilët e pranojnë se këto 4 vite anëtarësimi në NATO ishte një ndryshim, dyfishimi i pensioneve ishte një ndryshim, investimet madhore në rrugët dhe ujësjellësat e Shqipërisë përbëjnë një ndryshim, le të bashkohen me ne për të vazhduar këtë ndryshim. Unë iu garantoj se me votën e tyre, ata do të votojnë për projektin e tyre, veten dhe fëmijët e tyre, për rrogat dhe pensionet e tyre, do të votojnë për Skraparin turistik, do të votojnë që Baba Tomori të flasë në mbarë botën, për bukuritë dhe madhështinë e tij, do të votojnë për ujin 24 orë në shtëpitë e tyre, pra le të na prijë mençuria të bashkohemi në këtë projekt të madh, në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë, në emër të dashurisë për Skraparin, të dashurisë për Shqipërinë", theksoi më tej kryeministri Berisha.

 

 

 

Kryeministri premton se qeveria do të financojë çdo projekt të pushtetit vendor

Në katër vitet e ardhshme, Shqipëria bashkëudhëtare me vendet e BE-së

Lapardhaja ka qenë ndalesa e radhës në turin elektoral të kryeministrit Berisha. Gjatë një takimi me banorët e kësaj zone, kryeministri Berisha ka garantuar se, Shqipëria e katër viteve që vijnë do të jetë më e transformuar se kurrë ndonjëherë, Shqipëria në vizionin e kryeministrit do të jetë bashkëudhëtare e vendeve anëtare të BE. Kryeministri theksoi se, me anë të këtij takimi ai sjell për çdo banor të Lapardhasë frymën e fitores së madhe, fitores së 28 qershorit, fitores së ëndrrës evropiane. Kryeministri garantoi se, së bashku në 4 vitet që vijnë do të ndërtohen për Lapardhanë dhe mbarë Shqipërinë kushte jetese dhe pune të njëjta me ato të disa vendeve anëtare të BE-së. Kryeministri garantoi se, qeveria do të financojë çdo projekt për rrugët, kanalizimet, sistemin e vaditjes, ujësjellësat, shkollat, shërbimet shëndetësore që ata do të paraqesin përmes deputetit Lefter Maliqi, i cili siç tha kryeministri ka komunikuar me të gjatë këtyre dy viteve me qindra e qindra herë dhe asnjëherë të vetme nuk ka komunikuar për hallet e tij personale apo të familjes së tij, por për të gjitha rastet vetëm për banorët e Lapardhasë. "Dua të zotohem sot para jush, para fermerëve të Lapardhasë se në katër vitet që vijnë, qeveria jonë do të barazojë pensionet tuaja me ato të qytetit, në 4 vitet që vijnë, qeveria jonë do të financojë çdo projekt tuajin për rritjen prodhimit. Në 4 vitet që vijnë, në Lapardha dhe në të gjithë Shqipërinë do të financojmë pa asnjë kufizim çdo rrënjë ulliri që ju do të mbillni në tokën tuaj", tha kryeministri. Më tej ai vlerësoi se në 4 vitet që vijnë do të ndërtohen e rindërtohet rrjeti më i fuqishëm i vaditjes për tokat. "Ju garantoj se, urën të cilën e kemi premtuar, do ta shndërrojmë në realitet sa më shpejt. Ju garantoj se të gjitha fshatrat e kësaj komune do të lidhen me qendrën e komunës apo rrugët kombëtare me rrugë të asfaltuara, do të ketë ujë 24 orë në çdo familje të Lapardhasë dhe të mbarë Shqipërisë", tha më tej kreu i qeverisë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen më 28 qershor për të vazhduar ndryshimin. "Ftoj çdo banor të Lapardhasë së Beratit, që pranojnë se anëtarësimi në NATO është një ndryshim i madh, që pranojnë se dyfishimi i pensioneve të fermerëve dhe rritja e tyre e madhe në qytet është një ndryshim i madh, që pranojnë se ndërtimi dhe rindërtimi i 1012 shkollave është një ndryshim i madh, që pranojnë se ndërtimi i rreth 6000 km rrugë, i 720 ujësjellësve është një ndryshim i madh të votojnë për projektin e standardeve europiane", u shpreh kryeministri, duke theksuar se, të gjithë ata të cilët në vetëdijen e tyre e pranojnë ndryshimin do të bashkohen për të vazhduar më tej këtë ndryshim. "Ftoj të gjithë qytetarët e Lapardhasë të votojnë së bashku se, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, vota së bashku është votë për shndërrimin në realitet të projektit të tyre më madhështor, ëndrrës evropiane, është votë për rrogat dhe pensionet e tyre të mëdha dhe më të larta se në të 6 vendet anëtare të BE, është votë për një infrastrukturë moderne në Lapardha dhe në mbarë Shqipërinë, është votë për projektin e 20 milion rrënjëve ullinj dhe mbjelljen pa kufi të tyre, është votë për financimin e imputeve, akcizës së naftës për çdo sipërfaqe të mbjellë, është votë për financimin dhe kreditimin e të gjitha projekteve tuaja për fuqizimin e prodhimit dhe marketingun e tij", vijoi kryeministri gjatë një takimi me banorët e Lapardhasë.

