VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 12:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes

E Premte, 07.03.2009, 07:59am (GMT+1)




Sipas vendimit që u mor në këtë mbledhje të KQZ-së, do të ngrihen dy grupe numërimi të cilat do të nisin gjatë ditës së sotme numërimin për 6 kutitë e Fushë-Kuqes, të cilat ndodhen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë po sot do te merret nje vendim edhe per tri kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha, PD dhe PS kane varur shpresat per mandat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në unanimitet pasditen e djeshme, se 6 kutitë e Fushë-Kuqes që i përkasin KZAZ-së 39, do të numërohen sot në orën 9.00 në ambientet e KQZ-së. Sipas vendimit që u mor në këtë mbledhje të KQZ-së, do të ngrihen dy grupe numërimi të cilat do të nisin gjatë ditës së sotme numërimin për 6 kutitë e Fushë-Kuqes, të cilat ndodhen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rezultatet që do të dalin nga këto kuti votimi do t'i bashkëngjiten 53 kutive të tjera të qarkut të Lezhës, duke nxjerrë kështu edhe rezultatet përfundimtare dhe mandatet shoqëruese të Qarkut të Lezhës. Të dhënat paraprake nga ky qark nxjerrin fituese PDnë me 4 mandate deputetësh, e ndjekur nga PS-ja me 3 deputetë.

Ndërkohë, tri kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha, PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme, kanë mbërritur paraditen e djeshme në KQZ dhe do të numërohen aty. Të dhënat
paraprake nga ky institucion, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70, të majtën dhe të djathtën. Pritet të nisë numërimi i këtyre 3 kutive për të zbuluar nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit. Këto kuti u bënë objekt për
tensionimin e situatës pranë KZAZ-së 20 në Fier, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PSsë në këtë proces, të cilët e
kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE vë re përmirësim në zgjedhje (06.30.2009)
Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm (06.29.2009)
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane (06.28.2009)
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm (06.27.2009)
Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon (06.26.2009)
Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News (06.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]