VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KRITIKA NDAJ VËZHGUESVE TË OSBE-së

E Hënë, 05.05.2014, 09:08am (GMT+1)

Ushtarët vëzhgues gjermanë nuk i përkisnin misionit diplomatik vëzhgues të OSBE-së.

Pas përfundimit pa probleme të krizës me vëzhguesit e OSBE-së që ishin marrë peng në Ukrainë në drejtim të ushtrisë gjermane Bundeswehr dhe të qeverisë federale gjermane po dëgjohen kritika të forta.

Zëvendëskryetari i partisë CSU Peter Gauweiler e kritikoi ministren e Mbrojtjes Ursula von der Leyen duke thënë se veprimet e ushtarëve gjermanë të veshur me rroba civile në Ukrainën lindore - në të njëjtën kohë me por edhe jashtë misionit të posaçëm diplomatik të OSBE-së nuk ishin "në interes të Gjermanisë." Gauweiler tha për revistën "Der Spiegel" se nuk e kupton "se pse duhet të jetë në interesin tonë për t'u futur në një mënyrë të tillë në konflikt."

Para tij dërgimin e grupit të vëzhguesve e kishte kritikuar edhe partia E Majta, e cila e quajti këtë veprim si jo të mençur dhe "tejet joprofesonal". Alexander S. Neu, përfaqësues i kësaj partie në Komisionin parlamentar për Mbrojtjen tha se : "Pyetja është se pse pikërisht tani dhe në lindje të vendit."

Ushtarët nuk i përkisnin misionit diplomatik vëzhgues të OSBE-së

Sipas zëvendëskryetarit të qendrës së OSBE-së për parandalimin e krizave Claus Neukirch, ushtarët nuk i përkisnin misionit diplomatik vëzhgues të OSBE-së. Përkundrazi ky ishte një mision i udhëhequr nga ushtria gjermane me ftesë të qeverisë ukrainase. Inspektive të tilla sipas "Dokumentit të Vjenës" nuk kanë mandatin e gjerë të Misionit të OSBE-së, por janë marrëveshje mes vetë shteteve pjesëmarrëse.

Von der Leyen mbron misionin

Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen (CDU) i kodhi poshtë kritikat se misioni nën drejtimin e kolonelit të Bundeswehr-it Axel Schneider kishte qenë tepër i rrezikshëm. Qeveria gjermane nuk duhet të trembet, tha ajo në stacionin televiziv gjerman ZDF, dhe marrja peng e inspektorëve ishte fillimi i acarimit të gjendjes në rajon.

Von der Leyen tha se OSBE-ja duhet të mbrojë mision e saj, që është realizimi i sigurisë dhe i bashkëpunimit edhe përmes transparencës dhe masave për krijimin e besimit. Tani duhet bërë gjithçka që zgjedhjet presidenciale në Ukrainë të zhvillohet sikurse është planifikuar më 25 maj dhe nën vëzhgimin e OSBE-së.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISHINGER - NDËSHKIMI I PUTINIT JO OBJEKTIVI MË I RËNDËSISHËM (05.03.2014)
SË BASHKU KUNDËR PUTINIT - TË PAKTËN PËR MOMENTIN (05.03.2014)
NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER (05.03.2014)
RRITJA E EKONOMIVE NË ZHVILLIM (05.03.2014)
RAPORT - LIRIA E BESIMIT NË BOTË (05.02.2014)
FMN - KREDIJA PËR UKRAINËN KËRKON REFORMA (05.02.2014)
1 MAJ - GRATË NË GJERMANI PUSHTOJNË BOTËN E PUNËS (05.01.2014)
REAGIME TË NDRYSHME NDAJ DEKLARATËS TURKE PËR ARMENINË (05.01.2014)
TURQIA HETON NJË KLERIK MYSLIMAN PËR KOMPLOT NDAJ QEVERISË (05.01.2014)
Freedom House - VENDET EUROAZIATIKE MË SË PAKU LIRI TË MEDIAVE (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]