Zgjedhjet e 28 qershorit me infrastrukturën më moderne

Kryeministri Berisha vlerësoi dje, se shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pajisur me letërnjoftimet më moderne në Europë. Duke bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në votime, kryeministri tha se me këtë infrastrukturë zgjedhore shqiptarët trokasin në dyert e Europës me dinjitet dhe me dokumenta të larta sigurie. "Në të vërtetë, më shumë se për një projekt modern është votë për veten tuaj, për mirëqenien tuaj, është votë për të ardhmen tuaj, për punësimin tuaj. Unë ju ftoj ju, por edhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë t'i bëjmë këto zgjedhje, më të mirat e të gjitha zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, ne shkojmë pasi kemi bërë regjistrin elektronik të gjendjes civile, pasi kemi hartuar listën elektronike të votuesve, pasi kemi marrë letërnjoftimet elektronike më modernet në Europë, prandaj le të paraqitemi të gjithë në këto zgjedhje, le të trokasim në dyert Europës me dinjitet, le të shkojmë të gjithë si familje në qendrat e votimit, por të votojmë secili veç e veç, sepse ky është standardi europian, ky është standardi i vendeve të qytetëruara", u tha Berisha banorëve të Lapardhasë, të cilët i ftoi të marrin pjesë masivisht në votime dhe të bëjnë votimin më të bukur në historinë e vendit. Unë, tha më tej Berisha, ju garantoj se në vitin e parë të mandatit të dytë do të lëvizim të lirë pa viza në hapësirat e BE-së, ndërsa ftoi të gjithë banorët e Lapardhasë dhe mbarë shqiptarët, që më 28 qershor të votojnë 10, pasi ajo është e ardhmja më e mirë për Shqipërinë.

 

 

Kryeministri inauguron një sërë veprash publike në Kamëz

Kryeministri Berisha inauguroi dje një seri objektesh të rëndësishme infrastrukturore në Bashkinë e Kamzës. Në vlerësim të këtyre projekteve të jashtëzakonshme, kryeministri theksoi se këto inaugurime janë në përputhje me zotimin e qeverisë për të shndërruar Kamzën në një nga qytetet më moderne të Shqipërisë. Fillimisht, kryeministri Berisha inauguroi "Bulevardin Blu", me gjatësi 3 kilometra, 26 metra i gjerë dhe me vlerë mbi 500 milion lekë. Më pas, kreu i ekzekutivit inauguroi rrugën "Skënderbeu", me gjatësi 1 kilometër, 16 metra e gjerë dhe me vlerë 92 milion lekë, si dhe rrugën "NATO" me gjatësi 1 kilometër, 14 metra e gjerë, me vlerë 66 milion lekë. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit inauguroi fillimin e punimeve në rrugën Çekrez, me gjatësi 1.5 kilometra dhe gjerësi 16 metër, një investim mbi 185 milion lekë, si dhe fillimin e punimeve të Pallatit të Kulturës në Bashkinë e Kamzës, me vlerë 184 milion lekë. "Ne inauguruam këtu disa investime të mëdha. Inauguruam 'Bulevardin Blu', bulevardin e zemrës dhe shpirtit tuaj, inauguruam Bulevardin 'Skënderbeu', Bulevardin e NATO-s, inauguruam fillimin e punimeve për rrugën e Çekrezit, si dhe fillimin e punimeve për një Pallat Kulturor madhështor. Të gjitha këto janë në përputhje me zotimin tonë për të shndërruar Kamzën në një nga qytetet më moderne të Shqipërisë dhe shqiptarëve", theksoi kryeministri, ndërsa i kërkoi kryetarit të Bashkisë të Kamzës, Xhelal Mziu, që të gjejë truallin për të ndërtuar në Kamëz, një nga pallatet më të mira të sportit në Shqipëri. Në vijim, kryeministri zhvilloi edhe një takim me banorët e Kamzës, duke i ftuar ata pavarësisht nga bindjet politike, të bashkohen dhe të votojnë më 28 qershor për Kamzën europiane dhe për Shqipërinë europiane. "Këto tre ditë që na kanë mbetur, le të trokasim në zemrën e çdo shqiptari, çdo miku, çdo shoku, çdo shoqeje, çdo të njohuri dhe t'i kërkojmë atij të bashkohet me ne, në projektin tonë të madh, në ëndrrën tonë europiane. 28 qershori është dita e madhe e të gjithë shqiptarëve, është dita e të ardhmes sonë të bukur, është dita e katër viteve të ardhshme, që do të ndryshojnë Kamzën dhe Shqipërinë më shumë se kurrë në tërë historinë e tyre", tha kryeministri në një takim mjaft entuziast me banorët e Kamzës.

