VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"

FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

Kumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


E Djelë, 07.10.2011, 08:57am (GMT+1)

Të nderuar miq, familjarë të fisit Luzaj dhe pjesëmarrës, mirë se keni ardhur në këtë tubim të veçantë vlerash! Kanina e lashtësisë, krenaria e historisë dhe kulturës, ka lënë, po lë e do të lerë gjurmët e saj të rëndësishme në kolanën e artë të letërsisë dhe filozofisë. Kështjella e Kaninës, kryezonja e Shqipërisë jugore dhe e tërë kombit, me madhështinë dhe pushtetin gjeofizik që ka në zonë, me bukurinë natyrore të pashoqe, me sqimën e traditës së trashëguar në shekuj, lindi bijë dhe bija të tillë që ia madhuan emrin. Janë pikërisht ata lastarë që bënë historinë e saj të ndritur. Si asnjë qytezë tjetër, Kanina para Luftës së Dytë Botërore kishte më se 35 intelektualë të arsimuar në Universitetet më në zë në Perëndim, në Stamboll apo gjetiu, pa llogaritur ata me arsim të mesëm. Në krye të këtyre intelektualëve qëndron i madhi Isuf Luzaj.

Të nderuar miq! Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim për së gjalli, duke i lënë që t'i mbulojë pluhuri i harresës.

Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që unë, një nxënëse fillestare, e përulur me nderim para kësaj figure të ndritur, mund të them dy fjalë për përmasat e këtij kolosi letrar dhe filozofik duke i propozuar Klubit "Petro Marko" ringjalljen e këtij personaliteti me përmasa botërore, të njërit prej shtatë filozofëve më të mëdhenj të shek XX. Falenderoj Klubin "P.Marko" që e mori në konsideratë kërkesën time.

Të flasësh për Prof. Dr. Isuf Luzaj është përgjegjësi, madje e vështirë, sepse kërkon një studim rigoroz të të gjithë veprës së tij. Mjerisht nga 120 vepra të tij, sot vetëm 1/12 e tyre janë të botuara në shqip. Ndaj unë i kërkoj ndjesë Profesor Luzit me këto fjalë:

"Më fal

Më fal Profesor, më fal,

që më parë s'e njoha dot,

vargun tënd margaritar,

sarkazëm dhembje dhe lot"

Nxënësi i shkollës së parë shqipe "28 Nëntori"Vlorë, Isuf Luzaj, pas gjimanzit të Shkodrës, u nis për studime në Francë, nga 1931-1938. Liceu "Louis Le Grand", i çeli portat e Sorbonës. I çertifikuar për letërsi, ai njeh programet dhe metodat e mësimdhënies të kryeqëndrës së kulturës botërore, Parisit. Isufi e përsosi individualitetin e vet me titullin Master Edukimi në Filozofi. Duke përvetësuar persishten, greqishten dhe latinishten, studion dhe njeh Filozofët, Sociologët dhe shkrimtarët më të mëdhenj të kohërave, si ata të Greqisë, Persisë, Romës deri tek ata më të rinjtë si Frojdi, Niçe, Sartri, Spinoza, Kafka, Leibniz, Kanti, Heideger etje, si dhe Rilindjen evropiane dhe iluminizmin francez, njohuri që e plotësojnë atë si njeri me kulturë të gjerë. I pasur në dije shkencore, linguist i shquar, zotërues i 8 gjuhëve, i lauruar Doktor në Filozofi, Doktor në Letërsi spanjolle dhe frënge, Isufi tashmë i ka të hapura dyert e kulturës, si një personalitet i filozofisë, letërsisë e gjuhëve moderne. Cili universitet në Evropë nuk do ta angazhonte për mësimdhënie një njeri me kulturë të tillë? Por është pikërisht koha kur këmbanat e Luftës së Dytë Botërore po binin edhe për vendin e tij, situatë që bëri të kthehej në vendlindje. Një vit para se të kthehej në atdhe, ai kishte botuar librin me poezi "Rrëfimet" Nis punë në Normalen e Elbasanit, Tregtaren e Vlorës dhe Liceun e Korçës, ku pas Parisit ritakohet me Enver Hoxhën, i cili vzhdon t'i kërkojë Isufit që të hyjë në Partinë komuniste. Por, rrugët e tyre ishin të kundërta.Markësizm-leninizmi për të ishte një rrugë pa krye. Për Isuf Luzin nocioni "liri" kishte kuptim shumë të gjerë. Ja si shprehet në poezinë:

