VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 11:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS
E Djelë, 05.22.2011, 03:21pm (GMT+1)

Të premten u mbushën 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit, me të cilën përfunduan luftimet mes forcave të Serbisë dhe shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ideja kryesore e kryengritësve ishte bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Kjo ide ekziston edhe sot në kushtet paqësore.

Lideri i Partisë Demokratike të Shqitparëve në jug të Serbisë, Ragmi Mustafa është një prej atyre që angazhohet hapur për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Për programin serb të Radios Deutsche Welle, ai thotë se e ka pritur me gëzim idenë e shefit të socialistëve dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës dhe përcaktimin e kufijëve mes Serbisë dhe Kosovës. "Në qoftë se Daçiqi do të jetë qind për qind pragmatik, atëherë duhet të jetë i gatshëm edhe për ndarjen e Serbisë, në mënyrë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të bashkohen me Kosovën, ndërsa veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë", pohon Mustafa.

Ai është i mendimit se pikërisht shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përfundimin e tensioneve në Ballkan. "Kjo është absolutisht zgjidhja më e mirë, në qoftë se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptarëve dhe srbëve. Vetëm në këtë mënyrë Prishtina dhe Beogradi, mund të vendosin raporte të përhershme të mira fqinjësore. Kështu do të dëshmonin para botës se janë të gatshëm të bëjnë këtë hap precedent," thotë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Edhe Dushan Janjiq, është i mendimit se ideja për përkufizimin e shqiptarëve dhe serbëve është e mirë, por për një gjë të tillë është tepër herët. "Më parë duhet të futemi në NATO dhe BE. Pas futjes në këto organizma, mund të shtrojmë edhe çështjen e kufijve të ri, flamujve të ri dhe t'i pranojmë ato. Pra për njohjen e pavarësisë duhet të merremi vesh ditën e parë pas pranimit në BE", pohon Janjiq.

Serbët në Kosovë dhe shqiptarët në jug të Serbisë, po vazhdojnë ndërkohë të përfitojnë politikisht me letrën e nacionalizmit dhe përkufizimit të shteteve. "Në këtë momet nuk mund të përjashtoj asnjë prej rreziqeve në luginën e Preshevës. Nuk e përjashtoj mundësinë e protestave, incidenteve sporadike të armatosura dhe as rrezikun e aksioneve të dështuara nga Beogradi," pohon ai.

Janjiq rikujton edhe kërkesën shekullore të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar në Ballkan. Ragmi Mustafa është i mendimit se një ide e tillë është reale. "Natyrisht që një gjë e tillë është e domosdoshme, sikur që është bërë edhe bashkimi i dy Gjermanive", thekson Mustafa.

Autor: Milica Ivanoviq/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË (05.17.2011)
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM (05.16.2011)
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]