VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman
E Enjte, 08.27.2009, 03:20pm (GMT+1)

 

  Në foto: Presidenti gjerman Horst Köhler dhe ambasadori i Kosovës Vilson Mirdita

 

 

Garda e Nderit e ka shoqëruar të martën pasdite (25.08.2009) ardhjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës, Vilson Mirdita në kështjellën Bellevue, ku presidentit gjerman Hörst Köhler i dorëzoi letrat kredenciale.

 

Në këtë mënyrë Mirdita është ambasadori i parë zyrtar i Kosovës në një prej 62 vendeve, që e kanë njohur deri tani shtetin më të ri në botë. 

 

 

  Në Kështjellën Bellevue më 25 gusht u ngrit flamuri i Kosovës

 

 

"Me të vërtetë ishte një moment shumë emocional për mua personalisht, por në anën tjetër është një moment historik për Kosovën, kur në Schloß Bellevue u ngrit flamuri i Republikës së Kosovës. Në formulën për dorëzimin e letrave kredenciale në protokolin e shtetit gjerman thuhet 'dorëzoj letrat kredenciale dhe liroj nga detyrat paraardhësinë tim'. Unë kësaj radhe i dorëzova dhe e thashë vetëm formulën e dorëzimit të letrave kredenciale dhe shpresoj që ky të jetë një fillim i mbarë për diplomacinë kosovare, për shtetin e Kosovës".

 

 

 Garda gjermane e nderit pret ambasadorin e Republikës së Kosovës

 

 

Köhler: Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian

 

Po ashtu sipas ambasadorit Mirdita, Presidenti Köhler ishte shumë i hapur të dëgjojë përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për të arriturat e popullit të tij gjatë këtyre viteve por edhe për sfidat që e presin.

"Biseduam edhe për zgjedhjet komunale që na presin ku ai shprehu dëshirën dhe shpresën që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë pjesëmarrës në zgedhje, pavarësisht nacionalitetit të tyre. Ne biseduam edhe për rininë e Kosovës, për perspektivën e tyre, biseduam për ekonominë e Kosovës e cila është në hapat e para të saj... Ishte porosi e presidentit Köhler i cili tha: 'Ju e keni vendin në Bashkimin Evropian dhe Gjermania do të ju mbështes në këtë rrugë'".

 

 

  Nënshkrimi i ambasadorit Mirdita në letrat kredenciale

 


Investimet gjermane të rëndësishme për ekonominë kosovare

 

Pritjet e ambasadorit të parë në historinë e shtetit të Kosovës, nga shteti gjerman janë të mëdha. Një synim, për realizimin e të cilit ambasadori Mirdita ka ndër mend të punojë në mënyrë të veçantë, është shpjegimi investuesve gjermanë i të gjitha përparësive që ofrojnë investimet në Kosovë dhe siguria e kapitalit të tyre.

 

   Ambasadori Mirdita largohet nga selia e presidentit gjerman

 

  

 

"Kosova shtetin gjerman e sheh si një aleat të natyrshëm, i cili na ka përcjellë në të gjitha fazat e ngritjes dhe rrites sonë. Nga shteti gjerman ne presim që të na mbështesi në aspektin politik, siç po bën me misionin e BE-së në Kosovë - EULEX, të na mbështes në fushën e investimeve dhe këtu dua të theksoj se është detyra jonë parësore që të shikojmë dhe t'i sqarojmë investuesit gjerman, se në Kosovë ka potencial për investimin e kapitalit të tyre. Po ashtu nga shteti gjerman presim që t'i hapë dyert edhe për të rinjtë tanë që duan të marrin një arsimim ndryshe nga ai që mund ta marrin në Kosovë", tha për Deutsche Wellen Vilson Mirdita. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)
Idrizi përgënjeshtron PDI: Çështjen Çame e mbroj në PS (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]