"Kushtrimi":

Që në Vardar e në Kockë,

Me një trastë e me një vockë,

Trokëll shtëpi më shtëpi

U, jam Fakiri i Qabesë,

Kam ardhur që t'ju thërresë,

Të luftojmë për liri. " Idetë e tij nacionaliste ishin tejet të qarta. Shporrja e të huajit nga trojet arbërore, do të hapte rrugën e zhvillimit ekonomik, kulturor, ku Shqipëria dhe shqiptarët të ndërtonin Demokracinë, duke marrë si model vendet më të përparuara demokratike. Liria e vendit dhe respektimi i simboleve kombëtare ishin të shenjta për të. Nuk fillonte orën e parë të mësimit pa u kënduar himni i flamurit. Kur ishte mësues i Tregtares në Vlorë, me 9 studentë të tij, mes tyre edhe Petro Marko, i burgosën dhe i internuan në Ventotene sepse u ndaloi atyre përshëndetjen fashiste. Isufi është i pari shqiptar që burgoset si antifashist.

Ai punoi pa u lodhur,duke pasur si qëllime të jetës "dashurinë për atdheun, dashurinë për librat dhe dashurinë për shkrimin",gjë që e renditi atë mes elitave botërore. Si antikomunist dhe atdhetar, ishte kundër ndikimit sllav, sepse Shqipëria kishte fytyrën e vet kombëtare origjinale si shtet Ballkanik dhe Evropian. Isuf Luzaj, s'mund ta tradhëtonte ndërgjegjen e tij. Këtë e tregoi në takimin e Mukjes që u mbajt më 2-3 gusht 1943, ku mbrojti tezën e Kosovës, si pjesë e pandashme e Shqipërisë Etnike. Me kërkesën e këmbënguljen e tij u aprovua formimi i Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë. Për qëndrim dinjitoz dhe atdhetar prej nacionalisti, e përqafoi me lot ndër sy Dr. Imer Dishnica, Mustafa Gjinishti, Mustafa Kaçaçi dhe Abaz Kupi, sepse ai e donte Shqipërinë jo të varur nga Moska e Beogradi.

Kjo bëri që ai të ndëshkohej nga rregjimi komunist. Në vitet 1945-48 duke sistemuar Bibliotekën e Vatikanit, prej 4 milion titujsh ai fitoi shumë. Atë kohë Stalini kërkoi që Isufin me 10 bashkatdhetar të tjerë t'i kthenin në Shqipëri që të merrnin dënimin kapital si antikomunist. E dënoi fashizmi, e dënoi Stalini, e dënoi Enveri, e mohoi shteti shqiptar dhe e vlerësoi Amerika. Kur parlamenti i Argjentinës i jepte medaljen e arit (Lucator per la Paz" ai përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gol, sepse hapi institutin francez. Më pas presidenti Regan në qafën e tij të rrudhur, ku brazdat mbanin në brendësinë e tyre historinë kombëtare, pjesë e së cilës ai u bë, i vendosi dekoratën më të lartë dhe mjaft domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS", ai i përgjigjet:"Do Zoti mos të jetë e vërtetë ajo që mendoj shkëlqesi, më duket se jam unë ai që ka mësuar më shumë nga ju..."

Duke u nisur nga përvoja e hidhur e vendit të tij dhe e vendeve të lindjes, Profesor Luzaj shprehet se popujve të botës iu desh shumë kohë për të kuptuar falsitetin e komunizmit: "Rusisë Sovjetike iu deshën 70 vjet, Kinës 40 vjet dhe ende s'e ka kuptuar mirë; Kuba pas saj; Francës një ditë; Anglisë një orë;kurse SHBA kurrë nuk i pëlqeu dhe as që e vuri në bisedim". Kurse ai e koncepton më gjerësisht: "...dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura... Komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet prej imagjinatës së sëmurë..."-Kjo është e vërteta e hidhur të cilën ai e çmon shumëdhe ja si shprehet:"

"Çfarë krahë shpendi duhet të marrë,

Të fluturojë intuita mbi detrat e largët,

Për të gjetur të vërtetën e hidhur

Që asnjë ekuacion deri sot s'e pat zgjidhur?"

