VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mandati që ndryshoi ShqipërinëNga Sali Berisha

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 02:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Mandati që ndryshoi Shqipërinë

Nga Sali Berisha


E Enjte, 09.03.2009, 02:55pm (GMT+1)

 

Në mbledhjen e fundit të këtij kabineti për mandatin 2005-2009, shpreh ndaj secilit prej ministrave falënderimin, mirënjohjen dhe vlerësimin më të madh për punën, dhuntitë e dëshmuara të punës në ekip gjatë këtyre katër viteve, bashkëpunimin e frytshëm që kemi pasur si koalicion apo si qeveri e një koalicioni prej disa partish. Kjo është mbledhja e fundit, pra, është edhe veprimtaria e fundit e këtij kabineti. Por dua të theksoj se ky është një fund, padiskutim, krenar.

 

Në karrierën tuaj politike jam i bindur, se këto kanë qenë vitet më të frytshme të saj. Ky është fund krenar, sepse, sot ne mbyllim një mandat, pasi kemi realizuar realisht shumë më tepër, sesa kemi imagjinuar katër vite më parë. Sot, ne mbyllim mandatin, pasi ia dolëm që me reforma të thella e të gjithanshme të realizojmë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të shndërrojmë në realitet një projekt ëndërr të kombit shqiptar.

 

Ne mbyllim mandatin, pasi, me reformat tona në këto katër vite, shënuam ndryshimin më të madh pozitiv të këtij vendi dhe e bëmë ndryshimin një konstante të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare, qytetarëve të saj dhe vendit në tërësi.

 

Shqipërinë, që sundohej nga bandat dhe krimi, e bëmë një prej vendeve më të sigurta. Shqipërinë, që ishte shndërruar në një kënetë të korrupsionit, e bëmë vendin që bën luftën më të suksesshme ndaj korrupsionit. Kjo qeveri mund të marrë shumë vlerësime, por një prej tyre do të mbetet monumentale, kampione në reformat e saj në luftën kundër korrupsionit.

 

Në këto katër vite, Shqipërinë, më të papërfillshme nga biznesi ndërkombëtar, e shndërruam në vendin më tërheqës, e renditëm në nivelet më të larta të suksesit të reformës ekonomike dhe klimës së biznesit, e renditëm ndër vendet e një suksesi të madh të partneritetit publik privat. Shqipërinë e kohës së ndaluar në fushën e energjisë e vumë në shinat e shndërrimit të saj në një superfuqi të ardhshme energjetike në rajon, e shkëputëm nga terri dhe dënimi kolektiv. Sot, vendi ka standarde krejtësisht të tjera në klimën e biznesit.

 

Këto katër vite, ne realizuam të paimagjinueshmen, korridorin e kombit, i cili është e do të mbetet vepra më madhore e punëve publike në historinë e vendit. E vlerësuar si një nga punët publike më të mëdha në botë, vetëm në 60 kilometrat e saj janë lëvizur dhera, shkëmbinj dhe gurë mbi 2.5 herë më shumë se në të gjithë kaskadën e Drinit.

Në katër vite, Shqipërinë e rrokullimës fiskale e shndërruam në vendin e lirisë më të madhe fiskale, në vendin, në të cilin revolucioni fiskal bëri që pothuaj të dyfishohen të ardhurat. Shqipërinë, e cila kishte nivelin e përhapjes së IT-së ndër më të ultit në botë me 4 përqind, e bëmë që të ketë ritmet e rritjes më të larta në Evropë në fushën e IT-së.

 

Në këto katër vite, në sajë të reformës në arsim, ne kapëm standardet evropiane në dy tregues jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në Shqipëri, rekrutimi, numri i studentëve, numri i të rinjve që mbarojnë shkollat e mesme është i njëjtë me atë të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në Shqipëri, numri i studentëve për frymë është i njëjtë me atë të disa vendeve anëtare të BE-së.

 

Këto ishin vitet, në të cilat u shënua një ndryshim jashtëzakonisht i rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Shqipëria, e cila erdhi në vitin 2005, absolutisht, në prag të një dënimi ndërkombëtar për gjendjen katastrofale dhe mizore në burgjet e saj, me punën më serioze ka vendosur aty standarde krejtësisht të tjera. Raporti i fundit i Komitetit të Këshillit të Evropës kundër torturës evidenton çdo arritje të rëndësishme thelbësore në këtë fushë. Për të mos u ndalur këtu në një seri ligjesh të tjera që u miratuan, ndryshimet kushtetuese do të mbeten gjithmonë një kontribut madhor në reformën institucionale të vendit.

