VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 01:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane
E Djelë, 06.28.2009, 10:12pm (GMT+1)

 

 

 

 

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë përmbyllur të qeta dhe pa incidente. Dalja në vendvotime ishte dukshëm më e lartë së në vitin 2005. Rezultatet e Exit Poll-eve thonë se fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike. Rezultatet zyrtare kumtohen nesër.


Në Shqipëri kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, që janë parë si test madhor i demokracisë. Raportohet se nuk ka pasur probleme të mëdha.

Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, tha se kishte "parregullsi të vogla", por ato ishin më pak dhe me më pak peshë se në zgjedhjet e mëparshme.

Gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka paraqitur të dhëna për dalje në votime.

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka thënë se dalja në vendvotime ishte së paku 15 për qind më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2005.

Berisha ka thënë se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, ka vetëm të fituar, sepse Shqipëria evropiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

I pyetur të vlerësojë ecurinë e zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha ka thënë se vlerësimin përfundimtar do ta japin vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendorë.

Para gazetarëve ka dalë edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje masive në votime.

Rama ka thënë se është realizuar objektivi i garantimit të procesit dhe qetësisë për votimin e lirë dhe të qetë.

Ai ka vënë në pah se e rëndësishme është edhe faza e dytë e procesit, që ka të bëjë me transportin e kutive të votimit.

Rama gjithashtu i është bashkuar Sali Berishës, duke vlerësuar se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, pasi ka fituar Shqipëria evropiane.

Në një sondazh që ka bërë "Gani Bobi" nga Prishtina, këto zgjedhje janë fituar nga Partia Demokratike, e cila, sipas këtij vlerësimi, ka siguruar 76 mandate, Partia Socialiste 60 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 4 mandate.

Zgjedhjet janë vëzhguar nga afro 500 monitorues ndërkombëtarë. Pritet që rezultatet e para zyrtare të shpallen diku pas mesnate. REL

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm (06.27.2009)
Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon (06.26.2009)
Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News (06.25.2009)
Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve (06.25.2009)
Në këto lartësi si në katër vitet e Berishës Shqipëria nuk ka qenë kurrëNga Ramiz LUSHAJ (06.24.2009)
PD fiton mazhorancë të qëndrueshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme (06.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]