Në lidhje me realitetin politik të shek XX-të ai shkruajti librin: "Ekzistenca dhe boshësia""Përtej së mirës dhe së ligës", "Rindërtimi i fuqive shpirtërore", apo "Sëmundjet e shekullit tonë". Në to ai analizon realitetet shqiptare, individin, shoqërinë nën dritën e filozofisë, duke u shprehur:" Një gjellë që nuk e ke shijuar kurrë më parë, mos merr mundimin ta gatuash,sepse nuk ia di shijen."Dhe vazhdon përtej së mirës dhe së ligës...këto dy koncepte kanë farkëtuar e modeluar historinë e njerëzimit".

"Në luftë mes këtyre dy koncepteve është zhvilluar e tërë drama e qytetërimeve. Sipas tij, e mira të imponon harmonizimin e vlerave, shijen e jetës dhe paqen e shpirtit. Po çfarë mirësie do të gjejnë politikanët tanë përtej së majtës dhe përtej së djathtës dhe cili do të jetë ideali i ri që do të krijojnë? Me këtë filozofi ai të bënë të besosh sikur jeton sot me politikën shqiptare, ku e djathta nuk është e djathtë dhe e majta nuk është e majtë. Pasi të dy forcat më të mëdha politike janë bërë një turli që nuk mund të kapërditet kollaj, sepse është pasojë e asaj gjelle të pashijuar më parë që u gatua në Shqipëri. Dhe papritur ai jep përgjigje: "Përtej së mirës dhe përtej së ligës qëndrojnë poeti, filozofi, shenjtori dhe profeti".

Lind pyetja: Cili politikan mendon dhe vepron si poet, si filozof apo si profet? Asnjëri prej tyre. Nëse politikanët që bëjnë dhe zbatojnë politikën shtetërore do ta vinin veten në vendin e artistit, atëherë do të ishin minimizuar të këqijat, që pasqyrohen me fenomene sociale negative si papunësia, trafikimi i qenieve njerëzore, përdorimi dhe trafikimi i drogës, kriminaliteti, prostitucioni, të cilat ulin vlerat tona kombëtare.

Lëvizje e lirë e popullsisë nuk do të thotë anarshi, por lëvizje e organizuar ku nënkuptohet demokraci dhe qytetërim. Për fat të keq te ne ndodhi e kundërta. U shkatërruan vlerat ekonomike, kulturore dhe shpirtërore kombëtare, sepse tensionet mes rivalëve politikë, janë të mbarsura me mëri dhe urrejtje që ka përfshirë njerëzit e thjeshtë deri te inteligjnca dhe si pasojë ka dëmtuar klimën e përgjithshme shoqërore.

Më tej spjegon :"Nëse njeriu nuk bën keq, sepse ka frikë nga ligji, ai nuk është njeri i ndershëm. Në qoftë se nuk bën keq, sepse ka frikë nga Zoti, ai njeri nuk është i ndershëm; por në qoftë se njeriu nuk bën keq, pavarësisht nga të dy gjykatësit e mësipërm (ligj dhe Zot), atëherë ai njeri është virtyoz, mëse i ndershëm, sepse ai i ka kapërcyer kufijt e të dy koncepteve. Ai njeri jeton në një sferë fisnike, përtej së mirës e së ligës, Nirvanën".

E të tillë njerëz tek ne janë shumë të paktë, ndërsa në politikë janë të rrallë. Jo për faktin se njerëzit e mirë janë "të vdekurit dhe të palindurit akoma", porse politika e deritanishme është për të dëshëruar, të çon në sa e sa çezma e burime dhe nuk të jep një pikë ujë.

Isufi me filozofinë e tij jep ide për arsimin në Shqipëri, ku për shkak të korrupsionit prodhohen diploma, por jo intelektualë të aftë profesionalisht. Mjerë kombi që këta të diplomuar nesër do të jenë pushtetarët, politikanët, gjykatësit dhe ligjformuesit tanë. Ja si e përcakton Isufi:"Puna dhe kultura janë vijat e ugarit ku mbillet fara që quhet kombësi. Është një fantazmë e kotë çdo shpresë që nuk mund të vihet në veprim; dhe shterpë çdo energji që s'është frymëzuar prej një ideali". Me këtë ai do të thotë: "Të verbuar nga etja për para, e kanë shndërruar Arsimin e lartë në biznes. Detyrimisht e ardhmja e kombit është akoma më e pasigurtë, sepse ende nga shkollat nuk janë hequr heronjtë e realizmit socialist, tekstet shkollore janë ende të mbarsur me ideologjizma të vjetra dhe të reja. Për qëllime të ngushta partiake, mbyllen shkollat dhe mësuesit me nxënësit shkojnë në mitingje elektorale. Atëherë ai i thotë politikës së çdo ngjyre : "mos e vrisni brishtësinë e fëmijëve, mos dhunoni ndërgjegjen e tyre të dëlirë. Ata janë lastarë të njomë dhe nuk duhet të shkatërrohen nga idetë e njërës apo tjetrës parti. E lini brezin e ri, rininë ta gjejnë vet vendin e tyre në shoqëri, me arsimim shkencor e me formim individual, pa qenë në vartësinë e politikës. Ai thekson se te individi duhet të mishërohen tri gjëra: "Jeta, inteligjenca dhe dashuria."

