VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 09:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR
E Premte, 05.20.2011, 12:26pm (GMT+1)

Zëri i Amerikës E enjte, 19 Maj 2011

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. Në një deklaratë dje, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon thekson se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit. Ai nënvizon se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë. Ndihmës Sekretari Gordon thekson rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek popullata dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni.

"Politikanët shqiptarë" shkruan më tej Ndihmës Sekretari i Shtetit në deklaratën e tij "duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë process". Zoti Gordon shprehet se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor".

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
5000 NUMRA TË GAZETËS "KOHA DITORE" (05.19.2011)
INTERPRETIM LETRAR MBI POEZINË E DIN MEHMETIT(RINI DIELLORE DHE DRIDHJET E DRITËS)Nga BEKRI MURSELAJ (05.19.2011)
URTËSINga DANIEL GAZULLI (05.19.2011)
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË (05.17.2011)
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM (05.16.2011)
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]