 

 

 

Kryeministri Berisha, kryeministri Thaçi dhe kryeministri Erdogan presin sot shiritin e Durrës-Kukës-Morinë

Inaugurohet sot aorta e kombit, shqiptarët edhe fizikisht bashkë

Aorta e kombit inaugurohet sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Me rastin e hapjes së rrugës që bashkon shqiptarët është përgatitur një koncert festiv, pranë mbikalimit të parë të rrugës. Pas koncertit festiv, krerët e qeverive të Shqipërisë, Turqisë, Kosovës do të përshkojnë së bashku një pjesë të rrugës në këmbë. Më pas, krerët e tre qeverive do të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalët e rastit. Shiritin e inaugurimit të rrugës që bashkon shqiptarët do e presin njëherazi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Nga prerja e shiritit kushdo që dëshiron të udhëtojë drejt Kosovës do të programojë një udhëtim prej vetëm 2-3 orësh deri në pikën doganore të Qafë Morinës në kufirin Shqipëri-Kosovë, nga dhjetra orë të mundimshme që shpenzonte deri ditën e djeshme. Me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, distanca mes Tiranës dhe Prishtinës, me dy kalime do të shkurtohet me 65 kilometra. Nga 330 kilometra që ishte distanca Tirana-Prishtinë, tashmë ajo do të jetë 265 kilometra dhe më se shumti atë e shkurton tuneli Thirrë-Kalimash, një vepër gjigande e ngritur mes maleve, që tashmë është shndërruar në një aks modern, 5.6 kilometra me dy kalime. Autostrada, projekti më i madh në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në ccdo drejtim plus shpatulla të fuqishme dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga një kompani turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit, apo edhe Tiranën me Morinën, si pikë kufitare e Kosovës, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që në paranteze, as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk i përgjigjeshin kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga qafa malit në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësira 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada e re e konsideruar si një vepër gjigande, kalon në Durrës-Vorë-F.Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, ndërsa gjatësia e re e rrugës për t'u ndërtuar rezultoi 111 km. Segmenti Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot, është gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rrëshen, ka një gjatësi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga Banka Botërore. Ky segment përfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen të financuara përkatësisht nga Banka Botërore dhe Fondi OPEC. Rruga e re, Milot-Rubik-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin, për vetëm 2 orë e 30 minuta në kushte krejt normale, madje edhe në periudhat e dimrit. Duke e shpjeguar më në detaje, rrugën ekzistuese përfaqësojnë kalime nga Puka dhe nga Shpali, të cilat janë ndërtuar në periudhat, gjatë viteve '30 i pari dhe i dyti gjatë viteve '50 e '60, të shekullit të kaluar, në kushtet e një trafiku të kufizuar dhe të mundësive ndërtimore, gjithashtu mjaft të kufizuara. Varianti i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, në Reps, poshtë në luginën e Fanit të Vogël dhe vazhdon më tutje në këtë luginë sipas disa gjurmëve ekzistuese deri në Thirrë, ku me një tunel 5.5 km lidhet me rrugën nacionale, afër fshatit Kolsh, 10 km para Kukësit, për të vazhduar më tej deri në kufi në Morinë. Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva që ka, jo vetëm lidhja e kësaj treve, por edhe e një rajoni më të gjerë në perspektivën e afërt deri në takimin me Kooridorin Pan Europian nr.10 në Nish dhe më tej në Rumani, Bullgari e gjetke, e bën këtë arter mjaft tërheqës dhe me perspektive për Kosovën, për Shqipërinë dhe për vetë rajonin. Studimin e fizibilitetit të aksit rrugor Durrës-Morinë, i cili u krye më pas nga firmat TECNIC&Mott McDonald me një financim nga Banka Botërore, me rreth 700 mijë USD.