Ndaj me të drejtë dënon:"Opinioni popullor është gënjeshtra në duar të ambiciozëve të verbuar".Duke i dhënë të drejtë, profesorit them se, pa u ndryshuar Historia e Shqipërisë, historia e letërsisë, për derisa tekstet shkollore të mos jenë të mbështetura mbi parimet e shkencës dhe edukimit, shkolla do të ngelet vegël e politikës."Kontributi më fisnik që një njeri mund t'u japë brezave të ardhshëm është karakteri. Pasuria më e madhe që një njeri mund t'i dhurojë rinisë së atdheut të tij është një shembull martiri, si hero ideje dhe hero mendimi pa njolla interesi".

Për sa kohë që politika do të vazhdojë të jetë në vartësi të interesit material, nuk mund të ketë demokraci. Çfarë shembulli jep politika aktuale te rinia apo elektorati shqiptar? Veç mërisë, urrejtjes dhe fyerjes me fjalorin më vulgar, asgjë tjetër të mirë. Ja si e sqaron Prof. Luzi këtë kaos që ka përfshirë politikën shqiptare dhe simpatizantët apo idealistët fanatikë.

"Mëria ose inati fillon me çmëndje dhe mbaron me pendim; ai është pasioni më impotent. Nuk vepron dot kërkund; plagos vetë njerinë që e ka në shpirt, më shumë se sa atë që urren. Historia është plot me shëmbuj të pafalshëm të këtyre njerëzve të verbuar nga mëria", -sqaron i madhi Isuf Luzaj tek libri "Rindërtimi i fuqive shpirtërore". Sipas tij këto janë pasojat që sjellin gjithë të këqijat e shqiptarëve.

Kjo situatë urrejtjeje filloi qysh kur tek ne fitoi komunizmi i huajtur nga sllavët, ku politikën përçarëse mes shqiptarëve e drejtonte Moska dhe Beogradi.

Mjaft qartë dhe bukur Isuf Luzi e përshkruan këtë situatë tek Libri "Gloria e çmendjes" Ai jep një mesazh të mrekullueshëm: "Nëse mes njerëzve ekziston e vërteta, ajo sjellë dashurinë. Pas së cilës vjen mirësia dhe pas tyre erdha unë t'ua mësoj njerëzve këto dhurata të Zotit."

Në studimet e tij të vazhdueshme ai ka që konstatuar zhvillimin e arsimit në ShBA, për të cilin shprehet: "Në Amerikë janë shkollat dhe bibliotekat më moderrne të botës, mësonjës të mirë, mjete e konfort njëqind vjet përpara Europës Perëndimore, porse nuk e kanë edukuar rininë në parametrat e duhur. Gabimi qëndron në filozofinë e pedagogjisë. Mësojnë që të zhdukin krimet, në vend që të mësojnë të krijojnë virtyte",- duke folur për sistemin arsimor të vendit më demokratik jep udhëzime për arsimin në Shqipëri.: "Objektivi fisnik i mësonjësit është jo të ndajë me nxënësin diturinë e tij, por të mprehë inteligjencën e nxënësit, që të aftësohet me këmbët e tij në fushën e diturisë. Sekreti i zorshëm i mësonjësit është të mësojë saktësisht, sepse të vërtetat e mëdha zgjuajnë te nxënësit interes, kurreshtje dhe dashuri për mësim". Nuk mund të edukohet një fëmijë pa dashurinë për mësuesin, sepse ai nuk e kap me dorë lëndën e tij. Që të duash shkencën, duhet të krijosh besim dhe respekt për mësuesin.

