VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Lëvizja Vetëvendosje zhvillon takime e tubime publike në Danimarkë e Suedi
E Martë, 06.23.2009, 02:27pm (GMT+1)

 

 

 

Gjatë qëndrimit në Danimarkë dhe Suedi, krerët e lëvizjes "Vetëvendosja" kanë zhvilluar dy tubime publike me bashkatdhetarë shqiptarë.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga përfaqësues të kësaj lëvizje, se në këto takime, kreu Albin Kurti prezantoi konceptin e saj dhe foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

 

Kurti theksoi se para Kosovës janë dy sfida kryesore: decentralizimi i bazuar etnikisht që e copëton Kosovën përbrenda dhe privatizimi neoliberal që e lë Kosovën pa pasuritë e saj, gjë që sjell vetëm pasurimin e krerëve politikë.

 

Ai sqaroi para të pranishmëve se "Vetëvendosje" nuk është kundër prezencës së bashkësisë ndërkombëtare por kundër sundimit të saj në Kosovë.

"Përderisa kemi zyrtarë ndërkombëtarë që nuk janë të votuar nga ne por të cilët kanë fuqi ekzekutive mbi politikanët vendas, këta të fundit do të jenë të dëgjueshëm e servilë ndaj të parëve", tha ai.

 

Porosia e Albinit për bashkëatdhetarët ishte që përveç ndihmave të tyre financiare që i dërgojnë në atdhe, të organizohen politikisht në mënyrë që të ndryshojnë qasjen e insitucioneve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ndaj diasporës shqiptare, por edhe të organizohen në vendet ku janë për të influencuar politikat ndaj tyre.

 

"Duke e forcuar pozitën e saj në Danimarkë e Suedi, diaspora e forcon edhe veten edhe Kosovën", theksoi Kurti.

Ndërkaq, kreu i "Vetëvendosjes", Albin Kurti, po qëndron në Danimarkë e Suedi me ftesën e STS International Solidarity, në kuadër të së cilës pati takime me kreun e kësaj organizate Vagn Rasmusen, me deputetin e parlamentit danez, Holger K. Nielsen, me deputeten e Parlamentit Evropian, Britta Thomsen, me drejtorin e institutit "Shoqëria Daneze për Politikë të Jashtme", Klaus Carsten Pedersen, si dhe me gazetarë e analistë të ndryshëm.

 

Mesazhi kryesor i Kurtit ndaj tyre ishte ai që Serbia nuk duhet të përkëdhelet në llogari të Kosovës dhe se ajo nuk duhet lejuar të futet në BE para Kosovës e pa e pranuar Kosovën shtet./NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fieri dhe Lushnja mbështetje të jashtëzakonshme projektit të Shqipërisë europiane (06.23.2009)
Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK (06.22.2009)
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet (06.22.2009)
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]