Tunelet

Tuneli Thirrë-Kalimash është cilësuar si një nga veprat më të mëdha inxhinierike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që po ndërtohet prej dy vjetësh me një shpejtësi marramendëse si pjesë e autostradës Durrës-Morinë. I përbërë nga dy tunele paralele, me një gjatësi prej 5.6 km secili, masa shkëmbore e gërmuar për hapjen e tij arrin në 33 milion m3. Tunelet kanë lartësi prej 10 metrash e gjerësi 13 metra secili.

Tuneli është i pajisur me oxhakë ajrimi, bashkë me një sistem shumë të fuqishëm për qarkullimin e ajrit; përgjatë gjithë segmentit të tij ka shumë dhoma të ndara si masa sigurie për strehim në raste zjarri në tunel, si dhe një tunel shpëtimi. Dy tunelet paralele bashkohen në disa pika me kalime direkte me njëri-tjetrin, për t'u dhënë mundësi automjeteve të ndryshojnë kah e të kalojnë nga njëri tunel në tjetrin, gjatë udhëtimit në zemrën e malit. I pajisur me ndriçim dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës, me dy korsi brenda secilit tunel, ai është gjithashtu i pajisur me ndarje të veçanta për kalimin e rrjetit elektrik, telefonik, si dhe të kabllove të sistemit të monitorimit me kamera, që do të mbulojë gjithë gjatësinë e tunelit dhe do të kontrollohet nga dy pika, nga një për secilën hyrje. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa më e rëndësishme dhe më e vështirë inxhinierike e rrugës Durrës-Morinë, nisën të ndërtoheshin dy vjet më parë. Jo pak njerëz ishin skeptikë atëherë nëse do të arrihej të ndërtoheshin mes maleve, në një kohë kaq të shkurtër 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan.

Kohëzgjatja e Projektit

2006 - 2009

Tipare kryesore:

Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë

Ura: 29 copë në total

Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura

Deri në 80 m lartësi

Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme

3,75 m linja gjatësi

2 m shpatull e fortë

Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën

Aksi Durrës-Kukës, megjithëse përfundoi nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili suksesin e këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike. Edi Ramës, bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigja më e mirë, nëpërmjet përfundimit të projektit, të cilin ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është angazhuar në një fushatë frenetike trillimesh për të përbaltur deri në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Pak muaj më parë, përfaqësuesi tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të çkompleksohet nga rruga. Megjithatë, sërish kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë, të fabrikuara në zyrat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më pjesë e politikës së re.

Berisha-Sejdiu: Rruga Durrës-Kukës, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u prit dje në një takim të ngrohtë e miqësor nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet e vlerësuan rrugën Durrës-Kukës një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon. Në vijim, kryeministri Berisha theksoi se ndjek me kënaqësi ecurinë e mirë të Kosovës, duke vlerësuar se pavarësia ka prodhuar paqe dhe stabilitet. Të dy personalitetet shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike, ku të dyja vendet kanë potenciale të mëdha për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar e informoi Presidentin Sejdiu se, pak ditë më parë inauguroi edhe rrugën Has-Qafë Prush, që do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve. Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet dhe konsideratën e tij më të lartë, për reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve me anëtarësimin e vendit në NATO, në infrastrukturë, në fushën ekonomike etj.RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në këto lartësi si në katër vitet e Berishës Shqipëria nuk ka qenë kurrëNga Ramiz LUSHAJ (06.24.2009)
PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme (06.24.2009)
Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi (06.23.2009)
Fieri dhe Lushnja mbështetje të jashtëzakonshme projektit të Shqipërisë europiane (06.23.2009)
Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK (06.22.2009)
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet (06.22.2009)
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]