Ky është sistemi i diktaturave që përndoqi, përdhunoi dhe eliminoi ndjenjën kombëtare e për fatin e keq vazhdon akoma, përderisa historia nuk po shkon në vend. Ata që u vetmohuan për t'i dhënë dritë këtij kombi, u gjykuan me plumb.

Isufi deri në grahmën e fundit të shpirtit luftoi për origjinën Trako-Ilire e në kërkim të tokës amtare deri te ai gurë sinori ku belbëzon gjuha e ëmbël shqipe, gjuha e zogjve të Gjergj Fishtes.
Historigrafisë shqiptare i mbetet detyrë e ngutshme të nxjerrë në pah këtë vlerë të madhe kombëtare dhe botërore. Këtu flitet për një realitet historik të veprave të tij e dekadat që vijnë u hapin rrugën brezave, ta ndërtojnë atë për të qenë të sigurtë mbi themelin e saj të fortë. Kjo mbetet një dritë jeshile e kësaj vërtetësie.

Jeta e Isuf Luzajt për edukimin e brezit të ri, ka vlera të pallogaritshme që duhet të hyjë në programet e arsimit.

I bije si detyrë imediate Qeverisë të krijojë shkollën e Filozofisë me themelues të saj, filozofin e madh Prof. Dr Isuf Luzaj.

Por më parë duhet të angazhohet shteti për botimin e veprës së plot të këtij personaliteti filozofik dhe letrar.

Ministria e Kulturës duhet të sjellë në atdhe bibliotekën e tij të pasur, që tashmë është në duar të djalit të tij.
Ndërgjegjësimi mbarë-shoqëror, nuk vjen nga partia e partitë, duke i ngjitur kombit lloje çibanësh e kushedi nga ku, por vetëm nga rruga e historisë dhe në verifikimin e saj.

Që të arrihet kjo, ai këmbëngul në zbulimin e vlerave dhe të talenteve të reja, duke i ndjekur ata në jetën e tyre e për t'u krijuar kushtet maksimale për të vazhduar studimet në vendet perëndimore.
Madhështia e Prof. Dr.Isuf Luzaj, i kalon kufinjtë kontinentalë. Njerëz të përmasave të tilla janë produkt i vetë natyrës dhe ata si pjellë e saj, hyjnë në paralelizëm me të dhe rikrijojnë vlerat për të cilat ka shumë nevojë shoqëria.

Brezi i ri duhet të ngulmojë, të zbulojë e të vihet në ndjekje të këtyre vlerave.

Në mërgimin e largët dhe tejet të gjatë, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetën e tij i pangopur si asnjëherë tjetër, për mallin e zhuritur për atdheun, i mungonte jeta shqiptare dhe nxënësi shqiptar.

Ai nuk kërkoi shpërblim nga atdheu, veçse pak vend, sa për t'u prehur nga gjithë ajo lodhje e gjatë.

Veç veprës, ajo që e bën më të madhërishëm, është shpirti i tij i ndjeshëm dhe bujar, që i njeh dështimet dhe gabimet, por mbi të gjitha nuk ia fali vetes largimin nga familja duke lënë gruan dhe fëmijët në mëshirë të kamxhikut të kohës.

Mediat botërore aty ku flasin për Elitat, janë shprehur: "Shqiptari i madh, Isuf Luzaj...Çfarë t'i numërosh më parë, lavdinë apo vuajtjet e tij; Brenda lavdisë vuatja është bashkudhëtare e pashmangshme e gjithë të këqijave në emigrim, larg gjuhës dhe baltës që e lindi, duke pasur si shok të pandarë vetminë.

Shqiptari i madh, historiani, poeti, filozofi i famshëm, esteti, publicisti, pedagogu shqiptar jetoi në Amerikë, ku shkroi 120 vepra për çështjen kombëtare dhe eshtrat i prehen në Kaninë.

Të nderuar pjesëmarrës!

Kërkoj prej këtij auditori të mrekullueshëm, që nga ky tubim të dalim me një propozim drejtuar Bashkisë Vlorë, për ta vlerësuar këtë potencial intelektual, një nga elitat botërore me titullin më të lartë "Qyetetar Nderi i Vlorës".

Më pas i takon Ministrisë së Kulturës dhe Presidentit të Republikës që ta vlerësojnë filozofin e famshëm, Isuf Luzaj që sot për sot është i pakrahasueshëm.

Ju faleminderit!

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]