 

Shqipëria ka sot një infrastrukturë krejt tjetër. Por, çka është më e rëndësishme është se i kemi të qarta të gjitha projektet për katër vitet që vijnë dhe e vërteta është se në katër vite ky vend do të jetë absolutisht tjetër.

 

Qeveria shqiptare adoptoi këto katër vite standarde krejtësisht të tjera, në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Janë vendosur norma dhe ligje me një impakt shumë pozitiv për mjedisin dhe shëndetin.

 

Gjithashtu, është bërë një decentralizim i shpejtë dhe i suksesshëm, si asnjëherë më parë. Mbi 700 hektarë pyje dhe kullota i kaluan qeverive vendore dhe kjo bëri që ato të kenë një patronazh dhe proces mbrojtjeje dhe zhvillimi më të mirë. Nuk mund të them me saktësi se në çfarë përqindjeje ka qenë mbrojtja nga zjarret, por ky ka qenë viti i zjarreve më të kufizuara në historinë e vendit. E sigurt është se syri, mendja, vëzhgimi i komunave mbi pronat është shumë herë më kompetent se ai i qeverisë qendrore. Ne decentralizuam ujësjellësit, si dhe u rrit disa herë grandi për qeveritë vendore.

 

Në këto katër vite, politika e jashtme shqiptare mori dimensione që nuk i ka pasur ndonjëherë. Këto ishin vitet, kur një ndër problemet më madhore të kombit shqiptar, pavarësia e Kosovës, mori zgjidhjen më të shkëlqyer. Unë ju garantoj se kjo qeveri ka bërë detyrën e vet në mënyrën më të vendosur dhe eficente. Sigurisht, pavarësia e Kosovës është vepër dhe meritë, në radhë të parë e para së gjithash, e qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqve të mëdhenj të shqiptarëve, por qeveria përmbushi rolin e saj.

 

Sikundër politika e jashtme e qeverisë shqiptare ishte politikë e suksesit të plotë. Dëshmi e saj është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Qeveria që mbyll sot mandatin e saj, ia doli që një fushë tërësisht të harruar, mbi të cilën rëndonte prapambetja shekullore e një trashëgimi e hidhur e kësaj prapambetjeje, që është fusha rurale, bujqësia, me seriozitetin e vet të investojë në zhvillimin e qëndrueshëm të saj 1.6 miliard dollarë, ia doli të shpëtojë dhjetëra mijëra hektarë tokë nga kalbja, përmbytja dhe thatësira. Ajo ia doli ta vendosë mbi një plan të qartë dhe në piedestalin që meriton këtë sektor jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Ndryshime thelbësore janë bërë në qëndrimin ndaj trashëgimisë kulturore të vendit. Gjirokastra dhe Berati janë sot trashëgimi kulturore botërore. Por mendoj se, interesi për konservimin e kësaj trashëgimie dhe zhvillimin më tej të saj ka pasur rritje të ndjeshme.

 

Një fushë ka shënuar bumin më të paparashikuar dhe kjo ka qenë fusha e turizmit. Cili shqiptar e imagjinonte katër vite më parë, se vendi do të kishte vitin e kaluar 2.7 milion turistë dhe këtë vit me siguri mbi 3 milion, se në këtë vend, turizmi do të rritej vit pas viti në mënyrë marramendëse. Nuk besoj se mund të kishte pasur imagjinatë që të thoshte, se Shqipëria në katër vite, krahasuar me vitin 2004, do të dhjetëfishonte numrin e turistëve në vend.

 

Këto vite kanë qenë vitet, në të cilat suksesi i reformave bëri të mundur shënimin e hapave shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Ky proces nisi me firmosjen e procesit të Stabilizim-Asociimit në qershor të vitit 2006, me zbatimin me rigorozitet të Marrëveshjes Interim me Komisionin Evropian dhe pranimin e kërkesës së Shqipërisë së statusit të kandidatit, në vlerësimin e Shqipërisë potencialisht si një vend i mundshëm për të hequr vizat dhe liberalizuar lëvizjen.

