VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Braçe: Do marrim pjesë në Kuvend

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Braçe: Do marrim pjesë në Kuvend
E Martë, 09.08.2009, 10:51am (GMT+1)



Partia Socialiste duket se do të ndryshojë qëndrim në minutat e fundit në lidhje me vendimin për të bojkotuar ose jo seancën e parë parlamentare për këtë legjislaturë. Anëtari i kryesisë së PS-së, Erion Braçe në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" deklaroi dje qartësisht se "qëndrimi ynë nuk nis me bojkotin apo mospjesëmarrjen në Kuvend. Përkundrazi, nis me pjesëmarrjen në Kuvend dhe e kushtëzon atë". Deklaratat e Braçes bien në kontradiktë me qëndrimin zyrtar që ka bërë publik PS-ja, por mendohet se janë edhe një paralajmërim i ndryshimit të kursit politik të opozitës në minutat e fundit.

Zoti Braçe, përfundimisht kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi i saj parlamentar kanë vendosur që deputetet e PS-së të bojkotojnë Kuvendin, madje pa afat..
Jo! Qëndrimi ynë nuk nis me bojkotin apo mospjesëmarrjen në Kuvend. Përkundrazi, nis me pjesëmarrjen në Kuvend dhe e kushtëzon atë. Pas rënies së zgjedhjeve, kjo është e vetmja mundësi që ne kemi. Besimi tek zgjedhjet është rrënuar. Sot janë të shumtë shqiptarët që nuk besojnë më në zgjedhje, nuk shohin më zgjedhjet si instrumentin demokratik përmes së cilit ata mund të vendosin për qeverisjen, të ndikojnë vendimmarrjen shtetërore në shërbim të interesave të tyre jetësore. Në fund të fundit, të ndryshojnë jetën e tyre. Me zgjedhjet e 28 qershorit atyre u është hequr kjo e drejtë. Ky është krim kushtetues. Me rënien e kësaj të drejte ka rënë praktikisht sistemi. Me të kanë rënë të gjithë garantet institucionalë e ligjorë për një jetë demokratike në këtë vend, do të thotë edhe garantet për ekzistencën reale të opozitës. Natyrisht, përballë ka shumë presion për të pranuar rolin e një opozite farsë. Duke pranuar rutinën parlamentare, antidemokratike e të dhunshme për institucione kushtetuese, imponuese e asfiksuese të lirive institucionale, korruptive e antipopullore, si platforma "Topalli". Habitem, pa shkak dhe Presidenti bëri këtë. Në mes të gjithë kësaj, ne zgjodhëm pjesëmarrjen e kushtëzuar. Synimi është të kthejmë garantet për jetën demokratike dhe për opozitën. Kjo është nevojë kombëtare, demokracie dhe jo partiake.
Me këtë nevojë nuk bëhet as ankand sallonesh, as pazar lagjesh.
A vlejnë kushtet tuaja në kuptim të pranimit e përmbushjes së tyre?
Shikoni, ne nuk synojmë një ambient steril. Ky po është i pamundur. Ne kërkojmë e do të marrim, me çdo çmim, një ambient politik e institucional me garante ligjore për funksionimin demokratik të jetës në vend!
