VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rama nuk i njeh zgjedhjet

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Rama nuk i njeh zgjedhjet

E Hënë, 07.06.2009, 05:09pm (GMT+1)



 

Partia Socialiste, bën të ditur  Balkanweb, ka mbledhur sot në mesditë anëtarët e kryesisë socialiste për të diskutuar rreth zhvillimeve të mëtejshme që do të mbahen pas zgjedhjeve që u zhvilluan më 28 Qershor. Kreu i PS, Edi Rama theksoi se nuk do të njohë zgjedhjet nëse socialistëve u mohohet mandati i fituar me vota në qarkun e Fierit. Rama akuzoi Berishën dhe KQZ për maskaradë me votën e shqiptarëve, ndërsa hodhi poshtë deklaratën e Ilir Metës se ka tentuar të blejë vota nga e djathta përpara ditës së zgjedhjeve.

 

"Berisha të heqë dorë nga mandati i nëntë në Fier, ndryshe PS nuk do të njohë zgjedhjet," kështu deklaroi kreu socialist Edi Rama, gjatë një konference për mediat menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

"Nuk do të lejojmë grabitjen e mandatit të 9 në Fier. Maskarada e KQZ-së duhet të marrë fund. Berisha duhet të heqë dorë nga ideja se mund të garbisi mandatin e nëntë me forcë, nëse do që PS të njohë zgjedhjet. Ne do të bëjmë të pamundur që kjo qeveri në formim e sipër, ende pa u bërë qeveri ta nisë me një grabitje të kësaj përmase " u shpreh Rama.
Kreu socialist hodhi poshtë deklaratat e kreut të LSI-së, në lidhje me ofertat e bëra nga Partia Socialiste.
"Ilir Meta është i pabesueshëm në çdo gjë që thotë, unë e mohoj atë që ai ka thënë lidhur me faktin tërësisht të pavërtetë se paska patur një ofertë nga Partia Socialiste," theksoi Rama.

Ndërkohë, kryesocialisti nënvizoi se partia që ai drejton do të bëjë çdo gjë për të garantuar shqiptarët në lidhje me përfundimin e procesit zgjedhor në mënyrën e duhur.
"Ashtu si jemi të vendosur t'i bëhemi barrikadë krijesës që po del nga marrëveshja e ulët, më e neveritshmja marrëveshje gjatë 18 viteve, mes Berishës dhe Metës," tha Rama.
Rama theksoi edhe njëherë deformimet e procesit zgjedhor duke shtuar se PS do të provojë çdo ndërhyrje pavarësisht nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Asnjë nuk ka arsye të votojë nëse nuk ka garanci që vota që jep do të shkojë aty ku duhet dhe do te numërohet ashtu siç duhet," theksoi Rama.

Ndërkaq, kryetari i PS e konsideroi vendimin e LSI-së për t'u bërë pjesë e qeverisë së të djathtëve si shfaqje të dyfytyrësisë së Ilir Metës. "89 mijë njerëz që e votuan për të hequr Berishën, u kthyen në një mall që Meta i shiti për të blerë karrigen e pafytyrësisë," tha Rama.

Mbledhja e kryesisë së PS ishte e para pas zgjedhjeve te përgjithshme në vend. Anëtarët e kryesisë socialiste diskutuan rreth zhvillimeve të mëtejshme që do të mbahen pas zgjedhjeve që u zhvilluan të djelën më 28 Qershor.


Në zgjedhjet parlamentare të Qershorit, nga rezultatet paraprake PS mori 65 mandate, PD 68, LSI 4 mandate, PBDNJ, PR dhe PDI nga 1 mandat. Ndërkohë sot do të numëroheshin edhe 9 kuti të disa KZAZ-ve të Fierit nga të cilat PS pretendonte të fitojë edhe një mandat të 9-të në këtë qark. Ndërkaq ende nuk është lexuar vendimi zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Qeveria e re të punojë për të gjithë shqiptarët (07.05.2009)
Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes (07.03.2009)
BE vë re përmirësim në zgjedhje (06.30.2009)
Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm (06.29.2009)
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane (06.28.2009)
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)
Festa blu në Sheshin Skënderbej. Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm (06.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]