 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar reforma të thella. Janë këto reforma që bënë të mundur që Shqipëria të ketë vitin e ardhshëm ushtri tërësisht profesionale, që bënë të mundur që Shqipëria të konsiderohet dhe vlerësohet plotësisht e mundshme për anëtare e NATO-s, por edhe që të dyfishojë rolin dhe pjesëmarrjen e saj në të gjitha operacionet paqeruajtëse në botë.

 

E fundit, por do të thosha më e rëndësishme është se kjo qeveri realizoi në katër vite rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve në tërë kontinentin tonë dhe botën. Nuk ka qeveri që të ketë rritur rrogat e pensionet me përqindjen që i kemi rritur ne, gjatë një mandati, me të cilën lamë mbrapa vendet anëtare të BE-së dhe nxorëm mbi 400 mijë shqiptarë nga varfëria. Lufta që ne i bëmë varfërisë është një nga sukseset madhore të qeverisë.

 

Unë edhe një herë dua t'ju falënderoj. Qeveria e ardhshme gjen një bazë, një stacion të mirëndërtuar për të kapur në katër vite horizonte shumë më të largëta se këto që ne kapëm në katër vitet që shkuan. Kompozimi i saj është një proces kompleks, por për një gjë dua ta garantoj secilin prej jush. Se kush do të ulet në këto vende pas 10 ditësh apo dy javësh edhe unë nuk e kam ende të qartë, por ata nga ju që do të mungojnë, absolutisht nuk do të mungojnë as nga moskonsiderata e Sali Berishës dhe as nga mungesa e kontributit të tyre parësor në këto katër vite. Natyrisht, kompozimi do të jetë kompleks dhe unë jam i bindur se integriteti juaj politik është i mjaftueshëm për të mirëkuptuar zgjidhjet e ardhshme që kryeministri do të bëjë në interesin më të mirë të vendit. Edhe një herë ju falënderoj.

 

Jashtë medieve kam vendosur të shtroj një drekë private miqësore për anëtarët e qeverisë, por para se ta mbyll, dua të falenderoj përzemërsisht familjet tuaja, t'ju shpreh atyre mirënjohjen time. Secili prej tyre do të mund të kishte pasur një jetë familjare më të plotë në variante të tjera, por sakrifica që kanë bërë duke mbështetur përpjekjet tuaja, është një sakrificë në të mirën e familjeve dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.

 

 

PS, rrëshqitje në totalitarizëm

 

Totalitarizmi nuk e toleron fjalën e lirë, nuk i lejon individët apo grupimet e caktuar të adresojnë problematika të ndryshme nga ato që lejon arkitekti i këtij sistemi. Ai mbahet në fuqi nga kontrolli i mediave, kufizimi i diskutimeve të lira dhe ka në krah të tij gjithmonë një grupim të fuqishëm ekonomik si dhe një rrjet spiunësh. Totalitarizmi është sistemi që ka një drejtim unik dhe që mban të centrizuar ekonominë që kontrollon (në rastin e Ramës janë lejet e ndërtimit), ka monopol absolut të zhvillimeve teknologjike dhe të informacionit dhe krijon në mënyrë permanente armiq brenda vetes.

 

Nga dita e djeshme, PS është jo më vetëm formalisht, por edhe zyrtarisht një parti, e cila ka rrëshqitur drejt këtij totalitarizmi të frikshëm, i cili përbën një sfidë për vetë sistemin, pasi paraqitet si një alternativë për marrjen e pushtetit. Nuk është e çuditshme që një parti e tillë në një të ardhme të afërt të ushtrojë edhe komponentë të tjerë të totalitarizmit, që synojnë marrje të pushtetit me dhunë.

 

Nga dita e djeshme, PS është në konflikt të hapur jo vetëm me shoqërinë që nuk mund të pranojë si standard të sajin totalitarizmin e Ramës, censurën, dhunimin e fjalës së lirë, apo suprimimin e votës së fshehtë, por është në konflikt të hapur edhe me veten. Rama ka mundur ta mbajë të izoluar këtë pjesë brenda PS-së, ta censurojë dhe ta privojë nga të drejtat më elementare që duhet të garantojë një parti me demokraci të brendshme. Kritikët e tij në parti i kanë dhënë fund konformizmit të gjatë dhe dita e djeshme për ta nuk është fundi i përballjes me Ramën, por vetëm fillimi i një beteje të gjatë.