Kushtet janë listuar në dy grupe. Në të parin, themelori mbetet hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Hetim i pakushtëzuar nga vota jo legjitime e Sali Berishës në Kuvend dhe që përfshin detyrimisht hetimin e materialit zgjedhor. Ka pasur garant në Kodin Zgjedhor, vendosur aty me konsensus të pranuar në Kuvend mes palëve, që kjo të ndodhte në KQZ, si hetim administrativ, deri rinumërim e rivlerësim të votave, pa asnjë kusht. Ky garant u shfuqizua me dhunë, politikisht, jashtë Kuvendit, në KQZ. Berisha përdori gjithçka që kish, shumicën politike në KQZ-në vullnetmirë për t'u përfshirë në krim, shumicën e krijuar me pahir në Kolegj për të vendosur si standard "nxirjen" e votave. Tani, kushtëzimi i Kuvendit është e vetmja mundësi e jona për të provuar të vërtetën, atë që e përflasin të gjithë: përmes standardeve "Berisha" të zgjedhjeve është caktuar një rezultat, krijuar një shumicë parlamentare që nuk shpreh vullnetin e popullit materializuar me votë. Në të dytin, themelori mbetet ai i ndarjes së shtetit nga pushteti. Vota është vjedhur e tjetërsuar përmes këtij abuzimi që është mbushur me akte shpërdorimi e krimi penal. Përdorimit politik e elektoral të parave publike, aseteve publike. Ato krijohen e mbahen me taksat e shqiptarëve; përdorimit të dhunshëm, kërcënues e hakmarrës të pushtetit administrativ që është ligjërisht civil, jo politik të administratës shtetërore që poshtëroi mjekë, infermierë, mësues, edukatorë, ushtarakë, policë etj; përdorimit çnjerëzor të pushtetit social që është ligjërisht human (financohet nga solidariteti i shqiptarëve) që kushtëzoi mijëra shqiptarë në nevojë me bukën e gojës, deri fëmijëve e pleqve; përdorimit korruptiv të pushtetit administrativ mbi liritë ekonomike, pronësore (liri po aq kushtetuese sa ajo e zgjedhjeve) që detyroi mijëra biznese të financojnë dhunshëm platformën "Berisha" të vjedhjes së votës. E dini si? Si në Afganistan, ku talebanët e Kabulit u prenë gishtat me bojën dalluese, hundët e veshët, atyre që votuan. Dhe këtu, i hoqën nga puna, u morën nga goja bukën e përditshme, i shkatërruan punën e gjetur vetë në sipërmarrje sfilitëse. Nuk ka dallim. Presidenti duhet të dije se këto nuk janë të denja për një vend anëtar të NATO-s. Ju pyesni a vlejnë kushtet. Unë dua t'ju them që ato nuk varen më nga Sali Berisha. Kjo është betejë me talebanët e Tiranës.
Kaq jetike është kjo?
Si ajri. Situata që ju përshkrova po përkeqësohet. Është nëkrijim një qeveri me një kryeministër që nuk e votoi populli për të tillë, shprehëse e një shoqërie politike pa skrupuj morale, bashkim i interesave më të ulëta të dy familjeve biologjike, të cilën, po ashtu, nuk e votoi populli për të tillë por që gëzohet të verë nën këmbë popullin, mbushur me keqbërës që kanë refuzuar t'i përgjigjen drejtësisë si çdo qytetar i barabartë në këtë vend. Antipopullore e krijuar për plaçkë. Më keq, e përdalë publikisht para secilit shqiptar me një kontratë që ndan shtetin me përqindje mes tyre.
Duke përdorur taksat tona. Një veprim totalisht kriminal e i ndëshkueshëm. Beteja me ta nuk bëhet me batuta. As martesash, as hua nga filmat njësoj janë.
Kanë bashkuar votat që ju dha populli, zoti Braçe..
Votat që caktoi Berisha. Populli votoi ndryshe. Tamam për këtë, qeveria e zgjeruar me "Mullah Omarin" nuk përfaqëson më vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Në rastin më të mirë për ta, gjysmën e shqiptarëve kundër gjysmës tjetër. Në atë realin, vullnetin e dy familjeve biologjike, interesave korruptive të tyre kundër shqiptarëve.
A ekzistojnë protestat si një variant i reagimit tuaj? A nuk po ngjani me Berishën dhe sjelljen e tij me bojkot e protesta?
