VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BE vë re përmirësim në zgjedhje

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 05:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
BE vë re përmirësim në zgjedhje
E Martë, 06.30.2009, 07:07am (GMT+1)

 

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oli Ren tha dje se zgjedhjet në Shqipëri nxorrën në pah nevojën që udhëheqësit politikë në Shqipëri të punojnë shumë për të zhvilluar në të ardhmen zgjedhje në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare.

Në një deklaratë dje, zoti Ren tha se ishte vënë në dijeni të përfundimeve paraprake të misionit të OSBE-ODIHR-it në të cilat nënvizohet se në disa fusha janë bërë përparime konkrete.

"Sidoqoftë, vazhdon deklarata, këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor si dhe dhuna e vërejtur gjatë fushatës zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe paqësore. Pati përmirësime të lehta përsa i përket procesit të votimit, megjithëse u vunë re disa shkelje proceduriale".

Jam dakord me deklaratën e Misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR-it, vazhdon më tej deklarata, sipas së cilës vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes së rezultateve.

"Sidoqoftë, këto zgjedhje nxjerrin në pah qartësisht nevojën që udhëheqësit politikë shqiptarë, pavarësisht nga përkatësia partiake, të punojnë shumë në mënyrë që në të ardhmen të kryejnë zgjedhje që të jenë krejtësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe që të gëzojnë besueshmëri të lartë të zgjedhësve shqiptarë", përfundon deklarata. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm (06.29.2009)
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane (06.28.2009)
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm (06.27.2009)
Kryeministri tha se korridori i shqiptarëve do të shndërrohet në urë bashkëpunimi mes kombeve në rajon (06.26.2009)
Intervistë e Sali Berishës në televizionin Ora News (06.25.2009)
Nuk ka më surpriza, fitorja e Berihës konfirmohet në të gjitha sheshet e qyteteve (06.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]