VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR
E Djelë, 07.10.2011, 06:07pm (GMT+1)

Publikuar: 10.07.2011 - 17:56

Shkodër, 10 korrik - Kisha e ndërtuar në vitin 1913 nga Ndre Mjeda, që ka qenë edhe projektuesi i saj, do t'i nënshtrohet rikonstruksionit falë iniciativës së famullitarit të zonës, Dom Nikë Nikë Ukgjinit dhe mbështetjes së disa biznesmenëve të Shkodrës.

Në këtë kishë të vjetër në fshatin Kukel, komuna e Bushatit, për rreth tridhjetë vjet shërbeu si prift poeti i njohur Ndre Mjeda. Dom Ukgjini thotë se ky projekt synon kthimin në identitet të godinës së kishës për të vijuar më pas më ndërtimin e një kompleksi kulturor kushtuar Dom Ndre Mjedës.

"Kisha lidhet me emrin e Ndre Mjedës , i cili këtu ka vepruar nga viti 1906 deri në vdekje, në vitin 1937. gjithë ky kompleks ka një histori të mirë që fillon me Ndre Mjedën dhe janë objekte të rëndësishme, të veçanta dhe kanë vlerë historike dhe shpresojmë që do ecë puna përpara. Është faza e parë që po bëhet, pastaj shpresoj të gjejmë fonde edhe për fazën e dytë të restaurimit të kishës. Pastaj do fillojmë edhe ndërtimet e tjera. Pasi këtu unë kam idenë se do të krijohet një kompleks kulturor Dom Ndre Mjeda", u shpreh Dom Nika.

Gjergj Gjergj Leqejza, njëri prej biznesmenëve kontribuues për realizimin e projektit, e cilëson këtë si një obligim për të gjithë biznesmenët për të bërë të mundur kthimin në identitet të kishës.

"Dom Ndre Mjeda është një ndër figurat kryesore të Rilindjes sonë, që i përket mbarë kombit, pasi ka qenë një klerik, por edhe një patriot, ka qenë një vjershëtar, ka qenë një euridit dhe ne po mundohemi, kuptohet edhe me mbështetjen dhe këmbënguljen e Dom Nikës, i cili për hir të së vërtetës ka një aftësi të çuditshme për të mos na lënë rehat. Mendojmë që të japin një shenjë ku i gjithë komuniteti i biznesit dhe pse jo edhe komuniteti qytetar të kontribuoj me kriju mundësinë e rehabilitimit të këtyre objekteve dhe këtyre vlerave që na përkasin të gjithëve", deklaroi biznesmeni Gjergj Leqejza për News24.

Menjëherë pas restaurimit të kishës, projekti do të vijojë me rikonstruksionin e shtëpisë ku jetoi Ndre Mjeda, në të cilën janë shkruar edhe shumë nga veprat e poetit të njohur.
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.10.2011)
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]