 

Numrat që Rama ka siguruar në një kongres të kontrolluar me pahir nuk mund të jenë dekurajim për kritikët e tij. Ato numra nuk e bëjnë më të fuqishëm Ramën përsa kohë janë të manipuluara. Ato mund t'i lejojnë të mbajë të uzurpuar partinë e tij për një kohë të caktuar, por nuk i japin asnjë mundësi për të shkuar më tej.

 

Vetë mbështetësit publikë të së majtës dje ndjeheshin keq. Ata ishin mësuar që në evenimente të tilla të vinin në dukje liberalizmin që kishte karakterizuar tubime të tilla në PS kohë më parë, ndërsa dje kanë heshtur. Thyerja e demokracisë nuk është një ngjarje që mund të mbulohet me dokumentarë nga ata të tipit të realizmit socialist.

Kongresi i djeshëm e ka kthyer PS shumë vite pas. Ishte një lloj gjyqi publik, që i bëhej armikut të brendshëm që të kujton praktikat gjysëm shekulli të partisë-shtet. Sa herë diktatura komuniste evidentonte efektet e krizës të sistemit, ajo forconte luftën e klasave, gotiteshin armiqtë e brendshëm si shkaktarë të humbjeve të njëpasnjëshme të partisë-shtet dhe qindra e mijëra të pafajshëm arrestoheshin për agjitacion e propagandë, pushkatoheshin, burgoseshin apo internoheshin. Tentohej të manipulohej kështu opinioni njëlloj sikurse Rama po kërkon ta manipulojë atë me historinë e manipulimeve imagjinare në zgjedhjet e 28 qershorit, vetëm e vetëm për të mbuluar humbjen. Sipas tij, ai nuk i humbi zgjedhjet. Ai po shkon nga "fitorja në fitore", por problemi qëndron tek armiku i brendshëm, i cili nuk pranon t'i thotë "derrit dajë", nuk pranon që humbjes t'i thotë fitore dhe kërkon përgjegjësi.

 

Ashtu sikurse diktatura ashpërsonte luftën e klasave pikërisht në momentet kur ndihej më e dobët dhe e trembur, edhe Rama ka zgjedhur të godasë kundërshtarët e tij si aleatë të armikut të jashtëm, sepse sot ndihet më i dobët se kurrë. Ai po kërkon të kapet si i mbyturi tek fija e barit duke dhënë një shfaqje qesharake për të gjithë shoqërinë.

 

Të gjithë panë dje dy pjesë të turpshme të një kongresi. Në pjesën e parë shihej dokumentari që përbalte zgjedhjet e pakontestuara nga asnjë palë vëzhguesish dhe në pjesën e dytë zhvillohej një kongres, i cili kontestohej gati nga gjysma e delegatëve të pranishëm për shkelje të standardeve të zgjedhjeve të brendshme në parti. Ne kemi dëgjuar përgjatë gjithë këtyre muajve kërkesa pa fund për standarde të larta në zgjedhje, për transparencë, për moscënim të votës së fshehtë, dhe dje pamë të njëjtin njeri që i shkelte me të dyja këmbët këto standarde që i kërkonte për zgjedhjet parlamentare, duke e mbyllur kongresin nga frika dhe duke fshirë institucionin e votës së fshehtë. Këto janë dy standarde që e diskreditojnë Ramën më shumë se kurrë në sytë e opinionit, sepse ata janë shumë pranë njëra-tjetrës në kohë.

 

Rama është sot më i dobët se kurrë. Ashtu sikurse diktatura nuk forcohej nga ushqimi me gjak njeriu prej pushkatimeve pa gjyqe apo varjeve në litar të armqive të klasës, ashtu edhe Rama nuk ka dalë i fituar nga kongresi i censurës, dhunimit të fjalës së lirë dhe suprimimit të votës së fshehtë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri nënshkroi me Metën marrëveshjen e qeverisjes për katër vitet e ardhshme (09.03.2009)
Menduh Thaçi takon Ramush Haradinajn (09.02.2009)
Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës II (09.02.2009)
Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH (09.01.2009)
Malaj dhe Blushi kundër bojkotit (08.31.2009)
Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator (08.31.2009)
Edi Rama, mos merr peng PS!Nga Ben Blushi (08.31.2009)
Rama: PS në Parlament? E vendosin forumet (08.31.2009)
PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës (08.30.2009)
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS (08.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]