Ne nuk ngjajmë kërkund me familjen Berisha. Ju thashë ne nuk Bojkotojmë. Kemi kushtëzuar pjesëmarrjen tonë. Do të jemi në Kuvend sapo garantet që kërkojmë të pranohen, shkruhen e zbatohen ligjërisht në Kuvend e kudo. Duam të rikthejmë zgjedhjet, të reja, të ndershme, të drejta e të barabarta, të standardit absolut të vendeve anëtare të NATO-s (Berisha nuk e përmend më NATO-n, as arritje nuk e shënoi më) e jo të standardit relativ; të ndajmë shtetin nga pushteti; të nxjerrim drejtësinë nga politika; të nxjerrim median nga dhoma e errët e presionit politik të një institucioni politik e korruptiv që u drejtua nga zonja Mesilë. Nëse për to duhen protesta, protesta do të bëjmë.
PS thotë që nuk do bëhet pjesë e Kuvendit dhe se kërkon zgjedhje para kohe. A është menduar si rrugë efikase dorëzimi i 65 mandateve dhe çuarja e vendit drejt zgjedhjeve?
Durim. Ne kërkojmë hetimin e zgjedhjeve. Prej tyre ka dalë Kuvendi. Nuk synojmë të ndryshojmë rezultatin që ka formësuar këtë Kuvend në tavolinë e të marrim pushtetin po aty. Është pak. Ne duam të provojmë, para çdo shqiptari se vota e tij është vjedhur, se Parlamenti nuk është i tillë nga vota por nga rezultati që caktoi Berisha, të ndëshkojmë këtë krim e të shkruajmë garantet që çdo shqiptar të fitojë besimin se kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë. Fundi i hetimit natyrisht nuk le më mundësi tjetër veç zgjedhjeve para kohe. Pra mandatet nuk legjitimojnë rrogën ku banalisht zbritet për të gjetur kast, por legjitimojnë një trupë parlamentare me mandat të qartë pune, të përcaktuar nga Kongresi: Hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe zgjedhje para kohe!
Edhe mbledhja e fundit e kryesisë dhe grupit u shoqërua nga tensione, debate e mendim ndryshe. A rrezikon PS një çarje të re?
Në PS ka demokraci. Kjo është vlerë në këtë parti. Pra problemi nuk është mendimi ndryshe. Shpërdorimi i lirisë dhe degradimi i mendimit dhe sjelljes që e shoqëron është problemi. Ne nuk kemi thënë kurrë që nuk do të analizojmë sjelljen tonë në zgjedhje. Por gjërat kanë radhë. Mesa duket padurimi po ushqen idenë se çdo analizë brenda partiake duhet të përfundoje me kokëprerje, e në fund, koka e prerë i bën vend të ndenjurës që mendon se është e zgjuar. Nuk funksionon kështu. PS është institucionale por jo personale. PS është e hapur por jo banale. PS është dialoguese por jo fyese. Mbledhjet për të cilat më pyesni, për fat të keq kanë pasur protagonizëm personal, banal, fyes. Mendimi ndryshe nuk kalon në këto anë. Nëse bie këtu kthehet në armë asgjësuese për mendimin e lirë, e kërcënon, intimidon, ndalon e në fund, asgjëson atë. Ky është modeli i KPD-së historike që ne shpërbemë si "platformë" abuzimi e shantazhi, ndarje e beteje e njërit kundër tjetrit. Kjo "platforme" është e vjetër dhe riprodhimi i saj nuk i duhet kërkujt.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Topi përshëndet Kuvendin e Ri (09.06.2009)
Blushi rishprehet kundër bojkotit të kuvendit (09.05.2009)
Vëzhguesit vendës: Zgjedhjet i përmbushën standardet (09.04.2009)
Mandati që ndryshoi ShqipërinëNga Sali Berisha (09.03.2009)
Kryeministri nënshkroi me Metën marrëveshjen e qeverisjes për katër vitet e ardhshme (09.03.2009)
Menduh Thaçi takon Ramush Haradinajn (09.02.2009)
Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës II (09.02.2009)
Kryeministri e konsideron të turpshëm rikthimin e PS tek praktikat e PPSH (09.01.2009)
Malaj dhe Blushi kundër bojkotit (08.31.2009)
Tiranë: Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator (08.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]